• VIDEO

    Dodik 'Non Grata' si Berisha dënohet me burg, analisti Sheholli: Fatin e tij do ta kenë edhe të tjerë në Ballkan që janë në listën e zezë amerikane

    Gjykata e Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë dënoi presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik, me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit, për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt.

  • VIDEO

    'Studio Live', Azgan Haklaj: Sorosin në Shqipëri e solli Berisha! Rithemelimi po krijon një federatë opozitare në bashkëpunim me qarqet greke

    Azgan Haklaj dhe Zaçe Islami debatuan sot në ‘Studio Live’ lidhur me figurën e George Soros dhe aktivitetin e tij në Shqipëri, debat i hapur pas kërkesës së Berishës përmes ligjit për de-sorosifikimin. Haklaj thotë për Arbër Hitajn se Sorosin në Shqipëri e ka sjellë Berisha në 1994.

  • VIDEO

    Mandarinat me pesticide/ Zv.ministri Jaupllari: Asnjë kilogram te konsumatori, u morën masa! Vuksani: AKU shkeli ligjin, ku shkuan 11 tonë? Dyshoj se u konsumuan, kancerogjene!

    Skandali me 3 ngarkesat e mandarinave me peshë 21 tonë të kthyera nga Kroacia ishte në qendër të debatit dhe analizës sot (27 shkurt) në studion e “Sot, Live në Shqipëri”, në Report Tv.

    Pyetjeve të moderatorit Nertil Agalliu: nëse e dinte AKU për ngarkesën, çfarë masash u morën, si u veprua, a u asgjësua produkti apo a u hodh në treg, iu përgjigjën dy të ftuarit Arjan Jaupllari, zv/ministër i Bujqësisë dhe Ana Vuksani, eksperte për sigurinë ushqimore.

    Ajo që u vu në dukje ishte shkelja e procedurave nga AKU, edhe pse denoncimi ka ardhur nga vetë ky institucion, që nuk e ka ndjekur procesin deri në fund të asgjësimit të produktit, por ka dijeni vetëm për ngarkesën me 10 tonë, por jo për fatin e dy ngarkesave të tjera me 11 tonë.

  • VIDEO

    'Në primaret e PD-së emra të njollosur', Lapardhaja: Në fund vendos Berisha! Për sulmet ndaj Yuri Kim duhet të mbajë përgjegjësi

    Sa i përket listës së primareve të Berishës, Lapardhaja thekson se nuk ka standard dhe opozita nuk po sjell një alternativë që ta tejkalojë mazhorancën. 

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 27 Shkurt 2025 – Receta tradite /Horoskopi i muajit Mars nga Jorgo Pulla

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me djathë dhe spinaq / Pispili me presh / Patate tigani me gjalpë dhe erëza.

    Në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Mars për 12 shenjat e zodiakut. Sipas tij, Marsi do të jetë një muaj disi i vështirë në aspektin planetar, do të jetë një muaj dinamik por dhe me mjaft zhvillime në fushën shpirtërore. “Një muaj me interes të madh astrologjik fillon dhe mbart mesazhin e rëndësishëm se ekuinoksi pranveror i këtij viti do të ketë diçka të veçantë si dhe do të sjellë mjaft ndryshime. Mërkuri, planeti i komunikimit nga 15 Marsi dhe Afërdita, planeti i parasë dhe i dashurisë nga 2 Marsi do të lëvizin në retrogradë tek Dashi, ndikime të cilat na bëjnë të rimendojmë sesi të sillemi në marrëdhëniet tona. Kujdes, vëmendje për ata që kanë probleme ligjore! Idetë dhe iniciativat e mira nuk përjashtohen, megjithatë, para se të marrim vendime në planet tona, duhet të marrim parasysh me kujdes çdo detaj. Nga ana tjetër, eklipsi hënor i datës 14 mars riorganizon detyrimet dhe prioritetet në lidhje me nevojat emocionale. Pas shumë vitesh, Neptuni, planeti i frymëzimit shpirtëror, por edhe i iluzioneve, bën hyrjen e tij të parë në Dash. Ai ishte i fundit në këtë pozicion gjatë periudhës 1861 – 1875, me ngjarje të rëndësishme që përcaktuan të ardhmen e njerëzimit. Kjo lëvizje planetare do të prekë gradualisht çdo shenjë të zodiakut në zona të ndryshme, por më së shumti Dashin, Gaforren, Peshoren dhe Bricjapin”, theksoi Pulla duke vijuar më tej me parashikimin e detajuar për çdo shenjë të zodiakut.

  • VIDEO

    Fitorja e Gëllçit në Strasburg, avokati për Report Tv: SPAK po i kthen arrestet në modë, drejtësi represive! Bie ndesh me standardet e BE

    Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi fitoi çështjen e tij në Strasburg, ku u vlerësua se SPAK e mbajti në paraburgim pa prova të mjaftueshme dhe nuk shqyrtoi mundësinë e masave më të lehta sigurie. Avokati i Gëllçit thotë në një intervistë për Report Tv se SPAK po i kthen arrestet në modë dhe sipas tij kjo është një drejtësi represive që bie ndesh me standardet europiane. 

    • VIDEO

      Ndryshime kolosale, trondit Jorgo Pulla: Rikthehet Marsi i 160 viteve më parë / Ja shenjat që preken

      Në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Mars për 12 shenjat e zodiakut. Sipas tij, Marsi do të jetë një muaj disi i vështirë në aspektin planetar, do të jetë një muaj dinamik por dhe me mjaft zhvillime në fushën shpirtërore. “Një muaj me interes të madh astrologjik fillon dhe mbart mesazhin e rëndësishëm se ekuinoksi pranveror i këtij viti do të ketë diçka të veçantë si dhe do të sjellë mjaft ndryshime. Mërkuri, planeti i komunikimit nga 15 Marsi dhe Afërdita, planeti i parasë dhe i dashurisë  nga 2 Marsi do të lëvizin në retrogradë tek Dashi, ndikime të cilat na bëjnë të rimendojmë sesi të sillemi në marrëdhëniet tona. Kujdes, vëmendje për ata që kanë probleme ligjore! Idetë dhe iniciativat e mira nuk përjashtohen, megjithatë, para se të marrim vendime në planet tona, duhet të marrim parasysh me kujdes çdo detaj. Nga ana tjetër, eklipsi hënor i datës 14 mars riorganizon detyrimet dhe prioritetet në lidhje me nevojat emocionale. Pas shumë vitesh, Neptuni, planeti i frymëzimit shpirtëror, por edhe i iluzioneve, bën hyrjen e tij të parë në Dash. Ai ishte i fundit në këtë pozicion gjatë periudhës 1861 – 1875, me ngjarje të rëndësishme që përcaktuan të ardhmen e njerëzimit. Kjo lëvizje planetare do të prekë gradualisht çdo shenjë të zodiakut në zona të ndryshme, por më së shumti Dashin, Gaforren, Peshoren dhe Bricjapin”, theksoi Pulla duke vijuar më tej me parashikimin e detajuar për çdo shenjë të zodiakut.

    • VIDEO

      Byrek me djathë dhe spinaq nga zonja Albana

      Byrek me djathë dhe spinaq

      Përbërësit:

      Për brumin:

      • 500 gr miell
      • 100 ml ujë
      • 100 ml qumësht
      • 100 gr kos
      • 1 vezë
      • 1 lç kripë
      • 1 lk sheqer

      Për mbushjen:

      • 200 gr djathë i bardhë
      • 200 gr spinaq
      • 100 gr djathë pice (opsionale)
      • Gjalpë për spërkatje

      Përgatitja:

      Zëmë brumin dhe e lëmë të rehatohet. Më pas e ndajmë në kulaçka. Bashkojmë kulaçkat nga dy ose tre bashkë. Hapim petën e parë, e spërkasim me gjalpë, shtrojmë djathë dhe spinaq. Hapim petën e dytë dhe të tretën. Veprojmë njësoj si me petën e parë. Hapim petën e katërt me mbushje të njëjtë, e mbyllim si zarf, e spërkasim me yndyrë dhe veprojmë me të tre petët e tjera njësoj. E shtrojmë në tavë mbrapsht dhe e hapin në tavë me duar në të gjithë sipërfaqen e saj. E vendosim byrekun të piqet në temperaturën 220 gradë Celsius.

    • VIDEO

      Pispili me miell misri me presh nga zonja Albana

      Pispili me presh

      Përbërësit:

      • 500 gr miell misri i verdhë
      • 2 filxhanë çaji kos
      • 3 presh
      • 1 tufë majdanoz dhe koper
      • 1 lç sodë buke
      • 3 kokrra vezë
      • 300 ml ujë të ngrohtë
      • 4 lgj vaj ulliri
      • 1 lç piper i kuq
      • Piper i zi
      • Kripë

      Përgatitja:

      Pjesën e bardhë të preshit e grijmë imët dhe e kaurdisim me pak vaj ulliri. Sapo të fillojë preshi të ulë vëllimin e spërkasim me kripë dhe piper dhe e lëmë që të zbutet. Ndërkohë tek mielli i misrit shtojmë sodën e bukës, vaj ulliri dhe ujë të ngrohtë. E punojmë mirë derisa të krijohet një brumë i lidhur. E shtrojmë masën e brumit me miell misri në një tavë të lyer me pak vaj ulliri. Mbi të vendosim preshin e kaurdisur spërkatur me majdanoz të grirë. Rrahim vezët së bashku me kosin dhe e shtojmë në tavë mbi preshin. E pudrosim sipërfaqen e pispilisë me pak miell misri dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.

    • VIDEO

      Patate tigani me gjalpë dhe erëza / Ja sekreti i shijes nga zonja Albana

      Patate tigani me gjalpë dhe erëza

      Përbërësit:

      • 300 gr patate
      • 1 lgj gjalpë
      • 1 lç kripë
      • 1 lç piper i zi
      • 1 lç paprika
      • 1 lç rigon
      • 4 thelpinj hudhër
      • Piper djegës me fara
      • 1/2 lëng limoni
      • Pak majdanoz
      • Kripë sipas shijes

      Përgatitja:

      Ziejmë patatet e ndara përgjysmë në ujë të bollshëm me kripë. Më pas i kullojmë. Në një tigan tresim gjalpim dhe kaurdisim patatet. Shtojmë erëzat dhe në fund i spërkasim me lëng limoni dhe majdanoz.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 27 shkurt 2025

      Titujt e gazetave për sot, nga Rama i tregon "dhëmbët" SPAK-ut dhe GJKKO-së te dadiçeku që po përmbys kamionin e SPAK e deri tek nga Gjin Gjoni tek Adriatik Llalla, të korruptuar e të inkriminuar mblidhuni afër Berishës!

    • VIDEO

      Plas DEBATI: Arrestimi i VELIAJ, skemë apo i provuar?! Ç'do ndodhë nesër me Metën?

      'Kryebashkiaku i Tiranës do jetë në krye të bashkisë së Tiranës sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë ose nuk jep dorëheqjen nga posti’, kështu është shprehur zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv