• VIDEO

    Meçe për Report Tv: Berisha u bë qesharak që nga slogani ‘Shqipëria Madhështore’!

    Analiza në ‘Repolitix’ e zgjedhjeve të 11 majit. Pse fitoi PS me një rezultat të thellë, a ndikoi Berisha, cilat ishin shkaqet e humbjes historike të PD-së. Debati mes të ftuarve Arben Meçe, Rezart Kthupi, Endri Tafani dhe Përparim Çaça

  • VIDEO

    “Bandat” financuan Alimehmetin? Doktori: I kam vota bio! Zbulon bisedën me Berishën

    I pyetur nëse ka pasur komunikim me Berishën, pas rezultatit të marrë, Alimehmeti është përgjigjur shkurt.

  • VIDEO

    Trondit Endri Shabani: Si na bënë pazar për votat. Berisha duhet të largohet!

    I ftuar në “Frontline” nga moderatorja Marsela Karapanço, Endri Shabani, drejtues i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, u shpreh gjatë intervistës se klasa politike së shpejti nën këtë frymë do të ndryshohet, teksa nënvizoi se ai nuk lufton për një rrogë deputeti, por për të ardhmen e vendit. Pse dështuan partitë e vogla të bashkoheshin, çfarë mendon për 83 mandatet e PS dhe integrimin e Shqipërisë në BE

  • VIDEO

    Shabani për Report Tv: Dështuam të bashkoheshim! Berisha mori më shumë se ç’i takonin, të largohet nga politika! S’e di vendimin e Lapajt për mandatin, sherri me Shehajn na dëmtoi

    I ftuar në “Frontline” nga moderatorja Marsela Karapanço, Endri Shabani, drejtues i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, u shpreh gjatë intervistës se klasa politike së shpejti nën këtë frymë do të ndryshohet, teksa nënvizoi se ai nuk lufton për një rrogë deputeti, por për të ardhmen e vendit. Pse dështuan partitë e vogla të bashkoheshin, çfarë mendon për 83 mandatet e PS dhe integrimin e Shqipërisë në BE

  • VIDEO

    Arratisja dhe vdekja misterioze në Çikago e Bilal Xhaferrit

     

    Arratisja nga Shqipëria e Bilal Xhaferrit, në gusht të vitit 1969, shkaktoi tërmet në kupolën udhëheqëse të regjimit komunist. Agjentët e Sigurimit të shpërndarë në perëndim, vihen në ndjekje të tij dhe tashmë çdo hap që ai hidhte në SHBA, raportohej në Ministrinë e Brendshme në Tiranë. Dosja e tij e Sigurimit është e mbushur me raporte rreth veprimtarisë së tij publicistike dhe politike në SHBA. Por misteri më i madh në këtë pjesë të jetës së shkrimtarit Bilal Xhaferri është vdekja e tij në Amerikë. Djegja e zyrës së tij dhe zhdukja e shumë dorëshkrimeve që ai ruante aty dhe aludimet për helmimin e shkrimtarit të arratisur… A ishte vërtet eleminim politik vdekja e Bilal Xhaferrit në Çikago në tetor të 1986?

  • VIDEO

    Ardit Bido për Report Tv: Mandati i nëntë në Vlorë nga vota e qytetarëve, problemet në Greqi për shkak të postës! 83 mandatet e PS s’janë rrezik, u dhanë për integrimin në BE

    Një nga kandidatët më të votuar të listës së hapur për socialistët në Vlorë ishte edhe Ardit Bido. Deputeti i ri i Kuvendit të ardhshëm ishte i ftuar sot në ‘Studio Live’

  • VIDEO

    ‘Kur donte krevat vinte, kur si jepja para ikte’/I riu: ISHI padrejtësisht po më ndan nga…

     

    Prej 2 vitesh, një baba nga Mirëdita jeton me dhimbjen më të madhe, pasi nuk takon dot tre femijet e tij. Fatjon Beci, 37 vjeç, rrëfen se që prej korrikut të vitit 2023 nuk ka më asnjë kontakt me tre të vegjlit e tij. Kjo si pasojë e konfliktit të thellë 5 vjecar me ish-bashkëshorten, Fatmira Bushpepa. Çifti është njohur përmes rrjeteve sociale, por lidhja e tyre e shpejtë u shoqërua me probleme të shumta. Fatjoni rrëfen se bashkëjetesa ka qenë e vështirë, duke përmendur luhatje të forta humori dhe dhunë fizike e psikologjike nga ana e Fatmirës. Konfliktet mes tyre nuk mungonin asnjë moment, madje përplasjet kanë përfshirë edhe dy familjet përkatëse. Ndërsa nga ana tjetër, Fatmira ka bërë disa kallëzime për dhunë ndaj tij… akuza që Fatjoni i mohon kategorikisht. 37-vjecari nuk ka më asnjë kontakt me ta pasi ish-bashkëshortja nuk I lejon. Ai shprehet se vendimi gjyqësor i njeh të drejtën për t’i takuar, por kjo nuk është respektuar nga pala tjetër. Sot, ai kërkon vetëm vetëm një gjë…të rilidh kontaktet me vajzën dhe dy djemtë dhe nëna e tyre mos tju mohoi ekzistencen e babait.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Maj 2025 – Receta/ Pas të 50-ave marrëdhënia me fizikun/ Histori suksesi nga Amerika

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me domate dhe qepë në tigan / Gjellë me bamje pa mish /Trahana me bukë misri dhe gjalpë.

    Trupi Im, Dje dhe Sot: Gratë pas të 50-ave dhe marrëdhënia e tyre me fizikun! A ndryshon trupi ynë dhe a ndryshojmë dhe ne bashkë me të? Patjetër që po. Por a duhet të ndihemi më pak të vlefshme, më pak të dëshirueshme, më pak “gra”? Kurrsesi! Në këtë bisedë të hapur në studion e "Rreze Dielli" me dy trajnere, njëra fitnesi dhe tjera imazhi, Landa Bakalli dhe Linda Kalemi, flasim për marrëdhënien që gratë pas të 50-ave krijojnë me trupin e tyre – një trup që mban kujtime, sfida, lindje, dashuri, dhe ndoshta edhe heshtje. Si ndikon plakja në vetëvlerësim? A mund të rikthejmë një ndjenjë fuqie, sensualiteti dhe dashurie për veten, përtej rrudhave dhe ndryshimeve fizike? Një ftesë për reflektim, çlirim dhe ndoshta edhe një revolucion të vogël personal!

    Shqiptaro-Amerikani Gino Mulliqi është zgjedhur zëvendëskryetar i komunës së qytetit Wylie, në Teksas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është një arritje e rëndësishme jo vetëm për vetë Mulliqin, por edhe për komunitetin shqiptar që jeton në SHBA, duke dëshmuar përfaqësim të denjë dhe integrim të suksesshëm në jetën politike dhe institucionale amerikane. Nëpërmjet një lidhje për studion e “Rreze Dielli” Mulliqi falenderoi me mirënjohje të thellë kolegët e tij për besimin dhe mbështetjen e dhënë, duke theksuar përkushtimin e tij për të shërbyer me integritet dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit. Ai u shpreh se është një nder dhe përgjegjësi e madhe të marrë përsipër këtë detyrë dhe tregon se çfarë e shtyu të integrohej dhe të përfshihej në jetën shoqërore dhe politike.

  • VIDEO

    Nga Lufta e Kosovës në Amerikë, historia e Gino Mulliqi, zëvendëskryetar i komunës në Teksas

    Shqiptaro-Amerikani Gino Mulliqi është zgjedhur zëvendëskryetar i komunës së qytetit Wylie, në Teksas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është një arritje e rëndësishme jo vetëm për vetë Mulliqin, por edhe për komunitetin shqiptar që jeton në SHBA, duke dëshmuar përfaqësim të denjë dhe integrim të suksesshëm në jetën politike dhe institucionale amerikane. Nëpërmjet një lidhje për studion e “Rreze Dielli” Mulliqi falenderoi me mirënjohje të thellë kolegët e tij për besimin dhe mbështetjen e dhënë, duke theksuar përkushtimin e tij për të shërbyer me integritet dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit. Ai u shpreh se është një nder dhe përgjegjësi e madhe të marrë përsipër këtë detyrë dhe tregon se çfarë e shtyu të integrohej dhe të përfshihej në jetën shoqërore dhe politike.

  • VIDEO

    Nga flokët e gjatë tek fustanet dhe…, gabimet e grave shqiptare në politikë

    Ku gabojnë me imazhin gratë shqiptare në politikë? Ja ç’thotë kuratorja e imazhit Linda Kalemi

  • VIDEO

    ‘Bobo u vara, burri s’më prek më’, Linda Kalemi thirrje grave: Mbi 50 vjeç sensuale, ja ç’të bëni

    Trupi Im, Dje dhe Sot: Gratë pas të 50-ave dhe marrëdhënia e tyre me fizikun! A ndryshon trupi ynë dhe a ndryshojmë dhe ne bashkë me të? Patjetër që po. Por a duhet të ndihemi më pak të vlefshme, më pak të dëshirueshme, më pak “gra”? Kurrsesi! Në këtë bisedë të hapur në studion e "Rreze Dielli" me dy trajnere, njëra fitnesi dhe tjera imazhi, Landa Bakalli dhe Linda Kalemi, flasim për marrëdhënien që gratë pas të 50-ave krijojnë me trupin e tyre – një trup që mban kujtime, sfida, lindje, dashuri, dhe ndoshta edhe heshtje. Si ndikon plakja në vetëvlerësim? A mund të rikthejmë një ndjenjë fuqie, sensualiteti dhe dashurie për veten, përtej rrudhave dhe ndryshimeve fizike? Një ftesë për reflektim, çlirim dhe ndoshta edhe një revolucion të vogël personal!

  • VIDEO

    Byrek me domate dhe qepë në tigan nga zonja Albana

    Byrek me domate dhe qepë në tigan

    Përbërësit:

    • 4 domate të mëdha
    • 3-4 qepë
    • 700 gr miell
    • 350 ml ujë
    • Kripě, piper i freskët
    • Vaj sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Zëmë brumin e byrekut dhe e lëmë të pushojë pak. Ndërkohë kaurdisim qepët derisa të ulin vëllimin, shtojmë domatet, kripë, piper dhe e lëmë mbushjen të mpikset pak. E lëmë të ftohet dhe ndërkohë hapim dy petë mesatarisht sa pëllëmba e dorës. Në petën e parë, vendosim mbushjen dhe sipër vendosim petën tjetër, e ngjeshim petën me okllai dhe e skuqim në tigan. Kështu veprojmë me të gjitha byreçkat dhe i servirim të ngrohta.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv