-
VIDEO
'I çmëndur pas fushatës së PS-së, ikte fshehtas’/Vëllai:Partia e tij fitoi, ai u zhduk si…
Një 73-vjeçar nga qyteti i Burrelit, Sadik Koka, ka humbur çdo kontakt me familjarët e tij që prej datës 25 prill 2025. Ai u largua nga banesa dhe nuk është kthyer më. Sipas familjarëve, Sadiku prej pesë vitesh vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe kohët e fundit kishte ndërprerë marrjen e medikamenteve, gjë që e kishte përkeqësuar gjendjen e tij. Familjarët tregojnë se Sadiku kishte zakon të udhëtonte shpesh drejt Tiranës, pasi shprehej se ndikohej nga fushatat elektorale, por gjithmonë ishte kthyer vetë në shtëpi. Kësaj here ndodhi ndryshe. Më 30 prill, një qytetar nga zona e Paskuqanit e gjeti pranë urës së Paskuqanit telefonin celular të Sadikut buzë lumit dhe iu përgjigj thirrjes së familjarëve. Ky detaj ngjalli frikë dhe shqetësim për më të keqen. Nga informacionet më të fundit, një punonjës policie që shërben pranë godinës së Parlamentit në Tiranë, ka pohuar se e ka parë Sadikun në atë zonë. Megjithatë, që prej asaj dite nuk është gjendur asnjë gjurmë e tij.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 19 Maj 2025 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Kalendula, ilaçi i natyrës për lëkurën dhe shëndetin
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Meze me patëllxhanë dhe Sallatë pranverore.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të muajit Maj, përkatësisht 19-25 maj, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të sjellë ndryshime të rëndësishme për shumë shenja dhe do të ketë mjaft surpriza. Planetët sjellin mundësi të reja në dashuri, vendime të guximshme në punë dhe kthesa të papritura në financa! "Eshtë një javë e mirë, me ngjarje të favorshme dhe nuk na sjell shumë probleme të reja, të cilat edhe pse të pranishme do të dimë t’i zgjidhim. Kjo javë sjell mundësi të shkëlqyera, të cilat mund ta ndryshojnë jetën tonë për mirë! Është një periudhë jashtëzakonisht e favorshme për krijimin dhe fillimin e marrëdhënieve të rëndësishme, qofshin personale apo profesionale. Sigurisht, kjo javë ka dhe ulje-ngritjet e veta, karakterizohet nga nxitimi, ndaj kujdes, mos u nxitoni për të vepruar, matuni përpara çdo hapi që hidhni!", paralajmëron Pulla, duke vijuar me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.
Ajo duket si një lule e zakonshme, por Kalendula ose Kumaku është një thesar natyror që për shekuj me radhë ka shëruar trupin dhe qetësuar shpirtin. Nga plagët e vogla dhe ekzemat, deri te ulçerat, problemet hormonale, qetësimin e sistemit nervor, infeksionet bakteriale dhe inflamacionet e brendshme – kjo bimë medicinale është aleat i fuqishëm në çdo shtëpi. Sot, edhe shkenca moderne po konfirmon atë që mjekësia popullore e ka përdorur gjithmonë, sidomos në kozmetikë: kalendula nuk është thjesht një lule, por një ilaç nga natyra. Për këtë bimë medicinale flasim sot në "Bima dhe Shëndeti" me biofarmacistin Ylli Merja.
-
VIDEO
Mbeti jashtë kuvendit, Ilir Alimehmeti ‘kritika’: Opozita duhet të reflektojë pas humbjes! ‘Maestrot’ e sistemit zgjedhor kanë zbehur rëndësinë e votës
Në një intervistë për Report TV, Alimehmeti foli për humbjen e PD dhe rezultatin e tij në Tiranë. Teksa drejtoi gishtin nga qeveria, Alimehmeti tha se edhe opozita duhet të reflektojë. I pyetur për kërkesën e tij në KQZ për të marrë pamjet filmike, nëse ka dyshime për vjedhje votash, ai tha: “Nga të dyja kahet”
-
VIDEO
Ylli Merja tregon lulen 'çudibërëse' për lëkurën dhe shëndetin tuaj/ Ja ku e gjeni dhe si ta përdorni
Ajo duket si një lule e zakonshme, por Kalendula ose Kumaku është një thesar natyror që për shekuj me radhë ka shëruar trupin dhe qetësuar shpirtin. Nga plagët e vogla dhe ekzemat, deri te ulçerat, problemet hormonale, qetësimin e sistemit nervor, infeksionet bakteriale dhe inflamacionet e brendshme – kjo bimë medicinale është aleat i fuqishëm në çdo shtëpi. Sot, edhe shkenca moderne po konfirmon atë që mjekësia popullore e ka përdorur gjithmonë, sidomos në kozmetikë: kalendula nuk është thjesht një lule, por një ilaç nga natyra. Për këtë bimë medicinale flasim sot në "Bima dhe Shëndeti" në Rreze Dielli, në Report TV me biofarmacistin Ylli Merja.
-
VIDEO
'Surprizat po vijnë’, Ja ç'do ndodhë këtë javë në shenjën tënde/ Horoskopi 19-25 Maj nga Jorgo Pulla
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të muajit Maj, përkatësisht 19-25 maj, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të sjellë ndryshime të rëndësishme për shumë shenja dhe do të ketë mjaft surpriza. Planetët sjellin mundësi të reja në dashuri, vendime të guximshme në punë dhe kthesa të papritura në financa! "Eshtë një javë e mirë, me ngjarje të favorshme dhe nuk na sjell shumë probleme të reja, të cilat edhe pse të pranishme do të dimë t’i zgjidhim. Kjo javë sjell mundësi të shkëlqyera, të cilat mund ta ndryshojnë jetën tonë për mirë! Është një periudhë jashtëzakonisht e favorshme për krijimin dhe fillimin e marrëdhënieve të rëndësishme, qofshin personale apo profesionale. Sigurisht, kjo javë ka dhe ulje-ngritjet e veta, karakterizohet nga nxitimi, ndaj kujdes, mos u nxitoni për të vepruar, matuni përpara çdo hapi që hidhni!", paralajmëron Pulla, duke vijuar me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.
-
VIDEO
Meze me patëllxhanë plot shije që përgatitet për 5 minuta nga zonja Albana
Meze me patëllxhanë
Përbërësit:
- 4 patëllxhanë mesatarë
- 2 filxhanë çaji vaj luledielli
- 4 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 qepë
- 1 karotë
- 6 thelpinj hudhër
- 4 gjethe dafine
- 3 degë borzilok
- 3 degë kopër
- 2 domate
- ½ lugë çaji kripë
- 1 majë luge kanellë
- 1 majë luge sheqer
- ½ filxhan kafe verë e kuqe
- 12 kokrra piper i zi
- 2 lugë gjelle stika pishe
Përgatitja:
Qërojmë patëllxhanët pjesërisht në shirita të gjata. I vendosim në ujë me kripë dhe i lëmë pak minuta. Më pas i thajmë dhe i presim në feta. I skuqim lehtë në vaj të nxehtë, duke i kthyer që të mos zbuten shumë, më pas i vendosim mbi letër kuzhine që të thithin vajin e tepërt. Në një tjetër tigan, skuqim qepën e prerë hollë në vaj ulliri. Shtojmë karotën në kubikë, hudhrën, gjethet e dafinës dhe i përziejmë. Shtojmë borzilokun dhe koprën e grirë, domatet e qëruara dhe të grira, kripën, kanellën dhe sheqerin. Hedhim verën dhe e lëmë derisa të nisë të vlojë. Vendosim patëllxhanët në tiganin me salcë, shtojmë kokrrat e piperit dhe stikat, dhe e lëmë të gatuhet edhe për 7-8 minuta.
-
VIDEO
Sallata më e mirë pranverore nga zonja Albana, e freskët, e lehtë dhe plot vlera
Sallatë pranverore
Përbërësit:
- 1 tufë spinaq ose marule
- 1 qepë e njomë
- 1 kastravec
- 2 domate
- 2 karota
- 5-6 rrepa të kuqe
- 1 tufë kopër ose majdanoz
- 3-4 feta limoni ose lëng limoni
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
- Djathë i bardhë i thërrmuar
- Pak gjalpë me spec të kuq pluhur
Përgatitja:
Lajmë mirë të gjitha perimet dhe i thajmë me kujdes. Presim sallatën marule ose spinaqin, kastravecin, domatet, karotat dhe rrepat në feta ose shirita.Qepën e njomë e presim hollë dhe bashkë me erëzat i shtojmë në sallatë. Shtojmë kripën, piperin, vajin e ullirit dhe lëngun e limonit. Nëse dëshirojmë të pasurojmë shijen shtojmë pak djathë të bardhë të thërrmuar ose një lugë të vogël gjalpë të skuqur me spec të kuq.
-
VIDEO
Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, atje ku prehen të majtë e të djathtë! Amarcord Report Tv
Historia e krijimit dhe e ndërtimit të një prej varrezave më të bukura monumentale në Shqipëri: Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë. Cilat ishin shijet estetike të Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut për këtë çështje, si u bë konkursi, kush u zgjodh dhe si u krijua Monumenti Nënë Shqipëri? Flasin në Amarcord: Artisti dhe skulptori Mumtaz Dhrami, bashkëautor i Monumentit Nënë Shqipëri. Arkitekti dhe Inxhinieri Robert Kote, bashkëkrijues i projektit arkitektonik.
-
VIDEO
Arat me grurë në Libofshë l Veri Jug
Po afrohet stina e korrjes së grurit në ara miq dhe Veri Jug ka ndaluar në fushat e Myzeqesë, saktësisht në fushat me grurë të njësisë administrative Libofshë. Personazh i reportazhit është fermeri Xhorxhi Nako që ngre shqetësimin e bllokimit të grurit vendas nga gruri që vjen nga importi, edhe pse cilësia e grurit të fshatrave të Myzeqesë është me një cilësi më të lartë se gruri I huaj. Ndiqni reportazhin 'Arat me grurë në Libofshë', të dielën, premierë, ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa
-
VIDEO
'Në Librari' vjen me tre tituj të rinj: ‘Shqipëria prej letrave’, ‘Ata që mbijetuan’ dhe ‘Fata Morgana’! 'Melodia e Vargut' ju sjell vargje të Martin Camajt
“Libido” titullohet vëllimi i ri poetik i shkrimtarit Artan Gjyzel Hasani. Autori na tërheq në misteret e pafund të jetës dhe vdekjes, dashurisë dhe mungesës së saj, dinjitetit dhe depersonalizimit të individit dhe shoqërisë
-
VIDEO
AFLATOKSINA! Rreziku i fshehur në ushqim, ja si mund ti dallojmë ato ... l Klinika 24
Gjithashtu në pjesën e dytë diskutojmë për aflatoksinat dhe dëmin e tyre në shëndet
-
VIDEO
Çfarë problematikash shëndetësore ka një popullsi e plakur? Apeli i Dr.Leidon Shapo l Klinika 24
Çfarë do të thotë popullsi e plakur dhe çfarë problematikash shëndetësore sjell, ndiqni specialistin e shëndetit publik në emisionin Klinika 24 këtë të shtunë ..