Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 28 Prill 2025 – Receta/ Horoskopi i muajit Maj/ Ënjtja e këmbëve, trajtimi natyral

28 Prill, 15:34

Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Thjerrëza me oriz dhe domate / Sallatë me angjinare të konservuara.

Në “Rreze Dielli” astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Maj për 12 shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla do të jetë një muaj dinamik mjaft vendimtar, mban çelësat e së ardhmes, efektet e të cilit do të ndjehen dhe në muajt në vijim. “Muaji i fundit i pranverës përkon me Afërditën që hyn në Dash, ku emocionet bëhen të zjarrta dhe intensive. Dashuria nxiton të gjejë veten në përqafimin që i ka zgjuar interesin. Në të njëjtën kohë, Marsi vazhdon rrugën e tij tek Luani, duke ushqyer veprimin me dinamizëm, krenari dhe besim në aftësitë që fshehim brenda vetes”, thekson Pulla duke nënvizuar se ngjarja më e rëndësishme astrologjike e kësaj periudhe është lëvizja e Saturnit në Dash më 25 maj, pas 30 viteve. Ky planet është kufizues dhe shmang rrezikun, ndjek rrugën e njohur, shpreh vlerat tradicionale dhe kërkon stabilitet, përkundrazi Dashi merr rreziqe, është i guximshëm, ambicioz, merr drejtimin në kërkimin e të rejave dhe harton shtigje kur të tjerët lëkunden. “Duhet mjeshtëri, guxim dhe logjikë e veçantë për të shfrytëzuar ndikimin e këtij pozicioni të ri të Saturnit, në jetën tuaj!” - paralajmëron Pulla duke vijuar më tej me parashikimin e detajuar për çdo shenjë të zodiakut.

Ënjtja e këmbëve është një problematikë që haset shpesh në përditshmëri. Më së shumti shfaqet si pasojë e grumbullimit të ujit në këmbë, kryesisht në shputa dhe nga gjuri e poshtë. Ënjtjet e këmbëve në situata të caktuara mund të jenë plotësisht normale pa pasur nevojë për shqetësim. Pas qëndrimit të gjatë në këmbë ose ulur është normale të shfaqen ënjtjet e këmbëve, apo në shtatzani e mbipeshë. Gjithashtu ënjtja e këmbëve mund të vijë dhe si një efekt anësor i ilaçeve. Por ka mjaft raste kur shkaktarët janë me të vërtetë të rrezikshëm, nga problematika me veshkat, zemrën, etj... Në lidhje me këtë tematikë – ënjtja e këmbëve, shkaktarët dhe sëmundjet që fshihen, flasim në studion e "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili na tregon dhe trajtimet më të mira natyrale.