• VIDEO

    Revani e pjekur me niseshte nga zonja Albana

    Revani e pjekur me niseshte

    Përbërësit:

    • 3 gota niseshte
    • 6 gota ujë
    • 1 gotë sheqer
    • 150 ml vaj ulliri
    • 1 gotë lajthi
    • Kanellë

    Përgatitja:

    Në zjarr mesatar vendosim një tenxhere, hedhim sheqerin me pak ujë sa të laget dhe e lëmë të karamelizohet, por jo shumë që mos na digjet. Në momentin që sheqeri merr ngjyrën e duhur, shtojmë një pjesë të ujit ku kemi tretur niseshtenë. Shtojmë lajthitë e grira, gjysmën e vajit dhe pak kanellë. E përziejmë shpejt e shpejt pa u ndalur derisa masa të trashet e të shkëputet nga tenxherja. Ulim zjarrin, hedhim pjesën e mbetur të vajit dhe e përziejmë përsëri derisa brumi ta thithë të gjithë vajin. E shtrojmë në tavë, nivelojmë sipërfaqen dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 250 gradë për 35-40 minuta.

  • VIDEO

    Byrek me makarona nga zonja Albana

    Byrek me makarona

    Përbërësit:

    • 1 pako makarona
    • 1 pako peta
    • 5 kokrra vezë
    • 500 ml qumësht
    • 200 gr djathë
    • Kripë
    • Vaj

    Përgatitja:

    Ziejmë makaronat, më pas i shpëlajmë në ujë të ftohtë dhe i kullojmë. Në një enë rrahim vezët, shtojmë qumështin, vajin dhe djathin. I përziejmë mirë dhe e shtojmë masën tek makaronat. Në një tavë shtrojmë gjysmën e petëve, hedhim makaronat duke i hapur mirë. E mbulojmë me pjesën tjetër të petëve duke i spërkatur me pak yndyrë. Në fund rrahim një të verdhë veze me pak qumësht dhe lyejmë sipërfaqen e byrekut. E vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 220 gradë Celsius për 40 minuta.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 8 prill 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga PS hap fushatën në shesh për "Shqipërinë 2030" ndërsa PD me sloganin "Eja drejt fitores" te Berisha dhe Tom Doshi bëhen bashkë në Shkodër e deri tek e vërteta e anulimit të një darke në Strasburg.

  • VIDEO

    Rusia do LUFTË me Europën, ja pse BE e NATO kanë pikë strategjike portin e Durrësit l Repolitix

    Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë në orën 21:00 në ekranin e Report Tv Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare.

  • VIDEO

    Zgjedhjet/ Ministri Gonxhja në ‘Repolitix’: Duam më shumë se 20 mandate në Tiranë, në avantazh edhe në diasporë! Programi i PD? Premtim prej Nastradini, buxheti i shtetit nuk është arka e dhëndrit

    Për të folur për zgjedhjet e 11 majit mbrëmjen e sotme në emision 'Repolitix' ishte ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Ai tha se PS nuk ka një tavanë për mandatet, por po punpohet që të marrin sa më shumë vota. Ministri u ndal edhe tek pensionet ku tha se PD la një skemë malinje pensionesh. 

    • VIDEO

      Blendi Gonxhja zbulon sa MANDATE merr PS në Tiranë: Berisha si Nastradini l Repolitix

       

      Për të folur për zgjedhjet e 11 majit mbrëmjen e sotme në emision 'Repolitix' ishte ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Ai tha se PS nuk ka një tavanë për mandatet, por po punpohet që të marrin sa më shumë vota. Ministri u ndal edhe tek pensionet ku tha se PD la një skemë malinje pensionesh.

    • VIDEO

      Pensionet, Gonxhe në Report Tv: Berisha na la një skemë malinje të pensioneve

      Nuk dua ta paraqes këtë si një premtim prej Nastradini, por më duhet të ndalem te Saliu. Sepse, së pari, nuk e kuptoj se si i ka bërë llogaritë. Trbaku është bërë lanet, Basha nuk është më, Bardhi po ashtu është jashtë loje – dhe nuk e di se mbi çfarë bazash i ka bërë Saliu llogaritë për çështjen e pensioneve.

      Uroj që të mos jetë llogaria e Mulit. Nëse i rikthehemi bisedës sonë, ka një problem të madh kur Saliu thotë diçka.

      Ai na e la pensionin mesatar në 86 euro në vitin 2013, dhe na e la tregun e punës në pikën më të deformuar ndonjëherë, për shkak të një skeme malinje të pensioneve."

    • VIDEO

      ‘Zgjedhjet e 11 Majit’/ Gonxhja për Report Tv: Është sfida e jetës time! Dua të nderoj besimin e Ramës dhe PS-së

      Ministri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës, njëkohësisht dhe drejtues politik i Njësisë 6, Blendi Gonxhja ka folur për Report Tv, në emisionin Repolitix për zgjedhjet e 11 Majit.

      Ai thotë se është sfida e jetës së tij, kandidimi në këto zgjedhje dhe se do të nderojë besimin e dhënë, siç shprehet ai, nga Edi Rama, ish-profesori i dikurshëm i tij.

      "Unë do doja ta përkufizoja karrierën time, që s'ka qenë një karrierë partiake apo e programuar, e një politikani që ka objektiva. Ky pozicion dhe vokacioni im që nga lëvizja studentore apo nga greva studentore, apo nga oponenca ndaj PD-së në atë periudhë ka qenë e lidhur me standardet e mia.
      Sot jam në PS dhe është privilegj të jem në listën e Tiranës, por edhe që jam ministër dhe e bën më të rëndë barrën, apo për historikun që më lidh me Kryeministrin, ish-profesorin tim. Që të nderoj besimin e tij dhe të PS-së. Për mua është më shumë peshë dhe më shumë barrë. Pra, po thoni më shumë përgjegjësi dhe nuk e marr si një favor. Është sfida më e bukur e jetës time."-tha Gonxhja. 

    • VIDEO

      Kandidatë për kryetar bashkie për Tiranën? Gonxhja: Nuk është pjesë e natyrës sime që të kem plane personale

       pyetur nëse do të propozohej si kandidatë për kryetar për bashkinë Tiranë, do të ishte i gatshëm që të pranonte, Gonxhja tha se nuk është pjesë e natyrës së tij që të bëjë plane personale. 

      ‘Unë dua të jem shumë i kujdesshëm për këtë sfidë që kemi para që është 11 maji, unë dua të jem i matur dhe përfaqësoj një person më një bagazh të vetën që lidhet me qytetin dhe me të shkuarën time dhe dua të tregojë një pjekuri të lartë në këtë mision.

      Unë se gjej me vend këtë temë tani, jemi këtu për zgjedhjet e 11 majit. Jam thirrur për të kontribuar në fusha të caktuara kam hapur edhe krahun kur ka qenë e rëndësishme për kauzën dhe koston që mund të kishte politikisht institucioni dhe grupimi që unë përfaqësoja, nuk ë është pjesë e natyrës sime që të kem plane personale në avancë për veten time’, tha ai.

    • VIDEO

      Gonxhja për Report TV: Kombinati do deputetin e vet, është gjë tjetër sa votohem në qark! Fushata ime është të kërkojë njëherë ndjesë, pastaj të jap premtime

      Qasja ndaj komunitetit me përulje dhe me një ndjesë për ato që nuk kanë shkuar si duhet gjatë qeverisjes, janë ‘A’ e fushatës elektorale sipas Blendi Gonxhes, drejtuesit politik të Njësisë 6 në Tiranë për Partinë Socialiste dhe njëkohësisht ministri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës.

      Gonxhja në Report TV, RePolitix theksoi se ai dëshiron fillimisht të identifikohet me Kombinatin, si një kërkesë e banorëve për të qenë deputet i tyre dhe është gjë tjetër sipas tij nëse merr vota të tjera në qarkun e Tiranës.

    • VIDEO

      'Përplasje' mes kandidatëve socialistë në listë të hapur? Gonxhja në Report Tv: Gjithçka po vazhdon në normalitet

      I ftuar në ‘Repolitix’ me Denis Mingën, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja,  i cili kandidon për deputet në listë të hapur në Tiranë, foli edhe për konkurrecën mes socialistëve që janë pjesë e listës së hapur.

      Për Gonxhen, kandidatët e PS që janë në listë të hapur po bëjnë një fushatë me shumë maturi, me qëllimin e vetëm maksimalizimin e votës pa i prishur punë asnjë bashkëudhëtari në garë.

      "Unë mendoj se deri tani jemi në një situatë normaliteti pune, në komunikim me elektoratin dhe në raport me njësitë administrative. Një numër i madh kandidatësh, madje edhe brenda të njëjtave njësi, e bën këtë një garë komplekse. Kjo konkurrencë, nëse arrihet të menaxhohet me zgjuarsi dhe maturi, do të ishte një sukses i plotë.

      Unë personalisht nuk kam probleme të tilla në njësitë ku jam drejtues politik. Është normale që të gjithë të lëvizin nëpër qark, pasi janë zgjedhje për qarkun, me kusht që të mos dëmtojnë organizatën. Nuk duhet të shkatërrojmë punën, të turbullojmë apo të ndërhyjmë në funksionimin e organizatave ekzistuese. Ka një numër të madh njerëzish që janë ende të paidentifikuar nga partia në disa zona."

      "Kemi gjithashtu një pjesë shumë të madhe të njerëzve që janë të lëkundur, të pavendosur, që i përkasin partive të tjera, ose janë në atë që quhet “zona gri” – i kemi në lagje, i kemi aty dhe duhet të fokusohemi për të punuar me ta."

      "Të 37 nuk mund të fitojmë. Jemi të rritur, jemi të pjekur."

      "Unë duhet të jem ndër të parët në atë listë që duhet të tregojnë takt maksimal dhe të punojnë fort. Sepse vij me një avantazh nga posti që mbaj, në një qytet. Duhet të vij me korrektesë përballë atyre që nuk kanë njohjet e mia. Nuk kam asnjë arsye të ankohem për asnjë element të kësaj përzgjedhjeje."

    • VIDEO

      ‘Repolitix’, intervista me ministrin Blendi Gonxhja, kandidat i PS për Tiranën

      Pas pak në ‘Repolitix’, cila është sfida e Blendi Gonxhes më 11 maj për Tiranën

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv