-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 6 Mars 2025 – Receta/ Problemet me shikimin, miopia tek fëmijët/ Maska natyrale fytyre
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byreku çam me pulë dhe oriz / Vezë të ziera tigani me djathë të grirë / Qepë të skuqura me erëza.
Në vitet e fundit gjithnjë e më shumë po vihen re si në vendin tonë, por dhe në botë problemet e shumta me shikimin tek fëmijët. Konkretisht miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët, pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të pajisjeve elektronike, si telefonët, tabletët dhe kompjuterët. Sipas mjekëve okulistë, në çdo 10 fëmijë që shkojnë për kontrollin e syve, 3-4 prej tyre rezultojnë me probleme të miopisë dhe ky është një shqetësim serioz gjithnjë në rritje, pasi kontrolli i rregullt i syve për fëmijët është tepër i rëndësishëm. Në studion e “Rreze Dielli”, mjeku okulist Rubin Topi thotë se një fenomen që ka ndryshuar në vitet e fundit është se më parë, shumë fëmijë vuanin nga hipermetropia, probleme me shikimin e afërt, ndërsa tani janë gjithnjë e më shumë fëmijët po përballen me miopinë, me probleme me shikimin e largët. Në lidhje me këtë tematikë shqetësuese diskutojmë me mjekun e njohur, i cili do të japë këshilla tepër të vlefshme për të gjithë prindërit, por dhe vetë fëmijët.
Pavarësisht përpjekjeve tona për të ndjekur një dietë korrekte, avancimi i moshës sjell formimin e një rrjeti gjithnjë e më të dukshëm rrudhash. Në treg ka shumë kremra dhe serume të dizajnuara për të luftuar formimin e rrudhave, por shpesh shumë të shtrenjta. Dhe nëse kohët e fundit i keni fikur qirinjtë për ditëlindjen tuaj të 30-të ka ardhur momenti për t'i hedhur një sy lëkurës së fytyrës suaj, dhe me siguri mund të vini re se prodhimi i kolagjenit ka filluar të zbehet. Shpesh jemi të detyruar t'i drejtohemi kremrave të bukurisë, ushqyesve dhe kundër rrudhave. Trajtimet e shtrenjta kozmetike të përdorura nga femrat më të bukura në botë nuk janë të arritshme për të gjithë, por ka disa përbërës që mund të na ndihmojnë të luftojmë rrudhat në mënyrë natyrale falë përbërësve të tyre dhe ata janë, niseshteja e misrit dhe gjethet e dafinës. Ndaj sot në “Bëje vetë”, Niki dhe Stela do të na tregojnë si të bëjmë në kushtet e shtëpisë një krem të shkëlqyer kundër rrudhave me produkte që të gjithë i kemi në dollapin e kuzhinës. Gjithashtu Stela na tregon dhe maskën ideale për heqjen e pikave të zeza si dhe një mënyrë super të shpejte pastrimi për veshjet e lëkurës pa i dëmtuar ato.
-
VIDEO
Shqipëria turistike, Zana Çela për Report TV: Panairi i Berlinit zgjedhja e duhur, 50 biznese firmosën marrëveshje për 3 vitet e ardhshme
Në stendën e Shqipërisë u prezantuan 50 biznese të industrisë së turizmit, nga agjenci turistike të turizmit, hoteleri, e kompani investitorësh të mëdhenj.
-
VIDEO
Doni lëkurë pa pore dhe pika të zeza? Ja maska ideale që do zhdukë pikat e zeza
Si të heqim pikat e zeza në kushte shtëpie? Të gjithëve na ndodh të kemi pika të zeza në fytyrë. Ato ndodhin kur poret e lëkurës janë të bllokuara si dhe nga qelizat e vdekura. Dallimi midis pikave të zakonshme ndaj atyre të zeza siç i quajmë në jetën e përditshme, është se poret e tyre janë të hapura dhe në kontakt me oksigjenin në ajër ato kthehen në pika të zeza. Le të theksojmë se pikat e zeza nuk janë shkaktuar nga papastërtitë, madje ne mund t’i bëjmë të tilla duke i prekur me dorë. Pikat e zeza janë problematikë e shpeshtë që ndodh te lëkurat e yndyrshme ose mikse në zona të caktuara. Aq të thjeshta sa janë për t’u formuar, aq të vështira janë ndonjëherë për t’i hequr qafe. Por për gjithçka ka zgjidhje, Niki me Stelën në “Bëje vetë’ na tregojnë përzierjen natyrale për largimin e pikave të zeza në fytyrë.
-
VIDEO
Kjo maskë po bën namin! Ja botoksi natyral me dafinë dhe niseshte që do ju bëjë si 20 vjeç
Pavarësisht përpjekjeve tona për të ndjekur një dietë korrekte, avancimi i moshës sjell formimin e një rrjeti gjithnjë e më të dukshëm rrudhash. Në treg ka shumë kremra dhe serume të dizajnuara për të luftuar formimin e rrudhave, por shpesh shumë të shtrenjta. Dhe nëse kohët e fundit i keni fikur qirinjtë për ditëlindjen tuaj të 30-të ka ardhur momenti për t'i hedhur një sy lëkurës së fytyrës suaj, dhe me siguri mund të vini re se prodhimi i kolagjenit ka filluar të zbehet. Shpesh jemi të detyruar t'i drejtohemi kremrave të bukurisë, ushqyesve dhe kundër rrudhave. Trajtimet e shtrenjta kozmetike të përdorura nga femrat më të bukura në botë nuk janë të arritshme për të gjithë, por ka disa përbërës që mund të na ndihmojnë të luftojmë rrudhat në mënyrë natyrale falë përbërësve të tyre dhe ata janë, niseshteja e misrit dhe gjethet e dafinës. Ndaj sot në “Bëje vetë”, Niki dhe Stela do të na tregojnë si të bëjmë në kushtet e shtëpisë një krem të shkëlqyer kundër rrudhave me produkte që të gjithë i kemi në dollapin e kuzhinës.
-
VIDEO
‘Pandemi e miopisë’, Okulisti ngre alarmin: Prindër vëmendje ndaj këtyre shenjave
Në vitet e fundit gjithnjë e më shumë po vihen re si në vendin tonë, por dhe në botë problemet e shumta me shikimin tek fëmijët. Konkretisht miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët, pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të pajisjeve elektronike, si telefonët, tabletët dhe kompjuterët. Sipas mjekëve okulistë, në çdo 10 fëmijë që shkojnë për kontrollin e syve, 3-4 prej tyre rezultojnë me probleme të miopisë dhe ky është një shqetësim serioz gjithnjë në rritje, pasi kontrolli i rregullt i syve për fëmijët është tepër i rëndësishëm.
Në studion e “Rreze Dielli”, mjeku okulist Rubin Topi thotë se një fenomen që ka ndryshuar në vitet e fundit është se më parë, shumë fëmijë vuanin nga hipermetropia, probleme me shikimin e afërt, ndërsa tani janë gjithnjë e më shumë fëmijët po përballen me miopinë, me probleme me shikimin e largët. Në lidhje me këtë tematikë shqetësuese diskutojmë me mjekun e njohur, i cili do të japë këshilla tepër të vlefshme për të gjithë prindërit, por dhe vetë fëmijët. -
VIDEO
Vezë të ziera tigani me djathë dhe erëza nga zonja Albana
Vezë të ziera tigani me djathë dhe erëza
Përbërësit:
- 4 vezë
- 2 lgj gjalpë
- 100 djathë i grirë pice
- Rigon, turmerik
- Piper i zi, piper i kuq
- Kripë sipas shijes
Përgatitja:
Ziejmë vezët me pak kripë. Më pas i ndajmë përgjysëm duke i vendosur në një tigan me gjalpë. Shtojmë erëzat dhe sipër djathë të grirë pice. I lëmë pak minuta sa të tretet djathi dhe i servirim të ngrohta.
-
VIDEO
Byrek me pulë nga zonja Albana
Byrek me pulë
Përbërësit:
- 2 gota miell
- 2 qepë të grira
- 2 gota oriz
- 2 vezë
- 1 pulë fshati
- Lëng pule
- Vaj ulliri
- Kripë, piper, borzilok
- Niseshte për hapjen e petëve
Përgatitja:
Fillimisht zëmë brumin për 2-3 peta. Tek mielli shtojmë kripë dhe vaj ulliri dhe krijojmë brumin. Sa të vijë brumi kaurdisim pulën që e kemi marinuar me kripë dhe piper dhe e vendosim të ziejë. Ndërkohë hapim petët me pak niseshte (peta duhet të jetë e plotë). Shtrojmë petën e parë, e spërkasim me vaj, shtrojmë të dytën dhe mbi të shtrojmë orizin që e kemi shpëlarë me ujë të nxehtë dhe kulluar mirë. Shtojmë pak vaj ulliri, kripë, piper dhe borzilok. Mbi oriz vendosim mishin e pulës. E vendosim byrekun në furrë për 5 minuta në temperaturën 200 gradë. E nxjerrim byrekun nga furra dhe i hedhim sipër lëngun e pulës dhe vezë të rrahura me pak lëng. E rivendosim byrekun në furrë dhe për 20 minuta është gati.
-
VIDEO
Qepë të skuqura me vezë e erëza / Super shije nga zonja Albana
Qepë të skuqura me vezë e erëza
Përbërësit:
- 2 qepë të medha
- 3 vezë
- 2 lgj miell
- 1 tufë majdanoz
- Erëza të ndryshme
Salca shoqëruese:
- Majonezë
- Mustardë
- Kos
- Vaj ulliri
- Hudhër
- Qepë e njomë
Përgatitja:
Presim qepët në rondele dhe i përziejmë me erëzat, vezët, miellin dhe majdanozin. Shtojmë vaj në tigan dhe i skuqim duke e kapur masën me dy lugë. E shoqërojmë me një salcë të përgatitur me pak majonezë, mustardë, kos, vaj ulliri, hudhër dhe qepë të njoma.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 6 mars 2025
Titujt e gazetave për sot, nga mbi 239 mijë emigrantë do të votojnë më 11 maj nga 107 vende të botës te morali i 'Shqipërisë madhështore', kur çamët dhe grekët 'puthen' te Berisha e deri tek e ardhmja e rendit botëror!
-
VIDEO
Çarja e madhe mes SHBA e BE, përfiton RUSIA? Skenarët për LUFTË, debate në studio
“Repolitix" në Report Tv/ Analiza gjeopolitike e tensioneve SHBA-Ukrainë dhe goditja e parë që mori Trump nga Gjykata e Lartë për fondet e USAID. Të ftuar të gazetarit Denis Minga ishin Roland Bimo, ish-ambasadori shqiptar në OKB, analistët Arjan Galdini, Klementin Mile dhe Endri Tafani
-
VIDEO
Ish-ambasadori Bimo: Shqiptarët s’kanë identitet në politikën e jashtme, Rusia po përdor alibinë e Kosovës! Galdini: SHBA s’ka plane negative për Prishtinën
A rrezikon Kosova dhe kryeministri Albin Kurti të njëjtin trajtim nga presidenti amerikan Donald Trump, sikurse mori ai ukrainas Volodymyr Zelensky më 28 shkurt?
-
VIDEO
SHBA-Ukrainë në ‘Repolitix’/ Galdini: Trump po bën ‘njeriun e çmendur’, Ukraina do humbasë 40% të territorit! Bino: Frikë për autoritarizëm! Tafani: Buxhetin e ka Kongresi
“Repolitix" në Report Tv/ Analiza gjeopolitike e tensioneve SHBA-Ukrainë dhe goditja e parë që mori Trump nga Gjykata e Lartë për fondet e USAID. Të ftuar të gazetarit Denis Minga ishin Roland Bino, ish-ambasadori shqiptar në OKB, analistët Arjan Galdini, Klementin Mile dhe Endri Tafani