-
VIDEO
Demalia: Segmente të SPAK janë nën kontrollin e Berishës, prokurori i Veliajt shok i Argitës!
Segmente të SPAK-ut kontrollohen nga Sali Berisha dhe Olsi Dado, prokurori i dosjes së Erion Veliajt, është shok i vajzës së kreut të PD-së, Argita Berisha. Kështu u shpreh sot në emisionin “Studio Live”, analisti Ilir Demalia. I ftuar në Report Tv ai ironizoi edhe koalicionin opozitar të Berishës. Basha: Po mbyllin TikTok se kanë frikë të rinjtë
-
VIDEO
Sazan Guri: Rama ta dorëzojë pushtetin vullnetarisht, opozita pa strategji!
Debati politik në ‘Studio Live’, në Report Tv. Azgan Haklaj shprehet se Berisha tradhtoi jo vetëm Primaret, por është dorëzuar edhe te lobi grek. Sipas tij, pas çdo ‘beteje’ të rremë të Berishës me Ramën fshihet një kullë, një marrëveshje, një vulë. Haklaj: Partitë e vogla janë mashtruar, shumatore e një njeriu, për qëllimet e tij personale
-
VIDEO
‘Motrën e abuzuan, e ëma pinte birra’/Përplaset me djalin e burrit:S’i hodhe një dorë dhe
Ishte ky mesazhi prekës i një vajze 8-vjeçare i cili bëri që pak ditë më parë në studion e “Pa Gjurmë” të trajtohej historia e trishtë e familjes Panajoti. Kjo familje nga Vora janë përballur me një problem tepër madhor që pas humbjes nga kjo jetë të kryefamiljarit, Vasil Panajoti në mars të 2021 pasi ish-gratë e të ndjerit kërkojnë të marrin shtëpinë. Nënë e bijë sot rrezikojnë të mbeten në qiell të hapur. Gjatë transmetimit live në një lidhje telefonike foli edhe avokatja e Bujare Panajotit, Genta Qendro e cila u shpreh se ish-gruaja e dytë e të ndjerit, Margarita Panajoti pretendon se ajo banesë është ndërtuar në kohën kur ato kanë qenë të martuar.Bujarja ishte një 20-vjeçare kur u njoh me Vasil Panajotin një 50-vjeçar asokohe. Ky i fundit vinte nga dy martesa të dështuara nga të cilat ishte bërë baba i 6 fëmijëve. Edhe pse në diferencë moshe, ata nisën një lidhje dashurie së bashku, nga e cila erdhi në jetë një vajzë, 8 vjeçe sot. Ishte qershori i vitit 2019 kur Vasili pësoi hemoragji celebrale ndërsa dergjej në shtrat. Bujarja e bëri natën ditë duke u kujdesur për bashkëshortin e sëmurë dhe për vajzën e vogël 2 vjeçe asokohe. 2 vite më pas, fatkeqësisht Vasil Panajoti ndërroi jetë duke mbyllur kështu gjithmonë sytë pa mundur të shihte të bijën teksa rritej…ndërsa i la në mëshirë të fatit.
-
VIDEO
Do vrisnin Enver Hoxhën? E vërteta e ‘zbarkimit’ të bandës së Xhevdet Mustafës!
Natën e 25 shtatorit të vitit 1982, e konsideruara bandë e Xhevdet Mustafës, e armatosur deri në dhëmbë, zbarkoi në bregdetin e Divjakës, duke nisur një udhëtim të përgjakshëm dhe vetëvrasës.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 7 Mars 2025 – Receta / Mësuesit, rrëfime nostalgjike plot emocion
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tortë Mimoza / Këmkuqe me djathë sipas traditës çame / Tavë me bukë dhe sallam.
Sot është një ditë tejet e veçantë, 7 Marsi Dita e Mësuesit, një datë që shënon hapjen e Mësonjëtores së parë shqiptare në Korçë. Kjo ditë shenjuese tashmë është kthyer në një festë kombëtare mirënjohje për të gjithë mësuesit, të cilët janë më shumë se thjesht udhëheqës drejt rrugës së dijes, ata janë udhërrëfyes dhe shpeshherë shokë të besuar në udhëtimin tonë të jetës. Në këtë ditë, le të shprehim respektin, admirimin dhe mirënjohjen tonë për kontributin e tyre të palodhur në formimin tonë dhe të brezave të ardhshëm. Në studion e “Rreze Dielli” ndajmë një bisedë sa të këndshme, po aq dhe nostalgjike me tre ish-mësues të dashur Suzana Burrja, Nexhmije Karazi Beja dhe Qerim Doka, të cilët rrëfejnë kujtimet, sfidat dhe emocionet e një jete në arsim. 'Kartolinat e zemrës', mësuesit kujtojnë me nostalgji 7 Marsin ndër vite duke ndarë dhe disa nga momentet më të paharrueshme të tyre, ndërsa mësues Qerimi hap letrën e ish-nxënëses së tij Fiona Shehaj, të dërguar 20 vite më parë në shenjë mirënjohje, një letër të cilën ai e ruan me fanatizëm dhe që sot e kësaj dite e emocionon pa masë. Ish-mësuesit flasin dhe për sfidat që hasin sot mësuesit, cilat janë karakteristikat e një mësuesi të mirë dhe si ka ndryshuar roli i mësuesit ndër breza.
-
VIDEO
Mbyllja e TikTok, eksperti i IT: Platforma nuk është shkaktuesi i problemeve tona! Sociologia: Njerëzit e shpërdorojnë mjedisin virtual, sepse mendojnë se mund të shprehen si të duan, pa i penguar askush
Vendimi i qeverisë një ditë më parë për mbylljen e TikTok brenda një jave ka ngjallur mjaft reagime në rrjetet sociale. Lidhur me këtë situatë Erion Demiri, ekspert IT, tha në ‘Sot Live në Shqipëri se nga ana teknike nuk mund të ketë një mbyllje totale, pasi është e pamundur
-
VIDEO
7 Marsi/ Zv presidenti i sindikatës apel politikës: Ktheni sytë nga arsimi, nëse jo rrezikojmë të mbetemi pa mësues
Isa Halilaj, zv/presidenti i sindikatës së mësuesve në një intervistë për Report Tv kërkon që politika të kthejë sytë nga arsimi duke nisur nga një buxhet mbi 5% të GDP
-
VIDEO
Lot dhe emocione/ Mësuesi hap letrën e ish-nxënëses së tij 20 vite më parë, ja çfarë i shkruante
Sot është një ditë tejet e veçantë, 7 Marsi Dita e Mësuesit, një datë që shënon hapjen e Mësonjëtores së parë shqiptare në Korçë. Kjo ditë shenjuese tashmë është kthyer në një festë kombëtare mirënjohje për të gjithë mësuesit, të cilët janë më shumë se thjesht udhëheqës drejt rrugës së dijes, ata janë udhërrëfyes dhe shpeshherë shokë të besuar në udhëtimin tonë të jetës. Në këtë ditë, le të shprehim respektin, admirimin dhe mirënjohjen tonë për kontributin e tyre të palodhur në formimin tonë dhe të brezave të ardhshëm. Në studion e “Rreze Dielli” ndajmë një bisedë sa të këndshme, po aq dhe nostalgjike me tre ish-mësues të dashur Suzana Burrja, Nexhmije Karazi Beja dhe Qerim Doka, të cilët rrëfejnë kujtimet, sfidat dhe emocionet e një jete në arsim. 'Kartolinat e zemrës', mësuesit kujtojnë me nostalgji 7 Marsin ndër vite duke ndarë dhe disa nga momentet më të paharrueshme të tyre, ndërsa mësues Qerimi hap letrën e ish-nxënëses së tij Fiona Shehaj, të dërguar 20 vite më parë në shenjë mirënjohje, një letër të cilën ai e ruan me fanatizëm dhe që sot e kësaj dite e emocionon pa masë. Ish-mësuesit flasin dhe për sfidat që hasin sot mësuesit, cilat janë karakteristikat e një mësuesi të mirë dhe si ka ndryshuar roli i mësuesit ndër breza.
-
VIDEO
Tortë pranverore Mimoza nga zonja Albana / Ja sa thjeshtë e përgatisni këtë tortë
Tortë pranverore Mimoza
Përbërësit:
Baza e tortës:
- 130 gr miell
- 110 gr niseshte
- 240 gr sheqer
- 1 bustinë vanilje
- 8 vezë
- Pak kripë
- Lëkurë limoni
Sherbeti:
- 140 ml ujë
- 80 gr sheqer
Kremi i pastiçerisë:
- 170 gr sheqer
- 5 të verdha vezësh
- 500 ml qumësht
- 50 gr niseshte misri
- 1 bustinë vanilje
- 120 ml pana
Përgatitja:
Rrahim vezët për rreth 20 minuta derisa të bëhen krem, më pas shtojmë sheqerin dhe kripën dhe e rrahim derisa të rritet volumi i vezëve. Shtojmë miellin dhe niseshten e situr dhe e trazojmë lehtë me telin e kuzhinës në mënyrë që të mos ulet vëllimi. Në fund shtojmë lëkurën e grirë të nje limoni. Lyejmë një tavë me pak gjalpë, e spërkasim me pak miell dhe shtojmë masën e brumit. E vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta. Ndërkohë përgatisim kremin. Rrahim të verdhat e vezëve bashkë me sheqerin derisa sheqeri të tretet. Në një enë të vogël me qumësht tresim niseshten dhe vaniljen dhe e shtojmë tek vezët. Vendosim qumështin të ngrohet në zjarr të ulur dhe sapo qumështi të vaket pak shtojmë vezët dhe e trazojmë derisa kremi të lidhet. E lemë kremin të ftohet plotësisht. Rrahim panën në marengë të fortë dhe pasi kremi të jetë ftohur shtojmë gjysmën e marengës. Pandispanjën pasi të jetë pjekur e lëmë të ftohet dhe më pas e presim horizontalisht. Sherbetosim njërën pjesë, ndërsa tjetrën e presim në kubikë të vegjël ose e thërrmojmë me duar për të krijuar idenë e mimozave. Mbi bazën e padispanjës vendosim kremin e pasticerisë, e nivelojmë mirë dhe më pas vendosim pjesën e marengës. Sipër e dekorojmë me pandispanjën e thërrmuar.
-
VIDEO
Këmkuqe me djathë sipas traditës çame nga zonja Albana
Këmkuqe me djathë sipas traditës çame
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 300 gr djathë i bardhë
- 1 gotë vaj ulliri
- 1 gotë ujë
- 1 Iç sodë
- Kripë
Përgatitja:
Vendosim miellin në një enë ku shtrojmë sodën e bukës. Krijojmë një hapësirë në qendër ku hedhim vajin dhe kripën e tretur në ujë. E punojmë brumin mirë, brumi duhet te jetë i butë gati si brumë petullash. Shtojmë një pjesë të djathit të bardhë të cilin e thërrmojmë me duar dhe e spërkasim me pak miell. Lyejmë një tavë me vaj ulliri vendosim brumin, e nivelojmë mirë dhe në fund e spërkasim të gjithë sipërfaqen me djathë të bardhë të thërrmuar. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.
-
VIDEO
Super e lirë dhe e shpejtë! Tavë me bukë dhe sallam nga zonja Albana
Tavë me bukë dhe sallam
Përbërësit:
- 2 kokrra vezë
- 200 ml qumësht
- 200 gr salcë e trashë kosi
- 200 gr sallam
- 200 gr djathë në kubikë
- 100 gr djathë i grirë
- 2 feta bukë të ndenjur
- Kripë, piper
Përgatitja:
Rrahim vezët me qumështin dhe salcën e trashë, shtojmë kripë, piper, fetat e bukës të cilat i kemi prerë në kubikë, sallamin dhe djathin të prerë gjithashtu në kubikë. E hedhim masën në një tavë duke e shtrirë me një spatul. Spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë pice dhe e vendosim në furrë në 200 gradë derisa të marrë një ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Veliaj pusullë Ramës? Kryebashkiaku zbulon Nesti Angonin! AI sjell Veliajn në studio
Veliaj 'shafqet' për herë të parë në televizion, falë Inteligjencës Artificiale, nga NIV, kompania e parë AI në Shqipëri. Veliaj thotë se arrestimi i tij është jo vetëm hakmarrje personale e prokurorit Ols Dado, por edhe një goditje elektorale ndaj PS në prag të zgjedhjeve. Vlerëson kryeministrin Rama si një mik të rrallë e të çmuar dhe thotë se është i vetmi që mund të sigurojë një drejtësi të vërtetë.