Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 21 Tetor 2026, Receta/ Ushqimi i personave me tumor, këshilla nga Altin Joka

21 Tetor, 15:49 | Përditesimi: 21 Tetor, 15:49

Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kofsha pule me patate dhe mustardë / Ëmbëlsirë me kungull të pjekur / Bonbone biskote me shije Tiramisu.

Ushqyerja luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e forcës dhe të cilësisë së jetës së personave që përballen me sëmundje tumorale, por shpesh lindin shumë pyetje dhe paqartësi se çfarë duhet të konsumojnë dhe çfarë duhet të shmangin. Në “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike, do të flasim për rëndësinë e ushqyerjes te personat me sëmundje tumorale, ushqimet që duhen kufizuar dhe gabimet që duhen shmangur gjatë trajtimit. Do të ndalemi te humbja e oreksit dhe e peshës, vështirësitë në të ushqyer, si dhe te mitet që lidhen me sheqerin, mishin, bulmetin, agjërimin, dietat ekstreme dhe suplementet. Gjithashtu, do të diskutojmë se si mund të përshtatet ushqyerja sipas nevojave të çdo pacienti dhe çfarë roli mund të luajnë familjarët në mbështetjen emocionale gjatë kësaj periudhe.

MC/Shqiptarja.com