-
VIDEO
Çollaku: Zgjedhjet një farsë e përsëritur, PD duhet të bëjë analizë të thellë dhe të mbajë përgjegjësi
Sipas tij, nuk ka asnjë logjikë që një mazhorancë të fitojë mandatin e katërt me rezultat më të thellë, ndërkohë që ‘ka të gjithë eksponentët në burg apo në procese’.
-
VIDEO
Seksi pas të 50-ave: E vërteta që askush s’e thotë për trupin e grave
Seksi pas të 50-ave nuk është fundi i intimitetit, por shpesh një fillim i ri dhe më i thelluar i lidhjes mes partnerëve. Sipas gjinekologut Dr. Shkëlqim Balili, i ftuar në studion e "Rreze Dielli" kjo periudhë e jetës sjell me vete ndryshime fizike dhe emocionale si menopauza që mund të ndikojnë në jetën seksuale, por me komunikim, mirëkuptim dhe kujdes mjekësor, intimiteti mund të rilind fuqishëm. Dr. Balili thekson rëndësinë e shëndetit hormonal, mirëmbajtjes së dëshirës seksuale dhe fuqisë së lidhjes emocionale, duke e parë seksin jo thjesht si akt fizik, por si pjesë thelbësore e mirëqenies në çift, edhe pas të 50-ave.
-
VIDEO
Infertiliteti sot, gjinekologu Balili jep ALARMIN: Po gaboni në...
Problemet me infertilitetin sot janë bërë gjithnjë e më të shpeshta, duke prekur çifte të moshave dhe historive të ndryshme. Sipas mjekut gjinekolog Dr. Shkëlqim Balili, faktorët që ndikojnë në uljen e fertilitetit janë të shumtë dhe të ndërlikuar – që nga stili modern i jetesës, stresi, obeziteti, ndotja e mjedisit, kimikatet që rrethohemi në përditshmëri, deri te problemet hormonale dhe mosha e vonshme për të krijuar familje. Në këtë bisedë në studion e "Rreze Dielli", Dr. Balili ndan këndvështrimin e tij profesional mbi shkaqet më të zakonshme të infertilitetit sot dhe jep këshilla të vlefshme për parandalimin dhe trajtimin e tij.
-
VIDEO
Supë kremoze me karrota dhe xhinxher, plot shije nga zonja Albana
Supë kremoze me karrota dhe xhinxher
Përbërësit:
- 700 gr karrota
- 1 patate e ëmbël / 1 patate e madhe e zakonshme
- 1 qepë e vogël
- 1 presh i njomë
- 1 degë selino
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 litër lëng perimesh ose mishi
- 1 lugë gjelle xhinxhër e freskët
- 1 majë luge kumin
- 1 majë luge arrëmoskat
- 1 copëz lëkurë portokalli
- Kripë dhe piper sipas shijes
Përgatitja:
Pastrojmë dhe presim hollë të gjitha perimet. Në një tenxhere të mesme, ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim preshin, qepën dhe selinon për 3 minuta. Shtojmë karrotat dhe pataten e ëmbël të prera në kubikë. I kaurdisim për 3 minuta të tjera derisa të shkëlqejnë pak. Shtojmë lëngun e perimeve dhe e lëmë të ziejë për rreth 25 minuta. Kur të jenë zbutur të gjitha perimet, heqim tenxheren nga zjarri dhe i bluajmë me blender dore derisa të bëhet një masë kremoze e lëmuar. Kthejmë tenxheren në zjarr të moderuar, shtojmë erëzat dhe e lëmë supën edhe 5 minuta duke rregulluar shijen me kripë, piper dhe pak lëng portokalli nëse dëshirojmë.
-
VIDEO
Omletë me jeshillëqe në 2 minuta / Ideale për mëngjes nga zonja Albana
Omletë me jeshillëqe
Përbërësit:
- 1 dorë spinaq
- 2-3 vezë
- Pak salcë kosi
- Pak gjalpë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Grijmë imët spinaqin dhe e kaurdisim për një minutë sa të ulë vëllimin. Rrahim vezët me pak kripë, piper dhe salcë kosi. I hedhim vezët në tigan, vendosim kapakun dhe e lëmë derisa omleta të mpikset.
-
VIDEO
Makarona furre me ragù nga zonja Albana
Makarona furre me ragù
Përbërësit:
- 400 gr makarona
- 400 gr salcë domate
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 karotë
- Ragù e gatshme
- Verë e kuqe
- Djathë kaçkavall
- Majdanoz i freskët
- Erëza sipas dëshirës
Përgatitja:
Ziejmë makaronat në ujë të vluar me kripë për 8 minuta. Ragunë e gatshme (salcë me mish të grirë e erëza) e vendosim në tigan me salcën e domates dhe hudhrat. Shtojmë erëzat dhe 1 karotë të grirë. Makaronat i hedhim në një formë. E mbushim me ragunë, e spërkasim me djathë dhe e vendosim në furrë në 200 gradë Celsius për 20 minuta.
-
VIDEO
Si të përgatisni vetë Majonezën në shtëpi me rozmarinë nga zonja Albana
Majonezë me vaj rozmarine
Përbërësit:
- 200 ml vaj
- 4 degë rozmarine
- 1 ls lëng limon
- 1 ls uthull
- 1 vezë
- Kripë
Përgatitja:
Vajin e ngrohim në tigan, shtojmë gjethet e rozmarinës të lëshojnë aromën e tyre. Në blender shtojmë vajin, limonin, kripën dhe vezën. E rrahim dhe krijojmë majonezën.
-
VIDEO
Rrëfimi i Dukës, nga disfata e PD-së te fitorja e Ramës: Ja ç'do bëhet me mandatin e PAA| Repolitix
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste intervistë në Report Tv për rezultatin e zgjedhjeve dhe gabimet që bëri opozita. Pse dyshonte se mund të kishte rrotacion politik dhe kush ishte gafa më e madhe e PD-së dhe Berishës. A mendon se kreu i selisë blu duhet të largohet nga partia dhe a mund të ketë pasur marrëveshje okulte PD-PS. Do dorëhiqet Duka dhe a do qëndrojë në opozitë deputeti i zgjedhur në Parlament nga PAA
-
VIDEO
Të pathënat e dosjes 'URA'! Vëllai i TRUPROJËS së Berishës shpallet në kërkim | Repolitix
"Repolitix" në Report Tv analizon detaje nga dosja e megaoperacionit 'Ura', të zhvilluar në Itali dhe Shqipëri. Kush janë krerët e organizatës shqiptare të kartelit, si rekrutoheshin anëtarët, transfertat për blerje të drogës edhe me kripto në Ekuador, si vinin fitimet dhe ku ndodhej baza e kësaj sindikate kriminale. Flasin ekspertët e sigurisë Fatjon Softa dhe Faik Basha, avokati Idajet Beqiri dhe gazetarja Aida Topalli
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 22 maj 2025
Titujt e gazetave për sot, nga "Çmontohen" grupet kriminale nga megaoperacioni "Ura" te pse fitoi Edi Rama e deri tek a do i pranojë PD 50 mandatet?
-
VIDEO
Operacioni 'Ura'/ Beqiri në Report Tv: BKH po zbërthen SKY ECC! Softa: Droga blihej edhe me kripto! Topalli: Çoba drejtonte e rekrutonte! Basha: SPAK s’është më me 7 porta
"Repolitix" në Report Tv analizon detaje nga dosja e megaoperacionit 'Ura', të zhvilluar në Itali dhe Shqipëri. Kush janë krerët e organizatës shqiptare të kartelit, si rekrutoheshin anëtarët, transfertat për blerje të drogës edhe me kripto në Ekuador, si vinin fitimet dhe ku ndodhej baza e kësaj sindikate kriminale. Flasin ekspertët e sigurisë Fatjon Softa dhe Faik Basha, avokati Idajet Beqiri dhe gazetarja Aida Topalli
-
VIDEO
‘Grupi i madh, por paratë e vogla!’, Karanxha dhe Petraj komentojnë operacionin ‘Ura’ për Report Tv: Krerët janë në kërkim, aksion ka pikëpyetje
Sipas ish-prokurorit Karanxha, hetimi ka nisur që në vitin 2021 në Itali, ku janë kapur disa ngarkesa të dyshimta dhe janë përdorur të dhëna nga aplikacioni SKY ECC.