-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 26 prill 2025
Titujt e gazetave për sot, nga ndizet fushata, Xhelal Mziu dhe nipi rrahin një qytetar te si mund të rriten pensionet e deri tek java e fundit e Superiores me 2 finale!
-
VIDEO
Shqiptari me dy miniera ari në Afrikë dhe perandori i diamantëve me miliona euro fitim! Esence
Historia e jashtëzakonshme e Baki Baliut, perandori shqiptar i diamantëve dhe i dy minierave të arit në Siera Leone, Afrikë. Si ia doli Bakiu të bëhet nga saldator në tregtar ari?
-
VIDEO
Sondazhi i Piepolit, Ben Andoni: Rezultatet afër realitetit, PD problem me përplasjen e kandidatëve në listat e hapura, PS trend në qarkun e Shkodrës për investimet
Analisti Ben Andoni ka komentuar rezultatet e sondazhit të Institutit Piepoli në bashkëpunim me Report Tv. Ai tha se rezultatet e sondazhit janë shumë afër realitetit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 25 Prill 2025 – Receta/ Ankthi dhe Vetmia në moshën e tretë/ ‘Bëje vetë’, Bojë natyrale për thinjat
Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bakllasare role me djathë / Gjellë tigani me qofte mishi në oriz / Kek me portokall.
“Vetmia dhe ndjesia e të qenit të padëshiruar janë varfëria më e tmerrshme”, kjo thënie nga Nënë Tereza thjesht ilustron atë që shumë mjekë shkencëtarë e konfirmuan më vonë: Vetmia të mbyt! Raportet e kohëve të fundit ngrenë shqetësimin se vetmia ka një efekt shkatërrimtar ndaj shëndetit. Në Shqipëri, vetmia është kthyer në një mbyllje të ashpër sociale dhe një varfëri të madhe shpirtërore, sidomos për të moshuarit. Në lidhje me këtë tematikë flasim në studion e “Rreze Dielli”, Ankthi dhe Vetmia në moshën e tretë, Profesori i Psikologjisë së Zhvillimit Ilia Larti do të japë disa këshilla tepër të vlefshme.
Në rubrikën “Bëje vete” në Rreze Dielli si gjithmonë sjellim maska, këshilla të ndryshme praktike tepër natyrale për kujdesin vetjak për lëkurën e fytyrës, trupit dhe flokëve, por gjithashku dhe shumë truke pastrimi me produkte që të gjithë i kemi në shtëpi. Sot Niki me Stelën do të ndalen në thinjat e flokëve, do të na tregojnë sekretin sesi të përgatisim një bojë flokësh natyrale, si të mbulojmë thinjat në flokët e errët pa qenë nevoja për të përdorur produkte me kimikate.
-
VIDEO
S’ke më nevojë për bojë flokësh! Ja si të mbuloni THINJAT
Në rubrikën “Bëje vete” në Rreze Dielli si gjithmonë sjellim maska, këshilla të ndryshme praktike tepër natyrale për kujdesin vetjak për lëkurën e fytyrës, trupit dhe flokëve, por gjithashku dhe shumë truke pastrimi me produkte që të gjithë i kemi në shtëpi. Sot Niki me Stelën do të ndalen në thinjat e flokëve, do të na tregojnë sekretin sesi të përgatisim një bojë flokësh natyrale, si të mbulojmë thinjat në flokët e errët pa qenë nevoja për të përdorur produkte me kimikate.
-
VIDEO
‘Kontrolloni këto shenja të fshehura te prindërit tuaj’, ja ç’tregojnë ato
“Vetmia dhe ndjesia e të qenit të padëshiruar janë varfëria më e tmerrshme”, kjo thënie nga Nënë Tereza thjesht ilustron atë që shumë mjekë shkencëtarë e konfirmuan më vonë: Vetmia të mbyt! Raportet e kohëve të fundit ngrenë shqetësimin se vetmia ka një efekt shkatërrimtar ndaj shëndetit. Në Shqipëri, vetmia është kthyer në një mbyllje të ashpër sociale dhe një varfëri të madhe shpirtërore, sidomos për të moshuarit. Në lidhje me këtë tematikë flasim në studion e “Rreze Dielli”, Ankthi dhe Vetmia në moshën e tretë, Profesori i Psikologjisë së Zhvillimit Ilia Larti do të japë disa këshilla tepër të vlefshme.
