• VIDEO

    Gazetari Minga për Report Tv: Primaret e PD të stisura, kandidatët do i ‘filtrojë’ Berisha! Në lista vetëm besnikët e tij

    Proces të stisur i quan primaret në PD, gazetari Denis Minga. I ftuar në Report Tv, Minga thotë se lista e deputetëve ka muaj që është në xhepin e Berishës dhe vendin e fitojnë vetëm besnikët e tij.

  • VIDEO

    Takimi Trump-Zelensky/ Ish-ambasador i SHBA në Report Tv: Përplasje kulturash, presidenti amerikan e di se Ukraina e ka humbur luftën! Putin po arrinë qëllimet e tija

    Takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, për Roland Bimon, ish-ambasadorin e SHBA ishte një përplasje kulturash.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 3 Mars 2025 – Receta të shpejta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fileto pule kotoletë në furrë / Supë me perime / Puding me qumësht.

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e parë të këtij muaji, 3-9 mars, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë nuk do të ketë shumë vështirësi, madje për disa shenja do të ketë mjaft përfitime. Por gjithsesi jemi në një muaj me ndikime të forta planetare ku duhen mbyllur çështjet e së shkruarës, pasi shumë gjëra nuk do të jenë më si më parë. "Klima e javës ka disa kthesa, pasi rruga retrogradë e Afërditës sjell situata konfuze në çështjet financiare dhe emocionale, por situatën e ‘shpëton’ këndi astrologjik Diell-Mars që pastron mjegullën. Mërkuri kalon në Dash nga java që vjen duke filluar kështu një periudhë ku komunikimi bëhet më pasionant, por edhe agresiv", theksoi Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.

  • VIDEO

    ‘Asgjë s’do jetë si më parë…’ Kujdes financat!/ Horoskopi 3-9 mars për çdo shenjë nga Jorgo Pulla

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e parë të këtij muaji, 3-9 mars, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë nuk do të ketë shumë vështirësi, madje për disa shenja do të ketë mjaft përfitime. Por gjithsesi jemi në një muaj me ndikime të forta planetare ku duhen mbyllur çështjet e së shkruarës, pasi shumë gjëra nuk do të jenë më si më parë. "Klima e javës ka disa kthesa, pasi rruga retrogradë e Afërditës sjell situata konfuze në çështjet financiare dhe emocionale, por situatën e ‘shpëton’ këndi astrologjik Diell-Mars që pastron mjegullën. Mërkuri kalon në Dash nga java që vjen duke filluar kështu një periudhë ku komunikimi bëhet më pasionant, por edhe agresiv", theksoi Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.

  • VIDEO

    Puding me qumësht nga zonja Albana / Ja sekreti i shijes perfekte dhe delikate

    Puding me qumësht

    Përbërësit:

    • 500 ml qumësht
    • 4 lgj sheqer
    • 2 lgj niseshte misri ose miell orizi
    • 1 lugë çaji vanilje
    • 1 lugë gjalpë
    • Pak kanellë ose çokollatë të grirë për servirje

    Përgatitja:

    Në një tenxhere hedhim qumështin, shtojmë sheqerin dhe niseshten duke i përzier mirë që të mos krijohen kokrriza. E vendosim në zjarr mesatar dhe e përziejmë vazhdimisht derisa masa të trashet (rreth 7-10 minuta). Në fund shtojmë vaniljen dhe gjalpin, e përziejmë mirë dhe e largojmë nga zjarri. Hedhim pudingun në tasa ose gota të vogla dhe e lëmë të ftohet në temperaturë ambienti. E spërkatim me pak kanellë ose çokollatë të grirë sipas dëshirës dhe e vendosim në frigorifer për 1-2 orë të mpikset.

  • VIDEO

    Supë me perime, zgjedhja ideale në çdo stinë nga zonja Albana

    Supë me perime

    Përbërësit:

    • 1 qepë e vogël
    • 1 karrotë
    • 1 patate
    • 1 kungull i njomë
    • 1 domate
    • 1 gotë spinaq ose lakër e grirë
    • 2 lugë vaj ulliri
    • 1 thelpi hudhër
    • 1 litër lëng perimesh ose ujë
    • ½ lugë çaji shafran Indie
    • ½ lugë çaji rigon ose majdanoz të freskët
    • Kripë dhe piper sipas shijes

    Përgatitja:

    Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën derisa të bëhen të tejdukshme. Shtojmë karrotën dhe pataten dhe i lëmë të skuqen pak për 2-3 minuta. Më pas shtojmë domaten e grirë në rende, kungullin në kubikë, spinaqin (ose lakrën) dhe i përziejmë mirë. Hedhim lëngun e perimeve ose ujin, shtojmë kripën, piperin dhe shafranin e Indisë. E lëmë supën të ziejë për 20-25 minuta derisa perimet të zbuten. Në fund shtojmë rigonin ose majdanozin për një aromë të freskët.

  • VIDEO

    Fileto pule kotoletë në furrë nga zonja Albana

    Fileto pule kotoletë në furrë

    Përbërësit:

    • 2 fileto pule
    • 1 filxhan galetë (bukë e thërrmuar)
    • ½ filxhan djathë parmixhano i grirë
    • 1 lugë çaji kripë
    • ½ lugë çaji piper i zi
    • 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
    • ½ lugë çaji hudhër pluhur
    • 1 lugë çaji rigon ose majdanoz të thatë
    • 2 kokrra vezë
    • 2 lugë qumësht
    • 2 lugë vaj ulliri

    Përgatitja:

    Fillimisht ngrohim furrën në 200°C dhe vendosim një letër pjekjeje mbi tepsinë. Marrim 2 tasa, në të parin rrahim vezët me qumështin. Në të dytin përziejmë galetën me djathin parmixhano, kripën, piperin, specin e kuq, hudhrën dhe rigonin. Lyejmë filetot e pulës së pari në vezë, më pas i rrotullojmë në përzierjen e galetës duke i mbuluar mirë nga të gjitha anët. I vendosim në tavë duke i spërkatur me pak vaj ulliri për t’i dhënë një kore të artë. I pjekim për 20-25 minuta, duke i kthyer në mes të pjekjes që të skuqen në mënyrë të njëtrajtshme. Filetot i shërbejmë të ngrohta me një sallatë të freskët ose me një salcë kosi me hudhër dhe limon.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 3 mars 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga Rama fton emigrantët të kthehen se kemi paga më të mira se në Greqi te Evi Kokalari thotë se ka lajme të këqija për Berishën nga SHBA e deri tek kush po heton?

  • VIDEO

    Kush e shkatërroi Ish Hotel Turizmin e Ri të Kukësit? Amarcord, Report Tv

    Historia e prerë në mes e një nga veprave më të mëdha turistike në Shqipëri! Shkëlqimi, rrënimi dhe braktisja e lavdishme e Ish Turizmit të Ri të Kukësit. Amarcord, çdo të diel, ora 21:00 në Report Tv. Flasin: Ramazan Memishi, Artist-Piktor Kujtim Shehu, Ish Drejtues i Turizmit të Ri të Kukësit

  • VIDEO

    Kthim nga emigrimi në tokat e fshatit | Veri Jug

    Drin Juba, fermer i vogël në fshatin Karinë të Peqinit, rrëfen historinë e jetës së tij, duke kujtuar emigrimin në Itali dhe më pas, kthimin në fshatin e vendlindjes, ku ka investuar kursimet dhe gjithcka ka lidhje me fermën e tij me nektarina.

  • VIDEO

    Kooperativat private në Karinë. Pse jo? | Veri Jug

    Nazmi Xhyra, drejtor i bujqësisë në Bashkinë e Peqinit, flet për mundësinë e krijimit të kooperativave bujqësore private në fshatrat e kësaj bashkie.

  • VIDEO

    Karina, fshati i pemëve në lulëzim | Veri Jug

    Stina e pranverës në fshatin Karinë, vetëm pak kilometra në perëndim të Peqinit, ka sjellë lulëzimin e pemëve në dhjetra hektarë me drurë frutorë. Fermerit Drin Juba ka mbjellë reth 5 hektarë me nektarina dhe mer cdo vit deri në 400 kuintal fruta, e gjitha e destinuar për eksport drejt Kosovës. Njihuni me mbështetjen e fermerëve nga Bashkia e Peqinit, nëpërmjet intervistës ekskluzive të specialistit Nazmi Xhyra. 'Karina, fshati i pemëve në lulëzim' reportazh - premierë ditën e dielë, ora 13:30, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv