-
VIDEO
Dita e Gencit në Laknas, fermeri modern që shet online shpendë dhe lepuj: Nuk i kam frikë prodhimet e importit!
Personazhi i sotëm në "Një nga ne" është Genc Uklala, dibrani që po krijon fermën e tij në Laknas të Tiranës. Aktualisht punon turn i tretë recepsionist ndërsa paradite merret me shpendët, lepujt dhe mbjelljen e perimeve të stinës. “Një nga ne”, formati më i ri i mini-dokumentarëve prodhim i Departamentit të Programacionit të Report Tv. Qëllimi i këtij formati të ri është jo vetëm të sjellë jetën e vërtetë në Shqipëri por edhe të tregojë nëpërmjet tyre forma dhe mënyra për t’ia dalë mbanë situatave të ndryshme me të cilat ndeshemi në përditshmërinë tonë. Mini-dokumentarët do të realizohen nga gazetarja Xhensila Nako, nën kujdesin e gazetares Yllka Kamenica e cila është edhe redaktore e rubrikës së Specialeve në televizionin Report Tv.
-
VIDEO
Analisti Ergys Mërtiri tha sot për ‘Studio Live’ në Report Tv se Berisha po sillet si një faraon që do marrë me vete në ‘varrin e tij’ opozitën dhe të gjithë PD-në.
Ai nënvizoi se jo vetëm kreu i selisë blu nuk do largohet, por ai do vijojë betejën për hallet personale me drejtësinë, ndaj po mban afër edhe njerëzit më besnikë.
Kurse betejën dhe pretendimet e Berishës për vjedhje votash e cilëson si një “farsë”, të pambështetur në prova konkrete, me qëllim për t’iu shmangur përgjegjësisë në parti për humbjen e thellë.
Për Mërtirin edhe pse nuk mohohet se pati ndikim për votat në blerje dhe orientim, nuk ishte situatë e ngjashme me vitin 2021, teksa diferenca e rezultatit është me minus 20 pikë nga PD dhe për këtë Berisha duhet të japë llogari.
-
VIDEO
‘Më braktisi shtatzënë,vajzën e rrita me shoqen në konvikt’/U rrit me 2 nëna,e reja ia ‘plas’ në sy…
Pasditen e sotme në studio do të trajtohet një histori prekëse e 18-vjeçares Elisa Hidersha e cila ka trokitur në dyert e emisionit Pa Gjurmw për të kërkuar të atin, Alfred Muratin, të cilin nuk e ka takuar asnjëherë në jetën e saj. Ditwn e sotme ajo shoqërohet nga nëna e saj, Gashe Hidersha, 44 vjeç, dhe Adriana Pleshti, 64 vjeç, zonja që e ka rritur Elisen me shumë dashuri dhe përkushtim. Historia e Elises është një histori e dhimbshme pasi edhe nëna e saj, Gashja, ka pasur një fëmijëri të vështirë, e rritur në jetimoren e Shkodrës pasi humbi të atin dhe nëna e braktisi. E njëjta ndjenjë braktisjeje e ka shoqëruar edhe Adrianën, e cila është rritur në jetimoren e Sarandës, pasi është gjetur foshnje mbi shinat e trenit. Fatet e tyre u kryqëzuan në kryeqytet, në konviktet e shkollës "Hoteleri-Turizëm", ku Gashja dhe Adriana u njohën dhe u bënë mike të pandara. Miqësia e tyre e thellë u ndërtua mbi rrëfimet e jetës dhe dhimbjet e përbashkëta. Adriana ishte ndër të parat që u vu në dijeni për lidhjen e Gashes me një djalë të quajtur Alfred Murati tre vite më i vogël se Gashja , por kjo lidhje përfundoi pasi ai mësoi për shtatzëninë e saj. Sot, Elisa ka ardhur me një dëshirë të sinqertë të gjejë dhe të njohë të atin, Alfred Muratin një emër, një kujtim dhe një dëshirë e madhe në zemrën e një vajze që kërkon të plotësojë boshllëkun në zemrën e saj.
-
VIDEO
Berisha ‘SHKËRMOQ’ demokratët, plani që ka për 2 vite! Sfida e Ramës për mandatin e 4 | Repolitix
Analiza në ‘Repolitix’ e zgjedhjeve të 11 majit. Pse fitoi PS me një rezultat të thellë, a ndikoi Berisha, cilat ishin shkaqet e humbjes historike të PD-së. Debati mes të ftuarve Arben Meçe, Rezart Kthupi, Endri Tafani dhe Përparim Çaça
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 21 maj 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha humbi zgjedhjet e 11 majit por nuk e jep dorëheqjen te Rama rinovon PS-në me 54 deputetë të rinj e deri tek Veliaj mbush 100 ditë në qeli.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 21 Maj 2025 – Receta/ Vetmia te të moshuarit, sfida e kohëve moderne
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pastiçe mesdhetare / Tavë kremoze me perime dhe djathë / Sufle me proshutë dhe djathë.
Vetmia tek të moshuarit: Heshtja që nuk dëgjohet dhe sfida e kohëve moderne! Në një shoqëri që vrapon drejt së ardhmes, shpesh harrojmë ata që ndërtuan të kaluarën. Të moshuarit, që dikur ishin shtylla të familjes dhe komunitetit, sot përballen gjithnjë e më shumë me izolim, indiferencë dhe vetmi. Në ditët e sotme gjithnjë e më shumë rritet numri i të moshuarve që po jetojnë vetëm. Si ndikon kjo në shëndetin e tyre emocional dhe fizik? A po i braktisim prindërit tanë? Plakje me dinjitet apo me vetmi? Çfarë po bën shoqëria për t'u dhënë atyre një plakje ashtu siç e meritojnë? Kush i dëgjon të moshuarit sot? Në lidhje me këtë tematikë tepër të ndjeshme, flasim në studion e “Rreze Dielli” me një panel shumë interesant, sociologun Gëzim Tushi, aktivisten për të moshuarit Mira Pirdeni dhe Mimoza Kalaja, me profesion infermiere dhe njëkohësisht administratore e një azili në Tiranë.
-
VIDEO
VETMIA po mbyt të moshuarit… Ndizet debati në studio: Pse po i lëmë vetëm prindërit?
Vetmia tek të moshuarit: Heshtja që nuk dëgjohet dhe sfida e kohëve moderne! Në një shoqëri që vrapon drejt së ardhmes, shpesh harrojmë ata që ndërtuan të kaluarën. Të moshuarit, që dikur ishin shtylla të familjes dhe komunitetit, sot përballen gjithnjë e më shumë me izolim, indiferencë dhe vetmi. Në ditët e sotme gjithnjë e më shumë rritet numri i të moshuarve që po jetojnë vetëm. Si ndikon kjo në shëndetin e tyre emocional dhe fizik? A po i braktisim prindërit tanë? Plakje me dinjitet apo me vetmi? Çfarë po bën shoqëria për t'u dhënë atyre një plakje ashtu siç e meritojnë? Kush i dëgjon të moshuarit sot? Në lidhje me këtë tematikë tepër të ndjeshme, flasim në studion e “Rreze Dielli” me një panel shumë interesant, sociologun Gëzim Tushi, aktivisten për të moshuarit Mira Pirdeni dhe Mimoza Kalaja, me profesion infermiere dhe njëkohësisht administratore e një azili në Tiranë.
-
VIDEO
Pastiçe mesdhetare nga zonja Albana
Pastiçe mesdhetare
Përbërësit:
- 1 pako makarona
- 2 qepë
- 6 thelpinj hudhër
- ½ filxhan kafeje vaj ulliri
- 3 speca jeshile
- 1 spec i kuq
- 1 karotë
- 600 gr mish i grirë
- 4 domate të pjekura
- ½ lugë çaji kripë
- ½ lugë çaji piper i zi
- ½ lugë çaji sheqer
- Pak kanellë
Për beshamelin:
- 2-3 lugë gjelle miell
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 4 gota qumësht
- Pak arrë moskat
- Kripë, piper i zi
- Djathë kaçkavall i grirë
Përgatitja:
Ziejmë makaronat në ujë me kripë, i kullojmë dhe i lëmë mënjanë. Në një tigan të madh, kaurdisim qepën dhe hudhrën e grirë në vaj ulliri. Shtojmë specat e grira dhe karotën, i përziejmë për pak minuta. Më pas shtojmë mishin e grirë dhe e lëmë derisa të avullojnë lëngjet. Shtojmë domatet, kripën, piperin, sheqerin dhe pak kanellë. I lëmë të ziejnë pak derisa të lidhen shijet. Ndërkohë përgatisim beshamelin. Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim miellin derisa të marrë ngjyrë të lehtë. Shtojmë qumështin gradualisht duke e përzier pa ndërprerje që të mos bëhet me kokrriza. Në fund shtojmë arrën moskat, kripën, piperin dhe djathin e grirë. Në një tavë të lyer me vaj, shtrojmë gjysmën e makaronave. Sipër hedhim përzierjen me mishin e grirë, shtojmë pjesën tjetër të makaronave dhe e mbulojmë të gjithë sipërfaqen me beshamel. E vendosim në furrë të parangrohur në 180°C për 20 minuta, derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Tavë kremoze me perime dhe djathë nga zonja Albana
Tavë kremoze me perime dhe djathë
Përbërësit:
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 1 kungulleshkë
- 1 domate
- 300 gr kërpudha
- 2-3 lgj vaj ulliri
- 2 lgj gjalpë
- 1 lgj miell
- 400 ml pana
- 100 gr djathë
- Kripë, piper
- Pak arrë moskat
- Majdanoz i freskët
Përgatitja:
Në një tigan të madh ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet. Shtojmë karrotën, kërpudhat dhe kungulleshkën. I kaurdisim për disa minuta derisa të fillojnë të zbuten. Shtojmë domaten e grirë dhe e lëmë derisa të avullojë lëngu. Në një tenxhere tjetër shkrijmë gjalpin dhe skuqim miellin për 1 minutë. Shtojmë panën dhe e përziejmë derisa të krijohet një salcë kremoze. Rregullojmë shijen me arrë moskat, kripë dhe piper. Përziejmë salcën me perimet e përgatitura, shtojmë djathin e grirë dhe e trazojmë lehtë. Hedhim masën në një tavë të lyer me pak vaj ose gjalpë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 10 minuta.
-
VIDEO
Sufle me proshutë dhe djathë, recetë në 5 minuta me super shije nga zonja Albana
Sufle me proshutë dhe djathë
Përbërësit:
- 4 vezë të freskëta
- 200 ml qumësht
- 100 ml pana
- 100 gr proshutë
- 150 gr djathë kaçkavall
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 2 lugë miell
- Kripë, piper, arrë moskat
- Pak bukë e thekur e grirë
Përgatitja:
Në një tigan shkrijmë gjalpin dhe shtojmë miellin. E përziejmë për 1-2 minuta, më pas shtojmë ngadalë qumështin dhe panën duke e përzier vazhdimisht derisa të trashet pak. E lëmë të ftohet dhe ndërkohë në një enë tjetër rrahim vezët me pak kripë, piper dhe arrë moskat. Bashkojmë masën e qumështit me vezët e rrahura, shtojmë proshutën dhe djathin e grirë. Lyejmë një tavë ose formë sufleje me gjalpë dhe pak bukë të thekur të grirë. Hedhim përzierjen në tavë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 180°C për pak minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë sipër.
-
VIDEO
Meçe në ‘Repolitix’: Këto nuk janë zgjedhje si të vitit 1996 kur Berisha i vodhi, ai dhe Iliri tani kanë halle drejtësie! Rama problemin kryesor nuk ka opozitën, por korrupsionin e brendshëm
Zgjedhjet e 11 majit ishin më të mira edhe se ato të katër viteve më parë sipas raportit të OSBE-ODIHR dhe as mund të krahasohen me ato që u bënë më 26 maj 1996 kur Sali Berisha i vodhi hapur dhe i përgjaku.
Kështu u shpreh ish-deputeti demokrat Arben Meçe mbrëmjen e sotme në ‘Repolitix’. Sipas analistit, Berisha dhe Ilir Meta kanë halle drejtësie tani dhe jo halle votash e politike.
Kurse kryeministri Edi Rama problemin apo ‘njollën’ më të madhe ka korrupsionin e brendshëm, ndaj të cilit duhet të nisë luftë frontale.
“Iliri po kërkon lekët tani. U dhanë lekët e s’u morën votat. Iliri ka halle të tjera tani, duhet të merret me problemet ligjore dhe jo me hetimin e zgjedhjeve. Sa i përket raportit të OSBE-ODIHR, kujtojmë atë të 26 majit 1996 kur Berisha prishi e vodhi zgjedhjet, teksa u tha tekstualisht nga ndërkombëtarët se ku duheshin përsëritur zgjedhjet. Këtë herë raporti ishte më i mirë se i fundit. Berisha ndaj kërkon tezën e përhershme të mosnjohjes së zgjedhjeve. Po të shikosh edhe liderët e koalicionit të djathtë e kupton se në çfarë gjendje është opozita dhe forca e saj në këto zgjedhje. Viktimë aty është vetëm Agron Duka, që mori më shumë vota e përkthyer nga ajo çfarë mori me 1 deputet në listën e sigurt të PD-së. Të tjerët janë figura të konsumuara, nga Mediu, Meta etj. Berisha tani ka halle të tjera, si çështja “Partizani” dhe që rrezikon edhe 7 vite burg. PD do merret me mbrojtjen e Berishës tani. Rama problemin kryesor e ka me korrupsionin e brendshëm dhe as me PD-në e as me opozitën. Ky do jetë objektivi i Ramës që nesër, goditje frontale e korrupsionit. Ai do rregullojë këtë imazh që e ka të dëmtuar realisht dhe do përpiqet ta korrigjojë”, u shpreh Meçe.
-
VIDEO
Çaça: Shkaku i humbjes duhet gjetur brenda PD-së, Berisha përgjegjës! Tafani: Për rrotacion duhet të thyesh murin e administratës! Kthupi: Diaspora pati probleme! Meçe: Opozitës i mungoi fryma
Vota e diasporës shfaqi problematika që ishin parashikuar që kur nisi procesi, teksa PD po pretendon që të bllokojë njohjen e rezultatit duke ngritur ankesa dhe akuza.
Por rezultati i thellë i humbjes e rrëzon alibinë e demokratëve për manipulim apo vjedhje votash. Mungesa e frymës brenda opozitës ishte edhe një tjetër faktor i humbjes, teksa rrotacionet në Shqipëri kanë ndodhur vetëm dy herë kur është shembur muri i madh i administratës.
Deputeti Rezart Kthupi u shpreh:
“PD po kërkon të godasë procesin në dy drejtime. Si proces me problematika dhe me kontestimin e çdo vote, sidomos e diasporës. Nëse merret në konsideratë problematika e votës së diaspors, krijon edhe një situatë që mund të zgjasë. Vota e diasporës pati probleme dhe këtë e kemi thënë që më herët, pa nisur ky proces. Ishte proces jashtë kontrollit të shtetit shqiptar, sepse nuk kishte mekanizëm kontrolli se kush e mori zarfin etj”.
Kurse analisti Endri Tafani bëri një historik elektoral në dy precedentë kur ka ndodhur rrotacioni dhe çelësin politik e sheh te “muri i administratës”.
“Ka një mur të madh të administratës shtetërore dhe sektori publik është i pakalueshëm, i vështirë për opozitën. Ky mur ka qenë edhe kur ishte PD-ja në pushtet. Ky mur është thyer dy herë, në 2005 kur LSI mori një pjesë me vete dhe PS humbi. Berisha ngriti murin e vetë kur erdhi, PS nuk e theu dot në 2009 dhe vetëm pasi LSI kaloi te PS mori një pjesë të tij me vete dhe ky mur u thye përsëri në 2013. Dhe ajo që ndodhi më pas është përçarja brenda opozitës dhe ndaj ky mur mban dhe është i vështirë për t’u thyer. Kjo është baza në Shqipëri, po nuk thyeve murin e administratës, e ke të vështirë të bësh rotacion e të vish në pushtet”, tha ai.
Për ish-deputetin demokrat Arben Meçe, opozita në bllok nuk prodhoi frymë dhe Rama nga ana e tij e shfrytëzoi këtë defekt të tyre, duke e përdorur në favorin e PS, e cila ishte e njollosur nga rastet e administratës së lartë me dosje në SPAK.
“Ka një të vërtetë të madhe, se pushteti merret edhe për të vendosur njerëz, por kjo nuk do të thotë se e gjithë administrata është e politizuar apo përdoret në zgjedhje. Fushata ishte e lexueshme dhe nuk u prodhua frymë nga opozita. Rama e njihte situatën nga sondazhet, kurse Berisha nuk e pa situatën kështu. Ramës njollën ia dha edhe administrata me hetimet ndaj zyrtarëve. Ndaj Rama ndoqi strategjinë duke mos goditur SPAK-un apo luftën e brendshme, por goditi partitë e reja, që nuk e administruan frymën”, argumentoi ai.
Përparim Çaça ishte më i qartë në analizë, duke theksuar se nuk mund të gjesh justifikim te vjedhja e votës për një rezultat të tillë. Ai u shpreh se përgjegjësia duhet parë brenda lidershipit të PD, me gabimet që nga Kodi Zgjedhor që dakordësuan dhe në fund me listat e deputetëve.
“Problemi duhet gjetur se çfarë ndodhi brenda kampit tënd, çfarë mbolle dhe çfarë korre. Nuk mund të gjesh justifikime te vjedhja e votës apo manipulimi. Duhet nisur që nga Kodi Zgjedhor. U morën me qeveri teknike dhe situata të tjera politike dhe jo te Kodi. Më pas me organizimin dhe deri te listat e deputetëve. Përgjegjësia duhet të shikohet brenda lidershipit, pra Berishës”, tha ai.