-
VIDEO
Jemi në përgjim? Kujdes nga ky SMS! Ja çfarë duhet të dini
Kasapi ka thënë se pajisja e DPI-së duhet të ketë sipas tij një kuadër ligjor për ta përdorur. Ajo pajisje sipas Kasapit përdoret në vende me demokraci të cunguar, sipas gazetarit si Kina, Irani dhe të tjerë.
-
VIDEO
Luftë brenda PS për vota? Pandeli Majko thyen heshtjen l Frontline
Deputeti i PS Pandeli Majko në një lidhje live nga Kavaja tha se e vetmja forcë që mund të çojë Shqipërinë në BE është PS. Sipas tij, opozita është përçarë dhe ende nuk është gati që të marr drejtimin e vendit.
-
VIDEO
‘Rreziku i pajisjes DPI’/ Kasapi për Report TV: Sa herë kemi zgjedhje na dalin të dhënat personale! Kina e përdor për të parë çfarë faqesh kërkojnë njerëzit
Kasapi ka thënë se pajisja e DPI-së duhet të ketë sipas tij një kuadër ligjor për ta përdorur. Ajo pajisje sipas Kasapit përdoret në vende me demokraci të cunguar, sipas gazetarit si Kina, Irani dhe të tjerë.
-
VIDEO
‘La burrin nga dhuna, i dashuri e shfrytëzoi në rrugë/Nëna:Pa flokë e të sëmurë e gjetëm…
Një gjyshe që kërkon kujdestarin e nipit, 10 vjec, kjo është historia që do të vij e rrëfyer pasditen e sotme në studion e Pa Gjurme. Lindita Lamaj, 55 vjec nga qyteti i Fierit ka dy vite pa e parë nipin e saj, djalin e vajzës… Kjo histori e ka zanafillën në vitin 2015, kur Ermira, vajza e Linditës aso kohe vetëm 20 vjec martohet në Berat dhe sjellë në jetë një foshnje.Marrëdhënia e ciftit nuk ishte e mirë, bashkëshorti e dhunonte Ermirën dhe kur djali ishte vetëm 16 muajsh, 20 vjecarja largohet nga shtëpia pa lajmëruar askënd. 1 vit më pas ajo telefonon mamanë, Linditën duke i thënë se ishte larguar për të punuar… E vërteta qëndronte se Ermira kishte rënë pre e trafikimit, në pamundësi për të komunikuar me familjarët dhe në një gjendje jo të mirë psikologjike. 8 vite keqtrajtime në shtete të ndryshme të Europës… 8 Vite pa parë djalin … Ishte qershor 2024 kur policia zviceriane gjen Ermirën në gjendje kome, e mbuluar me gjak, flokët e prera zero dhe e droguar, në një situatë kritike për jetën. 29 vjecarja arrin të kthehet në Shqipëri me ndihmën e një zonje të panjohur për të dhe familjen. Sot ajo ndodhet në spitalin psikiatrik të Vlorës, në pamundësi për tu kujdesur për veten dhe djalin e saj… Nga ana tjetër 55-vjecarja pretendon se ish bashkëshorti i vajzës nuk është në gjendje të kujdeset për nipin, prandaj fëmija nuk duhet të rri me të… Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
-
VIDEO
Frikë nga vaksina MMR, mjekja për Report TV: Një fëmijë me fruth mund të infektojë deri në 95% të tjerë! Prindërit e refuzojnë për shkak të miteve që besojnë
Shpërthimet e fruthit në disa vende të Europës kanë ngritur alarmin për autoritetet shëndetësore, ndërsa raste janë regjistruar edhe në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik deri më tani ka konfirmuar 12 raste të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje infektive në periudhën janar-mars
-
VIDEO
Sekretet e kafesë: Disa truke dhe mënyra për të përgatitur shijen dhe përfitimet ideale nga kafeja
Ekspresi është një art i vërtetë kur bëhet fjalë për përgatitjen e një kafeje cilësore. Por çfarë duhet të kemi parasysh për të bërë një ekspres perfekt dhe si ndikon zgjedhja e kokrrave në shijen e kafesë? Menaxheri i përgjithdhëm i shitjeve të kafesë MOKADOR , Adrian Çullhaj, shpjegon se çfarë e bën Mokador të veçantë krahasuar me markat e tjera të kafesë në tregun shqiptar. Çfarë e bën një ekspres të mirë dhe cilat janë gabimet më të shpeshta që njerëzit bëjnë kur e përgatisin? Llojet kryesore të kafesë Mokador dhe karakteristikat e tyre. Si ndikon origjina dhe mënyra e përpunimit të kokrrave në shijen përfundimtare të kafesë? Gjatë bisedës u treguan disa truke për përdorimin e ekspresit dhe sesi adhuruesit e kafesë në shtëpi, të bëjnë një kafe të shijshme si në një bar. Mokador është një markë e njohur italiane e kafesë, që ka fituar një reputacion të fortë për cilësinë dhe pasionin e saj në botën e kafesë. Ajo u themelua në vitin 1967 dhe është e njohur për produktet e saj të kafesë me një shije të veçantë dhe të pasur. Kompania ka origjinën në Itali, një vend që ka një traditë të thellë dhe të pasionuar për prodhimin e kafesë.
-
VIDEO
Kunguj me salcë të bardhë, shije fantastike nga zonja Albana
Kunguj me salcë të bardhë
Përbërësit:
- 3 kunguj të njomë
- 600 ml kos
- 3 vezë
- 3 lgj miell
- 3 lgj vaj
- 1 lgj gjalpë
- Arrë moskat
- Pak kripë
Përgatitja:
Presim kungujt në disqe, i skuqim dhe i kriposim më vonë. Rrahim vezët me kosin dhe miellin. Vendosim kungujt në krem, i lëmë pak në zjarr, më pas rregullojmë shijen dhe i shërbejmë me bukë të thekur.
-
VIDEO
Çervish-Pulë me qull nga zonja Albana
Çervish - Pulë me qull
Përbërësit:
- 4-5 racione mish pule
- 1 litër lëng pule
- 2 lugë supe miell
- 2-3 lugë supe gjalpë
- 3 thelpinj hudhër
- 1 lugë kafeje kripë
- Pak piper i zi
- Lëngu i 1 limoni
Përgatitja:
Ziejmë mishin e pulës në zjarr të ngadaltë me pak gjalpë dhe pak kripë. Më pas në një tigan kaurdisim miellin me një lugë gjalpë, derisa mielli të marrë ngjyrë të bukur të pjekur. E largojmë nga zjarri dhe e lëmë që të ftohet. Nga tenxherja largojmë racionet e mishit të pulës dhe lëmë rreth një litër lëng mishi. Shtypim hudhrat, grijmë piperin dhe e vendosim tenxheren në zjarr. Tek mielli shtojmë pak lëng mishi, e përziejmë mirë dhe e hedhim të gjithë masën në tenxhere. E lëmë të marrë valë, duke e trazuar vazhdimisht derisa të ajkoset. Hedhim lëngun e limonit dhe thelat e mishit, e provojmë për kripën dhe e largojmë nga zjarri. Sipër i shtojmë pak gjalpë të skuqur dhe e servirim të ngrohtë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 8 prill 2025
Titujt e gazetave për sot, nga letër Lalit te kuzhinieri me 10 mln euro pasuri e deri tek pula me salmonelë "ha" drejtorin e AKU Tiranë.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Pullazi: PS e organizuar, PD merret me hallet e Berishës! Kopliku: Bandat janë bërë pjesë e fushatës elektorale! Kthupi: Aleati i opozitës duhet të ishte SPAK
I ftuar në emision '5 pyetjet nga Babaramo' kandidati i PS Florian Pullazi tha se PS në këto zgjedhje është me e organizuar se Partia Demokratike. Sipas tij, PD është parti që Berisha e përdor për të zgjidhur problemet e veta. Teksa u ndal tek reforma në drejtësia, Pullazi tha se drejtësia është nismë e PS dhe është duke funksionuar.
-
VIDEO
Spahiu: 27 parti të reja janë krijuar nga viti 1992 nga përçarjet e Partisë Demokratike
Juristi Kreshnik Spahiu, në emision ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, u ndal edhe tek përçarja e Partisë Demokratike.
Spahiu tha se janë 27 partitë të reja që janë krijuar që nga viti 1992 si pasojë e përçarjes së Partisë Demokratike.
‘Në 2005 kishim në mazhorancë të përçarë sepse socialistët kishin ndarë partinë në atë të Fatos Nanos dhe LSI të Ilir Metës, Meta ndahej nga PS dhe ishte partia demokratike që kishte grumbulluar spektrin kritik dhe Berisha në 2005 ishte lideri i opozitës jo vetëm kryetar i PD. Kishim një opozitë të bashkuar dhe një mazhorancë të përçarë dhe përçarja e PS çoi në rotacion. Sot kemi një situatë tjetër nëse në 2005 Berisha mblodhi 50 personalitete dhe ata ishin imazh i ri dhe kritikët si Genc Ruli, Arben Imami, u futën në një ombrell, sot këta 50 veta që ishin elita që e sollën në pushtet PD janë kundërshtar të PD dhe janë eleminuar nga politika. Janë krijuar 27 parti të PD nga viti 1992. Po ky është koncepti i pluralizmit shumë parti, është e ligjshme të jesh kundër PD dhe PS', tha ai.
Teksa u ndal tek partitë e reja, Spahiu tha se kanë bërë gabim historik që nuk u bënë bashkë në këto zgjedhje.
‘Partitë e reja, kanë bërë një gabim historik që ata nuk u bashkuan bashkë, kjo do të jetë në dëmin e tyre dhe në të Shqipërisë. Partitë e reja që janë sot do merrnin 25 deputet dhe do ishin një grup i fuqishëm’, tha ai.
-
VIDEO
Rikthimi i bombardimeve izraelite në Gaza, Bilalli: U nxitën nga Trump! Brenda 60 ditësh SHBA mund të sulmojë Iranin! Laçi: Turqia po ndërton baza ushtarake në Siri
Pas një armëpushimi disa-javor, Izraeli ka nisur sërish bombardimet në Rripin e Gazës me intenstitet të lartë, duke shkaktuar një numër të lartë viktimash çdo ditë.