• VIDEO

    Zgjedhjet 11 majit/ Ermonela Felaj: Në qarkun Tiranë synojmë 21 mandate, drejtësia ishte e vendosur nën këmbë sot e pavarur! Mërtiri: PS ka përballë një kundërshtarë të dobët

    E ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, deputetja e PS Ermonela Felaj, tha se duke parë edhe në zgjedhjet e kaluara PS ka qene midis 18 dhe 19 mandateve në qarkun e Tiranës.

  • VIDEO

    Studenti 71 vjeçar: Kam vite që nuk pi ujë, si u shërova me dietën frutariane- Një nga ne

    Ylli Gramatiku është studenti më i vjetër në Shqipëri. Dëshira për të qenë i shëndetshëm e shtyu të lexojë, të hulmtojë, madje të kthehet në fakultet në moshën 69 vjeçare. Prej vitesh ndjek dietën frutariane e cila e ka shëruar nga sëmundjet. Ndiqni rrëfimin e tij në emisionin "Një nga ne"

  • VIDEO

    Dosja ‘Partizani’/ Beqiri: Zvarritje antiligjore nga GJKKO! Erjon Bani po bën politikën e Sali Berishës, kujton se do e ndihmojë për zgjedhjet me vota

    Gjykata e Posaçme është përfshirë në politikë nga drejtuesi i saj aktual, gjyqtari Erjon Bani, i cili po përpiqet të ndihmojë Sali Berishën në këto zgjedhje duke zvarritur pafund seancën paraprake të dosjes “Partizani”, duke thyer çdo ligj dhe limit. Kështu u shpreh sot avokati Idajet Beqiri për Report Tv, duke hedhur akuza të forta ndaj Gjykatës, me qëllime deri edhe kriminale e politike. Madje ngre dyshime të forta edhe për lidhje agjenturore nga disa prej magjistratëve që gjithashtu i shërbejnë kreut të PD-së dhe familjes sëtij. “Gjykata e Erjon Banit po vazhdon të bëjë politikë. Një çëshje që nuk duhet ta kalonte muajin sipas ligjit, ajo po kalon si një gjyq themeli, 9 muaj, edhe pse është seancë paraprake. Për 9 muaj nuk po mbaron dot as gjyqtari i seancës paraprake, gjë që do të thotë se po bëhet politikë me dosjen. Drejtohet GJKKO nga Argita Berisha, që mesa duket është drejtuesja e vërtetë e gjykatës, që edhe pse morën një gjysmë goditjeje nga vetingu, vazhdojnë e s’i ndahen dot as agjenturës së grekëve dhe as serbëve, as krimeve dhe korrupsionit”, thotë avokati.

  • VIDEO

    Zgjedhjet/ Beqiri: Berisha do të blejë vota me ‘sheikun’ Gjin Gjoni e Arjan Ndojën! Valteri: Opozita ‘gjellë qensh’, çorbë e prishur dhe aleancë kllounësh! Në Tiranë synojmë 21 mandate!

    'Studio Live' në Report Tv/ Zgjedhjet e 11 majit, Drejtësia, partitë e reja dhe projeksionet për votimin ishin tema kryesore e diskutimit sot, me të ftuarit ish-deputetin Halit Valteri, që kandidon për PS në Tiranë në listën e hapur dhe avokatin Idajet Beqiri 

  • VIDEO

    ‘Pas dy viteve i zhdukur, djali na telefonoi në mesnatë’/Nëna: Mbahet pëng në Zvicër për…

     

