Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Qershor 2025 – Receta / ’Tokë e thyer’, Bestseller

10 Qershor, 14:45 | Përditesimi: 10 Qershor, 14:45

Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qull me pulë dhe arra / Kulaç me ullinj dhe djathë / Gaspaço, supë e ftohtë me domate / Embëlsirë me dardhë dhe bajame.

Po të ktheheshim pas në kohë, në cilin çast do të ndaleshim për të ndryshuar rrjedhën e fatit? A mund të harrohet dashuria e parë, kur zemra nuk ka reshtur kurrë së kujtuari? Një verë. Një dashuri e ndaluar. Një e fshehtë që ndryshoi gjithçka. Ngjarjet zhvillohen në 1955 kur Beti Kenedi hyn në pronën madhështore të familjes Ulf dhe takohet rastësisht me Gabrielin. Ai është tetëmbëdhjetë vjeç, trashëgimtar i një familjeje të pasur dhe me rrugën të hapur drejt Oksfordit. Ajo, shtatëmbëdhjetë, nga një familje e thjeshtë dhe nxënëse në një shkollë murgeshash për vajza. Dy botë të largëta, por dy shpirtra që njohin njëri-tjetrin menjëherë: të dy vetmitarë, ëndërrimtarë, të dashuruar me letërsinë. Ajo afërsi kthehet shpejt në dashuri — një ndjenjë e zjarrtë dhe e lirë si vera që i bashkoi. Por vera përfundon, e bashkë me të edhe gjithçka mes tyre... Përkthyesi i romanit Best Seller "Tokë e Thyer", Stefan Paloka tregon në Rreze Dielli detaje të historisë së bukur të dashurisë dhe humbjes.

MC/Shqiptarja.com