• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 7 mars 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga për 1 vit s'ka Tik Tok e Berisha njofton protestë më 15 mars te Rama thotë se shpatën e ndëshkimit Dumanit ia dhashë unë dhe PS e deri tek Geri Kokalari zbulon se 'po luhet para e madhe'.

  • VIDEO

    Intervista e PLOTË e Veliajt nga qelia për Report Tv: S’ka plan arratisjeje, në nderin e SPAK të mos futej në politikë

    Intervista e plotë e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhënë për Report Tv nga qelia. NIV kompania e parë AI në Shqipëri qe ka zhvilluar modele të reja në AI për automatizimin e industrive, ka mundësuar krijimin e avatar edhe gjenerimin e zërit për këtë intervistë

  • VIDEO

    Spahiu në 'Frontline': Pas përgjimeve në Kushtetuese, gjyqtarët e dosjes Veliaj vështirë se janë të paanshëm!

    Drejtësia mund të jetë në kushte pamundësie për të bërë drejtësi. Pas rastit që ka plasur në publik për përgjimin e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ngrihen dyshime të forta nëse drejtësia e re është e lirë për të vendosur, pasi ndodhet nën presionin e organit të akuzës.

    Ky është mendimi i juristit Kreshnik Spahiu, teksa analizoi situatën më të fundit për arrestimin dhe masën shtrënguese ndaj kryebashkiakur Erion Veliaj.
     
    Madje ai shtoi se në këto rrethana të krijuara dhe referuar një sondazhi të fundit mbi mungesën e besueshmërisë së publikut te Gjykatat, vetëm me 26%, vështirë se gjyqtarët e dosjes Veliaj janë të paanshëm. Madje edhe denoncimi anonim në rastin konkret është i paligjshëm sipas tij.

  • VIDEO

    Karanxha: Masa ndaj Veliajt bolshevike, e tha dhe Strasburgu! Valteri: U shkelën standardet! Bala: Dyshoj te Dado, ja kush është Nesti Angoni! Muça: Prokurori kërcënoi

    A ishte e tepruar masa ndaj Erion veliajt? Kush është Nesti Angoni dhe a ka ardhur koha që SPAK të lërë rrugën represive me masat e sigurisë ndaj zyrtarëve. Këto tema u analizuan sot në emisionin “Frontline” në Report TV të moderatores Marsela Karapanço. Të ftuar ishin ish-prokurori Ervin Karanxha, ish-deputeti Halit Valteri, avokati Edmond Petraj dhe gazetarët Flogert Muça dhe Anri Bala

  • VIDEO

    Si janë 24 orë në qeli? Erion Veliaj për Report Tv: Jam më i lirë se ata që më sollën këtu

    Në intervistën ekskluzive për Report Tv Erion Veliaj tregon si janë 24 orët në qeli. Ndërsa thotë se është shumë më i lirë se ata që e futën në qeli.

    Pyetje- Si janë 24 orë në qeli?

    Erion Veliaj: Një dhomë 2 me 3m, iniciale të shkruara mureve, shule e dryna që trokëllijnë ditë-natë, dhe komunikim me pusulla.

    Por, prapë se prapë, jam shumë më i lirë se ata që më sollën këtu. Jam më i lirë se Nesti Angoni, që duhet të ndërrojë emër e të shkojë si skuth në zyra postare me letra anonime.

    Më i lirë se Ols Dado që, se ka 5, se ka 7 apartamente nga lejet e mia, burgun e ka në kokë e kurrë s’do ngopet. Më i lirë se portalet e SPAK-ut, që fyejnë reformën në drejtësi, ku nxjerrin çdo material nga dosjet e bëhen palë në padrejtësi. Qofshi mirë, kam mall dhe ju dua shumë!

  • VIDEO

    A ke komunikuar me Ramën? Erion Veliaj nga qelia: Mik i rrallë, s’i çoj pusulla! Shokët e idealit s’kanë nevojë të koordinohen

    Në intervistën ekskluzive për Report Tv, Erion Veliaj flet edhe për raportet me kryeministrin Rama. 

    Pyetje: A keni pasur komunikim, qoftë edhe shkresor me Edi Ramën? A ishit ju vija e kuqe e Edi Ramës për drejtësinë?

    Erion Veliaj: Edi Rama është Kryeministri im, Kryetari im i partisë dhe një mik i rrallë e mentor i çmuar prej 20 vitesh. Nuk kam nevojë t’i çoj pusulla, se shokët e idealit nuk kanë nevojë të koordinohen për vlerat ku besojnë.

    Unë besoj tek Edi si Kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave, si i vetmi që mund të ngrejë flamurin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe si i vetmi që mund të sigurojë që drejtësia e re dhe e pavarur të ketë jo vetëm shpatë, por edhe peshore!

  • VIDEO

    Veliaj për Report Tv: Arrestimi im për të goditur PS, Rama do fitojë mandatin 4! Në nderin e SPAK të mos futej në politikë

    Arrestimin e tij me urdhër të SPAK, kryebashkiaku Erion Veliaj e sheh si një goditje politike për PS. Me të ose jo, Veliaj thotë për Report Tv se Rama dhe PS do të fitojnë mandatin e katërt.

    Pyetje: A është arrestimi juaj me prapavijë politike? Kush ju donte jashtë fushatës së 11 majit?

    Erion Veliaj: Dyshoj që SPAK vuan nga një kompleks për të bërë kandarin, ku çdo palë të goditet, dhe asnjë të mos fitojë pastër e drejtë një shumicë të qartë. Kjo është një përpjekje e kotë.

    Me ose pa mua në Tiranë, Partia Socialiste dhe Edi Rama do fitojnë bindshëm mandatin për Shqipërinë në Bashkimin Europian. Do qe në nderin e SPAK të mos futej në politikë, ose si Di Pietro në Itali të bëhej parti politike e të kandidonte. Por, me letra anonime dhe tafmanë e Olsit për m2 po humbet imazhin e mirë që e mbështetën të gjithë.

  • VIDEO

    Ankimi i masës arrest me burg, Veliaj për Report Tv: Pres drejtësi, t’i kthehem punës në Tiranë

    Më 11 mars shqyrtohet ankimi i kryebashkiakut Erion Veliaj për masën arrest me burg. Veliaj thotë ekskluzivisht për Report Tv se pret drejtësi që t’i kthehet punës në Tiranë.

    Pyetje: Çfarë prisni nga ankimi më 11 mars?

    Erion Veliaj: Pres drejtësi, t’i kthehem punës në Tiranë: të bëjmë shkollat në Astir, të sjellim drekën për fëmijët në të gjitha shkollat e Tiranës, të bëjmë gati qytetin për Giro d’Italia dhe Komunitetin Politik Europian, e më e rëndësishmja, të bashkohem me familjen time.

  • VIDEO

    ‘Arratisje?’, Veliaj për Report Tv: Isha në Gjermani e SHBA dhe u ktheva, një ndërtues i babëzitur po bën lolo gjithë sistemin e drejtësisë

    ‘Arratisje?’, Veliaj për Report Tv: Isha në Gjermani e SHBA dhe u ktheva, një ndërtues i babëzitur po bën lolo gjithë sistemin e drejtësisë

    Kryebashkiaku Erion Veliaj në intervistën për Report Tv flet për detaje nga dosja hetimore, duke thënë se nuk ka pasur në plan asnjë arratisje duke përmendur një vizitë të tij në Gjermani dhe 2 në SHBA, nga të cilat thotë se u kthye pasi nuk i trembet këtij persekutimi. Edhe akuzat për prishje provash i hedh poshtë, ndërsa thotë se një prokuror ndërtues po bën lolo gjithë sistemin e drejtësisë.

    Pyetje: Si qëndron e vërteta e arratisjes apo prishjes së provave për të cilat flitet se ju do të prishnit procesin?

    Erion Veliaj: Çfarë arratisje? Isha në Gjermani më 6 Dhjetor dhe erdha; në SHBA në 31 Dhjetor dhe 21 Janar dhe erdha! Tre herë kam provuar se as iki, as tutem nga ky persekutim.

    Cilat prova do prish? Këtu prova quhen lodrat e djalit; i ka Olsi, të luajë gjithë ditën si kalama me lego. Provë quhet Instagrami, aty i ka! Kjo është çmenduri, një ndërtues i babëzitur po bën lolo gjithë sistemin e drejtësisë.

  • VIDEO

    Gjuzi aleat i PD-së: Berisha Skënderbe, por në listën e Tiranës ka 4-5 sorosianë! Me ne fiton 77 mandate! Ironia e Merkoçit: Nga Rithemelimi, te riciklimi

    Zgjedhjet e 11 majit, koalicioni opozitar për “Shqipërinë Madhështore” dhe divergjencat politike brenda tij, ishin disa nga temat e diskutuara sot në ‘Studio Live’ në Report TV. Të ftuar të moderatorit Arbër Hitaj ishin ish-deputeti Kujtim Gjuzi, kryetar i Partisë Konservatore dhe avokati Fatmir Merkoçi.

  • VIDEO

    Ekskluzive/ Gary Kokalari për Report Tv: Kam denoncuar 1 mld dollarë vjedhje nga Berisha, pse s'vepron SPAK! LaCivita me pagesë, pa para s'vinte kurrë

    Aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Kokalari thotë se Chris LaCivita është angazhuar në fushatën e Berishës vetëm për para dhe se nuk ka asnjë mbështetje nga administrata Trump për Berishën apo heqjen e "non gratës" së tij. Ai e cilëson iniciativën e Berishës për një ligj antiSoros si një shfaqje, duke theksuar se njerëz pranë Trump kanë bashkëpunim me fondacionin Soros. 

  • VIDEO

    ‘Pasi më tradhtoi, braktisi dhe djalin’/Përplasja: Trego të vërtetën, djalin ma ke…

    Në studion e emisionit investigativ "Pa Gjurmë", sot kemi një histori të dhimbshme, atë të Besnik Beshirit, 46 vjeç, nga Berati, i cili prej 7 vitesh është i divorcuar nga bashkëshortja e tij, Lorena Çela, e cila jeton aktualisht në Greqi. Divorci mes tyre ndodhi për shkak të tradhtisë bashkëshortore, të cilën e zbuloi i vëllai i Besnikut. Sipas rrëfimit të tij, ai e ka gjetur kunatën në banesë me të dashurin dhe menjëherë ka lajmëruar Besnikun, i cili në atë kohë punonte në Greqi. I tronditur nga kjo ngjarje, ai u kthye menjëherë në Shqipëri dhe kërkoi divorcin. Gjykata i dha Besnikut kujdestarinë e djalit të tyre, i cili në atë kohë ishte vetëm 3 vjeç. Ndërkohë, ish-bashkëshortja u detyrua nga gjykata të paguante 50 mijë lekë si detyrim ushqimor për djalin. Por, sipas Besnikut, Lorena nuk ka paguar asnjëherë këtë detyrim, duke e lënë të birin pa mbështetje financiare nga nëna. Sot, Besniku ndodhet në studion e "Pa Gjurmë", për të kërkuar ndihmë dhe për të denoncuar këtë padrejtësi. Ai kërkon që ish-bashkëshortja të mbajë përgjegjësinë e saj ligjore ndaj fëmijës dhe që djali i tij të marrë të drejtën që i takon.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv