• VIDEO

    Spahiu: Kjo fushatë elektorale është më e dobëta dhe më e ftohta, sepse dihen rezultati dhe fituesi

    Në lidhje me fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, juristi Kreshnik Spahiu mendon se kjo është më e dobëta dhe më e ftohta ndër vite.

    Sipas tij, edhe parafushatat kanë qenë më të egra sesa kjo që po bëhet për këto zgjedhje. Kjo tregon  se rezultati i zgjedhjeve dihet apo është i dakordësuar.

    “Mendoj se është një gjuhë vëllazërore, ndonjëherë bërtasin se duhet gënjyer mileti. Kjo është fushata më e ftohtë, më e dobët, më e ftohtë që ka ndodhur ndonjëherë. Nuk ka pasur fushatë të tillë e kaq të dobët, pasi jashtë fushatë kanë krijuar tubime edhe më masive se ato brenda fushate. Kjo tregon se pak a shumë e dinë rezultatin e zgjedhjeve, e dinë fituesin dhe nuk lodhen fare për fushatë elektorale, rrinë pas telefonave dhe rrjeteve sociale”, shprehet Spahiu për Report Tv.

  • VIDEO

    Spahiu: Një parlament me 11 parti të reja, do ishte më i mirë se me 2 partitë e vjetra

    uristi Kreshnik Spahiu mendon se stuhia e vërtetë për partitë e reja vjen ditën e nesërme, 11 prill, kur hapet edhe fushata elektorale dhe dy partitë e mëdha shfaqin muskujt e tyre me të gjithë makinerinë elektorale dhe financiare.

    Konflikti i brendshëm që këto parti kanë mes tyre, është një tjetër pikë negative që do reflektohet edhe në vështirësinë e një rezultati pozitiv. Por juristi mendon se do ishte mirë që të 11 partitë e listës në zgjedhje të marrin deputetë në parlament dhe të rritet cilësia, teksa shprehu frikën se niveli i pas 11 majit do jetë edhe më mediokër.

    “Mendoj se nesër është ajo vija e kuqe dhe shumë e rrezikshme ku fillojnë stuhitë për partitë e reja. Sepse do kenë më pak hapësirë televizive dhe mediatike për fushatën. Sapo nis kjo fushatë nis makineria e partive të mëdha, me mitingjet e tyre. Priten mitingje të mëdha të tyre dhe shpesh populli shqiptar sugjestionohet me të fortët. Çështja e besueshmërisë me partitë e reja lidhet me nëse vota jote shkon bosh apo plot. Sikurse edhe ajo e besueshmërisë.

    Ka analizë ndonjëherë të gabuar, ku shumë njerëz mendojnë se e keqja në Shqipëri janë politikanët. Unë nuk mendoj se populli shqiptar ka ndonjë nivel më të lartë sesa këta liderët e rinj psh., por edhe nga liderët e vjetër. Unë mendoj se këta lider përfaqësojnë atë që ne jemi. Ne nuk mund të kërkojmë lider të nivelit zviceran, se s’mund t’i sjellim ata këtu”, thotë ai.

  • VIDEO

    Ironia e Spahiut: Asnjë parti nuk printon programet, sepse 99% e shqiptarëve nuk i lexojnë!

    Asnjë parti nuk i printon më programet, sepse 99% e shqiptarëve nuk i lexojnë ato, pasi kryesisht qytetarët shqiptarë veprojnë si tifozë partish, majtas dhe djathtas.

    Ky është mendimi i juristit Kreshnik Spahiut në lidhje me programet e partive dhe ajo çfarë ofrojnë apo munden partitë e reja, teksa bëri edhe ironi me politikën dhe elektoratin shqiptar, duke treguar edhe një histori.

    “Përsa i përket programeve, do tregoj një histori. Kam një shok që është pronar shtypshkronje. Sa herë që kishte fushatë elektorale, ai bëhej milioner, pas viteve 90-të ishte milioner dhe ndër të pasurit. Më thoshte se dikur sa herë vinte fushata, shtypte programet e partive politike dhe bënte miliona. Tani po falimenton, sepse nuk shtyp më programe. Dikur bëheshin edhe kaushë për fara vitet e para, nuk shkonin dëm. Partitë politike e kanë mësuar mentalitetin e shqiptarëve që mendër jush nuk lexojnë asnjë program. E kanë tifozllik shqiptarët politikën, është kush është kryetar, ndjekim familjen, baballarët, stërgjyshësit, nuk u intereson fare se kush është kryetari. 99% e shqiptarëve nuk i lexojnë programet”, shpjegon juristi për Report Tv.

     

  • VIDEO

    Ekskluzive/ Sondazhi i Piepolit: PS merr mandatin e 4-të me 50.5% të votave, bie Berisha me aleatët, por mbeten forcë e dytë, Lapaj i tretë! Rama lideri më i besuar

    Oferta politike e PS i bind më shumë shqiptarët. Sondazhi i Piepolit me Report Tv, tregon se 49% e votuesve e mbështesin programin socialist, ndërsa shprehen më skeptikë për premtimet e Berishës duke e votuar vetëm 34%. Rama vijon të mbetet lideri më i preferuar dhe merr mandatin e katërt me 50.5% të votave. Një ditë para hapjes së fushatës, Berisha humb elektorat krahasuar me sondazhin e marsit. Bie lehtë dhe Lapaj. Një përqindje e moderuar i japin mbështetje Shehajt, Doshit e Bashës.

    • VIDEO

      Partitë e vogla/ Demalia: Meta nuk del deputet, as Shabani-Lapaj! Shehi, Shehaj e Qori marrin nga një! Nëse Basha merr mandat, do jetë sukses botëror! Petraj: As 2-3 mandate gjithsej

      A do ndikojnë partitë e reja dhe të vogla tek rezultati i zgjedhjeve dhe dy partive të mëdha, PS e PD?

      Kjo ishte një nga pyetjet dhe tematikat e prekura në kuadër të fushatës elektorale, në analizën e bërë në ‘Studio Live’, sot.

      Analisti LIlir Demalia dhe avokati Edmond Petraj, ndanë të njëjtin mendim, se partitë e vogla nuk do arrinin dot ta thyenin dominimin apo të prishnin punë dy forcave të mëdha. Për ta, ato nuk do të arrinin dot 1 deri në 2 deputetë secila, pasi shpërndarja e votës dhe sistemi elektoral nuk i favorizonte.

      Demalia bëri ironi me Bashën, duke u shprehur se nëse fiton mandat deputeti do bëhet edhe sukses botëror, kurse për Ilir Metën deklaroi se nuk do zgjidhet dot deputet për parlamentin e ardhshëm.

    • VIDEO

      Demalia: Saliu ‘non grata’, s’vjen dot në pushtet me Llallën e Gjonin! Rama mbi 70 deputetë! Petraj: Dikur Berisha rrinte me gërshërë në dorë, si rrobaqepës

      ‘Studio Live’ në Report Tv, të ftuarit e moderatorit Arbër Hitaj, analisti Ilir Demalia dhe avokati Edmond Petraj. A rikthehet dot Berisha dhe opozita në pushtet dhe si do funksionojë Task-Forca për krimet elektorale

      • VIDEO

        Petraj: Dosja ‘Partizani’ po zvarritet, mendoj se nesër kalon për gjykim! Demalia: LaCivita nuk ka fuqi as t’i heqë ‘non gratën’ Saliut dhe as ta sjellë në pushtet! Trump e hoqi për abuzim

        Afera e dosjes “Partizani” dhe konsulenti amerikan i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, ishin dy nga pikat e analizuara dhe diskutuara sot në ‘Studio Live’ të Report Tv.

        Avokati Edmond Petraj vuri në dukje zvarritjen e paligjshme të seancës paraprake të Sali berishës me aferën e dosjes “Partizani”, në mënyrë të paprecedentë, teksa bëri edhe një nëntekst ironik me datën e nesërme kur është caktuar seanca për marrje vendimi nëse do kalojë për gjykim, do pushohet apo do kthehet për plotësime. Petraj kujtoi datën 11 prill, si përvjetorin e vdekjes së diktatorit Enver Hoxha.

      • VIDEO

        Hoxha: Reforma në Drejtësi do bëhet me Venecian, PS s’e ka më Sorrosin për të vjedhur votat! Pëllumbi: PD parti e shkatërrimit, rrënim në çdo qeverisje, kryeprokurores i thatë lavire

        Partia Demokratike nuk tërhiqet nga projekti për ta zhbërë reformën në drejtësi nëpërmjet Komisionit të Venecias, pasi reforma e tanishme është e Sorosit dhe politikë e PS-së.

        Kështu shprehet kandidati i PD-së, Lisandër Hoxha, në ‘Studio Live’, teksa paralajmëroi edhe socialistët se nuk do i vjedhin dot më votat, pasi nuk kanë më Xhorxh Sorosit.

      • VIDEO

        Zgjedhjet në Report Tv/ Pëllumbi: PD bën premtime elektorale se e di që nuk fiton, objektivi ynë BE-ja! Hoxha: Do bëjmë përmbysje historike, PS edhe programin na e vodhi

        Zgjedhjet, programi, premtimet dhe objektivat. Të ftuar për debat dhe analizë politike në ‘Studio Live’ sot ishin dy kandidatë për deputetë, Lisandër Hoxha nga PD dhe deputeti aktual i PS, Arben Pëllumbi

      • VIDEO

        Dalin pamjet e shqiptarit të humbur prej 20 vitesh/Shtangen vëllezërit:S’po e njohim dot!

         

        Zhduket pa lënë gjurmë më 28 prill të vitit 2005 nga Patra e Greqis Bardhyl Ruku. 28 vjeçari asokohe, me origjinë nga Berati, jetonte prej vitesh në Patra, si dhe ishte i pajisur me dokumenta të rregullta. Pasditen e 28 prillit, ai ishte kthyer nga puna si zakonisht dhe pasi kishte marë disa para në shtëpi ishte nisur drejtë supermarketit për të marrë disa ushqime për të konsumuar drekën.Sipas vëllait të tij, të cilët jetonin së bashku në një shtëpi, Bardhyli ishte kthyer me vonesë nga supermarketi dhe ishte shumë i mërzitur. Në kohën që Bardhyli ishte nisur për furnizim, ai ishte përfshirë në një debat të ashpër brenda fisit dhe kjo kishte bërë që ai të merrte vendimin për tu larguar menjëherë nga ai vend.Që nga ai moment, numri i celularit të tij rezulton i fikur. E vetmja dëshmi që familjarët kanë është ajo e një shoferi taksije grek i cili dëshmonte se e kishte dërguar Bardhylin deri te stacioni i autobuzit. Edhe pse kanë kaluar 20 vite nga humbja e tij, familjarët dyshojnë se ai mund të gjendet në Selanik, po të shtetit Grek, pasi ai ishte i vetmi vend që Bardhyli njihte mirë.Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv

      • VIDEO

        Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Prill 2025 – Receta/ Përfshirja e psikologes në politikë/ Maska natyrale

        Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Speca të mbushur / Mëlçi tigani me domate / Turshi me pomodor, qepë dhe karrota.

        Edlira Dyrmishaj është një figurë e njohur jo vetëm për përkushtimin në fushën e shëndetit mendor, por edhe për qëndrimet e saj të qarta si grua myslimane me shami. Së fundmi, ajo ka vendosur të përfshihet në jetën politike të vendit, dhe sot flasim me të si për këtë hap të rëndësishëm, ashtu edhe për një temë shumë të ndjeshme që prek shumëkënd: Si të përballojmë emocionalisht një lajm të rëndë për shëndetin tonë apo të një të afërmi. Cili është reagimi i parë emocional dhe si mund ta përballojmë më mirë? Cilat janë mekanizmat e thjeshtë që mund të përdorim për të mos lejuar panikun dhe ankthin të na dominojë? Si mund të ndihmojmë gjithashtu një familjar që sapo ka marrë një lajm të rëndë për shëndetin e tij? Në studion e “Rreze Dielli” japim mesazhe dhe këshilla tepër të vlefshme për këdo.

        Në "Bëje vetë" realizojmë maskën e famshme japoneze për fytyrë rinore si dhe tregojmë 'sekretin' si të zbusni thembrat e këmbëve dhe plasaritjet e tyre me përbërës shtëpie.

      • VIDEO

        Marrëveshja me Italinë për prodhimin e anijeve, Hysa: Do të plotësohen nevojat e forcave detare! Synojmë prodhim edhe për palë të tjera! Baza e Pashalimani? Në optikën e mundësive

        Sipas tij, kjo ndërmarrje e përbashkët do të funksionojë edhe në përputhje me legjislacionin shqiptar, dhe do të plotësojë nevojat e Forcave të Armatosura, por edhe të krijojë mjete të tjera si për shembull për policinë, apo për eksport jashtë vendit.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv