Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Makarona ‘fole’ me mish të grirë / Patate të vogla në tigan me gjalpë / Pancake, petull në furrë e mbushur.
Flasim për atë ndjesinë e bezdisshme, shpesh e nënvlerësuar, por që prek shumë njerëz çdo ditë – fryrja e barkut apo e zorrëve. Është më shumë sesa një shqetësim estetik apo një parehati kalimtare. Në shumë raste, fryrja flet për çrregullime në sistemin tretës, intoleranca ushqimore, stres, apo stil jetese të papërshtatshëm. Me Altin Jokën, specialist i mjekësisë holistike dhe naturopatike, do të kuptojmë më mirë shkaqet kryesore të fryrjes së zorrëve, si ta dallojmë një problem të zakonshëm nga një sinjal alarmi, dhe si mund ta trajtojmë këtë gjendje me metoda natyrale, ushqime të zgjedhura dhe mënyra të thjeshta jetese.
Kur heshtja flet më shumë se fjalët… Në "Rreze Dielli" poetesha Aviola Bani ndan me ne poezinë "Gëzuar i them heshtjes", një rrëfim i brendshëm, i ndjerë dhe frymëzues. Poezi që flasin për paqen me veten, për gëzimin e heshtur dhe për bukurinë e jetës përtej zhurmës së përditshme. Bashkohuni në këtë udhëtim poetik dhe ndjeni emocionin që sjellin fjalët e thjeshta, por të thella!





















