Zonja Albana solli tre receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bacar me lakra dhe suxhuk / Pure patatesh me vezë dhe pana / Pandispanjë e sherbetosur.
A ke menduar ndonjëherë se pas sapunit, shampos, detergjentëve larës, kozmetikës, ambalazhit të ushqimit, shisheve, tasave plastike, apo dhe çarçafëve të pastër fshihen substanca kimike që mund të dëmtojnë shëndetin tënd? Në këtë bisedë në studion e "Rreze Dielli" me Profesorin e biokimisë Artan Trebicka zbulojmë të vërtetën e hidhur për kimikatet e padukshme që përdorim çdo ditë pa e kuptuar. Nga detergjentët e zakonshëm, kozmetika e përditshme, plastika e ushqimeve, deri te tekstilet që na rrethojnë – sa të sigurt jemi në të vërtetë? Si të lexojmë etiketat e produkteve që blejmë, si të mbrosh veten dhe familjen nga rreziqet e fshehura që pak kush tregon!
A të janë bërë ndonjëherë peshqirët të fortë, pa aromë ose me njolla që nuk hiqen? Në “Bëje vetë” në Rreze Dielli, Niki me Evën do të zbulojnë sekretet për t’i mbajtur peshqirët gjithmonë të butë, të pastër dhe super të freskët, ashtu si në hotel. Mësojmë truket më të thjeshta dhe efektive për kujdesin e duhur ndaj peshqirëve që do t’i bëjnë të duken si të rinj, dhe mbi të gjitha pa përdorur produkte të shtrenjta. Eva tregon dhe gabimet që shumica bëjnë kur lajnë peshqirët, si të shmangim erën e pakëndshme dhe çfarë duhet apo nuk duhet përdorur për t’i zbutur. Ndiqni këto hapa të thjeshtë dhe thuaju lamtumirë peshqirëve të ashpër dhe pa jetë!
Sigurisht, ju mund t'i pastroni këllëfët e jastëkëve një herë në javë ose më shumë, por çfarë metode ndiqni për pastrimin në thellësi tek jastëkët tuaj? Me kalimin e kohës, ato mund të zverdhen dhe të njollosen. Dhe kur kjo të ndodhë, për fat ka një mënyrë për t'i rikthyer në gjendjen e tyre të pastër dhe të bardhë. Sot në "Bëje vetë” me Eva Ikonomin, tregojmë një zgjidhje dhe teknikë të mrekullueshme për zbardhjen e rrobave që funksionon si me magji në jastëkët e zymtë. Është një temë e përditshme që na ndodh të gjithëve, thënë shkurt: djersijmë kur flemë. E gjithë ajo djersë, papastërti, grim i vjetër dhe gjithçka tjetër që mund të imagjinoni, thithen nga këllëfët tanë të jastëkëve. Ndaj, nuk është çudi që ato bëhen kaq të verdha dhe të zymta. Prandaj kanë nevojë të pastrohen jo vetëm për zbardhje, por edhe për dezifektim. Metoda që ju sugjerojmë është tepër e thjeshtë dhe kërkon vetëm disa produkte pastrimi, shumica e të cilave ndodhen në dollapin tuaj të pastrimit.