Speca të mbushura, receta e gjyshes nga zonja Albana

5 Qershor, 11:52 | Përditesimi: 6 Qershor, 12:09

Speca të mbushura

Përbërësit:

  • 5 speca të mëdhenj
  • 400 gr mish i grirë
  • 150 gr oriz
  • 1 qepë e madhe
  • 2-3 lugë gjelle salcë domatesh
  • 3-4 lugë vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq i ëmbël
  • Majdanoz i freskët ose nenexhik

Përgatitja:

Lajmë specat dhe presim pjesët fundore si kapak. Heqim farat dhe fijet e brendshme, dhe ruajmë kapakët për t’i vendosur më pas. Në një tigan me vaj kaurdisim qepën derisa të zbutet. Shtojmë mishin e grirë dhe e skuqim derisa të ndryshojë ngjyrë. Më pas shtojmë orizin dhe e përziejmë për pak minuta. Hidhim salcën e domates, erëzat, pak ujë dhe majdanozin ose nenexhikun. E lëmë të ziejë për 5-7 minuta dhe me këtë masë mbushim specat. I radhitim në një tavë të thellë, vendosim kapakët dhe hedhim pak salcë domatesh të tretur me ujë përreth. Mbulojmë tavën me letër alumini dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 45–50 minuta.

MC/Shqiptarja.com