-
VIDEO
Marrin fund ditët me diell, parashikimi i motit për ditët në vijim, Gjoni për Report Tv: Reshje shiu, por temperatura të larta
Ditët me diell të fillimit të marsit i kanë lënë vendin reshjeve të shiut. Anira Gjoni, tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se në qarqet Shkodër dhe Kukës, reshjet do të jenë me intensitet mesatar, në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë më të dobëta
-
VIDEO
'Kujdes, ruani nga zënkat, ja shenjat që…' Pulla paralajmëron/ Horoskopi 10-16 mars
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e dytë të këtij muaji, 10-16 mars, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë mund të konsiderohet tepër e rëndësishme sa i takon fushës profesionale me fillime të reja në karrierë, ndërsa në fushën sentimentale mund të kosiderohet si java e rilidhjeve shpirtërore. “Kjo javë sjell ndryshime të rëndësishme astrologjike, me ndikime të mëdha dhe me nevojën për rishikim. Këndi Diell-Saturn tek Peshqit dhe eklipsi hënor në Virgjëreshë gjithashtu me Mërkurin në retrogradë tek Dashi do të sjellin pak vonesa dhe ndikime emocionale. Kujdes, në marrjen e vendimeve, sidomos ato serioze në çdo aspekt si dhe Kujdes komunikimin!”, theksoi Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.
-
VIDEO
Byreçka të shpejta me djathë nga zonja Albana
Byreçka të shpejta me djathë
Përbërësit:
- 1 gotë miell misri
- 1 gotë miell gruri
- 1 lç pluhur pjekës
- 1 lç sodë
- 1 kokërr vezë
- 1 gotë vaj ulliri
- 1 gotë kos
- 1 tufë koper
- Djathë i butë
- Kripë
Përgatitja:
Në një tas vendosim vezën, vajin, kosin, miellin e misrit, miellin e grurit, pluhurin pjekës, sodën e bukës dhe kripën. Zëmë një brumë të butë. Mẽ pas e ndajmë brumin në toptha të vegjël dhe i hapim me dorë aq sa të mbyllet një kubik djathi. I lyejmë byreçkat me pak vezë dhe bëjmë 3 prerje. I vendosim të piqen në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.
-
VIDEO
Supë me brokoli nga zonja Albana
Supë me brokoli
Përbërësit:
- 1 kokë brokoli
- 1 qepë mesatare
- 1 karrotë
- 1 patate mesatare
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lgj gjalpë ose vaj ulliri
- 800 ml lëng pule ose perimesh
- 200 ml qumësht ose pana gatimi
- Kripë, piper i zi
- Pak arrëmyshk
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim gjalpin ose vajin dhe kaurdisim qepën, karrotën dhe hudhrën për 2-3 minuta derisa të zbuten. Shtojmë pataten dhe lëngun e pulës (ose perimeve) dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta. Më pas shtojmë brokolin dhe vijojmë gatimin edhe për 5-7 minuta. Heqim tenxheren nga zjarri dhe përdorim një blender dore për të bërë supën kremoze. Nëse dëshirojmë, mund ta lëmë pak më të trashë me copa brokoli. Në fund shtojmë qumështin ose panën, kripën, piperin dhe pak arrëmyshk. E përziejmë mirë dhe e lëmë të marrë një valë të fundit. Supën e shërbejmë të ngrohtë me bukë të thekur ose pak djathë të grirë sipër.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 11 mars 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Rama "fshin" deputetët e PS dhe i hedh në listë të hapur te Berisha prezanton koalicionin dhe premton rimëkëmbjen e ekonomisë e deri tek shantazhohet gjykatësi i Veliajt.
-
VIDEO
Dalin 5 emrave e grave në PS në listat e mbyllur! Meta HEDH POSHTË Berishën: Dua 7 mandate …
TIRANE- Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv po diskutohet për listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit.
Kreu i Partisë Nisma 'Thurrje' komentoi vendimin e Ilir Metës për të kandiduar si deputet në listat e hapura të Tiranës. Ai është i bindur se edhe nëse Meta, i cili po hetohet në paraburgim fiton mandat nuk do të mund ta ushtrojë pasi është në burg.
-
VIDEO
Shabani: Berisha po kandidon për hallet e vajzës dhe djalit, pas 11 majit do të përfaqësojë një parti të vogël
TIRANE- Kreu i Partisë Nisma 'Thurrje' në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv u shpreh se Berisha nuk ofron asgjë të re por konkuron vetëm për të ruajtur listën e mbyllur. Madje parashikon që pas zgjedhjeve të 11 majit Berisha të përfaqësojë një parti të vogël që do të shpërbëhet më pas.
“Problemi me Berishën është që nuk e gjykojmë për fajin e Ramës por si kandidat për të zëvendësuar Ramën. Çështja është që Berisha nuk ofron asgjë të re por konkuron për të ruajtur listën e mbyllur me militantë të sigurt dhe po kandidon si prind për hallin e vajzës, djalit. Pra kandidon si prind. Unë mendoj që pas 11 maj Berisha do të përfaqësojë një parti të vogël.”, tha Shabani
-
VIDEO
Meta kandidon në listën e hapur në Tiranë/ Shabani në '5 pyetje nga Babaramo': Nuk bëhet dot deputet është në burg! Muça: Berishës i kërkoi 7 mandate të sigurt
Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv po diskutohet për listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit.
I ftuari Endri Shabani i Nismës Thurrje tha se edhe nëse Meta nëse do të fitojë si deputet nuk do të ushtrojë pasi është në burg. Meta do të kandidojë si deputet në listën e hapur në qarkun e Tiranës.
“Ilir Meta nuk bëhet dot deputet se është në burg. Pra nuk e ushtron dot funksionin e për pasojë do ta humbasë dhe po të fitojë. Tani duke qenë se ai nuk e ushtron dot nuk e merr dot mandatin. Nuk betohet dot. Edhe ai e di që nuk e merr dot mandatin.
-
VIDEO
Ngjela për Report Tv: PS fitore të sigurt, Berisha non grata nuk vjen dot në pushtet! Është në hall të madh, në akuzë nga SPAK
Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Report Tv thotë se Sali Berisha nuk ka asnjë shans të vijë në pushtet, ndërsa thekson se ai është i shpallur non grata nga SHBA.
-
VIDEO
Nesër shqyrtohet kërkesa e Veliajt për lirimin nga burgu, Doçi: Gjyqtari Engert Pëllumbi, i pakorruptuar, ia ka vërtetuar edhe Berishës! Dënoi ish ministrin Tahiri
Doçi kujton se ishte gjyqtari Pëllumbi i cili nuk pranoi kërkesën e SPAK për rikthimin e masës ‘arrest në shtëpi’ për Berishën, pas vendimit të gjyqtares Ilirjana Olldashit për lehtësimin e masës për kreun e PD.
-
VIDEO
‘Më mashtroi me paratë, iku si hajdut‘/ Vlonjatja: Kërkoj përballje, mos të fikë telefonat
Një 74-vjeçare ka marrë rrugën pasditen e sotme nga Vlora për të denoncuar një person i cili e ka mashtruar dhe i ka marrë 30 miljonë lekë të vjetra.
Ishte korriku i 2021 kur Violeta Myftari, vendosi të restauronte shtëpinë dhe këtë gjë ajo ia besoi Naim Vatës nga Kukësi, i cili merret me punime dekorative guri. Ky i fundit i pohoi se I gjithë restaurimi shkonte 30 miljonë lekë të vjetra. Lekë të cilat Violeta ia ka dhënë me 3 këste, një herë 25 miljon lekë, një herë 3 miljonë dhe herën e fundit 2 miljon lekë. Punimet filluan dhe pas 3 muajsh, gjëndja shëndetësore e Violetës u përkeqësua ndërsa iu desh të udhëtonte drejt Amerikës ku jetojnë dy vajzat e saj. Por menjëherë me largimin e saj, Naim Vata ndërpreu punimet duke e lënë kështu shtëpinë përgjysëm në gjendje të keqe, pa dyer e pa dritare. Njëlloj siç duket në këto video që 74-vjeçarja na ka vënë në dispozicion.
Vazhdimisht prej 4 vitesh Naimi gjen justifikime të ndryshme ndërsa ende shtëpia ndodhet po në atë gjendje. 74-vjeçarja është kthyer në Vlorë nga Amerika vetëm për këtë problem ndërsa kërkon që Naimi të përfundojë shtëpinë ose t’i kthejë lekët.
-
VIDEO
Kurti akuzoi Serbinë se ndërhyri në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, gazetari për Report Tv: Është lojë e brendshme e kryeministrit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Serbinë një ditë më parë se ka ndërhyrë drejtpërdrejt në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, dhe se ka ndikuar në zgjedhjen e deputetëve serbë dhe të pakicave të tjera. Valon Arifi, tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se kjo është një lojë e kryeministrit