Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 4 Qershor 2025 – Receta/ Mashtrimi me etiketat ushqimore/ Java Italiane e Kulturës

4 Qershor, 15:59 | Përditesimi: 4 Qershor, 15:59

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Jufka dibre me pulë / Byrek me djathë dhe proshutë / Supë me kunguj të njomë.

A e ke pyetur ndonjëherë veten çfarë po ha realisht? Etiketat ushqimore mund të duken të pafajshme, por pas tyre fshihen manipulime, përbërës të dëmshëm, dhe truke marketingu që na bëjnë të besojmë se një produkt është i shëndetshëm… kur në fakt nuk është. Etiketa thotë ‘pa sheqer’, ‘pa konservant’, ‘pa gluten’, ‘bio’ apo ‘organike’... por a është vërtetë? Cilat janë mashtrimet më të zakonshme në etiketat ushqimore, cilët janë përbërësit që duhet t’i shmangësh? Si të lexosh etiketat si një ekspert? Të vërteta që industria ushqimore nuk do që ti të dish! Disktojmë mbi këtë tematikë tepër të ndjeshme dhe të rëndësishme për shëndetin tonë me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.

Java e Kulturës Italiane (1–8 qershor 2025) është një ngjarje kulturore që promovon trashëgiminë artistike, historike, gjuhësore dhe gastronomike të Italisë në Shqipëri. Një javë kushtuar artit, muzikës, gjuhës dhe shijes italiane! Një ngjarje e përvitshme që thellon lidhjet kulturore dhe historike mes dy vendeve. Kjo javë vijon të sjellë një kalendar të pasur aktivitetesh për publikun shqiptar, në Tiranë dhe qytete të tjera. Në të gjitha aktivitetet hyrja është e lirë për artdashësit, të cilëve do u ofrohen ekspozita arti, muzikë klasike, koncerte, mbrëmje letrare, shfaqje teatrore, filma dhe shumë aktivitete të tjera. Për të mësuar më shumë mbi kalendarin e aktiviteteve, flasim në studion e “Rreze Dielli” me Alessandro Ruggera, Drejtor i Institutit Italian të Kulturës.

MC/Shqiptarja.com