Në Tërbuf - Çermë Sektor l Veri Jug

25 Maj, 14:01 | Përditesimi: 25 Maj, 14:01

 

Ju ftojmë të bëhemi pjesë e një udhëtimi në Myzeqe, saktësisht në njësinë administrative të Tërbufit, në fshatin Çermë Sektor. Ndalesa e parë në ofiçinën e mjeshtrit mekanik Bajram Xhepa, njeriut që ndihmon bujqit dhe fermerët në riparimin e traktorëve, kombajnave, makinave shirëse dhe mbledhëse e tjerë. Më pas, në arat e fermerit të vogël Albert Guga që punon tokën gati ta mbjellë me misër dhe në stallën e lopëve, si pjesë e ekonomisë së familjes. Ndiqni reportazhin “Në Tërbuf, Çermë - Sektor” Të dielën premierë, ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.

E.H/Shqiptarja.com