• VIDEO

    Spahiu: 90% e elektoratit s’e kuptojnë që vota për dikë në listën e hapur nuk prodhon deputetin që do! Asnjë nga dy forcat e mëdha s’e bën dot qeverinë

    Partitë e reja po bëhen të pabesueshme me zgjedhjen e tyre për të mos qenë pjesë e qeverisjes së ardhshme dhe duke luftuar mes tyre, sesa për të rrëzuar qeverinë.

  • VIDEO

    Dyshime se 14-vjeçari u dhunua nga efektivët, Drejtoresha e Komitetit të Helsinkit për Report Tv: Raporti i epikrizës tregoi se shenja në fytyrë iu shkaktua nga goditja me grusht

    Një 14-vjeçar dyshohet se është dhunuar nga efektivë të policisë së shtetit, të cilët e kanë shoqëruar në komisariat. Erinda Skëndaj, drejtoresha e Komitetit të Helsinkit tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se për rastin e të miturit u njoftuan nga prindërit e tij përmes një emaili.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 24 Prill 2025 – Receta/ Rebelja e letërsisë shqiptare, ç’fshihet pas Mimoza Ahmetit

      Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bujurdi, Meze e ngrohtë me domate, speca dhe djathë / Patëllxhanë të pjekur me niseshte, erëza dhe susam / Llokume -Turkish delight.

      Në studion e “Rreze Dielli”, Mimoza Ahmeti flet si rrallëherë për jetën e saj - nga fëmijëria, pasionet dhe rebelimet, te poezia që e bëri një zë të veçantë në letërsinë shqiptare. Një rrëfim i ndjerë, i thellë dhe i vërtetë, që nuk duhet humbur. Mimoza Ahmeti na fton të zbulojmë jetën e saj përtej miteve dhe paragjykimeve. Mes kujtimeve, sfidave personale dhe reflektimeve të thella mbi artin dhe jetën, kjo intervistë është një portret i sinqertë i një figure që ka lënë gjurmë në letërsinë dhe shoqërinë shqiptare. Një dokument i gjallë për të gjithë ata që duan të kuptojnë më shumë për shpirtin pas poezisë! Mimoza Ahmeti, artistja shumë dimensionale në një rrëfim për veten, të bukurën dhe jetën plot ngjyra…Nuk munguan dhe videomesazhet surprizë nga artistja Inida Gjata Zhaku si dhe nga poetja Rita Petro, e cila i dërgon një mesazh koleges, mikeshës dhe bashkudhëtares në udhën e letërsisë. Një urë dashamirësie mes dy zërash të fuqishëm të poezisë shqipe, që dëshmon sa thellë mund të lidhen gratë e penës, përtej fjalëve.

    • VIDEO

      Mimoza Ahmeti siç nuk e keni parë kurrë më parë / E Vërteta që Pak e Thonë…

      Në studion e “Rreze Dielli”, Mimoza Ahmeti flet si rrallëherë për jetën e saj - nga fëmijëria, pasionet dhe rebelimet, te poezia që e bëri një zë të veçantë në letërsinë shqiptare. Një rrëfim i ndjerë, i thellë dhe i vërtetë, që nuk duhet humbur. Mimoza Ahmeti na fton të zbulojmë jetën e saj përtej miteve dhe paragjykimeve. Mes kujtimeve, sfidave personale dhe reflektimeve të thella mbi artin dhe jetën, kjo intervistë është një portret i sinqertë i një figure që ka lënë gjurmë në letërsinë dhe shoqërinë shqiptare. Një dokument i gjallë për të gjithë ata që duan të kuptojnë më shumë për shpirtin pas poezisë! Mimoza Ahmeti, artistja shumë dimensionale në një rrëfim për veten, të bukurën dhe jetën plot ngjyra…Nuk munguan dhe videomesazhet surprizë nga artistja Inida Gjata Zhaku si dhe nga poetja Rita Petro, e cila i dërgon një mesazh koleges, mikeshës dhe bashkudhëtares në udhën e letërsisë. Një urë dashamirësie mes dy zërash të fuqishëm të poezisë shqipe, që dëshmon sa thellë mund të lidhen gratë e penës, përtej fjalëve.

    • VIDEO

      Bujurdi, Meze e ngrohtë me domate, speca dhe djathë nga zonja Albana

      Bujurdi, Meze e ngrohtë me domate, speca dhe djathë

      Përbërësit:

      • 200 gr djathë i bardhë
      • 2 domate të pjekura
      • 1 spec jeshil ose i kuq
      • 1 spec djegës
      • 2 lugë vaj ulliri
      • Qepë
      • Ullinj
      • Pak rigon i thatë
      • Piper i zi
      • Pak majdanoz i freskët (opsionale)

      Përgatitja:

      Në një tavë të vogël qeramike shtrojmë domatet e prera në feta ose kubikë. Sipër shtojmë specat e prera në shirita, qepë në rrathë dhe ullinj. Thërrmojmë djathin sipër në copa ose e lëmë në feta të mëdha. Hedhim piper të zi dhe rigon sipër dhe në fund bëjmë një spërkatje me vaj ulliri. E vendosim në pjekje për 15-20 minuta, derisa djathi të zbutet dhe të fillojë të shkrihet, ndërsa perimet të jenë karamelizuar pak. Këtë recetë mund ta përgatisim në forma nga më të ndryshmet.

