-
VIDEO
Trahana me bukë misri dhe gjalpë nga zonja Albana / Super shije në 5 minuta
Trahana me bukë misri dhe gjalpë
Përbërësit:
- 1 lgj trahana për person
- 1 fetë bukë misri për person
- 1 lgj yndyrë për person
- 2 thelpinj hudhër
- Shëllirë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Vendosim trahananë në ujë me shëllirë (të holluar pak nga kripa). Ndërkohë bukën e misrit e presim në kafshatëza të vogla. Në një tigan me gjalpë skuqim pak hudhër me thërrmijat e bukës, shtojmë trahananë e kulluar nga shëllira dhe e lëmë të ziejë. Bukën e misrit e shtojmë më pas të spërkatur sipër me gjalpë.
-
VIDEO
Gjellë me bamje pa mish nga zonja Albana
Gjellë me bamje pa mish
Përbërësit:
- 500 gr bamje
- 1 qepë mesatare
- 1 spec i kuq
- 1 domate
- 1 lgj salcë domate
- 3 lgj vaj ulliri
- 2 thelpinj hudhër
- 1 tufë majdanoz
- Spec djegës
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Vendosim bamjet në ujë të ftohtë me pak uthull, më pas i shpëlajmë, i thajmë dhe presim pjesën fundore. Kaurdisim qepën e grirë imët, shtojmë specin e kuq dhe më pas shtojmë bamjet, domaten e grirë në rende dhe salcën e domates. E trazojmë mirë, rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq, hudhër. Shtojmë ujë të ngrohtë në masë të përbërësve dhe e lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare.
-
VIDEO
Plas DEBATI në studio, kush e 'fundosi' PD-në?! Ja pse Rama mori 83 mandate | 5 Pyetjet
Të ftuar ishin deputeti socialist dhe kreu politik i saj në qarkun Dibër, Blendi Klosi, themeluesi i “Djathtas 1912” dhe kandidat në Vlorë për Djathtas për Zhvillim, Edvin Kulluri, gazetari Zylyftar Bregu dhe kandidati i Nisma Shqipëria Bashkë, Marsel Rupi.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 20 maj 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha kalon në gjykim për akuzën e korrupsionit te Dumani "përplaset" me Manjën për kontrollin e SPAK e deri tek vetëvrasja që rëndon.
-
VIDEO
Spahiu: Vetëm PD ankohet për vjedhje, ndonse ka numërues dhe jo partitë e reja që s’kanë komisionerë!
A pati ndërhyrje në zgjedhje me manipulim, vjedhje apo blerje votash siç po pretendon edhe Partia Demokratike?
Juristi Kreshnik Spahiu e quan të ekzagjëruar dhe të pabazuar pretendimin e partisë kryesore të opozitës, e drejtuar nga Sali Berisha.
Dhe faktet se PD nuk kishte baza të forta ishin rezultati i thellë dhe mungesa e ankesës nga ana e partive të tjera. Madje duke ironizuar, ai kujton se PD ishte parti që kishte komisionerë dhe numërues dhe tani është e vetmja që ankohet.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Kulluri: Opozita dështoi me sukses! Bregu: PS fitoi për shkak të Berishës! Rupi: Sistemi zgjedhor i padrejtë, morëm 70 mijë vota dhe vetëm 1 mandat
Në panelin e “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ishin të ftuar deputeti socialist dhe kreu politik i saj në qarkun Dibër, Blendi Klosi, themeluesi i “Djathtas 1912” dhe kandidat në Vlorë për Djathtas për Zhvillim, Edvin Kulluri, gazetari Zylyftar Bregu dhe kandidati i Nisma Shqipëria Bashkë, Marsel Rupi
-
VIDEO
Spahiu: Nëse një bandë siguron 20 mijë votues, ky është problem shoqëror dhe psiqik, jo politik!
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi edhe zërat e ditëve të fundit dhe akuzave të opozitës për emra preferencialë të bandave kriminale në disa qarqe, që kanë marrë numër të lartë votash që nuk i përgjigjen karrierës së tyre politike, në krahasim me shumë figura më me eksperiencë në politikë, apo që kanë mbetur edhe jashtë Parlamentit.
“Që ka përfaqësues të bandave, sigurisht që ka, sepse nuk janë kinezë, por janë shqiptare dhe ato janë prezente, se ka shumë të tilla. Por ky nuk është problem bandash, sepse nëse një bandë siguron 20 mijë vota, do kishim problem serioz shoqëror dhe psikik. Kemi një rezultat me diferencë të madhe”, tha Spahiu në lidhje me debatin se disa emra të panjohur në listat e hapura kanë siguruar numër shumë të lartë votash preferenciale.
Më tej ai jep edhe një nga faktorët dhe argumentet e kësaj fushate me listat, teksa edhe Berisha sipas tij ka futur në listë një njeri të arrestuar me vendim gjykate dhe prokurorie.
“I vetmi që nuk duhet të flasë është zoti Berisha që ka futur në lista emra të akuzuar apo arrestuar. Unë nuk jam për t’u marrë me emrat. Unë e kam për Ilir Metën. Berisha vendosi Metën që është i paraburgosur me vendim gjykate dhe këta përmendin Sara Milen që është familjare, pa probleme penale dhe për të cilën nuk ka prova. Por edhe sikur të kishte lidhje familjare me dikë, çfarë përgjegjësie ka ajo se ka një kushëri. Ligji nuk e ndalon dhe as penalizon atë. Është kapur me tre emra dhe këta na paskan bërë këtë, kush e thotë këtë, kush e provon”, vijoi juristi.
Por pse shumë figura të vjetra me karrierë politike morën më pak vota dhe madje disa senatorë nuk janë më deputetë.
“Figurat e vjetra kanë marrë shumë pak vota, lista e hapur ka marrë më shumë se lista e mbyllur në vota. Ka pasur edhe orientime për kandidatët në emra të caktuar, kjo kuptohet, ndaj janë këto shifra të kandidatëve”, tha Spahiu.
-
VIDEO
Klosi në Report Tv: PS fitoi thellë sepse qytetarët votuan punën që u bë në 4 vite, ne i dhamë fund pandëshkueshmërisë, Shqipëria më afër BE-së! Dibra një shembull
Drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Blendi Klosi, analizon në "5 Pyetjet nga Babaramo', arsyet pse PS mori rezultat të thellë ndaj rivalëve, duke siguruar 83 mandate në Kuvend. Deputeti: "Për herë të parë socialistët fituan qarkun e Dibrës, fushata ishte e qetë dhe jo agresive, aq sa më shumë lajm bënë Giro D'Italia e Samiti i Europës sesa zgjedhjet"
-
VIDEO
Ngjela: Samiti i Europës ishte sukses për vendin, së shpejti Shqipëria anëtarësohet në BE! Berisha e drejtoi vendin drejt Lindjes! Mesazhet e 47 liderëve ishin të qarta
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian që u zhvillua më 16 maj në Tiranë la pas gjurmët e suksesit.
Por për avokatin Spartak Ngjela, shenja e tij ishte edhe më e madhe sesa një event gjeopolitik, pasi nënkuptonte edhe anëtarësimin së shpejti të Shqipërisë në BE.
Duke analizuar dhe interpretuar mesazhet e 47 liderëve të Europës në Shqipëri, fjalimet e tyre dhe prezencën pa asnjë mungesë, ish-deputeti i PD-së theksoi se kjo ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme për vendin.
-
VIDEO
Ngjela për Report Tv: Situata penale e Berishës po rëndohet çdo ditë e më shumë, pa ikur ai PD s’vjen kurrë në pushtet! Mori rezultatin më të dobët historik
Ish-deputeti demokrat Spartak Ngjela analizon për 'Studio Live' situatën politike të PD-së pas zgjedhjeve të 11 majit dhe pozicionin juridiko-ligjor të Sali Berishës, teksa sot GJKKO kaloi aferën e dosjes "Partizani" në proces gjyqësor pas 7 muaj zvarritjesh. Avokati shprehet se nëse Berisha dënohet, sipas Kushtetutës largohet përfundimisht nga politika dhe sa të jetë ai në PD, kjo parti nuk fiton dot kurrë
-
VIDEO
‘Qeveria duhet t’i përgjigjet investimit që Partizani e ka ndërmarrë vetë’, ja si e komenton Braçe dërgimin e Berishës për gjykim
Deputeti socialist Erion Braçe e komenton kështu dërgimin e Sali Berishës dhe dhëndrit për gjykim për aferën Partizani. I ftuar në Report Tv, Braçe thotë se qeveria duhet të bëjë ligjin e ri për sponsorizimin e sportit, ndërsa në raport me partizanin thotë se një qeveri e prishi kompleksin dhe tashmë qeevria Rama duhet t’i përgjigjet investimit që Partizani e ka ndërmarrë vetë. Ndërsa, pjesa tjetër Braçe thotë se i takon drejtësisë.
-
VIDEO
Fitorja e PS/ Braçe për Report Tv: T’i përgjigjemi shqiptarëve me përulësi! Berisha në krah me një fashist, e turpshme tentativa për të marrë peng votat e shqiptarëve në Greqi
Deputeti socialist Erion Braçe nuk është habitur aspak nga 20 mijë votat që shqiptarët i besuan në zgjedhjet e 11 majit, por as për fitoren e thellë të partisë së tij. Por, ky votëbesim për Braçen duhet t’i kthehet shqiptarëve vetëm me punë dhe zero arrogancë.