-
VIDEO
Klinika 24/ Mjekja Adela Perolli: Ja si të sfidoni plakjen dhe të mbeteni të rinj
E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore Doreada Mio, ishte Doktoresha Adela Perolla, mjeke hematologe, e cila foli për një temë si fiksimi për një rini të përjetshme.
-
VIDEO
Klinika 24/ Dr.Ledio Bregu, Shef i Departamentit të Radiologjisë në Spitalin Hygeia: Falë teknologjisë dhe kapjes në kohë, sot sëmundjen onkologjike mund të kurohen
Që nga kohët e mëparshme ka ndryshuar shumë trajtimi i pacientëve me kancer, sipas doktorit dhe ecuria e sëmundjes, disa janë të trajtueshme e madje të shërueshme.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 1 Mars 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Bardhi çon në SPAK Ballukun për termocentralet te shpërthimet e zemërimit në takimin Trump-Zelensky si ngjarje e paprecedentë e deri tek nga legalizimi i drogës tek eskortat, rrëfehet Zhaku.
-
VIDEO
REPLIKAT e plota: Si u sulmua egërsisht Zelensky nga Donald Trump dhe zëvendësi i tij
Donald Trump dhe zëvendësi i tij Vance ushtruan presion live në media, ndaj presidentit ukrainas Zelensky, që të pranonte marrëveshjen e paqes, ndonëse nuk ka ende një akord sigurie.
Mes fjalëve të rënda dhe akuzave të njëpasnjëshme, Trump dhe Vance akuzuan administratën e mëparshme dhe presidentin Zelensky për mosmirënjohje, teksa i kujtuan se nuk është në kushte të favorshme për të bërë kërkesa të reja.
-
VIDEO
Miliona dollarët e Bazës Mekanike të Trenave në Shkozet! Shkëlqimi dhe rrënimi, Amarcord në Report Tv
Dikur ishte ofiçina më e madhe lëvizëse në Shqipëri me kosto miliona dollarëshe! Sot, fantazmë e së shkuarës që lëngon dhe vazhdon e jeton me shpresën dhe shkëlqimin e dikurshëm!
-
VIDEO
Mjekët që sakrifikuan jetën në krijimin e Veterinarisë Shqiptare! Sot në 'Esencë' mjeku Ymer Elezi
Sfidat, vështirësitë, sëmundjet, ligjet e reja, ekspertët e huaj në vitet 20-30 dhe grupi i parë i mjekëve veterinierë shqiptar.
-
VIDEO
'Fundi shekspirian i Kadri Hazbiut!'
Edhe pse pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, Enver Hoxha e shpalli si Kryeministrin e ri, Kadri Hazbiu, një nga njerëzit më të besuar të regjimit komunist, u mënjanua, u përbalt dhe u arrestua.
-
VIDEO
Ekskluzive/Ambasadorja izraelite në Shqipëri për Report Tv: Në prill nisin fluturimet direkte Tel Aviv – Tiranë! Dakord me Ramën: S’mund të kemi 2 shtete nëse palestinezët s'heqin dorë nga terrorizmi
INTERVISTA/ Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ambasadorja e Izraelit në Shqipëri flet për marëdhëniet dy palëshe duke vënë theksin tek interesi në rritje i bizneseve izraelite që duan të investojnë në vendin tonë. Galit Peleg: Mund t’ju siguroj që së shpejti do të dëgjoni hebraisht në rrugët e Tiranës. Do të shihni shumë turistë izraelitë
-
VIDEO
Marrëveshja me Emiratet Arabe për energjinë, ekspertët: Shqipëria do kthehet në vend eksportues të energjisë, 5-6 mld euro të ardhura në vit
Ekspertët e ekonomisë Fatos Çoçoli dhe Ergis Sefa folën në ‘Studio Live’ lidhur me marrëveshjen e Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe për energjinë e rinvoueshme dhe shtrimin e kabujve nënujorë drejt Italisë për transmetimin e energjisë.
-
VIDEO
Muaji i Ramazanit/ Myftiu Gazmend Teqja: Përcillen mesazhe hyjnore, nesër fillon agjërimi! Rregullat dhe përfitimet! Falja në shesh, xhamia s’i mban të gjithë
Myftiu i Tiranës dhe drejtuesi i Xhamisë së Madhe të Namazgjasë, Gazmend Teqja, ishte në një intervistë në ‘Sot, Live në Shqipëri', në Report TV. Përgatitjet nisin prej sot në mbrëmje, agjërimi në 04:30 nesër. Çfarë ndalohet gjatë agjërimit dhe kush përjashtohet nga ky detyrim. Imami jep mesazhe paqeje dhe shprehet për fundin sa më parë të luftrave në botë
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 28 Shkurt 2025 – Receta/ Ramazani, agjerimi & rite/ Artisti shqiptar, NY
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tartë me mish pule dhe qepë të karamelizuara me kërpudha / Presh me kimë / Banoffee, ëmbësirë e shpejtë angleze pa pjekje.
Nis nesër Muaji i Ramazanit! Për 30 ditë, besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, si një nga 5 shtyllat e Islamit. Muaji i Ramazanit është një periudhë 30-ditore ku myslimanët në gjithë botën agjërojnë, kjo periudhë konsiderohet si një festë, një kohë reflektimi ku trupi dhe shpirti pastrohen nga negativiteti. Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë duke u solidarizuar me të varfrit për të ndarë ushqimin me ta. Botëkuptimi i këtij muaji të shenjtë, një rrugëtim kuptimplotë, një filozofi e tërë reflektimi! Të ftuar në studion e “Rreze Dielli” Ilir Hoxholli, ish kreu i kulteve së bashku me vajzën e tij gjimnaziste Rejsa Hoxholli, pedagogia dhe besimtarja Malvina Tafçiu si dhe këngëtarja e mirënjohur Çiljeta Xhilaga e cila prej vitesh agjëron, tregojnë si ndikon ku muaj nga ana psikologjike, përfitimet, rëndësinë shpirtërore, ritualet dhe traditat e besimtarëve myslimanë përgjatë këtyre 30 ditëve.
Aktori dhe regjisori shqiptar, Diar Xani, ngjitet në skenën e Festivalit prestigjioz të Teatrit në Nju Jork me monodramën e tij “42nd Street” (Rruga 42) përzgjedhur mes dhjetëra konkurentëve. Festivali i njohur ofron një platformë për artistët që konkurojnë për çmime të ndryshme. Për Xanin, pjesëmarrja është një realizim i një ëndrre. “New York Theater Festival, është një nga festivalet më prestigjioze në botë, për mua, të jem pjesë e tij është një nder dhe kënaqësi e madhe” u shpreh ai për studion e “Rreze Dielli” nëpërmjet një lidhje skype nga NY. “42nd Street” është një histori për emigracionin, frymëzuar nga rruga e famshme me të njëjtin emër në Manhattan. Monodrama ndjek historinë e një protagonisti që shkon për herë të parë në Amerikë, dhe gjendet ne Rrugën 42, për të takuar dikë që i ka premtuar ndihmë, por ai mbetet i vetëm dhe pa zgjidhje tjetër… Xani, i cili eci për herë të parë në Amerikë pikërisht në këtë rrugë, thotë se shumë emigrantë mund të lidhen me këtë histori. “Shumë njerëz kanë filluar rrugëtimin e tyre në Amerikë nga kjo rrugë” shprehet ai. Me një karrierë të pasur, Diar Xani ka luajtur për herë të parë në skenë në Kosovë që 12-vjeç dhe ka vazhduar studimet në Maqedoni, Prishtinë dhe më pas ka kryer doktoraturën në Radio TV dhe Kinema në Universitetin e Stambollit në Turqi. Ai ka performuar në Gjermani, Zvicër dhe vende të tjera evropiane, duke fituar çmime të shumta ndërkombëtare.
-
VIDEO
Dy vite nga përplasja e trenave, protestë masive në Greqi, Etmond Guri: Miliona njerëz në rrugë! Qytetarët kërkojnë drejtësi, qeveria ka dështuar
Gazetari shqiptar në Greqi, Etmond Guri foli në Report Tv lidhur me protestat që po mbahen anembanë Greqisë, pasi sot shënohet 2-vjetori i tragjedisë së Tempit ku u përplasën 2 trena dhe duke shkaktuar 57 viktima.