• VIDEO

    Zgjedhjet/ Nesër sondazhi i radhës i ‘Piepolit’ në Report Tv! Në ‘skaner’ Tirana dhe Shkodra! Kush do qeverisë në 4 vitet e ardhshme?

    Në skanerin e qytetarëve, Tirana dhe Shkodra! Kë do të zgjedhin votuesit në kryeqytet? A do mundet ta mbajnë demokratët bastionin e PD, Shkodrën?

  • VIDEO

    Lapaj për Report Tv: S’ia japim votat PS-PD për qeverinë pas 11 majit, do e çojmë vendin në zgjedhje të parakohshme! Me çfarë lekësh i bën Rama videot e animuara për mua?

    Drejtuesi i “Nisma Shqipëria Bëhet” prezanton në 'Studio Live' ecurinë e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare dhe programin. Objektivat dhe a do përfshihen në qeverisje nëse fitojnë mandate deputetësh. I përgjigjet kryesocialistit edhe për videot ironizuese të animuara në rrjet

  • VIDEO

    Afera ‘Partizani’/ Idajet Beqiri në Report Tv: Procesi u zvarrit 6 muaj, janë shkelur afatet, me provat që janë në dosje çështja duhet të kalojë për gjykim

    Avokati Idajet Beqiri, tha se dosja 'Partizani' po zvarritet, pasi afati është 1 muaj dhe tashmë kanë kaluar 6. Sipas tij, me provat që janë në dosje çështja duhet të kalojë për gjykim. Beqiri tha se nesër do të vendoset nga gjyqtari i seancës paraprake nëse çështja do të kalojë për gjykim ose jo.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Prill 2025 – Receta/ Tërshëra, vlerat që nuk i njohim

    Të ftuara në këndin e kuzhinës së Rreze Dielli, dy amvisa të nderuara, njëra avokate në profesion dhe tjetra arkitekte e brendshme. Zonja Drita Avdyli solli dy nga recetat më të preferuara në familjen e saj: Byrek me qumësht dhe Speca me gjizë. Ndërsa Anila Hetoja përgatiti një Lakror pa petë me kunguj si dhe dy mëngjese të shpejta me tërshërë. 

    Me ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka, flasim për tërshërën, e cila është bërë shumë popullore kohët e fundit, deri në trend për mëngjeset tona. Po çfarë është realisht kjo drithër dhe pse konsiderohet e shëndetshme? A është e vërtetë që tërshëra ndihmon për të rënë nga pesha, a ndihmon për sistemin nervor dhe për të përmirësuar humorin? Disa thonë se tërshëra shkakton fryrje dhe probleme me stomakun, a është e vërtetë? Ka edhe një tjetër mit, që tërshëra ka gluten dhe nuk mund të konsumohet nga ata me intolerancë ndaj tij, si qëndron e vërteta? Në treg kemi disa lloje tërshëre, cila është diferenca midis tërshërës së plotë, tërshërës së copëtuar dhe asaj të imtë? A është më mirë tërshërë e zier apo e njomur gjatë natës dhe a ka ndonjë dallim në vlera ushqyese? Ka ndonjë grup personash që duhet të shmangin tërshërën ose të kenë kujdes me të? Është tërshëra një ushqim i mirë për fëmijët dhe të moshuarit? Çfarë ndikimi ka ajo te zemra dhe niveli i kolesterolit, a ka studime konkrete për këtë? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti i njohur Altin Joka.

  • VIDEO

    Kushtetuesja i jep të drejtë gazetarit Qyno, avokati Matlija: U vu standard, mbrohet burimi i gazetarit dhe liria e fjalës! Prokurorët e SPAK, sjellje brutale

    Avokati Dorian Matlija thotë për Report Tv se vendimi i Kushtetueses për gazetarin Elton Qyno, vendosi një standard të rëndësishëm.

    • VIDEO

      Dështimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Hoti: Po zvarrisin procesin! Kurti s'duhet ta ushtronte funksionin e tij, se di çfarë bën një deputet në zyrën e kryeministrit

      Ka dështuar për të pestën herë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Shkodran Hoti tha në ‘Sot Live në Shqipëri’, se këtë gjë e sheh si një zvarritje, ndërsa theksoi se nuk dihet sa mund të zgjasë kjo situatë.

    • VIDEO

      Cilat janë arsyet që ju duhet të hani tërshërë?

      Me ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka, flasim për tërshërën, e cila është bërë shumë popullore kohët e fundit, deri në trend për mëngjeset tona. Po çfarë është realisht kjo drithër dhe pse konsiderohet e shëndetshme? A është e vërtetë që tërshëra ndihmon për të rënë nga pesha, a ndihmon për sistemin nervor dhe për të përmirësuar humorin? Disa thonë se tërshëra shkakton fryrje dhe probleme me stomakun, a është e vërtetë? Ka edhe një tjetër mit, që tërshëra ka gluten dhe nuk mund të konsumohet nga ata me intolerancë ndaj tij, si qëndron e vërteta? Në treg kemi disa lloje tërshëre, cila është diferenca midis tërshërës së plotë, tërshërës së copëtuar dhe asaj të imtë? A është më mirë tërshërë e zier apo e njomur gjatë natës dhe a ka ndonjë dallim në vlera ushqyese? Ka ndonjë grup personash që duhet të shmangin tërshërën ose të kenë kujdes me të? Është tërshëra një ushqim i mirë për fëmijët dhe të moshuarit? Çfarë ndikimi ka ajo te zemra dhe niveli i kolesterolit, a ka studime konkrete për këtë? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti i njohur Altin Joka.  

    • VIDEO

      Lakror me kunguj të njomë pa petë, receta e vjetër shkodrane nga Anila Hetoja

      Lakror me kunguj të njomë pa petë

      Përbërësit:

      • 1 kg kunguj të njomë
      • 1 gotë miell
      • 1 gotë oriz
      • 4 vezë
      • 200 ml pana ose ajkë qumështi
      • Erëza të ndryshme
      • Kripë, piper
      • Gjalpë
      • Vaj ulliri

      Përgatitja:

      Fillimisht grijmë kungujt e njomë duke i vendosur në një tavë. Orizin e kemi shpëlarë dhe e kemi lënë për disa minuta në ujë. Hedhim mbi kungujt në tavë pak miell për të përthithur lëngjet, kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës. Shtojmë panën ose ajkën e qumështit gradualisht duke e trazuar si dhe orizin. Vezët i shtojmë sipër duke i hapur mirë mbi të gjithë sipërfaqen dhe në fund vendosim disa copëza gjalpë. E vendosim tavën në furrë të parangrohur derisa të marrë një ngjyrë të artë.  

    • VIDEO

      Byrek me qumësht nga avokatja Drita Avdyli / Ja sa thjesht e përgatit ajo

      Byrek me qumësht

      Përbërësit:

      • 1 pako peta të pjekura
      • 1 litër qumësht
      • 250 gr gjalpë
      • 4 kokrra vezë
      • Pak djathë
      • Kripë sipas shijes

      Përgatitja:

      Fillimisht tresim gjalpin dhe e lëmë të ftohet pak. Rrahim vezët në një enë të madhe, shtojmë gjalpin e tretur, qumështin dhe pak kripë. E trazojmë mirë masën dhe sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak djathë të thërrmuar. Petët e pjekura i hapim dhe i vendosim në tavë pjesë-pjesë duke hedhur me garuzhde nga masa e përgatitur. Në fund pasi kemi shtruar të gjitha petët, e mbulojmë byrekun me qumështin e trazuar me vezë e gjalpë. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius derisa të marrë një ngjyrë të bukur në sipërfaqe.

    • VIDEO

      Speca me gjizë dhe pana, recetë super e shijshme në 5 minuta nga zonja Drita Avdyli

      Speca me gjizë dhe pana

      Përbërësit:

      • 5 speca jeshil
      • 250 gr gjizë
      • 1 gotë qumësht
      • 100 ml pana ose ajkë qumështi
      • 3 lgj vaj ulliri
      • Pak kripë

      Përgatitja:

      Fillimisht vendosim specat të piqen pak minuta në furrë, më pas i vendosim në një qese dhe largojmë lëkurën dhe farat. Në një tigan hedhim pak vaj ulliri, vendosim specat, shtojmë gjizën, e trazojmë pak minuta, më pas shtojmë qumështin dhe sapo të fillojë të bulëzojë shtojmë panën. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza, nëse kemi dëshirë dhe e lëmë gatimin pak minuta në temperaturë të ulët që salca të lidhet.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 23 prill 2025

      Titujt e gazetave për sot, nga Rama etiketoi "autike" opozitën, Berisha i thotë se ai del nudo për vota te Flamur Noka sulmon komentuesit me fjalor rruge e deri tek fat,fatkeqësi apo fatalitet.

    • VIDEO

      PD në fushatë me Gjin Gjonin, Elvis Rrroshin e Arjan Ndoja/ PLAS debati, Xhaferri reagon l Repolitix

       

      Analiza në Report Tv e zgjedhjeve të 11 majit dhe mandatet për Tiranën. Deputeti i ardhshëm i PD, kandidati i listës së mbyllur Besart Xhaferri, shpjegon për 'Repolitix' programin e koalicionit të opozitës, duke defaktorizuar problematikën e përçarjes brenda PD-së dhe fraksionet e krijuara

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv