• VIDEO

    PLAS keq/Berisha i SHITUR te grekët, plani që ka për 11 majin! Ç'do ndodh me detin e ligjin e luftës

    Deklarata e kreu i PD Sali Berisha se nëse vjen në pushtet do të firmosë marrëveshjen me Greqinë për çështjen e detit është diskutuar edhe në emisionin Repolitix në Report Tv. Për Artur Meçollarin ish- Komandantin e Forcave Detare, marrëveshja me Greqinë e vitit 2009, s’mund të rikthehet.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 26 shkurt 2025

      Titujt e gazetave për sot, nga Edi Rama thotë se "po të kisha frikë nga SPAK një fishkëllimë Berishës dhe e shkrinim te SPAK lëshon 24 fletëarreste e "profesorët" përfundojnë në pranga e deri tek Berisha tërhiqet nga shkrirja e SPAK?!

    • VIDEO

      Endri Tafani në 'Repolitix': Berisha nuk ka mbështetje në Greqi nga emigrantët shqiptarët, mban afër Fredi Belerin

      Për analistin Endri Tafani, Berisha kërkon një mbështetje politike nga Greqia prandaj bëri atë deklaratë për çështjen e detit. Sipas tij, kjo bëhet pasi Berisha nuk është shumë i favorizuar në Greqi për të marr vota, pasi nuk ka mbështetje atje nga shqiptarët.

      'Berisha kërkon një ndihmë dhe mbështetje politike për zgjedhje nga Greqia, sepse emigrantët u bë ose jo marrëveshja ata do vijojnë punën e vet. Nuk ka asnjë përfitim. Emigracioni në Greqi ka votuar për PS në zgjedhjet e kaluara. Ka një hatërmbetje të vjetër për PD. PS ka më shumë mbështetje në Greqi. Duke qenë se nuk është i favorizuar Berisha mban afër figurën e Belerit dhe pretendon që të ketë më tepër mbështetjen e Greqisë në zgjedhje', tha ai.

      S.B/Shqiptarja.com

      •  
    • VIDEO

      Misteri i vrasjes së kryebashkiakut të Gjilanit më 1948

       

      Kanë kaluar pothuaj 77 vjet nga pushkatimi, por familja e Daut Elezit, pavarësisht përpjekjeve, ende nuk i ka gjetur eshtrat e tij. Misteri vrasjes dhe I zhdukjes së eshtrave të tij, ka trazuar për dekada me rradhë jetën e gjithë familjarëve.

    • VIDEO

      Ngjela në 'Frontline': Nëse Ols Dado ka quajtur 'ndyrësirë' Veliajn, nuk mund të jetë më prokuror! Berisha nuk e shkrin dot SPAK, se nuk vjen kurrë në pushtet

      Lidhur me pretendimin e Veliajt se prokurori Ols Dado e ka quajtur ‘ndyrësirë’ në sallën e gjyqit, Ngjela thotë se nëse diçka e tillë është e vërtetë, Dado nuk mund të jetë më prokuror.

    • VIDEO

      'Zhvarrosje' e marrëveshjes me Greqinë? Trondit Kocaqi: Ja cfare ndodh! Tregon programin politik

      Drejtuesja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, historiania Elena Kocaqi, teksa iu referua deklaratës së Berishës se do ta shkrijë SPAK-un nëse vjen në pushtet tha se lëvizja e saj është kundër kësaj. Ajo u shpreh se lëvizja e saj është edhe për një reformim të Kodit Penal.

    • VIDEO

      Carlo Bollino: Kërcënimi real i SPAK-ut i vjen nga Berisha! Ai nuk harron dhe mendon hakmarrjen

      Botuesi Carlo Bollino thotë në Report Tv se i vetmi kërcënim real, SPAK-ut i vjen nga Berisha, i cili nuk harron dhe mendon hakmarrjen. Teksa komenton arrestimin e Veliajt, Bollino thotë se njërit krah të politikës nuk mund t'i hiqet futbollisti më i mirë para finales së zgjedhjes, dhe futbollisti kryesor i krahut tjetër lirohet nga arresti shtëpiak. 

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 25 Shkurt 2025 – Receta/ Smile.al, plaforma për projekte sociale/ Hekurosja e këmishës

      Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Makarona të bëra vetë me shije spinaqi / Lulelakër e fërguar në marinadë / Petulla të ëmbla me oriz në tavë. Gjithashtu Albana së bashku me Nikin sollën dhe disa truke dhe këshilla kuzhine.

      SMILE.al, është platforma e vetme online, një histori suksesi që mbledh fonde nga publiku për projekte me tematika të ndryshme të karakterit social. Dy nga qindra projektet e kësaj platforme, u prezantuan sot në Rreze Dielli. E para me tematikë: Konservimi i objekteve arkeologjike/ Muzealizimi i koleksionit arkeologjik në Muzeun e Beratit. Arkeologia Iris Pojani tregoi detaje nga ky projekt në bashkëpunim me smile.al, dhe theksoi se do të restaurohen mbi 200 objekte të ndryshme arkeologjike. Ndërsa projekti i dytë i prezantuar nga Oreada Kita, do të realizohet nga "Qendra Jonathan" me titull Fuqizojmë Endrrat, një alternativë me vlerë për mbi 50 fëmijë me nevoja të posaçme/kufizuese. Ky projekt do të ofrojë terapi të specializuar për këta fëmijë, duke i ndihmuar kështu të luajnë, integrohen në shoqëri, të shkojnë në shkollë dhe të realizojnë ëndrrat e tyre!

      Hekurosja është një nga punët më të lodhshme për një amvisë. Kur përpiqen ta shmangin krijohet një “mal” me rroba dhe për rrjedhojë merr më shumë kohë. Sidoqoftë, ka gjithmonë këshilla dhe truke, të cilat duhet t’i keni parasysh për ta bërë këtë proces më të lehtë. Këmishat janë një nga veshjet më të vështira për t’u hekurosur. Gjithashtu edhe një nga ato veshje që nuk lejojnë hapësirë për zhubrosje, të paktën nga ana stilistike, pasi i gjithë lezeti mbi to qëndron kur janë të pastra dhe të hekurosura. Për të bërë më të thjeshtë përditshmërinë tonë, ose ditët kur zgjedhim të veshim një këmishë, sipërmarrësja Blerina Gjyriqi nga “Debora’s Clean’, na tregon në Rreze Dielli, se si mund të hekurosim në mënyrën e duhur këmishat dhe për më tepër pa u munduar shumë. Gjithashtu Blerina na tregon dhe si të palosim dysh mëngët e këmishës, për t’u dukur bukur dhe gjithë vetëbesim.

    • VIDEO

      Misteri me humbjen e jetës së 3-vjeçarit në Shkodër, mjekja Dollenberg: Edhe një grip bëhet i rrezikshëm për fëmijët që nuk kanë anti-trupa

      Dollenberg shprehet se shkak i humbjes së jetës së fëmijës 3 vjeçar mund të jetë edhe një grip i zakonshëm, që prek trupin e të miturit të pambrojtur ndaj këtij infeksioni, por edhe një ushqim me salmonelë.

    • VIDEO

      Si të hekurosim një këmishë perfekte në 2 minuta / Ekspertia tregon e këshillon: Sekreti tek…

      Hekurosja është një nga punët më të lodhshme për një amvisë. Kur përpiqen ta shmangin krijohet një “mal” me rroba dhe për rrjedhojë merr më shumë kohë. Sidoqoftë, ka gjithmonë këshilla dhe truke, të cilat duhet t’i keni parasysh për ta bërë këtë proces më të lehtë. Këmishat janë një nga veshjet më të vështira për t’u hekurosur. Gjithashtu edhe një nga ato veshje që nuk lejojnë hapësirë për zhubrosje, të paktën nga ana stilistike, pasi i gjithë lezeti mbi to qëndron kur janë të pastra dhe të hekurosura. Për të bërë më të thjeshtë përditshmërinë tonë, ose ditët kur zgjedhim të veshim një këmishë, sipërmarrësja Blerina Gjyriqi nga “Debora’s Clean’, na tregon në Rreze Dielli, se si mund të hekurosim në mënyrën e duhur këmishat dhe për më tepër pa u munduar shumë.

    • VIDEO

      Smile.al, platforma e vetme online, që mbledh fonde nga publiku për projekte sociale

      SMILE.al, është platforma e vetme online, një histori suksesi që mbledh fonde nga publiku për projekte me tematika të ndryshme të karakterit social. Dy nga qindra projektet e kësaj platforme, u prezantuan sot në Rreze Dielli. E para me tematikë: Konservimi i objekteve arkeologjike/ Muzealizimi i koleksionit arkeologjik në Muzeun e Beratit. Arkeologia Iris Pojani tregoi detaje nga ky projekt në bashkëpunim me smile.al, dhe theksoi se do të restaurohen mbi 200 objekte të ndryshme arkeologjike. Ndërsa projekti i dytë i prezantuar nga Oreada Kita, do të realizohet nga "Qendra Jonathan" me titull Fuqizojmë Endrrat, një alternativë me vlerë për mbi 50 fëmijë me nevoja të posaçme/kufizuese. Ky projekt do të ofrojë terapi të specializuar për këta fëmijë, duke i ndihmuar kështu të luajnë, integrohen në shoqëri, të shkojnë në shkollë dhe të realizojnë ëndrrat e tyre!

    • VIDEO

      Makarona të bëra vetë me shije spinaqi nga zonja Albana

      Makarona të bëra vetë me shije spinaqi

      Përbërësit:

      • 300 gr miell
      • 450 gr spinaq i freskët
      • 2 vezë
      • Gjalpë
      • Kripë

      Përgatitja:

      Ziejmë spinaqin në ujë me pak kripë pa e lënë të zbruhet tepër. E kullojmë mirë dhe e lëmë të ftohet. Më pas e shtrydhim për t'i nxjerrë ujin dhe e grijmë hollë me një thikë. Shtojmë vezët dhe miellin dhe e punojmë mirë brumin. Spërkatim sipërfaqen e punës me pak miell. Ngjeshim topthin e brumit para e mbrapa me bazën e pëllëmbës së dorës. E palosim në vete brumin e shtypur, e rrotullojmë një çerek xhiroje dhe përsëritim veprimin. E punojmë për 10 minuta derisa të bëhet i butë. Më pas e vendosim në një tas, e mbulojmë me një pjatë dhe e lëmë të pushojë për rreth 15-20 minuta. Vëndosim topthin e brumit në sipërfaqen e pastër të punës dhe e shtypim pak me duar. Mbështesim petësin, duke shtypur në qendër lehtë, por me këmbëngulje dhe hapim brumin nga e kundërta jonë. Kur brumi të ketë marrë një formë të gjerë rrumbullake me trashësi 1-1,5 cm, e mbështjellim rreth petësit duke e ngritur anën përkundrejt nesh dhe duke mbajtur të fiksuar me dorë anën që kemi më afër. Kur ta shpështjellim petësin, e tërheqim petën me kujdes, pastaj e hapim duke e rrotulluar një çerek xhiroje dhe duke përsëritur veprimin. Vazhdojmë ta mbështjellim dhe tërheqim brumin, derisa të përftojmë një petë të hollë si vel. Në fund mbledhim petën role dhe e presim me thikë 2 cm. Shtojmë ujë në një tenxhere dhe pak kripë. Kur të vlojë hedhim makaronat dhe i lëmë të ziejnë për 8 minuta. Ndërkohë tresim pak gjalpë, kullojmë makaronat dhe i spërkasim me djathë të grirë ose me krem djathi.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv