-
VIDEO
‘O mediokër, o palaço’ SHERR në studio! Sa vite burg rrezikon “Treni Bullgar?’ | Frontline
Në panelin e emisionit 'Frontline' ishin të pranishëm për debat ish-deputeti dhe kandidati socialist Halit valteri, kandidati i PD-së, gazetari Aulon Kalaja, kandidati i Koalicionit Euroatlantik, ish-kryepolici Shensi Prençi dhe juristi Leonard Karaj. A ka pasur dhe a ndikoi 'treni bullgar' në zgjedhjet e 11 majit, ka prova opozita ashtu siç edhe pretendon apo është alibi
-
VIDEO
Spahiu: Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!
Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë 200 mijë votat e diasporës.
Au u shpreh për 'Frontline' se:
"Tani po themi se ai shoferi që ka marrë gjobën për parakalim i është falur gjoba në fund për të votuar PS-në. Nuk ka demokrat nga Gjirokastra deri në Shkodër që beson se zgjedhjet u vodhën apo u blenë nëpërmjet fajles së gjobave. Prokuroria ashtu siç u shpreh për hetimin e kontratës së lobimit 6 mln euro të PD-së, duhet të ishte shprehur edhe për vendimin e Qeverisë. Prokuroria mund ta fillojë edhe kryesisht hetimin për një proces zgjedhor. Nuk përjashton mundësinë që edhe ta ketë filluar, s’kemi as pohim e as mohim nëse ka filluar për faljen e gjobave nga Qeveria. Nëse kjo është antiligjore dhe nëse prokuroria e provon jam absolutisht dakord për thelbin e çështjes. PD i ka pasur mjetet të mjaftueshme për t’i gjetur provat dhe denoncuar, pasi ka pasur 50% të komisioneve, e përfshirë në të gjithë procesin, madje edhe te vota e Greqisë”.
-
VIDEO
Valteri në Report Tv: Berisha gatoi një ‘çorbë qensh’, të përgjigjet për ‘Partizanin’! Kalaja: Gara e padrejtë, sistemi i elektoral i qelbur! Prençi: Qeveria ndikoi me faljen e gjobave!
Në panelin e emisionit 'Frontline' ishin të pranishëm për debat ish-deputeti dhe kandidati socialist Halit valteri, kandidati i PD-së, gazetari Aulon Kalaja, kandidati i Koalicionit Euroatlantik, ish-kryepolici Shensi Prençi dhe juristi Leonard Karaj. A ka pasur dhe a ndikoi 'treni bullgar' në zgjedhjet e 11 majit, ka prova opozita ashtu siç edhe pretendon apo është alibi
-
VIDEO
Spahiu për Report Tv: Pse komisionerët e Berishës nuk kapën asnjë nga 300 mijë votuesit që përdori 'Trenin Bullgar'?!
Juristi kreshnik Spahiu tha sot për emisionin “Frontline” në Report Tv se pretendimi i PD-së për “Trenin Bullgar” janë një lojë politike dhe alibi që nuk qëndron dhe nuk shkon me realitetin
-
VIDEO
Jordan Daci për ‘Frontline’: Rezultati është shumë i thellë, s’ka ‘tren bullgar’ që e shkakton këtë diferencë! Pretendimet e PD janë iluzion, ia dha vetë fitoren PS-së
Avokati Jordan Daci tha sot në Report Tv se pretendimet e PD-së për ‘tren bullgar’ në zgjedhjet e 11 majit nga PS-ja dhe ndikimi deri në rezultatin final, nuk qëndrojnë dhe madje janë iluzione për manipulime aq masive sa prodhuan këtë rezultat të thellë. Ai e sheh problemin brenda opozitës, që nga gabimet me kodin elektoral dhe tek reforma elektorale, duke i falur deri në 11 deputetë mazhorancës. Dy rrugët e PD-së
-
VIDEO
Kocaqi për Report Tv: Zgjedhjet i prishin dy partitë e mëdha, duhet poli i tretë i forcave të reja! Ndryshim i Kodit Zgjedhor, komisionet të mos jenë politike
Kryetarja e partisë Aleanca Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, tha sot në ‘Studio Live’, se zgjedhjet patën probleme dhe njerëzit kishin frikë të vinin në takime. Nënvizon se Shqipëria ka nevojë për një pol të tretë politik opozitar të bashkuar dhe për ndryshimin e Kodit Zgjedhor
-
VIDEO
Kandidati i PD në qarkun e Shkodrës në 11 Maj ,Kopliku: Neni thotë qartë që ai që humb
Kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në Shkodër, tedi Kopliku ka folur për zgjedhjet e 11 majit mbi zhvillimet e fundit brenda PD-së pas rezultatit zgjedhor, duke e cilësuar çështjen e dorëheqjes së Sali Berishës si të dorës së dytë përballë sfidave që ka vendi.
-
VIDEO
Topi: PS-PD e kanë arnuar aq shumë Kushtetutën, sa s’ka mbetur asgjë nga origjinali! ‘Iliri’ dhe ‘Saliri’ ikën, tani ka mbetur ‘Deliri’! Mos t’i inkurajojmë kot partitë e reja
Ish-presidenti Bamir Topi ironizoi dy partitë e mëdha PD-PS se e kanë masakruar aq shumë Kushtetutën për politikat e tyre të interesit ditor elektoral, sa sot prej saj nuk ka mbetur asgjë origjinale.
Ai mendon se ajo duhet ribërë nga e para, pasi tani ka vetëm arna.
“Kushtetuta nuk ekziston më, duhet ribërë, ajo është me arna. Aq shumë arna ka, sa është e vështirë të gjesh ku e ka fletën origjinale, ku e ka mantelin origjinal, sepse i ka shërbyer vetëm PD dhe PS, vetëm këtyre dy partive. E kanë ndryshuar aq shumë, se nuk ka mbetur asgjë nga origjinali. Kanë kryetarin dhe nënkryetarin në komisione ku bëjnë ndryshime sa her që duan”, analizoi ish-kreu i shtetit për Studio Live.
Topi mendon se edhe brenda mazhorancës janë vrarë zërat kritikë me kohë, duke iu referuar përsëri retrospektivës politike me terma ironikë.
“Ka pasur PS-ja një zë përfaqësues edhe pse kundërshtar i imi në atë kohë. Ka një sindrom të demokracie të mbyllur. Blushi e ka thënë hershëm, ‘deliri’, “saliri” dhe ‘iliri”. ‘Saliri’ dhe ‘iliri’ kanë ikur, tani ka mbetur ‘deliri’. Gjatë rrugës deliri shkon në yje, e kur shkon atje është rrezik real për institucionet, sepse s’ka nevojë të kërkojë zë nga opozita, se i bën vetë. Ky është lexim realist dhe nuk është gjykim politik. Unë kam kaluar tallaze shumë të forta mes delirit dhe salirit, që do të thotë se nuk ma ndjen për asgjë. Analiza duhet të jetë reale, ku partitë duhet thënë se janë kazerma politike dhe jo demokratike. Si mund të kesh demokraci ku gjithçka kalon nëpër kazerma politike, të pajisura me mjete, luftarake, ushtarake, satalitë etj. Nuk kemi më ekuilibrim të jetës politike. Problemi është se ku janë të tretët. Të tretët nuk ekzistojnë”, tha Topi.
Në lidhje me një opozitë të fortë, ish-kreu i shtetit sugjeron të mos pritet nga ana e PD-së, por as nga forcat e reja aktuale, të cilat nuk duheshin inkurajuar pas atij rezultati ku në fakt dështuan edhe pse morën gati 200 mijë vota, pasi nuk u bashkuan dot për t’i maksimalizuar.
“Problemi nuk është sa mirë kanë dalë. Janë 200 mijë vota për pak mandate ndaj tyre dhe një tjetër parti me më pak vota ka marrë disa mandate. Duket si lojë prestigjiatorësh. Gabime bëjnë edhe ata që kanë eksperiencë, duke mos shkuar në bazën e duhur. Rama ka thënë se më 2030 kryeministrja mund të jetë grua. Por para saj ka zgjedhje më 2029, pra ai si duket e njeh, e di atë që do ndodhë. Kemi ndeshje me dy ekipe, por tani ku luhet vetëm në një fushë. Mos t’i mbushim partitë e vogla me fjalë inkurajuese. Duhen ndryshuar rregullat e lojës, ndryshe nuk mundet. Çdo sport ka rregulla loje. Humbësit e mirë dalin nga kaneta”, tha Topi për Report Tv.
-
VIDEO
‘Vajzën e puth me zor, se meriton të jetë baba’/37-vjeçari: Nesër do më akuzoi dhe për…
Prej 2 vitesh, një baba nga Mirëdita jeton me dhimbje të madhe, pasi nuk takon dot tre fëmijët e tij. Fatjon Beci, 37 vjeç, rrëfen se që prej korrikut të vitit 2023 nuk ka më asnjë kontakt me tre të vegjlit e tij. Kjo si pasojë e konfliktit të thellë 5 vjecar me ish-bashkëshorten, Fatmira Bushpepa. Çifti është njohur përmes rrjeteve sociale, por lidhja e tyre e shpejtë u shoqërua me probleme të shumta. Fatjoni rrëfen se bashkëjetesa ka qenë e vështirë, duke përmendur luhatje të forta humori dhe dhunë fizike e psikologjike nga ana e Fatmirës.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 22 Maj 2025 – Receta/ Infertiliteti sot/ Marrëdhëniet intime pas të 50-ave
Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Makarona furre me ragù / Supë kremoze me karrota dhe xhinxher / Majonezë me vaj rozmarine / Omletë për mëngjes me jeshillëqe.
Problemet me infertilitetin sot janë bërë gjithnjë e më të shpeshta, duke prekur çifte të moshave dhe historive të ndryshme. Sipas mjekut gjinekolog Dr. Shkëlqim Balili, faktorët që ndikojnë në uljen e fertilitetit janë të shumtë dhe të ndërlikuar – që nga stili modern i jetesës, stresi, obeziteti, ndotja e mjedisit, kimikatet që rrethohemi në përditshmëri, deri te problemet hormonale dhe mosha e vonshme për të krijuar familje. Në këtë bisedë në studion e "Rreze Dielli", Dr. Balili ndan këndvështrimin e tij profesional mbi shkaqet më të zakonshme të infertilitetit sot dhe jep këshilla të vlefshme për parandalimin dhe trajtimin e tij.
Seksi pas të 50-ave nuk është fundi i intimitetit, por shpesh një fillim i ri dhe më i thelluar i lidhjes mes partnerëve. Sipas gjinekologut Dr. Shkëlqim Balili, i ftuar në studion e "Rreze Dielli" kjo periudhë e jetës sjell me vete ndryshime fizike dhe emocionale si menopauza që mund të ndikojnë në jetën seksuale, por me komunikim, mirëkuptim dhe kujdes mjekësor, intimiteti mund të rilind fuqishëm. Dr. Balili thekson rëndësinë e shëndetit hormonal, mirëmbajtjes së dëshirës seksuale dhe fuqisë së lidhjes emocionale, duke e parë seksin jo thjesht si akt fizik, por si pjesë thelbësore e mirëqenies në çift, edhe pas të 50-ave.
-
VIDEO
Disfata elektorale/ Flutura Açka për Report Tv: Berisha duhej të jepte dorëheqjen! Nëse s’ka reflektim, PD do kthehet në parti familjare
Sipas saj, sulmet e vazhdueshme nga ish-kryeministri Berisha ndaj SPAK ndikuan negativisht në perceptimin e publikut për opozitën.
-
VIDEO
Operacioni ‘Ura’, Dervishi për Report TV: U godit maja e piramidës! Nëse ‘zbërthehet’ Google Pixel, mund të zbardhet vrasja e Ervis Martinajt
Dervishi, në një intervistë për Report TV, foli për operacionin e përbashkët të autoriteteve italiane dhe shqiptare, ku në Shqipëri u godit një grup kriminal me bazë në Durrës dhe dy të tjerë në Bari. Ai tha se me ‘zbërthimin’ e Google Pixel, mund të zbardhet edhe vrasja e Ervis Martinajt.