-
VIDEO
Dy vite nga përplasja e trenave, protestë masive në Greqi, Etmond Guri: Miliona njerëz në rrugë! Qytetarët kërkojnë drejtësi, qeveria ka dështuar
Gazetari shqiptar në Greqi, Etmond Guri foli në Report Tv lidhur me protestat që po mbahen anembanë Greqisë, pasi sot shënohet 2-vjetori i tragjedisë së Tempit ku u përplasën 2 trena dhe duke shkaktuar 57 viktima.
-
VIDEO
Regjisori shqiptar shfaq ‘42nd Street’ në New York, monodrama e jetës së një emigranti
Aktori dhe regjisori shqiptar, Diar Xani, ngjitet në skenën e Festivalit prestigjioz të Teatrit në Nju Jork me monodramën e tij “42nd Street” (Rruga 42) përzgjedhur mes dhjetëra konkurentëve. Festivali i njohur ofron një platformë për artistët që konkurojnë për çmime të ndryshme. Për Xanin, pjesëmarrja është një realizim i një ëndrre. “New York Theater Festival, është një nga festivalet më prestigjioze në botë, për mua, të jem pjesë e tij është një nder dhe kënaqësi e madhe” u shpreh ai për studion e “Rreze Dielli” nëpërmjet një lidhje skype nga NY. “42nd Street” është një histori për emigracionin, frymëzuar nga rruga e famshme me të njëjtin emër në Manhattan. Monodrama ndjek historinë e një protagonisti që shkon për herë të parë në Amerikë, dhe gjendet ne Rrugën 42, për të takuar dikë që i ka premtuar ndihmë, por ai mbetet i vetëm dhe pa zgjidhje tjetër… Xani, i cili eci për herë të parë në Amerikë pikërisht në këtë rrugë, thotë se shumë emigrantë mund të lidhen me këtë histori. “Shumë njerëz kanë filluar rrugëtimin e tyre në Amerikë nga kjo rrugë” shprehet ai. Me një karrierë të pasur, Diar Xani ka luajtur për herë të parë në skenë në Kosovë që 12-vjeç dhe ka vazhduar studimet në Maqedoni, Prishtinë dhe më pas ka kryer doktoraturën në Radio TV dhe Kinema në Universitetin e Stambollit në Turqi. Ai ka performuar në Gjermani, Zvicër dhe vende të tjera evropiane, duke fituar çmime të shumta ndërkombëtare.
-
VIDEO
Nis nesër muaji i Ramazanit | Gjithçka që duhet të dini për ditët e agjërimit
Nis nesër Muaji i Ramazanit! Për 30 ditë, besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, si një nga 5 shtyllat e Islamit. Muaji i Ramazanit është një periudhë 30-ditore ku myslimanët në gjithë botën agjërojnë, kjo periudhë konsiderohet si një festë, një kohë reflektimi ku trupi dhe shpirti pastrohen nga negativiteti. Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë duke u solidarizuar me të varfrit për të ndarë ushqimin me ta. Botëkuptimi i këtij muaji të shenjtë, një rrugëtim kuptimplotë, një filozofi e tërë reflektimi! Të ftuar në studion e “Rreze Dielli” Ilir Hoxholli, ish kreu i kulteve së bashku me vajzën e tij gjimnaziste Rejsa Hoxholli, pedagogia dhe besimtarja Malvina Tafçiu si dhe këngëtarja e mirënjohur Çiljeta Xhilaga e cila prej vitesh agjëron, tregojnë si ndikon ku muaj nga ana psikologjike, përfitimet, rëndësinë shpirtërore, ritualet dhe traditat e besimtarëve myslimanë përgjatë këtyre 30 ditëve.
-
VIDEO
Tartë me mish pule dhe qepë të karamelizuara me kërpudha nga zonja Albana
Tartë me mish pule dhe qepë të karamelizuara me kërpudha
Përbërësit:
Për bazën:
- 300 gr mish pule
- 1 vezë
- 2 lugë gjelle galetë
- 50 gr djathë kaçkavall i grirë
- Kripë dhe piper sipas shijes
Për mbushjen:
- 2 qepë të mëdha
- 1 lugë gjelle sheqer
- 250 gr kërpudha
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 150 gr djathë i butë
- 1 lgj krem pana ose kos i trashë
- Kripë, piper, rigon sipas shijes
Përgatitja:
Fillimisht përgatitim bazën e tartës, bluajmë mishin e pulës ose e presim shumë imët. E përziejmë me vezën, galetën, djathin e grirë, kripën dhe piperin. Masën e shtrijmë në një tavë të lyer me pak vaj, duke e formuar si bazë për tartën. E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 15-20 minuta, derisa të forcohet dhe të marrë pak ngjyrë. Ndërkohë përgatisim mbushjen, në një tigan nxehim gjalpin dhe një lugë vaj ulliri. Shtojmë qepët dhe i gatuajmë në zjarr të ulët derisa të fillojnë të zbuten. Hedhim sheqerin dhe vazhdojmë karamelizimin për 10-15 minuta, duke i përzier herë pas here. Në një tigan tjetër, skuqim kërpudhat me pak vaj ulliri, kripë dhe piper derisa të avullojë lëngu i tyre. Bashkojmë qepët e karamelizuara me kërpudhat dhe e lëmë mënjanë. Pasi baza e pulës është pjekur vendosim sipër saj një shtresë të hollë krem pana ose kos. Shtojmë përzierjen e qepëve dhe kërpudhave. E mbulojmë me djathin për picë dhe e spërkatim me rigon. E vendosim në furrë në 200°C për 10-15 minuta, derisa djathi të shkrijë dhe të marrë ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Banoffee, ëmbësirë e shpejtë angleze pa pjekje nga zonja Albana
Banoffee, ëmbësirë e shpejtë angleze pa pjekje
Përbërësit:
- 200 gr biskota
- 50 gr gjalpë i shkrirë
- 2 banane të pjekura
- 200 gr karamel
- 250 ml pana për ëmbëlsira
- 1 lugë gjelle sheqer pluhur (opsionale)
- 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
- Çokollatë e grirë ose kakao për dekor
Përgatitja:
Bluajmë biskotat dhe i përziejmë me gjalpin e shkrirë. I shpërndajmë në gota dhe i shtypim lehtë me lugë për të krijuar një shtresë kompakte. Vendosim gotat në frigorifer për 10 minuta. Hedhim mbi biskota nga 2 lugë gjelle karamel në çdo gotë. Presim bananet në feta dhe i vendosim mbi karamelin. Rrahim panën me sheqerin pluhur dhe vaniljen derisa të bëhet e trashë. E hedhim me lugë ose me qese pastiçerie mbi shtresën e bananes, spërkatim sipër çokollatë të grirë ose pak kakao. I vendosim gotat me ëmbëlsirë në frigorifer për të paktën 30 minuta para servirjes për një shije më të freskët.
-
VIDEO
Presh me kimë nga zonja Albana
Presh me kimë
Përbërësit:
- 500 gr mish i grirë
- 3-4 preshë (vetëm pjesa e bardhë)
- 1 qepë mesatare
- 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 domate ose 2 lgj salcë domatesh
- 1 lugë çaji koncentrat speci (opsionale)
- 1 gotë ujë ose lëng mishi
- 1-2 gjethe dafine
- Kripë, piper, rigon
- Pak majdanoz të freskët për dekor
Përgatitja:
Në një tenxhere ose tigan të thellë, ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën derisa të bëhet transparente. Shtojmë mishin e grirë dhe e përziejmë derisa të skuqet dhe të marrë ngjyrë të artë. Më pas shtojmë domaten e grirë (ose salcën e domates) dhe e përziejmë për disa minuta. Rregullojmë shijen me kripë, piper, rigon dhe pak spec të kuq. Shtojmë preshin e prerë në rondele dhe e përziejmë lehtë me mishin. Hedhim një gotë ujë ose lëng mishi dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ulët për 20-25 minuta, derisa preshi të zbutet dhe shijet të lidhen mirë. Në fund, shtojmë një gjethe dafine për aromë dhe e lëmë të pushojë disa minuta para se ta shërbejmë.
-
VIDEO
SPAK arrestime në Kryeministri?! Përplasje e fortë në studio, kush e ka rradhën tani
Nën autorësinë dhe moderimin e gazetares Marsela Karapanço, politika dhe ngjarja më e rëndësishme e momentit, nuk do të jetë thjesht një opsion më shumë, por beteja e së vërtetës pa kompromis, e pyetjeve të drejtpërdrejta, e kërkesës se “llogarisë” ndaj atyre që janë deleguar të përfaqësojnë qytetarët, politikanëve. Por jo vetëm!Çdo të enjte ora 21:00
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 28 shkurt 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Rama tregon çfarë i thanë kur Trump mori mandatin e parë te shtrydhësja e Kamzës dhe Aleksi e deri tek pse aleatët e Berishës shkuan të takojnë Erion Veliajn?
-
VIDEO
Drejtësia/ Sula në ‘Repolitix’: Të godas majtas dhe djathtas! Krashi: Këtu bëhen gjyqe popullore! Hoxha: Reforma në drejtësi u bë të hetonte klasën politike
Deputeti socialist, Lavdrim Krashi, në emisionin 'Frontline' tha se drejtësinë duhet që ta bëjnë institucionet e drejtësisë. Sipas tij, në Shqipëri bëhen edhe gjyqe popullore
-
VIDEO
Spahiu: Nëse Meta s’do kishte kërcënuar prokurorët, ndoshta do hetohej në arrest shtëpie
Juristi Kreshnik Spahiu, komentoi në emisionin 'Frontline' edhe mënyrën e arrestimit të Ilir Metës.
Ai tha se arrestimi u bë në mënyrë të dhunshme, por sipas tij nëse Meta s’do kishte kërcënuar prokurorët, ndoshta do hetohej në arrest shtëpie.
‘Tani nëse është treguar prokuroria represive ndaj Metës? Edhe policia ka tejkaluar mënyrën e ekzekutimit në mënyrë të dhunshme, por edhe Meta në retorikën e tij të mbrojtjes ka tejkaluar çdo lloj etike, fyerje, ofendim. Kjo masë është marr sepse një nga shkaqet për të vendos masën është kur subjekti e pengon kryerjen e veprimeve hetimore, nëse Meta s’do kishte kërcënuar prokurorët, ndoshta do hetohej në arrest shtëpie’, tha ai.
-
VIDEO
Spahiu: Të gjitha partitë politike sot donin që Meta të lirohej nga Gjykata, për t'u liruar edhe të tjerët
Juristi Kreshnik Spahiu, në një lidhje skype mbrëmjen e sotme në emision ‘Frontline’, në Report Tv u ndal vendimi i Gjykatës së Lartë që rrëzoi rekursin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kërkoi lirinë. Ai tha se Të gjitha partitë politike sot donin që Meta të lirohej nga Gjykata, për tu liruar edhe të tjerët.
-
VIDEO
Për çfarë i duhen primaret Berishës? Mërtiri: Do të ketë në parlament ata që janë 100% besnikë! Ibsen Elezi: Këta janë hajduta votash
Në “Studio e Hapur’ të Report Tv analisti Ergys Mërtiri dhe ish kreu i PD-së së Kukësit, Elezi analizuan primaret e PD-sw dhe propozimin e Berishws pwr ligjin e desorosifikimit