• VIDEO

    Berat, Spitali Nëntokësor në Rast Lufte! Pamje të rralla! Amarcord Report Tv

    Për herë të parë, kamera e Report Tv hyn brenda një fortifikimi të çuditshëm në zemër të Beratit nën Mangalemin e gurtë! Çfarë është kjo strukturë e fortë betoni nën formën e një qyteti nëntokësor? Spital apo diçka tjetër? Kur u ndërtua, si ka shërbyer, si u krijua dhe cila ishte gjendja e saj para viteve 90-të? Flasin: Fation Kora, Banor i Beratit shoqërues Ismet Xhamallati, Ish oficer nga Berati.

  • VIDEO

    VERI-JUG/ Imështa, fshati në zemër të Myzeqesë

    Ju propozojmë të shkojmë në fshatin Imësht në zemër të Myzeqesë. Një fshat ku banorët vendas i mbajnë ekonomitë e familjeve me mbjellje bostani, shalqini, me zarzavate dhe vitet e fundit edhe me blegtori, me shtim lopësh dhe viçash

  • VIDEO

    KUJDES/ Këto janë frutat dhe perimet me më shumë pesticide! Mënyra për t'i pastruar l Klinika 24

    Emisioni mjekësor 'Klinika 24' me një eksperiencë 12 vjecare, vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit.

  • VIDEO

    Konkurenca e shëndetshme në çift! Mjekët zbulojnë 'sekretet' e profesionit l Klinika 24

    Emisioni mjekësor 'Klinika 24' me një eksperiencë 12 vjecare, vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 12 prill 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga  PS nis fushatën me gratë e Rama thotë se më 12 maj Shqipëria gdhihet rozë te PD-ASHM çel fushatën madhështore në Tiranë e deri tek DASH i dhuron SPAK-ut një super kompjuter për zbërthimin e celularëve.

  • VIDEO

    Kush e vodhi Thesarin e Shtetit Shqiptar, si u rrëmbye ndër vite? Esence Report Tv

    Si dhe përse është vjedhur ndër vite thesari i shqiptarëve dhe kush e ka rrëmbyer atë? Si janë pëfshirë për marrjen e arit politikanët shqiptarë? I ftuar në studio për këtë çështje, studiuesi i ekonomisë Enriko Ceko. Esencë, çdo të premte me Eljan Taninin, ora 21:00 në Report Tv.

  • VIDEO

    ‘Gruan e kapa me kushëririn, humba kontrollin’/Burri: Dola nga burgu por vazhdoj ta dua…

    Ishte viti 2014, kur një tragjedi shkatërroi themelet e familjes të Shëlqimit, një 54-vjecari, nga Fushë Kruja, që prej vitesh jetonte me familjen në Itali… humbja e djalit të vetëm, 14-vjeçar ditën që kishte ditëlindjen ishte një fatkeqësi. Ky moment shënoi një tjetër kthesë në jetën e tyre…Pas vdekjes së djalit, një mur ndarës filloi të ngrihej mes tij dhe bashkëshortes. Marrëdhëniet e tyre filluan të ndryshonin, duke u mbushur me xhelozi dhe debate të ashpëra. Ndjenja e humbjes dhe pikëllimit ishte bërë një sfidë për të d

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 Prill 2025 – Receta/ Studimi mbi Gjeneratën Z dhe internetin/Rregullat në tren

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mëngjes i shpejtë me produkte sallamerie /Patate me perime në furrë/ Tavë me pulë dhe oriz në furrë

     

    Në Shqipëri, shpesh flasim për të rinjtë, për ndryshimin e mënyrës se si ata jetojnë, komunikojnë apo konsumojnë informacion, por rrallëherë kemi pasur në dorë të dhëna të sakta për të kuptuar më thellë se çfarë i karakterizon ata, veçanërisht kur bëhet fjalë për Gjeneratën Z. Ky brez, i lindur pas vitit 1997, po rritet në një realitet krejtësisht të ndryshëm nga brezat e mëparshëm — një realitet i dominuar nga teknologjia, rrjetet sociale dhe ndërveprimi dixhital. Prof.dr Ili Yzeiri solli në studio të dhëna interesante për këtë brez, një studim i parë të këtij lloji në Shqipëri, i mbështetur nga AMA, që hedh dritë mbi sjelljet dhe përdorimin e internetit nga Gjenerata Z. Çfarë kërkojnë, si mendojnë dhe si ndërveprojnë të rinjtë shqiptarë në botën online?

    Një nga zhvillimet më të rëndësishme infrastrukturore që pritet të ndikojë ndjeshëm në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në zhvillimin ekonomik të vendit është rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe degëzimi drejt aeroportit të Rinasit. Folëm për rëndësinë e nismës Treni po vjen, për informimin e qytetarëve, nxënësve, udhëtarëve dhe për gjithçka që duhet të dijë publiku për këtë projekt, si edhe per stacionet ekzistuese apo edhe të reja. Linja pritet të jetë funksionale në fund të këtij viti për transportin e pasagjerëve dhe të mallrave, duke hapur një epokë të re për transportin publik në Shqipëri.

  • VIDEO

    Ata nuk shohin TV, nuk besojnë mediat, dhe janë ndryshe nga të gjithë –Gjenerata Z, që jeton online!

    Ata nuk shohin TV, nuk besojnë mediat, dhe janë ndryshe nga të gjithë –Gjenerata Z, që jeton online!

  • VIDEO

    Treni Tiranë - Durrës” ja sa do të kushtojë bileta, ku do jetë stacioni i ri dhe rregullat e udhëtimit

    Një nga zhvillimet më të rëndësishme infrastrukturore që pritet të ndikojë ndjeshëm në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në zhvillimin ekonomik të vendit është rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe degëzimi drejt aeroportit të Rinasit. Folëm për rëndësinë e nismës Treni po vjen, për informimin e qytetarëve, nxënësve, udhëtarëve dhe për gjithçka që duhet të dijë publiku për këtë projekt, si edhe per stacionet ekzistuese apo edhe të reja. Linja pritet të jetë funksionale në fund të këtij viti për transportin e pasagjerëve dhe të mallrave, duke hapur një epokë të re për transportin publik në Shqipëri.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 11 prill 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga PD hap sot fushatën ,surprizat dhe simbolikat në shesh te PS e nis nesër fushatën e Rama tregon ambicien për 77 mandate e deri tek vdekja e Enver Hoxhës, 40 vite pa zot shtëpie.

  • VIDEO

    Sondazhi/ Kush është Kryeministri i ri i 11 Majit? Ja si u rritën partitë e reja l Frontline

    Oferta politike e PS i bind më shumë shqiptarët. Sondazhi i Piepolit me Report Tv, tregon se 49% e votuesve e mbështesin programin socialist, ndërsa shprehen më skeptikë për premtimet e Berishës duke e votuar vetëm 34%. Rama vijon të mbetet lideri më i preferuar dhe merr mandatin e katërt me 50.5% të votave. Një ditë para hapjes së fushatës, Berisha humb elektorat krahasuar me sondazhin e marsit. Bie lehtë dhe Lapaj. Një përqindje e moderuar i japin mbështetje Shehajt, Doshit e Bashës.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv