-
VIDEO
Pa Gjurme-‘E martova pa dëshirë, vajza përfundoi në psikiatri’/Nëna:Dhëndri braktisi fëmijët, ata…
Per problemet e shendetit mendor flitet pak ose aspak ne vendin tone, dhe kjo eshte nje fatkqesi. Shpesh perosna qe vuajne nga keto probleme braktisen, mbeten pa familje dhe bëhen banorë shumëvjecarë në spitalet psikiatrike… apo mbeten edhe ne situate rruge. Fatime Mena, një grua 70-vjeçare, sot ndodhet përballë një situate të tille. Ajo kërkon ndihmë për vajzën e saj, Mrije Menën 43 vjeç, të cilën jeta e ka përballur me sfida të mëdha. Mrija është nënë e dy fëmijëve, një vajze 10-vjeçare dhe një djali 8-vjeçar. Ajo u njoh me partnerin e saj me shkuesi, pa e ditur se personi me të cilin do ndante jetën, ishte me probleme të shëndetit mendor… Bashkëjetesa me të ishte e pamundur për të renë. Partneri nuk ishte i aftë të punonte dhe Mrija me dy fëmijët shpesh herë shtriheshin për të fjetur me barkun bosh. Babai nuk e pranonte ndarjen e së bijës, si pasojë ajo u detyrua të vazhdonte atë bashkëjetesë pa dëshirën e saj. Përvec vështirësive ekonomike, në shtëpi nuk mungonin as debatet dhe dhuna, gjë që solli një gjendje depresioni tek 43-vjecarja. Pas 7 viteve, ajo vendos të ndahet por gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm. Ajo tani është e shtruar në spital, larg fëmijëve, ndërsa këta të fundit, po rriten pa nënën dhe babain pranë. Kujdestarja e tyre, motra e Mrijes, po bën të pamundurën për të qenë mbështetje përta, por mundësitë ekonomike janë të kufizuara. Fatime, me zemrë të rënduar, kërkon ndihmë për vajzën e sëmurë dhe për nipin e mbesën, sepse ndjen se nuk kanë mundësi për tu kujdesur për ta në këto kushte.
-
VIDEO
Një nga ne/ Jeta plot vuajtje e Kostandin Qoses: Lashë gërnetën se më vdiq djali, pensioni nuk del, punoj kovaç në Tregan
Është 78 vjeç, por vijon ende të farkëtojë hekurin pasi pensioni nuk i mjafton.Pas humbjes së të birit në aksident, zhurma e çekiçit është melodia e vetme që dëgjon në ofiçinën e Kostandin Qoses në Tregan të Elbasanit, ndonëse më herët nuk mungonte në asnjë aheng të fshatit.
-
VIDEO
100 minutat e Trump në Kongres/ Gaba: Po kthen politikën e forcës, mund të përcaktojë dhe fatin e Shqipërisë! Vokshi: Nuk e ka braktisur rolin e SHBA në botë, po e rinegocion
Për të analizuar fjalimin 100-minutësh të Trump, të ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, ishin të ftuar gazetari Gentian Gaba dhe analisti Indrit Vokshi.
-
VIDEO
Albin Kurti refuzon të dëshmojë në prokurori, analisti Shakolli: Po bëhet pengesë për drejtësinë, nga dëshmitarë do kthehet i akuzuar
Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar disa herë urdhrin e gjykatës për t'u paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar mbi çështjen e rezervave shtetërore. Lidhur me këtë, analisti nga Kosova, Fatmir Sheholli u shpreh se Kurti është duke u bërë pengesë për hetimet e drejtësisë në Kosovë.
-
VIDEO
Kulluri: PD pronë e Berishës, Basha le të bëjë luftë imagjinare për vulën! Hoxha: Koalicion qesharak e hipokrit, vagonët e trenit të Saliut, me ‘dysheme të çara’
Debate të forta në ‘Studio Live’, mes të ftuarve të Report Tv. Analiza politike për zgjedhjet, koalicionet e formuara, përplasjet dhe mosmarrëveshjet politike, disa nga temat e trajtuara dhe analizuara nga themeluesi i ‘Djathtas 1912’ Edvin Kulluri, përfaqësuesi i PD Andi Mustafaj dhe gazetari Poli Hoxha
-
VIDEO
Sherri i agjencive funerale për 'klientët e vdekur', sociologu për Report Tv: Krimi ka nxjerrë dhëmbët sheshit! Edukimi nis nga familja
Sociologu Gëzim Tushi foli në Report Tv lidhur me ngjarjen e një dite më parë në Fier, ku pronarë e punonjës të 2 agjencive funerale u rrahën me shkopinj bejsbolli për ‘klientët e vdekur
-
VIDEO
Bashkimi i grekëve dhe çamëve në koalicionin e Berishës, Kikia për Report Tv: Shëmti e politikës, bëhet fjalë për interesa, jo principe!
Gazetari Mentor Kikia komenton në Report Tv koalicionin e Sali Berishës me Ilir Metën dhe 24 parti të tjera, pjesa më e madhe një seri me subjekte politike të panjohura.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Mars 2025 – Receta/ Agjërimi, benefitet dhe gabimet që bëhen në ushqim/ Të vishesh sipas formave të trupit
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tasqebap me mish viçi / Kimë me domate, vezë dhe djathë / Tiramisu.
Shoqata Amerikane e Zemrës thotë se agjërimi prej 16 orësh rrit me 91% rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Në një botë ku njerëzit agjërojnë, si qëndron e vërteta? Specialisti i mjekësisë holistike Altin Joka sqaron dhe argumenton këtë deklaratë, e cila sipas Altinit është një hulumtim dhe jo një studim. Sa probabilitet të vërtetë ka kjo deklaratë dhe cilat janë përfitimet shëndetësore që sjell agjërimi për trupat tanë? Nga ana tjetër a po e bëjmë agjërimin siç duhet në aspektin ushqimor? Cilat janë gabimet dhe si balancohet syfyri dhe iftari? A mund të jetë problem kryesor gjatë agjërimit cilësia e ushqimeve që konsumohen gjatë periudhës së ngrënies? Cilat janë gabimet që bëjnë njerëzit gjatë kësaj periudhe agjërimi? Si duhet të balancohet syfyri, pse nuk duhet ngrenë shumë dhe iftari? A duhet të përmbajë proteina, fibra, apo yndyra të shëndetshme? Ka njerëz që konsumojnë shumë ujë, çajra, me idenë për të mos patur etje gjatë ditës, sa i ndihmon ky veprim? A duhet kafeja pas syfyrit? Po ëmbëlsirat apo frutat? A ka ndonjë ushqim të veçantë që rekomandohet nga feja islame për të filluar iftarin dhe pse? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti Altin Joka.
Të vishesh sipas formave të trupit është një mënyrë e shkëlqyer për të theksuar pikat e forta dhe për të krijuar një pamje më të balancuar dhe të harmonizuar. Gjithmonë është e rëndësishme të kesh besim në atë që po vesh dhe të zgjedhësh veshje që të bëjnë të ndihesh rehat dhe e sigurtë. Të njihni trupin tuaj është hapi i parë për të vlerësuar forcën e figurës dhe për të fshehur ato pjesë kritike që nuk ju pëlqejnë! Trupi femëror kategorizohet përmes pesë llojeve të ndryshme të formave si dardhë, mollë, trekëndësh, drejtkëndësh, apo orë rëre. Por si mund të krijojmë iluzionin e një siluete trupi më të balancuar me anë të rrobave që veshim? Stilistja Griselda Rexhaj në studion e "Rreze Dielli" na tregon sesi të zgjedhim veshjet e duhura sipas formave trupore. Stilistja gjithashtu jep këshilla praktike mbi zgjedhjen e pëlhurave, modeleve dhe aksesorëve për të arritur një pamje sa më elegante dhe të ekuilibruar.
-
VIDEO
Tym e flakë në Kuvendin e Serbisë, analistja për Report Tv: S'kishte ndodhur që prej 32 vitesh! Beogradi i ka sytë te Rusia, jo tek Europa
Kuvendi i Serbisë u përfshi nga tymi dhe flaka në seancën e mbajtur një ditë më parë. Në lidhje me këtë situatë analistja Ardita Behluli, shprehet për Report Tv se një përplasje mes pozitës dhe opozitës ishte pritur, por jo e këtij lloji.
-
VIDEO
Më thuaj formën e trupit të të them çfarë të veshësh / Kujdes! Mos i bëj këto 5 gabime…
Të vishesh sipas formave të trupit është një mënyrë e shkëlqyer për të theksuar pikat e forta dhe për të krijuar një pamje më të balancuar dhe të harmonizuar. Gjithmonë është e rëndësishme të kesh besim në atë që po vesh dhe të zgjedhësh veshje që të bëjnë të ndihesh rehat dhe e sigurtë. Të njihni trupin tuaj është hapi i parë për të vlerësuar forcën e figurës dhe për të fshehur ato pjesë kritike që nuk ju pëlqejnë! Trupi femëror kategorizohet përmes pesë llojeve të ndryshme të formave si dardhë, mollë, trekëndësh, drejtkëndësh, apo orë rëre. Por si mund të krijojmë iluzionin e një siluete trupi më të balancuar me anë të rrobave që veshim? Stilistja Griselda Rexhaj në studion e "Rreze Dielli" na tregon sesi të zgjedhim veshjet e duhura sipas formave trupore. Stilistja gjithashtu jep këshilla praktike mbi zgjedhjen e pëlhurave, modeleve dhe aksesorëve për të arritur një pamje sa më elegante dhe të ekuilibruar.
-
VIDEO
‘Krim për shëndetin’, Kujdes! Mos i bëni këto gabime gjatë agjërimit / Altin Joka thirrje xhamive
Shoqata Amerikane e Zemrës thotë se agjërimi prej 16 orësh rrit me 91% rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Në një botë ku njerëzit agjërojnë, si qëndron e vërteta? Specialisti i mjekësisë holistike Altin Joka sqaron dhe argumenton këtë deklaratë, e cila sipas Altinit është një hulumtim dhe jo një studim. Sa probabilitet të vërtetë ka kjo deklaratë dhe cilat janë përfitimet shëndetësore që sjell agjërimi për trupat tanë? Nga ana tjetër a po e bëjmë agjërimin siç duhet në aspektin ushqimor? Cilat janë gabimet dhe si balancohet syfyri dhe iftari? A mund të jetë problem kryesor gjatë agjërimit cilësia e ushqimeve që konsumohen gjatë periudhës së ngrënies? Cilat janë gabimet që bëjnë njerëzit gjatë kësaj periudhe agjërimi? Si duhet të balancohet syfyri, pse nuk duhet ngrenë shumë dhe iftari? A duhet të përmbajë proteina, fibra, apo yndyra të shëndetshme? Ka njerëz që konsumojnë shumë ujë, çajra, me idenë për të mos patur etje gjatë ditës, sa i ndihmon ky veprim? A duhet kafeja pas syfyrit? Po ëmbëlsirat apo frutat? A ka ndonjë ushqim të veçantë që rekomandohet nga feja islame për të filluar iftarin dhe pse? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga nutricionisti Altin Joka.
-
VIDEO
Tiramisu nga zonja Albana/ Ja sa thjesht e përgatisni njësoj si në pastiçeri
Tiramisu
Përbërësit:
- 250 gr maskarpone
- 200 ml pana për ëmbëlsira
- 50 gr sheqer pluhur
- 1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
- 1 filxhan kafe e fortë (e ftohur)
- 8 biskota savoiard (ose biskota të buta)
- 2 lugë gjelle kakao për spërkatje
- 1 lugë gjelle liker kafeje (opsionale)
Përgatitja:
Në një enë, rrahim maskarponen me sheqerin pluhur dhe vaniljen derisa të bëhet masë kremoze. Shtojmë panën e rrahur dhe e përziejmë butësisht. Përziejmë kafenë me liker dhe zhytim shpejt çdo biskotë në kafe që të mos zbuten shumë. Montojmë tiramisunë në gota ëmbëlsirash ose në një tavë duke vendosur një shtresë biskotash të lagura, një shtresë kremi, përsëri biskota dhe krem. Në fund spërkatim sipërfaqen me kakao. E vendosim tiramisunë në frigorifer për të paktën 2-3 orë dhe më pas e servirim.