    Emrah Lico është 23-vjeçari i cili rezulton i zhdukur për familjen e tij që prej vitit 2023 ndërsa kontaktin e fundit e ka patur nga Zvicra.I riu ka emigruar drejt Zvicrës konkretisht në Gjeneva që prej vitit 2020 ku jetonte me një shok, por familjarët kurrë nuk mundën ta mësojnë identitetin e këtij të fundit. Kontaktet me familjen i kishte të rregullta, ndërsa kohët e fundit Emrah ishte shprehur se ndihej i mërzitur pasi ishte i papunë. Ishte muaji mars kur për herë të fundit 23 vjeçari i shkruajti të motrës me telefonin e një shokut të tij ndërsa i pohoi se do ta telefononte vetë pas disa ditësh pasi për momentin nuk kishte telefon. Pas këtij mesazhi familja Lico nga Berati nuk mësoi më asgjë në lidhje me fatin e të riut. Fatkeqësisht telefoni i të motrës, Kleas është prishur dhe numrin me të cilin Emrah ka shkruar herën e fundit ajo nuk e ruan më. Pas pak kohësh familjarët kanë bërë denoncim edhe në policinë e Berat, por pa rezultat derimë tani.Të shqetësuar familjarët janë në kërkim të të riut, fati i të cilit ka mbetur mister që prej momentit me të cilin kanë shkëputur çdolloj kontakti.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 9 Prill 2025 – Receta/ ‘Mjeshtro biznesin’ / Gratë frymojnë vlera

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me makarona / Çomlek me mish / Revani e pjekur me niseshte.

    Dijet, vendimet dhe veprimet e duhura janë ato që bëjnë të mundur rritjen e biznesit tuaj, pavarësisht sfidave! Event-trajnimi “Mjeshtëro Biznesin” nga Vasil Naçi, synon t’ju pajisë me njohuri, mjete, sisteme, praktika dhe strategji për rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë të biznesit tuaj. “Mjeshtëro Biznesin” është një program i ideuar për sipërmarrësit, drejtuesit si edhe për këdo që dashuron botën e biznesit. “Mjeshtëro Biznesin” çoje biznesin tënd drejt niveleve më të larta! Për të folur në lidhje me këtë event, më i madhi për sipërmarrësit, i cili do të mbahet në datat 11-13 prill, diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me sipërmarrësin Eglent Bici.

    Lëvizja vullnetare në qytetin e Shkodrës 'Gratë Frymojnë Vlera' ka promovuar 88 gra të nderuara për kontributin e tyre. Drejtuesja e lëvizjes bashkë me gra të tjera flasin për këtë lëvizje të mrekullueshme, si dhe për rolin e grave në biznes dhe shoqëri. Si shihet ndikimi i këtij eventi në gratë dhe vajzat e reja që dëshirojnë të ndjekin një karrierë të suksesshme? Çfarë mund të ndihmojë kjo lloj njohjeje për gratë në të ardhmen? Ky event ka sjellë jo vetëm një pasqyrë të historive të suksesshme, por gjithashtu ka krijuar një atmosferë shumë pozitive dhe frymëzuese. Flasim në një bisedë të këndshme në “Rreze Dielli” me tre zonja shkodrane Farida Zmijani Ramadani, Anila Hetoja dhe Rozi Sterkaj.

  • VIDEO

    Në prag të nisjes së fushatës elektorale, Report Tv dhe ‘Piepoli’ sjellin nesër në 21:00 sondazhin e radhës: Kujt do t’i besojnë shqiptarët më 11 maj?

    Në vigjilje të çeljes zyrtare të fushatës elektorale, vjen sondazhi nga instituti prestigjioz italian Piepoli në “Frontline”.

    Kë duan shqiptarët kryeministër për 4 vitet e ardhshme?

    Si ripozicionohen partitë e reja?

  • VIDEO

    Ulja e temperaturave shkakton probleme me të mbjellat në Divjakë, dëmtohen mbi 400 hektarë patate

    Një muaj vonesë do të thotë 30 deri 40 lekë më pak për kilogram të shitur. Fermerët gjithsesi me metoda tradicionale që sot po punojnë për të rikuperuar sadopak dëmet, duke ujitur bimët, duke hedhur plehëra, spërkatje gjethore, pra, shpenzime shtesë veç investimeve të deritanishme.

  • VIDEO

    U refuzua nga LDK për bisedime mbi formimin e qeverisë, analisti për Report Tv: Kurti sjellje arrogante gjatë dhe pas fushatës

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, njoftoi një ditë më parë se nuk e pranoi ftesën e udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim konsultativ, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje për koalicion qeverisës

    • VIDEO

      3 gra shkodrane rrëfejnë sekretin që i bëri bashkë për ‘heroinat e heshtura’

      Lëvizja vullnetare në qytetin e Shkodrës 'Gratë Frymojnë Vlera' ka promovuar 88 gra të nderuara për kontributin e tyre. Drejtuesja e lëvizjes bashkë me gra të tjera flasin për këtë lëvizje të mrekullueshme, si dhe për rolin e grave në biznes dhe shoqëri. Si shihet ndikimi i këtij eventi në gratë dhe vajzat e reja që dëshirojnë të ndjekin një karrierë të suksesshme? Çfarë mund të ndihmojë kjo lloj njohjeje për gratë në të ardhmen? Ky event ka sjellë jo vetëm një pasqyrë të historive të suksesshme, por gjithashtu ka krijuar një atmosferë shumë pozitive dhe frymëzuese. Flasim në një bisedë të këndshme në “Rreze Dielli” me tre zonja shkodrane Farida Zmijani Ramadani, Anila Hetoja dhe Rozi Sterkaj.

    • VIDEO

      Si të fuqizojmë biznesin? Trajnimi 3 -ditor që i duhet çdo sipërmarrësi | Mjeshtëro biznesin!

      Dijet, vendimet dhe veprimet e duhura janë ato që bëjnë të mundur rritjen e biznesit tuaj, pavarësisht sfidave! Event-trajnimi “Mjeshtëro Biznesin” nga Vasil Naçi, synon t’ju pajisë me njohuri, mjete, sisteme, praktika dhe strategji për rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë të biznesit tuaj. “Mjeshtëro Biznesin” është një program i ideuar për sipërmarrësit, drejtuesit si edhe për këdo që dashuron botën e biznesit. “Mjeshtëro Biznesin” çoje biznesin tënd drejt niveleve më të larta! Për të folur në lidhje me këtë event, më i madhi për sipërmarrësit, i cili do të mbahet në datat 11-13 prill, diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me sipërmarrësin Eglent Bici.

    • VIDEO

      Çomlek me mish nga zonja Albana

      Çomlek me mish

      Përbërësit:

      • 800 gr mish viçi ose lepuri
      • 1 kg qepë të vogla
      • 2 lugë salcë domate
      • 1 lugë kafeje sheqer
      • 1 kokë hudhër
      • 5 lugë supe vaj ulliri
      • 1 lugë supe gjalpë
      • 100 ml verë e kuqe ose 3-4 lugë uthull
      • 1 lugë kafeje kripë
      • 3 gjethe dafine
      • Domate të thata
      • Kaperi (opsionale)
      • Rigon, piper sipas shijes

      Përgatitja:

      Në një tenxhere vendosim thelat e mishit (lepuri ose viçi) dhe i kaurdisim në vaj e gjalpë, duke shtuar edhe kripën. Pasi mishi ka marrë ngjyrë, shtojmë pak qepë të grirë imët dhe e trazojmë sa të tretet. Hedhim salcën e domates, domatet e thata, pak sheqer dhe vijojmë me kaurdisjen së bashku me mishin. Shtojmë qepët e vogla të paprera dhe pa i përzierë, shtojmë verën ose uthullën, rigonin, piperin e zi, gjethet e dafinës dhe thelpinjtë e hudhrave. Hedhim ujë në masë të përbërësve, vendosim kapakun dhe e lëmë gatimin të ziejë në zjarr të ngadaltë, derisa të mbetet me dy gisht lëng.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv