-
VIDEO
Rinumërimi i kutive/ Avokat Ngjela për Report Tv: Berisha po merr kohë të ndërtojë gënjeshtrën e radhës! Ka një jetë që thotë më vodhën zgjedhjet
Avokati Spartak Ngjela tha se rinumërimi po përdoret nga Berisha për të fituar kohë dhe për të ndërtuar një tjetër gënjeshtër. Sipas tij, Berisha prej vitesh përsërit pretendimin se i janë vjedhur zgjedhjet.
-
VIDEO
Spahiu: Turp! Ata që për një grua e lënë Kosovën 5 muaj pa shtet janë ose idiotë, ose spiunë të Bogradit!
Deklarata e presidentit Amerikan për konfliktin Serbi-Kosovë që zgjidhi është pozitive për rajonin, por ajo që të shqetëson në faktorin politik shqiptar dhe veçanërisht në Prishtinë, edhe egoja e tepruar personale për ta lënë Kosovën pa shtet prej 5 muajsh.
Dhe kjo tregon se ose janë politikanë idiotë, ose janë spiunë të Beogradit.
Ky ishte konkluzioni analitik i juristit Kreshnik Spahiu sot në ‘Studio Live’, për krizën në Kosovë, e shoqëruar kjo edhe me komentin për deklaratën e shefit të Shtëpisë së Bardhë.
“Deklarata e Trump në pjesën më të madhe është qëndrim pozitiv, deklaratë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, që i vë vulën edhe asaj marrëveshjeje në Shtëpinë e Bardhë, që rrjedhimisht çon te pavarësia përfundimtare e Kosovës. Në atë marrëveshje përfshihet edhe njohja nga Izraeli, por edhe për njohje reciproke nga Serbia, e shtetit të Kosovës gjithashtu. Sigurisht që Trump e tregon edhe për interesat e tij, sepse SHBA ka edhe interesat e saj. Pra na heq atë frikën se mund të kthehet në konflikt të mundshëm, pra shpreh paqen. Nga ana tjetër, zërat poshtë presidentit amerikan kanë treguar se SHBA-të nuk do kenë më rolin e ndërhyrësit, avokatit. Trump e konsideron të konsoliduar konfliktin Serbi-Kosovë”, theksoi juristi për Report Tv.
Ai iu referua edhe një deklarate të ish-ambasadorit Kristofer Hill, që tashmë shtetet e Ballkanit duhet t’i zgjidhin vetë konfliktet e tyre, që tregon se Amerika tani doqëndrojë më larg. Por ai u shpreh skeptikë, sepse politikanët shqiptarë priren më shumë drejt egos personale dhe konflikteve mes tyre, sesa për t’i zgjidhur ato.
Dhe për shembull mori situatën dhe krizën politike në Kosovë.
“Edhe ambasadori në Beograd, Kristofer Hill tha se shtetet e Ballkanit nuk duhet të presin që Amerika t’i zgjidhë konfliktet e tyre, Kosova dhe Serbia tani t’i zgjidhin vetë konfliktet. Por jam pak skeptik për këtë, sepse po të shohësh një tufë politikanësh shqiptarësh, kanë lënë 5 muaj pa shtet një vend, për një grua, një emër, në rastin më të keq kemi të bëjmë ose me politikanë idiotë, ose me spiunë të Beogradit. Është turp për politikanë që e lanë vendin pa drejtues prej 5 muajsh. Edhe vetë Vuçiçi po ta kishte shkruar këtë skenar”, shtoi juristi në analizën e tij.
Ai shprehu edhe habinë se si presidenti apo Gjykata Kushtetuese nuk ndërhynin për ta zgjidhur krizën politike, teksa vuri theksin e sindromit të egos që ka faktori politik shqiptar dhe urrejtja ndaj njëri-tjetrit, që sipas tij, e kalon edhe urrejtjen që kanë serbët ndaj shqiptarëve.
“Habitem se si presidentja dhe Gjykata Kushtetuese nuk ndërhyn, duhet të funksionojnë mjetet kushtetuese. Urrejtja e shqiptarëve ndaj njëri-tjetrit po kalojnë edhe urrejtjen serbe, nuk ka mundësi që kjo urrejtje të kalojë edhe atë të Serbisë. E gjitha kjo vetëm për shkak të egos politike, nuk është vetëm për Albulenën, nuk është për një grua, por është për interes politik, është për ego politike. Madje edhe këtu partia e parë ka 84 vota dhe përsëri ka probleme. Por jo atje kur me 43% jo vetëm nuk je shumicë, por edhe nuk e lëshon, vazhdon dhe e mban”, përfundoi Spahiu analizën e tij për situatën në Prishtinë.
-
VIDEO
Spahiu: Nëse shpërthen lufta në Iran, mbi 15 milionë emigrantë iranianë do të dynden drejt Europës
Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se nuk do donte që Irani të çlirohej nëpërmjet kaosit, por nëpërmjet lëvizjes së brendshme opozitare, që do rrëzonte edhe regjimin e Ajatollahut.
Pasi kaosi do të sillte edhe më shumë probleme për Europën me valën e dyndjes së refugjatëve të luftës nga Irani.
“Sepse Irani ka gati 90 milionë banorë, ku shumë janë kundërshtarë. Europa në rast kaosi do përballet me një fluks të madh emigrantësh të Iranit, mbi 15 milionë iranianë, ose edhe më shumë. Duam apo s’duam e gjithë Europa do përfshihet në krizë ekonomike,që po e vuan që nga e kaluara me Sirinë. Do ketë edhe një krizë globale sigurisht, faktor ekonomik”, shpjegoi ai për Report Tv.
-
VIDEO
Spahiu: Numri i kokave bërthamore në botë është 12241, por 90% e tyre disponohen nga SHBA-Rusi!
Dominuesit e armëve bërthamore janë SHBA-të dhe Rusia, vendet e tjera kanë vetëm 10% të këtyre armatimeve së bashku.
Kështu deklaroi juristi Kreshnik Spahiu për Report Tv ditën e sotme, teksa fliste për konfliktin e ri mes Izraelit dhe Iranit dhe informacioneve për shpërthimin e mundshëm të një luftë nukleare dhe zgjerimit të mëtejshëm të konfliktit.
-
VIDEO
Shkoi të varroste kunatin, humbet vetë/I biri:Kërkoi një makinë të ikte, dyshojmë për…
Gëzim Ndreshaj, 46 vjeç, banues në Belgjikë, është detyruar të udhëtojë drejt Shqipërisë më 10 qershor të këtij viti, pasi ka humbur çdo kontakt me të atin, Lek Ndreshaj. 78-vjecari Lek Ndreshaj jetonte në fshatin Torovicë të rrethit të Lezhës, së bashku me bashkëshorten e tij, Katinën, 70 vjeç. Më 8 qershor, çifti udhëtoi drejt fshatit Bzhetw të Malësisë së Madhe, pasi ishte ndarjes nga jeta vëllai i Katinës. Pasi qëndruan gjatë gjithë natës atje për të respektuar ritet mortore, diten e së nesërmes, më 9 qershor, rreth orës 13:30 – pak para nisjes së varrimit , Leka është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Nga ai moment , familjarët dhe banorët kanë nisur kërkimet në zonë, por pa asnjë rezultat. Djali i tij, Gëzimi, i cili ndodhet sot në studion e emisionit “Pa Gjurmë”, ka rrëfyer per gazetaret e redaksis, se babai i tij dy vite më parë kishte pësuar një trompozë, dhe dyshimet e familjes janë se ndoshta ka pësuar një problem shëndetësor për shkak të luhatjeve të tensionit. Pavarësisht kërkimeve intensive te cilat veshtiresohen per shkak te terenit , per fat te keq nuk është gjetur asnjë gjurmë apo informacion 78-vjecarin. Djali i tij apelon për ndihmë dhe ka trokitur në studion e “Pa Gjurmë” me shpresën se dikush mund të ketë parë apo dëgjuar diçka që mund të ndihmojë në zbardhjen e kësaj zhdukjeje të pazakontë.
-
VIDEO
Spahiu për Report Tv: Regjimi iranian do rrëzohet si investuesi kyç i Hamasit në Gaza, Hezbollahve në Liban dhe Huthve në Jemen
‘Studio Live’ me juristin Kreshnik Spahiu, i cili bëri analizën gjeopolitike të luftës së saponisur mes Izraelit dhe Iranit, vende të cilat po shkëmbejnë prej të premtes sulme bombarduese me raketa, avionë dhe dronë. Shprehet i bindur se regjimi i Ajatollahut do bjerë, pasi kjo nuk është një luftë fetare dhe se ka shumë iranianë opozitarë që nuk e duan atë regjim
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 16 Qershor 2025 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Lulja e Basanit, përdorimi në mjekësinë popullore
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Oriz me kunguj të njomë dhe kopër / Çorba Shkodrane / Tarator me kastravec dhe kos.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të muajit, 16-22 Qershor, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla, kjo javë sjell një përzierje emocionesh të thella, vendimesh të guximshme dhe energjie të re në ajër. Ndikimi i yjeve do të na nxisë të reflektojmë mbi marrëdhëniet, të vendosim kufij të shëndetshëm dhe të përqendrohemi tek vetja. Në planin profesional, disa do të përballen me sfida që kërkojnë durim, ndërsa të tjerë do të kenë mundësi të reja për të spikatur. Në dashuri, kjo është një javë ku sinqeriteti dhe hapja emocionale do të bëjnë diferencën, qoftë për të afruar dikë, qoftë për të lënë pas atë që nuk funksionon më. "Është një javë që sjell nevojën për realizëm dhe sqarim! Marsi në Virgjëreshë intensifikon fokusin në çështjet praktike, ndërsa katërkëndëshi Jupiter-Neptun krijon konfuzion dhe iluzione, por dhe ndjeshmëri emocionale me Diellin në Gaforre në 21 Qershor", thekson astrologu Pulla.
Me siguri e keni parë diku afër shtëpisë, në rrugë apo në fusha, por a e keni ditur që kjo lule mund të ndihmojë në kurimin e një sërë sëmundjesh? Po flasim për Lulen e Basanit, një bimë që rritet kudo në Shqipëri dhe që përdoret prej shekujsh në mjekësinë popullore për trajtimin e problemeve me stomakun, mëlçinë, tretjen, dhe më shumë... Në 'Bima dhe Shëndeti' në Rreze Dielli me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë vlerat e jashtëzakonshme e benefitet shëndetësore të lules së basanit, dhe si ta përdorim në mënyrë të sigurtë dhe efektive për sëmundje të ndryshme. Gjithashtu tregojmë si të realizojmë vajin e lules së basanit dhe shumë receta dhe këshilla nga mjekësia popullore.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 16 qershor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga ja 270 familjet që përfitojnë ndihmën ekonomike te axhenda e shurdhit e deri tek ndërroni mendjen shovenë serbomadh jo stadiumin!
-
VIDEO
‘Ilaç natyral’ Lulja e BASANIT bën mrekulli, nga depresioni tek pastrimi i mëlçisë, stomakut dhe zorrëve
Me siguri e keni parë diku afër shtëpisë, në rrugë apo në fusha, por a e keni ditur që kjo lule mund të ndihmojë në kurimin e një sërë sëmundjesh? Po flasim për Lulen e Basanit, një bimë që rritet kudo në Shqipëri dhe që përdoret prej shekujsh në mjekësinë popullore për trajtimin e problemeve me stomakun, mëlçinë, tretjen, dhe më shumë... Në 'Bima dhe Shëndeti' në Rreze Dielli me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë vlerat e jashtëzakonshme e benefitet shëndetësore të lules së basanit, dhe si ta përdorim në mënyrë të sigurtë dhe efektive për sëmundje të ndryshme. Gjithashtu tregojmë si të realizojmë vajin e lules së basanit dhe shumë receta dhe këshilla nga mjekësia popullore.
-
VIDEO
Ambasadorja Kumbe në Izrael për Report Tv: 5 shqiptarët që u ‘bllokuan’ në gjendje të mirë shëndetësore! Emigrantët e tjerë s'kanë pretendime për t'u larguar
Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael Meri Kumbe flet për sulmet Izrael-Iran. Ajo thotë se është çdo ditë në kontakt të vazhdueshëm me 5 qytetarët shqiptarë që ndodhen në Izrael për qëllime turistike apo obligime pune. Kumbe: Kemi luksin dhe fatin e madh të lindim në Shqipëri, të kemi një vend të bukur dhe të paqtë.
-
VIDEO
Horoskopi 16-22 Qershor: Ç'do të ndodhë këtë javë? / Jorgo Pulla paralajmëron shenjat e ...
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të muajit, 16-22 Qershor, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla, kjo javë sjell një përzierje emocionesh të thella, vendimesh të guximshme dhe energjie të re në ajër. Ndikimi i yjeve do të na nxisë të reflektojmë mbi marrëdhëniet, të vendosim kufij të shëndetshëm dhe të përqendrohemi tek vetja. Në planin profesional, disa do të përballen me sfida që kërkojnë durim, ndërsa të tjerë do të kenë mundësi të reja për të spikatur. Në dashuri, kjo është një javë ku sinqeriteti dhe hapja emocionale do të bëjnë diferencën, qoftë për të afruar dikë, qoftë për të lënë pas atë që nuk funksionon më. "Është një javë që sjell nevojën për realizëm dhe sqarim! Marsi në Virgjëreshë intensifikon fokusin në çështjet praktike, ndërsa katërkëndëshi Jupiter-Neptun krijon konfuzion dhe iluzione, por dhe ndjeshmëri emocionale me Diellin në Gaforre në 21 Qershor", thekson astrologu Pulla.
-
VIDEO
Çorba Shkodrane nga zonja Albana
Çorba Shkodrane
Përbërësit:
- 3 lugë miell gruri
- 1 lugë gjalpë ose vaj ulliri
- 1 qepë mesatare
- 1 thelpi hudhër
- 1 lugë salcë domateje ose 1 domate
- 1.2 litra ujë të nxehtë ose lëng mishi
- 1 lugë uthull vere ose limon
- 1 tufë majdanoz ose nenexhik i freskët
- Kripë, piper i zi, pak spec i kuq i ëmbël
Përgatitja:
Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe skuqim qepën e grirë hollë derisa të bëhet transparente. Shtojmë hudhrën e shtypur dhe miellin, e përziejmë mirë derisa të marrë ngjyrë të lehtë të artë. Shtojmë salcën e domates ose domaten e grirë dhe e lëmë të kaurdiset për 1-2 minuta. Shtojmë gradualisht ujin e nxehtë duke e përzier që të mos formohen kokrriza. Rregullojmë shijen me kripë, piper, pak spec të kuq dhe e lëmë të ziejë për 15-20 minuta në zjarr të ulët. Në fund shtojmë një lugë uthull ose pak lëng limoni për t’i dhënë freski dhe shije. E shërbejmë të ngrohtë, zbukuruar me majdanoz ose nenexhik të grirë.
Këshillë nga Albana: Për një version më të pasur, mund t’i shtosh edhe pak oriz ose një vezë të rrahur në fund, duke e hedhur ngadalë e duke përzier që të mos pritet.