    • VIDEO

      Llokume (Turkish delight) nga zonja Albana / Ja sa lehtë i përgatisni

      Llokume (Turkish delight)

      Përbërësit:

      • 500 gr sheqer
      • 250 ml ujë
      • 100 gr niseshte misri
      • 1 lugë çaji lëng limoni
      • 1 lugë çaji ujë trëndafili ose vanilje
      • Ngjyrues natyral (opsionale)
      • Arra të qëruara, bajame ose fistëk
      • Për pudrosje: përzierje e sheqerit pluhur me niseshte

      Përgatitja:

      Në një tenxhere përziejmë sheqerin me gjysmën e ujit dhe lëngun e limonit. E lëmë të ziejë ngadalë për rreth 10 minuta, derisa të trashet si shurup. Ndërkohë përziejmë niseshten me pjesën tjetër të ujit në një tas të veçantë, duke e rrahur mirë që të mos krijohen kokrriza. Shtojmë përzierjen me niseshte te shurupi ngadalë, duke e trazuar vazhdimisht. Ulim zjarrin në mesatar dhe e përziejmë për 40-50 minuta, derisa masa të trashet shumë dhe të bëhet elastike e xhelatinoze. Në fund shtojmë ujin e trëndafilit ose esencën që dëshirojmë si dhe ngjyruesin dhe arrat nëse i përdorim. Shtrijmë masën në një tavë të lyer me niseshte në trashësi rreth 2 cm. E lëmë të ftohet për disa orë ose gjatë natës dhe më pas e presim llokumin në kuba dhe i kalojmë në përzierje sheqer pluhur dhe niseshte që të mos ngjiten.

    • VIDEO

      Patëllxhanë të pjekur me niseshte, erëza dhe susam nga zonja Albana

      Patëllxhanë të pjekur me niseshte, erëza dhe susam

      Përbërësit:

      • 2 patëllxhanë mesatarë
      • 2-3 lugë niseshte
      • 2 lugë vaj ulliri
      • 1 lugë gjelle fara susami
      • 1/2 lugë çaji kripë
      • 1/2 lugë çaji piper i zi
      • 1/2 lugë çaji spec i kuq i ëmbël
      • 1/2 lugë çaji hudhër pluhur
      • Pak rigon ose trumzë të thatë

      Përgatitja:

      Lajmë dhe presim patëllxhanët në shirita të hollë, rreth 1 cm trashësi. Mund t’i lëmë me pak kripë për 15 minuta që të lëshojnë lëngun e hidhur, pastaj i shpëlajmë, i thajmë mirë dhe i vendosim në një tas të madh, ku shtojmë niseshtenë. I përziejimë mirë që të mbulohen të gjithë shiritat, shtojmë erëzat, kripën, piperin, hudhrën dhe paprikën. Në fund shtojmë vajin dhe farat e susamit. Shtrijmë shiritat në një tepsi të shtruar me letër pjekjeje dhe i vendosim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 25-30 minuta. Patëllxhanët i shërbejmë me një salcë me bazë kos ose tahini me limon e hudhër.

    • VIDEO

      Partitë e reja SFIDË Ramës e Berishës, Hasa: Do ju habisim! Spahia:Duam grup parlamentar | Repolitix

       

      A do e ndryshojnë situatën politike partitë e reja, për të mundur mitin e binomit PS-PD? Emisioni “Repolitix” në Report Tv, analizoi situatën zgjedhore, projeksionin për 11 majin dhe nëse partitë e reja do përfaqësohen në Parlament apo do diktojnë qeverinë e ardhshme

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 24 prill 2025

       

      Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

    • VIDEO

      Sondazhi i Piepolit: Rama fiton 1 mandat më shumë në Tiranë, Berisha humb deri në 4

      Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Më 11 maj, PS merr 18-19 mandate në qarkun e Tiranës, Berisha me koalicionin e tij rrezikon humbjen e 4 mandateve, nga 17 në 13-14. Lapaj dhe Shehaj sigurojnë deputetë në Tiranë. Tom Doshi ngel pa deputet në Tiranë. ‘Luftë’ në Shkodër. PD rrezikon të humbasë 2 mandate. PS shënon rritje (3-5 mandate), ‘kërcënohet’ pozita e Tom Doshit, Lapaj ‘kërkon’ të marrë deri në 2 mandate në Shkodër.

      • VIDEO

        Partitë e reja/ Spahia: Me Berishën u përçamë për Kodin, Rama s’i fiton zgjedhjet! Meçe: Binomi politik nuk çahet, sondazhet e tregojnë! Hasa: PS-PD bënë pazar, ne do jemi surpriza!

        A do e ndryshojnë situatën politike partitë e reja, për të mundur mitin e binomit PS-PD? Emisioni “Repolitix” në Report Tv, analizoi situatën zgjedhore, projeksionin për 11 majin dhe nëse partitë e reja do përfaqësohen në Parlament apo do diktojnë qeverinë e ardhshme

      • VIDEO

        Spahia: SPAK duhet mbështetur, edhe pse ka gabime! Meçe: Të godasë majtas e djathtas, jo vetëm në një krah! Hasa: Mbështetje pa ekuivok! Çaça: Rama e Berisha s’e duan

        Reforma në Drejtësi dhe SPAK ishin një nga temat e diskutimit të fortë në panelin e "Repolitix" mbrëmjen e sotme, në Report Tv, me të ftuarit Arben Meçe, analist, Ekrem Spahia, përfaqësues dhe kandidat i Djathtas për Zhvillim, Endri Hasa, drejtues i Koalicionit Euroatlantik dhe kandidat për deputet dhe avokati përparim Çaça

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv