-
VIDEO
‘Do hapim konsullatën shqiptare në Detroit', Rama me shqiptarët: Diaspora duhet ta ketë një derë këtu për të trokitur
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria do të hapë së shpejti një konsullatë në Detroit, duke e cilësuar këtë si një vendim të duhur dhe të merituar për komunitetin shqiptar në SHBA.
-
VIDEO
Haga dënoi me 81 vite ish-krerët e UÇK, Rama nga SHBA: Marre ndërkombëtare, 4 burra u varrosën për së gjalli! Shqipëria qëndron krah Kosovës
Kryeministri Rama tha se i takonte të zgjedhurve të popullit të Kosovë, pra Qeverisë së Kosovës, për të refuzuar ‘varrosjen për së gjalli’ të 4 ish-krerëve të UÇK-së.
-
VIDEO
Të diplomuarit në FBI takim në Tiranë, eksperti: Mesazhe për sigurinë dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar
Një konferencë e FBI-së mblodhi për herë të parë në Tiranë 235 pjesëmarrës, përfaqësues të Byrosë Feredale të Hetimit, si dhe punonjës të agjencive të ndryshme ligjzbatuese nga e gjithë Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 21 Shtator 2026, Receta/ Horoskopi javor/ Histori prekëse/ Fara e zezë, bima me fuqi shëruese
Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fërgesë me speca / Supë me thjerrëza të kuqe / Shkopinj me djathë dhe erëza.
Çfarë do të sjellë kjo javë për secilën shenjë të zodiakut? A do të jetë një periudhë e favorshme për dashurinë, karrierën dhe financat? Cilat shenja do të përfitojnë nga mbështetja e yjeve dhe cilat duhet të tregojnë më shumë kujdes në vendimet e tyre? Si do të ndikojnë lëvizjet e planeteve në energjinë, marrëdhëniet dhe planet tona gjatë ditëve në vijim? Astrologia Denisa Shyle, në "Rreze Dielli" na jep një panoramë të qartë të ndikimit planetar për këtë javë, për secilën shenjë të zodiakut.
Në "Rreze Dielli" kemi kënaqësinë të kemi një çift që prej dy dekadash ecin bashkë në jetë, Erion dhe Eriglena Begën. Një martesë që është përballur me sfida, me momente të vështira, por që, siç thonë edhe vetë ata, falë Zotit, kanë gjetur forcën për të vazhduar. Një histori dashurie që nuk flet vetëm për dy njerëz, por edhe për familjen, besimin, faljen dhe forcën për të mos hequr dorë nga njëri-tjetri. Në një kohë kur duket se shpesh na mungon koha, durimi dhe vëmendja për dashurinë, historia e tyre na bën të ndalemi pak dhe të reflektojmë. Një rrëfim emocionues, nga njohja e tyre në bibliotekën e Universitetit të Parmës, në ardhjen në jetë të dy fëmijëve, dhe më pas një sfidë e vështirë shëndetësore e Erionit. Një jetë e dytë, siç e quan dhe ai vetë, por që kurorëzohet me dasmën e dytë të çiftit. Ndoshta historia e Erionit dhe Eriglenës na kujton diçka shumë të thjeshtë: dashuria nuk matet vetëm me ditët e bukura, ndonjëherë ajo provohet pikërisht atëherë kur jeta bëhet e vështirë.
Në “Bima dhe Shëndeti” flasim sot për farën e zezë, një nga bimët që prej shekujsh është përdorur në mjekësinë popullore për kujdesin dhe forcimin e organizmit. Por çfarë e bën farën e zezë kaq të veçantë? Cilat janë substancat e dobishme që përmban, për cilat shqetësime shëndetësore përdoret dhe si duhet ta përdorim: si farë, e bluar apo në formën e vajit? Sa është sasia e përshtatshme dhe a mund të kombinohet me bimë të tjera për të mbështetur organizmin në probleme të ndryshme shëndetësore? Për këto dhe shumë të tjera flasim me specialistin e bimëve mjekësore, Ylli Merja, i cili na tregon edhe mënyrat tradicionale të përdorimit të farës së zezë si dhe kombinimet e saj me bimë të tjera në mbështetje të shëndetit.
-
VIDEO
Përplasja për pagat e drejtësisë sërish në Kushtetuese! Magjistratët ankimojnë formulën e re me rritje sa 2% e pagës së Presidentit: Antikushtetuese, shfuqizojeni
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kërkojnë pezullimin dhe shfuqizimin e formulës së re të pagave të miratuar nga Kuvendi. Sipas tyre, paga referuese duhet të lidhet me atë të një funksionari të lartë të administratës publike, që indeksohet periodikisht, dhe jo me pagën e Presidentit.
-
VIDEO
AfD trondit politikën gjermane, ish diplomati në Report TV: Situata më e rrezikshme që nga viti 1918, pasojat do t'i ndiejë e gjithë Europa
Rritja e partisë së ekstremit të djathtë AfD dhe dobësimi i partive tradicionale po e shtyjnë Gjermaninë drejt një momenti që mund të ndryshojë jo vetëm politikën e saj, por edhe ekuilibrat në Europë. Ish-zv.ambasadori shqiptar në Berlin, Jorgji Kote, paralajmëron se vendi po përballet me situatën më të rrezikshme që nga viti 1918
-
VIDEO
Fara e zezë ilaçi i magjishëm për çdo sëmundje / Ylli Merja: Ja si ta përdorni në dozën e duhur
Në “Bima dhe Shëndeti” flasim sot për farën e zezë, një nga bimët që prej shekujsh është përdorur në mjekësinë popullore për kujdesin dhe forcimin e organizmit. Por çfarë e bën farën e zezë kaq të veçantë? Cilat janë substancat e dobishme që përmban, për cilat shqetësime shëndetësore përdoret dhe si duhet ta përdorim: si farë, e bluar apo në formën e vajit? Sa është sasia e përshtatshme dhe a mund të kombinohet me bimë të tjera për të mbështetur organizmin në probleme të ndryshme shëndetësore? Për këto dhe shumë të tjera flasim me specialistin e bimëve mjekësore, Ylli Merja, i cili na tregon edhe mënyrat tradicionale të përdorimit të farës së zezë si dhe kombinimet e saj me bimë të tjera në mbështetje të shëndetit.
-
VIDEO
3 javë në koma, gruaja më riktheu në jetë! Ja si e pashë në ëndërr
Në "Rreze Dielli" kemi kënaqësinë të kemi një çift që prej dy dekadash ecin bashkë në jetë, Erion dhe Eriglena Begën. Një martesë që është përballur me sfida, me momente të vështira, por që, siç thonë edhe vetë ata, falë Zotit, kanë gjetur forcën për të vazhduar. Një histori dashurie që nuk flet vetëm për dy njerëz, por edhe për familjen, besimin, faljen dhe forcën për të mos hequr dorë nga njëri-tjetri. Në një kohë kur duket se shpesh na mungon koha, durimi dhe vëmendja për dashurinë, historia e tyre na bën të ndalemi pak dhe të reflektojmë. Një rrëfim emocionues, nga njohja e tyre në bibliotekën e Universitetit të Parmës, në ardhjen në jetë të dy fëmijëve, dhe më pas një sfidë e vështirë shëndetësore e Erionit. Një jetë e dytë, siç e quan dhe ai vetë, por që kurorëzohet me dasmën e dytë të çiftit. Ndoshta historia e Erionit dhe Eriglenës na kujton diçka shumë të thjeshtë: dashuria nuk matet vetëm me ditët e bukura, ndonjëherë ajo provohet pikërisht atëherë kur jeta bëhet e vështirë.
-
VIDEO
MOS E HUMBNI! Çfarë po paralajmëron horoskopi këtë javë? / Kujdes këto shenja!
Çfarë do të sjellë kjo javë për secilën shenjë të zodiakut? A do të jetë një periudhë e favorshme për dashurinë, karrierën dhe financat? Cilat shenja do të përfitojnë nga mbështetja e yjeve dhe cilat duhet të tregojnë më shumë kujdes në vendimet e tyre? Si do të ndikojnë lëvizjet e planeteve në energjinë, marrëdhëniet dhe planet tona gjatë ditëve në vijim? Astrologia Denisa Shyle, në "Rreze Dielli" na jep një panoramë të qartë të ndikimit planetar për këtë javë, për secilën shenjë të zodiakut.
-
VIDEO
Fërgesë me speca nga zonja Mirela
Fërgesë me speca
Përbërësit:
- 1 kg speca
- 400 g domate
- 300 g gjizë
- 2 thelpinj hudhër
- Kripë, piper
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Kaurdisni specat në tigan me pak vaj ulliri sa të skuqen, hiqini mënjanë. Po aty kaurdisni domaten me kripë e piper dhe pak ujë nëse duhet. Kur të tretet fare domatja shtoni gjizën, specat, pak spec djegës pluhur dhe hudhrën. E përzieni mirë edhe e skuqni sa të dali yndyra sipër.
-
VIDEO
Supë me thjerrëza të kuqe nga zonja Mirela
Supë me thjerrëza të kuqe
Përbërësit:
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 1 patate
- 400 g thjerrëza të kuqe
- Trumzë
- Kripë dhe piper
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Në tenxhere kaurdisni qepën, pataten, karrotën dhe trumzën. Shtoni thjerrëzat e kuqe të lara më parë dhe më pas ujë ose lëng kockash, e zieni derisa të zbuten plotësisht. I bluani me blender, rregulloni shijen me kripë edhe piper dhe në pjatë shtoni pak vaj ulliri.
-
VIDEO
Shkopinj me djathë dhe erëza, që bëhen në çast nga zonja Mirela
Shkopinj me djathë dhe erëza
Përbërësit:
- 250 g miell
- 110 ml ujë
- 20 ml vaj ulliri
- 1 lugë kripë
- 1 vezë
- 100 g djathë parmigiano i grirë
- Piper dhe rigon sipas dëshirës
Përgatitja:
Në tas rrahim vezën me ujë dhe vaj ulliri, shtojmë miellin dhe pasi të bëhet brumë shtojmë djathin e grirë, piper të zi dhe rigon. Brumin e hapim petë me trashësi 2 cm dhe e presim në shirita 2 cm, i japim formë duke i rrotulluar rreth vetes edhe i pjekim në furrë të parangrohur me 180 ° për 12 minuta.