-
VIDEO
Kroçera luksoze ' MV Hamburg' ankorohet për herë të parë në portin e Vlorës! 271 turistë europianë do të vizitojnë Shqipërinë
Plot 271 pasagjerë nga Franca, Belgjika dhe Anglia kanë mbërrritur mëngjesin e kësaj të enjte, në portin e Vlorës me anijen kroçere MV Hamburg
-
VIDEO
Thembra të ashpra dhe të plasaritura? Ja përbërësi ‘magjik’ që ke në shtëpi
A vuani nga këmbët e thata dhe të plasaritura? A është lëkura e këmbëve tuaja e kuqe apo e thatë? Këto janë të gjitha simptomat e zakonshme të thembrave të çara. Për fat të keq, shumica e njerëzve vuajnë nga ky problem. Arsyeja për këtë është sepse, ndryshe nga çdo pjesë tjetër e trupit, lëkura në këmbë nuk ka gjëndra vajore, ndaj ajo duhet të mbahet gjithnjë sa më e hidratuar. Niki me Stelën në “Bëje Vetë” në Rreze Dielli demostrojnë një mënyrë natyrale sesi të tregojmë kujdes për thembrat e ashpra dhe të plasaritura.
-
VIDEO
Ujë dhe oriz, zhdukni rrudhat sikur të ishit 18 vjeç! Lifti natyral i fytyrës me kolagjen
Në “Bëje vetë” në studion e “Rreze Dielli” Niki me Stelën zbulojnë rutinën më të mirë të kujdesit kundër plakjes me një serum orizi që nxit kolagjenin, zbut rrudhat dhe ndriçon lëkurën në mënyrë natyrale. Ky serum natyral, i pasuruar me ujë trëndafili, vitaminë E dhe vaj bajame, shtrëngon lëkurën e rrudhosur dhe barazon njollat e errëta për një shkëlqim rinor. Aplikojeni maskën çdo natë për rezultate të dukshme rrezatuese, e sigurtë për të gjitha moshat dhe llojet e lëkurës, ky ilaç natyral është një alternativë e fuqishme për Botox-in. Transformoni lëkurën tuaj me këtë sekret bukurie japoneze dhe përqafoni një çehre rrezatuese dhe rinore!
-
VIDEO
Ke marrë një lajm të rëndë? Ja 3 hapat e thjeshtë si ta përballosh emocionalisht
Edlira Dyrmishaj është një figurë e njohur jo vetëm për përkushtimin në fushën e shëndetit mendor, por edhe për qëndrimet e saj të qarta si grua myslimane me shami. Së fundmi, ajo ka vendosur të përfshihet në jetën politike të vendit, dhe sot flasim me të si për këtë hap të rëndësishëm, ashtu edhe për një temë shumë të ndjeshme që prek shumëkënd: Si të përballojmë emocionalisht një lajm të rëndë për shëndetin tonë apo të një të afërmi. Cili është reagimi i parë emocional dhe si mund ta përballojmë më mirë? Cilat janë mekanizmat e thjeshtë që mund të përdorim për të mos lejuar panikun dhe ankthin të na dominojë? Si mund të ndihmojmë gjithashtu një familjar që sapo ka marrë një lajm të rëndë për shëndetin e tij? Në studion e “Rreze Dielli” japim mesazhe dhe këshilla tepër të vlefshme për këdo.
-
VIDEO
Nga psikologe në politikë, rrëfimi i Edlira Dyrmishaj
Edlira Dyrmishaj, një figurë e njohur për kontributin e saj në fushën e shëndetit mendor, e cila së fundmi ka vendosur të përfshihet edhe në jetën politike të vendit. Do të flasim me të jo vetëm për këtë angazhim të ri, por edhe për një temë shumë të ndjeshme: Si të përballojmë emocionalisht një lajm të rëndë për shëndetin. Por së pari flasim me Edlirën në lidhje me angazhimin dhe përfshirjen e saj në politikë.
-
VIDEO
Mëlçi tigani me domate nga zonja Albana
Mëlçi tigani me domate
Përbërësit:
- 500 gr mëlçi
- 5-6 domate të thara / 1 domate e freskët
- 1 qepë mesatare
- 4 thelpinj hudhër
- 2 filxhanë kafeje vaj ulliri
- 200 ml verë e bardhë / 3-4 lugë uthull
- Kripë, piper i zi, piper të kuq
- Pak arrë moskat dhe majdanoz
Përgatitja:
Pastrojmë mëlçinë dhe e presim në feta të holla. E vendosim në një tas dhe e marinojmë me pak kripë, vaj ulliri, piper të zi, arrë moskat dhe verë të bardhë. E lëmë për 2-3 orë. Grijmë imët hudhrën dhe e skuqim së bashku me qepën e grirë duke e trazuar derisa të zbutet. Shtojmë piperin e kuq dhe mëlçitë e marinuara. Vijojmë me kaurdisjen duke shtuar më pas domatet e thara, të cilat i kemi vendosur për pak minuta në ujë për t'u zbutur. Shtojmë ujë në masë të përbërësve, vendosim kapakun dhe i lëmë mëlçitë të gatuhen derisa të mbeten me pak lëng. E provojmë shijen për kripë. Nëse dëshirojmë, i hedhim pak piper djegës dhe majdanoz.të grirë. E largojmë gatimin nga zjarri dhe e lëmë të pushojë për pak minuta me kapak të mbyllur.
-
VIDEO
Speca të mbushur nga zonja Albana
Speca të mbushur
Përbërësit:
- 1 kg speca me tul
- 1 domate
- 1 e 1/2 filxhan çaji oriz
- 3 e 1/2 filxhanë çaji ujë
- 3 filxhanë kafeje vaj
- 250 gr mish i grirë
- 1 qepë e madhe
- 1 lugë supe salcë domate
- 1 tufë majdanoz
- Pak nenexhik
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Specat pasi i kemi larë, u heqim pjesën e bishtit, i pastrojmë nga farat dhe i vendosim në një tavë për t'u pjekur në furrë në temperaturën 250 gradë. Kur shohim, që janë zbutur dhe cipa shkëputet i heqim nga furra, i mbulojmë dhe i lëmë të ftohen. Ndërkohë në një tigan të madh me pak vaj kaurdisim qepën së bashku me mishin e grirë. Shtojmë kripë, piper të zi, salcën e domates, e trazojmë pak minuta dhe më pas hedhim një filxhan ujë të nxehtë. Shtojmë orizin, grijmë majdanozin dhe mendrën, e përziejmë mirë, duke e provuar edhe për shijen. Qërojmë cipat e specave dhe i mbushim me nga dy lugë harxh secilin. Kujdesemi, që speci të mos jetë plot, sepse orizi gjatë pjekjes do të bymehet. I vendosim specat e mbushur në një tavë. Sipas dëshirës në qendër mund të vendosim dhe një domate të mbushur. Çfarë na tepron nga mbushja e hedhim midis specave. Me majën e thikës, specave i bëjmë një të çarë afër majës që uji të depërtojë tek orizi. Përsipër i spërkasim me pak kripë dhe pak vaj ulliri dhe e vendosim tavën për t'u pjekur, në furrë të nxehtë në temperaturë 200 gradë për 30-35 minuta.
-
VIDEO
Turshi me pomodor, qepë dhe karrota nga zonja Albana
Turshi me pomodor, qepë dhe karrota
Përbërësit:
- 800 gr pomodor
- 2 qepë
- 2 karrota
- 1 lgj kripë
- 3-4 kokrra bahar
- 3-4 kaperi
- 1 lgj uthull për çdo kavanoz
- Gjethe dafine
Përgatitja:
Presim qepët në gjysmëhëne dhe i vendosim në kavanoz. Presim në disqe karrotat dhe i vendosim si shtresë e dytë, shtojmë kaperi, gjethe dafine, hudhër dhe më pas një shtresë pomodor që i kemi prerë kryq tek maja. Vendosim sërish qepë dhe karrota. I mbushim me ujë kavanozët dhe hedhim nga një lugë uthull. Mbyllim kapakun dhe i vendosim kavanozët në tenxhere me ujë, ku poshtë kemi vendosur një pecetë. I lëmë 1 orë të vlojnë dhe më pas i lëmë në errësirë të kthyera mbrapsht.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 10 prill 2025
Titujt e gazetave për sot, nga PD e PS përplasen në Bruksel për zgjedhjet e 11 majit te Basha padit në SPAK kandidatin e Berishës e deri tek sa vota duhen për të dalë deputet!
-
VIDEO
Zbulohet në studio/ Mesazhi i Berishës për Greqinë, prapaskena e sulmit ndaj SHISH l Repolitix
Juristi Kreshnik Spahiu, në emision ‘Repolitix’, në Report Tv teksa komentoi zgjedhjet e 11 majit, u shpreh se OSBE duhet që të denoncoj PD-PS në SPAK pse refuzojnë numërimin elektronik.
-
VIDEO
Befason Prençi: Mos u surprizoni, mund të ketë ARRESTIME para 11 Majit
-
VIDEO
Spahiu: OSCE të denoncojë PD-PS në SPAK pse refuzojnë numërimin elektronik, por duan komisionerë me muskuj
Juristi Kreshnik Spahiu, në emision ‘Repolitix’, në Report Tv teksa komentoi zgjedhjet e 11 majit, u shpreh se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë duhet që të denoncoj PD-PS në SPAK pse refuzojnë numërimin elektronik.