-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 17 Qershor 2025 – Receta / Shërimi shpirtëror / Shtëpi e freskët, këshilla pastrimi nga divanët tek parketi
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije për teleshikuesiet e “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë me patate, rozmarinë dhe limon / Byrek me qepë të njoma dhe djathë / Qofte me kunguj të njomë.
Amadea Stefa, një emër që lidhet me energjinë shpirtërore, udhëheqjen emocionale dhe evente transformuese, foli sot në “Rreze Dielli” për shërimin e shpirtit. Çfarë është shërimi i shpirtit dhe si mund ta bëjmë atë? Cilat janë 3 gjëra të thjeshta që mund të bëjmë çdo ditë për t’u lidhur me vetveten? A mund të ndodhë transformimi shpirtëror edhe pa pasur një krizë apo dhimbje? Si e dallon një njeri që ka humbur lidhjen me vetveten? Në një botë që na kërkon të jemi gjithmonë në lëvizje, në dispozicion, të fortë e të përkushtuar... ka një nevojë që shpesh e anashkalojmë: nevojën për të ndalur dhe për të shëruar vetveten!
Kur temperaturat ngrihen, edhe shtëpia ka nevojë për “freskim”! Ekspertja e kujdesit shtëpiak, Eva Ikonomi, ndan në studion e "Rreze Dielli" këshillat më praktike për ta mbajtur ambientin të pastër, të freskët dhe plot dritë gjatë verës. Nga ndryshimi i materialeve të perdeve dhe mbulesave, te pastrimi natyral i dyshekut me sodë buke dhe miell misri, e deri te larja e parketit me uthull dhe vaj ulliri për më shumë shkëlqim – zbuloni gjithçka që duhet të dini për një verë më të lehtë në shtëpi!
-
VIDEO
Gjuraj për Report TV: Tre faktorët që ‘shtynë’ Izraelin të godiste Iranin, ky sulm kaq preciz mund të jetë përgatitur për një dekadë
Gjuraj, në një intervistë për Report TV, përmendi tre faktorë që e çuan Izraelin të sulmonte Iranin. Sipas tij, për të kryer këtë sulm kaq preciz, Izraeli mund të jetë përgatitur për një dekadë.
-
VIDEO
‘Ultimatumi’ i Trump ndaj vendeve të NATO-s, Hasani për Report TV: Do arrijmë buxhetin 5% për mbrojtjen
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani u pyet edhe për kërkesën e SHBA ndaj vendeve anëtare të NATO-s për të rritur buxhetin e mbrojtjes në 5%. Në intervistën për Report TV, ministri Hasani theksoi se kanë një plan të qartë për të arritur këtë iniciativë, duke shtuar se do ta plotësojnë në shtrirjen e viteve që do të kërkohet.
-
VIDEO
Si të shpëtoni nga vapa / Eva Ikonomi tregon truket dhe sekretet për shtëpi të freskët
Kur temperaturat ngrihen, edhe shtëpia ka nevojë për “freskim”! Ekspertja e kujdesit shtëpiak, Eva Ikonomi, ndan në studion e "Rreze Dielli" këshillat më praktike për ta mbajtur ambientin të pastër, të freskët dhe plot dritë gjatë verës. Nga ndryshimi i materialeve të perdeve dhe mbulesave, te pastrimi natyral i dyshekut me sodë buke dhe miell misri, e deri te larja e parketit me uthull dhe vaj ulliri për më shumë shkëlqim – zbuloni gjithçka që duhet të dini për një verë më të lehtë në shtëpi!
-
VIDEO
3 mënyra si të shërojmë veten nga plagët e shpirtit / Amadea Stefa tregon sekretet
Amadea Stefa, një emër që lidhet me energjinë shpirtërore, udhëheqjen emocionale dhe evente transformuese, foli sot në “Rreze Dielli” për shërimin e shpirtit. Çfarë është shërimi i shpirtit dhe si mund ta bëjmë atë? Cilat janë 3 gjëra të thjeshta që mund të bëjmë çdo ditë për t’u lidhur me vetveten? A mund të ndodhë transformimi shpirtëror edhe pa pasur një krizë apo dhimbje? Si e dallon një njeri që ka humbur lidhjen me vetveten? Në një botë që na kërkon të jemi gjithmonë në lëvizje, në dispozicion, të fortë e të përkushtuar... ka një nevojë që shpesh e anashkalojmë: nevojën për të ndalur dhe për të shëruar vetveten!
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 17 qershor 2025
Titujt e gazetave për sot, nga emrat e 1109 përfituesve për kredi të buta te një ditë pa Saliun e deri tek Albana Vokshi përplaset ashpër me Flamur Nokën në Kuvend.
-
VIDEO
Byrek me qepë të njoma dhe djathë nga zonja Albana
Byrek me qepë të njoma dhe djathë
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë gjelle vaj
- Ujë i vakët sa të marrë brumi (rreth 200 ml)
- Niseshte ose miell për hapjen e petëve
Për mbushjen:
- 5-6 qepë të njoma
- 200-250 gr djathë i bardhë i thërrmuar
- Pak piper i zi ose spec i kuq i ëmbël
Për petët:
- Gjalpë i shkrirë ose vaj për çdo shtresë
- 1 e verdhë veze për sipërfaqen (opsionale)
Përgatitja:
Përziejmë miellin me kripën, vajin dhe ujin gradualisht derisa të krijohet një brumë i butë. E lëmë të pushojë 20-30 minuta, më pas ndajmë brumin në 8-10 toptha. I hollojmë një e nga një me niseshte në formë rrethore dhe shumë të holla. Përgatisim mbushjen duke përzier djathin me qepët e prera hollë. Vendosim 3-4 petë të lyer me gjalpë njëra mbi tjetrën në tavë. Përhapim mbushjen mbi petë. Shtrojmë sërish 3-4 petë të lyera me gjalpë ose vaj. Nga qendra bëjmë prerje rrethore dhe trekëndëshe, duke ngritur copat për të formuar petale ose yje sipërfaqësore. Lyejmë sipërfaqen me pak vezë dhe e vendosim byrekun të piqet në furrë në 190°C për 35–40 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë.
Këshilla nga Albana: Nëse dëshiron një shije më të pasur, shto pak majdanoz ose koper në mbushje. Mund të shtosh edhe pak ajkë kosi ose qumësht në mbushje për butësi.
-
VIDEO
Lufta sapo ka nisur! Zbulohet raketa e frikshme e Iranit me shpejtësi 8800 KM në orë l SKENARËT
Ledion Krisafi teksa komentoi sulmet Izrael-Iran u shpreh se Izraeli ka një flotë shumë të fuqishme në krahasim me Iranin. Ai tha se beson se lufta do të përfundojë brenda disa ditësh. Zana Guxholli, ekspertja e ekonomisë tregoi edhe efektet e mëdha që mund të ketë në ekonomi nëse konflikti përshkallzohet dhe përfshihen edhe vende të tjera.
-
VIDEO
Qofte me kunguj të njomë nga zonja Albana
Qofte me kunguj të njomë
Përbërësit:
- 1 kg kunguj të njomë
- 1 lugë çaji hudhër pluhur
- 2.5 lugë gjelle niseshte misri
- 2 të bardha vezësh të mëdha
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Lajmë dhe presim shumë hollë kungujt me thikë të mprehtë. I kriposim dhe i lëmë 15 minuta që të nxjerrin ujë. I shtrydhim fort me duar që të largojmë lagështinë e tepërt. Shtojmë piperin, hudhrën, niseshten dhe të bardhat e vezës. I përziejmë derisa të lidhen mirë. Ngrohim pak vaj në tigan. Hedhim me lugë masën në tigan dhe formojmë qoftet. I skuqim nga të dy anët në zjarr mesatar derisa të marrin ngjyrë të artë.
Këshilla nga Albana: Shërbeji me kos të ftohtë me kopër ose me një salcë me kos dhe hudhër. Mund t’u shtosh edhe pak djathë të bardhë në brumë për një version më të pasur.
-
VIDEO
Pulë me patate, rozmarinë dhe limon nga zonja Albana
Pulë me patate, rozmarinë dhe limon
Përbërësit:
- 4 kofsha pule
- 4 patate mesatare
- 2 limonë
- 3-4 degë rozmarinë e freskët
- 4 thelpinj hudhër
- 1 lugë mustardë
- 3 lugë vaj ulliri
- 1 lugë rigon
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Lajmë dhe thajmë pulën. E shpojmë pak me majën e thikës për të marrë aromat. Në një tas përziejmë vajin, lëngun e limonit, hudhrat e shtypura, mustardën, kripën, piperin dhe rozmarinën. Masazhojmë pulën me salcën e krijuar dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta (ose gjatë natës për shije më të thellë). Qërojmë dhe presim patatet në forma të mëdha dhe i përziejmë me pak vaj, kripë, rigon dhe disa feta limoni. Vendosim patatet në një tavë, vendosim sipër copat e pulës dhe e mbulojmë me letër alumini. E vendosim tavën në furrë në 200°C për 40 minuta. Më pas heqim letrën e aluminit dhe e lëmë të piqet për 20 minuta derisa të marrië ngjyrë të artë.
Këshilla nga Albana: Shtimi i pak mjalti në marinadë i jep një nuancë të ëmbël që balancon aciditetin e limonit. Shërbeje me një gotë verë të bardhë të ftohtë për një drekë të plotë verore!
-
VIDEO
Konflikti Izrael-Iran/ Ekspertja e Ekonomisë: Përshkallzimi i lufës do rrisë çmimin e naftës dhe mallrave të konsumit
Zana Guxholli, ekspertja e ekonomisë tregoi edhe efektet e mëdha që mund të ketë në ekonominë e vendeve, nëse konflikti përshkallzohet dhe përfshihen edhe vende të tjera.
Edhe pse sipas saj deri tani efektet nuk janë ndjerë shumë pak, nëse situata vazhdon të përkeqësohet, pritet një rritje e ndjeshme e çmimeve.
-
VIDEO
Shqiptarja Jeta Gani nga Izraeli: Kemi 20 vite që vuajmë nga Irani, situata është e vështirë, çdo gjë është mbyllur këto ditë
Shqiptarja që jeton në Izrael Jeta Gani, tha se situata në vend po përkeqësohet pas sulmeve të fundit nga Irani.
Ajo theksoi se spitalet dhe supermarketet vazhdojnë të qëndrojnë të hapura, ndërsa shkollat dhe institucionet e tjera janë të gjitha të mbyllura.
‘Po kanë filluar sot pasdite dhe kishim njoftim që të ishim afër dhomave të strehimit. Ndërsa në veri të vendit ka pasur dy herë. Spitalet janë të hapura dhe funksionojnë dhe supermarketet, ndërsa shkollat dhe institucionet e tjera janë të mbyllura. Është një gjendje e vështirë që kemi kaluar në 20 vitet e fundit. Kemi kaluar shumë luftra dhe bërryli kryesor ka qenë Irani’, tha ajo.
Ajo tha se qëllimi i Izraelit është që të mbrojë popullin e tij.