-
VIDEO
Gjellë tigani me qofte mishi në oriz nga zonja Albana
Gjellë tigani me qofte mishi në oriz
Përbërësit:
- 2 qepë
- 1 karrotë
- 1 gjethe dafine
- 1 lgj salcë speci ose domate
- 300 gr mish i grirë
- 200 gr oriz kokërr gjatë
- 1 qepë
- 1 vezë
- Kripë, piper
- Erëza sipas dëshirës
Përgatitja:
Fillimisht orizin e lëmë në ujë të nxehtë. Në një tas vendosim mishin e grirë, qepën e grirë në rende, vezën dhe erëzat. Krijojmë qoftet, të cilat duhet të jenë të ngjeshura si brumë dhe i kalojmë në orizin që e kemi kulluar nga uji i nxehtë. Në një tigan me yndyrë kaurdisim një qepë të grirë në gjysmë hëne derisa të marrë pak ngjyrë, më pas shtojmë karrotën e grirë në rende, salcën dhe erëzat me dafinën. Hedhim pak ujë dhe më pas vendosim qoftet që të gatuhen. Rregullojmë shijen me bimë aromatike dhe erëza sipas dëshirës.
-
VIDEO
Bakllasare role me djathë nga zonja Albana
Bakllasare role me djathë
Përbërësit:
- 1 pako petë të gatshme
- 2 vezë
- 1 gotë kos
- 1 gotë qumësht
- 100 ml vaj ose gjalpë i shkrirë
- 200-300 gr djathë i bardhë (ose i përzier me pak spinaq)
- Kripë sipas shijes
Përgatitja:
Në një tas përziejmë djathin e bardhë me një vezë dhe pak kripë (nëse djathi nuk është i kripur). Marrim një petë, e lyejmë me pak vaj, vendosim pak nga mbushja përgjatë njërës anë dhe e rrotullojmë në formë roleje të vogël. Përsëritim këtë me të gjitha petët dhe i vendosim mini-roletë në një tepsi të lyer me vaj ose me letër pjekjeje. Rrahim vezën tjetër me kosin, qumështin dhe pak vaj (ose gjalpë të shkrirë). E hedhim përzierjen mbi roletë duke i lënë të zbuten për 10 minuta. I vendosim në pjekje në furrë të parangrohur në 180-200°C për 30-40 minuta, derisa të marrin një ngjyrë të bukur.
-
VIDEO
Kek super i shpejtë në 2 minuta / Kek me portokall në blender nga zonja Albana
Kek me portokall në blender
Përbërësit:
- 300 gr sheqer
- 270 gr miell
- 100 gr gjalpë
- 1 portokall
- 3 vezë
- 2 lk bustinë pluhur pjekës
- 120 ml ujë
- 1 lk vanilje
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit e kekut i kalojmë në blender dhe masën e brumit e shtrojmë në një tavë me letër pjekje në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 50 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 25 prill 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Rama thotë se 71 mandate i kemi të garantuara te Jozefina Topalli shpall armiq përjetë Bashën e Alibeajn e deri tek mall pa zot!
-
VIDEO
Sondazhi/ Shkodra nuk i beson më Berishës, kush e fiton? Rama ‘ruan’ Tiranën. Ja si ndahen mandatet
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Më 11 maj, PS merr 18-19 mandate në qarkun e Tiranës, Berisha me koalicionin e tij rrezikon humbjen e 4 mandateve, nga 17 në 13-14. Lapaj dhe Shehaj sigurojnë deputetë në Tiranë. Tom Doshi ngel pa deputet në Tiranë. ‘Luftë’ në Shkodër. PD rrezikon të humbasë 2 mandate. PS shënon rritje (3-5 mandate), ‘kërcënohet’ pozita e Tom Doshit, Lapaj ‘kërkon’ të marrë deri në 2 mandate në Shkodër.
-
VIDEO
Spahiu: Nëse partitë e reja do fitojnë 4 mandate në Tiranë, PD s’merr asnjë deputet nga lista hapur.
Partia Demokratike sipas sondazheve të deritanishme të Piepoli dhe Report Tv dhe që duken realiste sipas juristit Kreshnik Spahiu, rrezikon të mos marrë asnjë mandat në listën e hapur më 11 maj.
Ai shpjegoi se shifrat tregojnë se PS nuk lëviz nga shifra e saj e zgjedhjeve të fundit me 19 mandate, teksa mund të tentojë më tej.
Duke llogaritur mandatet sipas përqindjeve të sondazhit për partitë e vogla, llogaritet që PD në Tiranë të qëndrojë te shifra e 12 deputetëve, aq sa kanë edhe në listën e mbyllur.