-
VIDEO
Lobimi 6 milionë dollarë i PD në SHBA, Andi Mustafaj: I ligjshëm, për forcimin e lidhjeve ndërkombëtare! Edhe para SPAK kishte prokurorë që luftonin krimin
Zëdhënësi i fushatës së PD, Andi Mustafaj në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv ka komentuar kontratën e lobimit të PD në SHBA. Ai tha se kjo kontratë është bërë në mënyrë të ligjshme, në përputhje me ligjet amerikane që rregullojnë lobimin institucional.
-
VIDEO
Eljan Tanini: Ju tregoj Bakiun, perandorin shqiptar të arit dhe diamantëve në Afrikë! Saldatori që u bë tregtar.
Të premten që lamë pas pata të ftuar në Esencë Bakiun e Artë. Bakiu ka ngritur perandorinë shqiptare të arit dhe diamantëve në Sierra Leone. Për këtë arsye po ju paraqes një reflektim timin, ashtu siç kam nisur të bëj për çdo personazh apo gjendje televizive të atyre që unë intervistoj ose takoj në Esencë ose në Amarcord.
-
VIDEO
Djali i Trump dhe Grenell përgënjeshtrojnë PD pas lajmit se anuloi takimin me Ramën: E kuptoj që jeni disa ditë larg zgjedhjeve, por është një gënjeshtër totale! Të korrigjohet menjëherë ose të hiqet!
Djali i Donald Trump ka përgënjeshtruar Partinë Demokratike. Postimin në rrjete sociale të Richard Grenell, ku ai i drejtohet Alfred Lelës për të hequr lajmin e cilësuar si të rremë, e ka ripostuar edhe vetë djali i presidentit Trump.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 28 Prill 2025 – Receta/ Horoskopi i muajit Maj/ Ënjtja e këmbëve, trajtimi natyral
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Thjerrëza me oriz dhe domate / Sallatë me angjinare të konservuara.
Në “Rreze Dielli” astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Maj për 12 shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla do të jetë një muaj dinamik mjaft vendimtar, mban çelësat e së ardhmes, efektet e të cilit do të ndjehen dhe në muajt në vijim. “Muaji i fundit i pranverës përkon me Afërditën që hyn në Dash, ku emocionet bëhen të zjarrta dhe intensive. Dashuria nxiton të gjejë veten në përqafimin që i ka zgjuar interesin. Në të njëjtën kohë, Marsi vazhdon rrugën e tij tek Luani, duke ushqyer veprimin me dinamizëm, krenari dhe besim në aftësitë që fshehim brenda vetes”, thekson Pulla duke nënvizuar se ngjarja më e rëndësishme astrologjike e kësaj periudhe është lëvizja e Saturnit në Dash më 25 maj, pas 30 viteve. Ky planet është kufizues dhe shmang rrezikun, ndjek rrugën e njohur, shpreh vlerat tradicionale dhe kërkon stabilitet, përkundrazi Dashi merr rreziqe, është i guximshëm, ambicioz, merr drejtimin në kërkimin e të rejave dhe harton shtigje kur të tjerët lëkunden. “Duhet mjeshtëri, guxim dhe logjikë e veçantë për të shfrytëzuar ndikimin e këtij pozicioni të ri të Saturnit, në jetën tuaj!” - paralajmëron Pulla duke vijuar më tej me parashikimin e detajuar për çdo shenjë të zodiakut.
Ënjtja e këmbëve është një problematikë që haset shpesh në përditshmëri. Më së shumti shfaqet si pasojë e grumbullimit të ujit në këmbë, kryesisht në shputa dhe nga gjuri e poshtë. Ënjtjet e këmbëve në situata të caktuara mund të jenë plotësisht normale pa pasur nevojë për shqetësim. Pas qëndrimit të gjatë në këmbë ose ulur është normale të shfaqen ënjtjet e këmbëve, apo në shtatzani e mbipeshë. Gjithashtu ënjtja e këmbëve mund të vijë dhe si një efekt anësor i ilaçeve. Por ka mjaft raste kur shkaktarët janë me të vërtetë të rrezikshëm, nga problematika me veshkat, zemrën, etj... Në lidhje me këtë tematikë – ënjtja e këmbëve, shkaktarët dhe sëmundjet që fshihen, flasim në studion e "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili na tregon dhe trajtimet më të mira natyrale.
-
VIDEO
‘Muaji MAJ, mban çelësat e së ardhmes’, Jorgo Pulla paralajmëron një muaj URAGAN për shenjat...
Në studion e “Rreze Dielli” astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Maj për 12 shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla do të jetë një muaj dinamik mjaft vendimtar, mban çelësat e së ardhmes, efektet e të cilit do të ndjehen dhe në muajt në vijim. “Muaji i fundit i pranverës përkon me Afërditën që hyn në Dash, ku emocionet bëhen të zjarrta dhe intensive. Dashuria nxiton të gjejë veten në përqafimin që i ka zgjuar interesin. Në të njëjtën kohë, Marsi vazhdon rrugën e tij tek Luani, duke ushqyer veprimin me dinamizëm, krenari dhe besim në aftësitë që fshehim brenda vetes”, thekson Pulla duke nënvizuar se ngjarja më e rëndësishme astrologjike e kësaj periudhe është lëvizja e Saturnit në Dash më 25 maj, pas 30 viteve. Ky planet është kufizues dhe shmang rrezikun, ndjek rrugën e njohur, shpreh vlerat tradicionale dhe kërkon stabilitet, përkundrazi Dashi merr rreziqe, është i guximshëm, ambicioz, merr drejtimin në kërkimin e të rejave dhe harton shtigje kur të tjerët lëkunden. “Duhet mjeshtëri, guxim dhe logjikë e veçantë për të shfrytëzuar ndikimin e këtij pozicioni të ri të Saturnit, në jetën tuaj!” - paralajmëron Pulla duke vijuar më tej me parashikimin e detajuar për çdo shenjë të zodiakut.
-
VIDEO
Thjerrëza me oriz dhe domate, gatim plot shije nga zonja Albana
Thjerrëza me oriz dhe domate
Përbërësit:
- 1 filxhan çaji thjerrëza
- 1/2 filxhan çaji oriz
- 2-3 domate ose 1/2 filxhan salcë domateje
- 1 qepë e vogël
- 2 thelpinj hudhër
- 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë çaji koncentrat domateje (opsionale)
- 1 gjethe dafine
- 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
- 1 majë luge rigon ose trumzë
- Kripë dhe piper i zi sipas shijes
- Ujë ose lëng perimesh për zierje
- Pak majdanoz ose kopër të freskët
Përgatitja:
Në një tenxhere ziejmë thjerrëzat në ujë të bollshëm për 15-20 minuta derisa të zbuten, por jo të shpërbëhen. I kullojmë dhe i lëmë mënjanë. Në një tenxhere tjetër, ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën derisa të zbuten. Shtojmë domatet e grira (ose salcën), koncentratin e domates, gjethen e dafinës, dhe i lëmë të ziejnë për 5 minuta sa të shperthejnë aromat. Më pas shtojmë orizin dhe e përziejmë mirë në salcë për 1-2 minuta. Shtojmë thjerrëzat e ziera, hedhim ujë të ngrohtë ose lëng perimesh (rreth 2-3 herë me volumin e orizit) dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ulët. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe erëza të tjera sipas dëshirës. E lëmë gatimin në zjarr të ulët derisa orizi të jetë zbutur dhe të jetë thithur pjesa më e madhe e lëngut.
-
VIDEO
Sallatë me angjinare të konservuara nga zonja Albana
Sallatë me angjinare të konservuara
Përbërësit:
- 1 kavanoz angjinare të konservuara
- 10-12 domate qershi / 2 domate mesatare
- 1/2 kastravec
- 1/4 qepë e kuqe
- 1/2 filxhan ullinj
- 1 dorë rukola /sallatë jeshile
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë uthull balsamike ose uthull vere
- 1 lugë çaji mustardë (opsionale)
- Lëngu i 1/2 limoni
- Kripë dhe piper i zi
- Pak rigon ose borzilok të thatë
- Pak djathë i thërrmuar
Përgatitja:
Kullojmë angjinaret nga lëngu i konservimit dhe i presim në copa të mëdha ose i lëmë të plota nëse janë të vogla. Në një tas të madh, hedhim angjinaret, domatet, kastravecin, qepën dhe ullinjtë. Shtojmë edhe gjethet e rukolës ose sallatës nëse i përdorim. Në një tas të vogël përziejmë vajin e ullirit me uthullën, lëngun e limonit, mustardën, kripën, piperin dhe pak rigon. Hedhim salcën sipër sallatës dhe e përziejmë lehtë që të mos dëmtohen angjinaret. Sipër shtojmë djathë të bardhë të thërrmuar ose parmixhano për një shije më të pasur dhe e shërbejmë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e henë 28 prill 2025
Titujt e gazetave për sot, nga SPAK nis hetimin për kontratën lobuese 6 mln dollarë të PD në SHBA te heqja e njollës e deri tek Partizani në Europë.
-
VIDEO
Misteri i Kishës së Mbretëreshës Geraldinë! Amarcord, Report Tv
Është vendi më i bukur në Tiranë mes së shkuarës dhe të tashmes! Oaz paqeje jo vetëm i fshehur nga rastësia! Përse u ndërtua, si i shpëtoi regjimit monist shqptar, si u restaurua në ditët tona dhe përse njihet si Kapela apo Kishëza e Mbretereshës Geraldinë në Pallatin Mbretëror Shqiptar?
-
VIDEO
Bujqit e Grabianit
Grabiani, një fshat në Myzeqe, ku dikur ishte një moçal ose kënetë dhe sot janë me mijra hektarë tokë arë, është destinacioni i fundit i emisionit Veri Jug. Takim me fermeren e vogël Roza Mane, që ka mbjellë në arat e saj bathë dhe grurë, me rendiment zero në bimën e bathës dhe grurë nën kosto, për shkak të kërcënimit nga çmimi i ulët i grurit që vjern nga importi. Ndiqni reportazhin “Bujqit e Grabianit”, të djelën, premierë, ora 13.30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa
-
VIDEO
Kujdes me variçet,mund të rrezikoni trompozë! Trajtimi me rezultat në Spitalin 'Hygeia' l Klinika 24
Cilat janë problemet shëndetësore që vijnë nga variçet e pa trajtuara? Sa të rrezikshme për jetën janë trompozat venoze dhe çfarë këshillon Kirurgu kardiovaskular Dr. Bledar Hodo nga Spitali Hygiea i ftuar këtë të shtunë në studion e emisionit të shëndetit Klinika 24!
-
VIDEO
Shenjat e para të sëmundjes së gjëndrave tiroide! Zbuloni si mund të trajtohen l Klinika 24
Ndiqni mjeken endikrinologe në 'Klinika 24' për shqetësimet qe sjell funksioni i ulët i gjendrës tiroide