-
VIDEO
Babain nuk e njoha kurrë, e takova pas 40 vitesh në Australi! Pikturat i gjeta ...! Esence Report Tv
Pas shumë vitesh Lulzim Beqiri mori përsëri dy nga pikturat e tij të humbura dhe emocionet që përjetoi ishin të përziera. Fillimisht nuk mund ta kuptonte se kur dhe si i kishte realizuar ato, por më pas, duke lexuar dosjet e tij, e kuptoi arsyen. Rikthimi i veprave i hapi rrugën për të realizuar ekspozitën e tij të parë. Gazetarja Blerina Gjoka, e cila shkroi skenarin e dokumentarit mbi jetën e tij, tregon se gjithçka nisi kur u njoh me arkivistin Astrit Jegeni, i cili i tregoi për dy piktura që kishte ruajtur në shtëpi prej dekadash. Jegeni, që prej vitit 1992, ishte përpjekur të gjente autorin e tyre, duke ditur vetëm emrin. Pasi arriti të gjente numrin e telefonit të Beqirit, Blerina organizoi takimin mes tyre, i cili u filmua dhe shënoi fillimin e një miqësie të re. Ndërkohë, Beqiri, që prej kohësh nuk pikturonte më, ka rifilluar të krijojë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 16 maj 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Tirana bëhet sot kryeqëndra e Europës për Samitin e Komunitetit Politik te shifrat që tregojnë fitoren e PS-së e deri tek Fredi Beleri kundër Berishës i kërkon dorëheqjen.
-
VIDEO
Berisha largohet në shtator? Rama dhe Lapaj, beteja për mandatin e fundit | Frontline
Analiza e zgjedhjeve në studion e 'Frontline'! Të ftuar deputeti i ‘Djathtas për Zhvillim’ në Kuvendin aktual, Rezart Kthupi, eksperti i sigurisë që ka kaluar te PS nga Partia e Lirisë, Faik Basha, si dhe gazetarët Poli Hoxha e Flogert Muça
-
VIDEO
Spahiu: Ky nuk është sistemi më i keq për partitë e reja. Në Kosovë apo Gjermani duhen 5% rang kombëtar.
Sistemi elektoral aktual është më i keqi për partitë e reja, por nuk duhet pritur që PS dhe PD ta ndryshojnë në favor të tyre, pasi nuk mund të bëjnë vetëvrasje dhe të lëshojnë estabilishmentin, vetëm nëse do detyrohen nga dikush tjetër që ta bëjnë.
-
VIDEO
‘Neomalësorja’ zgjidhet deputete, Marjana Koçeku për Report Tv: Privilegj dhe përgjegjësi, në Shkodër po fryn era e majtë, Bashkia ka punuar! Do investohem te zhvillimi i turizmit
E ftuar në studion e ‘Frontline’ në Report Tv mbrëmjen e sotme, ishte “Neomalësorja” e Shkodrës, deputetja e sapozgjedhur për Kuvendin e ardhshëm, nën siglën e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës
-
VIDEO
Spahiu për Report Tv: Berisha bashkë me Metën kanë humbur më keq se PD pa LSI në 2021
I ftuar në ‘Repolitix’ mbrëmjen e sotme, Kreshnik Spahiu shpjegoi se këto zgjedhje të 11 majit treguan atë çfarë ishte parashikuar më parë prej tij, se Sali Berisha dhe bashkë me Ilir Metën kanë humbur më keq se PD pa LSI në vitin 2021, madje edhe më keq se Lulzim Basha
-
VIDEO
Akuza e rëndë e Dash Sulës në Report TV: Pa u tharë floku i viktimave të Gërdecit, Berisha firmosi marrëveshjen rrënuese për Shqipërinë! Shkak i humbjes sot
Gjatë bisedës, Sula u ndal me tone kritike te një nga momentet më të debatueshme të qeverisjes së Berishës, tragjedia e Gërdecit, duke theksuar se pikërisht pas këtij akti nisi rënia morale e Partisë Demokratike.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 15 Maj 2025– Receta/ Përmeti: Tradita, kultura dhe shijet autentike
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Reshedi e pjekur e Përmetit / Supë me thërrime me pulë fshati /Oshmar sipas traditës Përmetare.
Përmeti, zemra e jugut që rreh me shije dhe këngë! Përmeti, qyteti i trëndafilave, ku aroma e glikos së bërë në shtëpi përzihet me tingujt e këngës polifonike përmetare dhe mikpritjen tradicionale shqiptare. Në këtë bisedë në studion e "Rreze Dielli" me etnografen Afërdita Onuzi, eksperten e gastronomisë Dhurata Thanasi dhe dy lidhje direkte nga Përmeti me këngëtarin e njohur Vaskë Curri dhe mësuesen Brunilda Macingo, do të bëjmë një udhëtim virtual përmes bukurive natyrale të Përmetit, do të ‘shijojmë’ produktet autentike vendase dhe do të zbulojmë pasurinë kulturore të një qyteti që ruan me krenari trashëgiminë e tij. Zbulojmë bukuritë e Përmetit përmes pamjeve mbresëlënëse, aromës së glikos tradicionale dhe zërave të vendasve që e mbajnë gjallë shpirtin e traditës. Përmeti, "zemra e ëmbël e traditës" nuk është thjesht një qytet – është një përvojë!
-
VIDEO
Udhëtim mes shijes dhe këngës në PËRMET, qytetin e trëndafilave / Zbuloni sekretet e Përmetit!
Përmeti, zemra e jugut që rreh me shije dhe këngë! Përmeti, qyteti i trëndafilave, ku aroma e glikos së bërë në shtëpi përzihet me tingujt e këngës polifonike përmetare dhe mikpritjen tradicionale shqiptare. Në këtë bisedë në studion e "Rreze Dielli" me etnografen Afërdita Onuzi, eksperten e gastronomisë Dhurata Thanasi dhe dy lidhje direkte nga Përmeti me këngëtarin e njohur Vaskë Curri dhe mësuesen Brunilda Macingo, do të bëjmë një udhëtim virtual përmes bukurive natyrale të Përmetit, do të ‘shijojmë’ produktet autentike vendase dhe do të zbulojmë pasurinë kulturore të një qyteti që ruan me krenari trashëgiminë e tij. Zbulojmë bukuritë e Përmetit përmes pamjeve mbresëlënëse, aromës së glikos tradicionale dhe zërave të vendasve që e mbajnë gjallë shpirtin e traditës. Përmeti, "zemra e ëmbël e traditës" nuk është thjesht një qytet – është një përvojë!
-
VIDEO
Fier/ Kush janë deputetët socialistë që futen në Kuvend, Ceno Klosi më i votuari, siguron mandat edhe Zegjine Çaushi! PD ligjvënës vetëm nga lista e mbyllur
Në Qarkun e Fierit, Partia Socialiste ruan avantazhin bindës duke siguruar 12 mandate, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha arrin të sigurojë vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur, duke mos përfituar asnjë mandat përmes votave preferenciale.
PS fut në Kuvend 5 deputetë nga lista e mbyllur, Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile dhe Ana Nako. Ndërkohë, nga lista e hapur futen 7 deputetë, 5 burra dhe 2 gra. Sipas votave të numëruara deri më tani, në Kuvend futen Ceno Klosi me 15208, Klevis Jahaj me 12293, Asfloral Haxhiu me 11567 vota, Antoneta Dhima me 6460 vota, Elton Korreshi me 5944 vota, Zegjine Çaushi me 3836 vota dhe Dhimitër Kruti 3608 vota. Mes Çaushit po bëhet një luftë e ashpër me kandidaten tjetër Maldrita Bardho me 3529 vota, [pasi në këtë qark do futen vetëm 2 gra nga lista e mbyllur.
Nga ana tjetër, PD-ASHM merr në Fier vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshi, pa arritur të fitojë ndonjë mandat përmes votës preferenciale dhe duke humbur një vend në listën e mbyllur.
Vijon ende numërimi i kutive të qarkut të Fierit si për votat brenda dhe jashtë vendit.
-
VIDEO
Vota preferenciale/ Në Tiranë garë vetëm mes socialistëve, gratë kadidate në ‘luftë’ për 2 mandate, shumë ‘senatore’ jashtë! Nga PD shkëputet Tabaku
Kur duhen numëruat votat e diasporës, gara mes kandidatëve për vota preferenciale ka marrë formë në qarkun e Tiranës. Mes socialistëve beteja duket të jetë përqendruar mes kandidateve gra, që luftojnë për dy vende, ndërkohë që mes kandidatëve burra, lufta mund të jetë vetëm për 1 mandat, pasi 4 të tjerë i kanë konsoliduar pozitat. Në krahun tjetër, drejt mandatit të vetëm të opozitës po shkon Jorida Tabaku
-
VIDEO
Pulë me thërrime, tradita përmetare plot shije nga zonja Albana
Supë me thërrime me pulë fshati
Përbërësit:
- 1 pulë ose zog fshati
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- 3-4 thelpinj hudhër
- 1 lugë gjelle gjalpë
- Lëngu i 1 kokërr limoni
- Kripë, piper i zi
Për thërrimet:
- 6 lugë gjelle miell
- 2 të verdha veze
- Pak kripë
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim thërrimet. Bashkojmë miellin me pak kripë. Rrahim dy të verdha vezësh dhe i shtojmë tek mielli. E përziejmë miellin me duar duke e shkoqur me dy pëllëmbët e duarve, derisa të realizojmë kokërriza të vogla. I vendosim thërrimet në një tavë dhe i lëmë të qendrojnë për 20 minuta. Ndërkohë pastrojmë pulën ose zogun e fshatit dhe e ndajmë në copa. Në një tenxhere, shtojmë vajin e ullirit dhe copat e pulës për t’i skuqur për pak minuta nga të dyja anët. Hedhim pak kripë dhe ujë derisa të mbulohen të gjitha pjesët e pulës dhe i lëmë të zjejnë për 20 minuta. Ndërkohë në një tigan hedhim një lugë gjalpë dhe skuqim thërrimet derisa të zverdhen. I shtojmë më pas në tenxheren ku keni pulën dhe lëngun e saj dhe i vendosim sërish në zjarr për të zjerë bashkë derisa supa të lidhet. Sapo lëngu të jetë mpiksur dhe trashur pak shtojmë hudhrat, lëngun e limonit dhe piperin e zi dhe e heqim nga zjarri.