• VIDEO

    Burgosja e Veliajt, Hodaj në ‘Repolitix’: Do vijojë të jetë kryetar! Sefa: Ka të drejtë të kërkojë përjashtimin e Ols Dados! Jupi: Politika është bërë bashkë kundër SPAK

    ‘Veliaj do vijojë të jetë kryetar deri sa të vendos vet që do të jap dorëheqjen, ose sa të ketë një vendim të formës së prerë. Veliaj do jetë kryetar nuk ndërpritet mandati i kryetarit të bashkisë nga këshilli bashkiak. Këshilltarët e opozitës kërkonin një mocion me debat për shkarkimin e kryetarit, po të shohësh ligjet bëhet e ditur se kur mbaron mandati dhe kur shkarkohet dhe në asnjë mënyrë nuk hyn këshilli. Këshilli s’ka kompetencë të propozojë vendime, nuk mund të propozosh diçka të paligjshme', tha ai.

  • VIDEO

    Marrëveshja e mineraleve Trump-Zelensky/ Bilalli: Ushtria ukrainase pranoi se pa SHBA, s'i mban dot territoret më se 6 muaj! Krisafi: Shërbejnë për teknologjitë e reja, kapin vlerën 7 trilionë dollarë

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë Uashingtonin të premten për të nënshkruar një marrëveshje mbi mineralet e rralla.

  • VIDEO

    Këpucaria drejt zhdukjes, Bajrami e thotë troç: Rinia do t'a nxjerrë lekun duke ndenjur këmbëkryq

    Bajram Cani është personazhi i sotëm në “Një nga ne”.

    Babai i 3 fëmijëve, prej 46 vitesh ushtron zanatin e këpucarit në qytetin e Elbasanit. Është ndër të paktët që kanë mbetur, por thotë se do e vazhdojë derisa të ketë frymë.

    Për mjeshtrin e këpucëve, vitet e fundit po vihet re një rritje e klientelës. Megjithatë, pak duan ta ushtrojnë. Nga të rinjtë interesi është zero.

    Bajrami merret me prodhimin e këpucëve dhe riparime të ndryshme sipas nevojave të klientëve. Tregon se për të realizuar një këpucë cilësore duhen 2 ditë.

    Kërkesat i ka nga individë të cilët e kanë të vështirë të gjejnë në treg këpucë të përshtatshme, për shkak të numrit ose gjerësisë së këmbës.

    Prodhimi i këpucëve i jep kënaqësinë më të madhe, sidomos kur klientët rikthehen sërish në ambientin e tij për ta falenderuar ose për të bërë porosinë e radhës. Kërkesat i vijnë dhe nga jashtë vendit, kryesisht nga emigrantë.

    Bajrami tregon sesi puna i është lehtësuar falë makinerive të reja.

    Na thotë cilat janë kërkesat që i vijnë më së shumti dhe nëse ia vlen të ushtrohet ky zanat.

    Pse të rinjtë nuk kanë interes për zanatet?

    Çfarë duhet bërë që të ngjallim sërish kureshtjen dhe dëshirën për ta ushtruar zanatin e këpucarit?

    Cilat janë proceset që mbulon në përditshmëri?

    Të gjitha këto i jep përgjigje në emisionin “Një nga ne”

  • VIDEO

    Braçe ironizon Primaret e PD-së: Model amerikan? Berisha non grata, nuk kalon dot Atlantikun! Mundohet të kopjojë për t'i rënë në sy Trump

    Deputeti i PS-së Erion Braçe ishte sot në 'Studio Live' teksa ndër të tjera komentoi për Arbër Hitajn edhe primaret e Partisë Demokratike. Braçe ironizoi 'modelin amerikan' të primareve të Berishës, duke shtuar se kreu i PD-së është non grata. 

    'Model amerikan këta? Kanë fuqi ndalimin e hyrjes në SHBA. Kanë disa javë që thonë prisnin se do ndodhi. Mezi pres ta kaloj Atlantikun. Më kujtohet që tha nuk kam moshë ta kaloj. Do vdisja të shikoj si do përballoj udhëtimin për të kaluar matanë. Ajo që mund të them nuk kanë asnjë lloj ngjashmëri me SHBA dhe proceset atje. Është jo natyrale. Nuk di që Trump të ketë marrëdhënie me Soros, ama Berishën e di që ka marrëdhënie., kjo është histori shumë e bukur. Nuk di që Soros të ketë bërë ndonjë të keqe në këtë vend. Të ketë vrarë, të ketë vjedhur. Janë shqiptarët që i kanë bërë. Mundohet të kopjojnë. Nuk bëjnë verifikimin që ky ligji ekziston në Shqipëri, dy gjini njihen. S;kemi martesa në legjislacion. Mundohen të kopjojnë. Listat e primareve të tyre janë mbushura me banditë. Nuk bëj replikë me kërkënd që nuk është standardi im.'

  • VIDEO

    Miliona dollarët e Bazës Mekanike të Trenave në Shkozet! Shkëlqimi dhe rrënimi, Amarcord

    Dikur, ofiçina më e madhe lëvizëse në Shqipëri me kosto miliona dollarëshe! Sot, fantazmë e së shkuarës që lëngon dhe vazhdon e jeton me shpresën dhe shkëlqimin e dikurshëm! Kush dhe përse u ndërtoi atë? Kujt i shërbeu? Çfarë ndodh sot në Ofiçinën Mekanike të Trenave shqiptare? Kush punon në të? A është shkatërruar ajo plotësisht?

  • VIDEO

    Edmond Petraj: Duhet të kemi përgjegjësi të hetojmë veprimet e Strukturës së Posaçme! Kulluri: Rama dhe Berisha po bëjnë komedi me SPAK

    Kulluri thotë se Rama dhe Berisha po bëjnë një komedi teksa njëri mbron SPAK, tjetri e sulmon. Ndërsa Petraj mendon se veprimet e Strukturës së Posaçme duhen shqyrtuar dhe hetuar, teksa duhen parë problematikat e sistemit të drejtësisë.

  • VIDEO

    Shifrat e larta të paraburgimit në Shqipëri, Shella: Nuk është standard europian, burgjet janë mbipopulluara! SPAK të jetë më e ndjeshme

    Drejtori i INFOCIP, Gerti Shella ishte sot në Report Tv teksa foli për masat e paraburgimit në Shqipëri që janë në shifra të larta. Shella thekson për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se kjo çështje nuk lidhet me 1 apo 2 politikanë, por duhet vënë re se burgjet janë të mbipopulluara.

  • VIDEO

    Prej 13-ditësh në spital, gazetari Nura për Report Tv: Ende në gjendje kritike, por të qëndrueshme

    Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut është pak më mirë, megjithatë rreziku nuk ka kaluar ende. Kështu u shpreh në ‘Sot Live në Shqipëri’ Artur Nura, gazetar, teksa theksoi se mjekët ende nuk e kanë dhënë prognozën.

  • VIDEO

    Ikja 40% e forcës punëtore, eksperti Erion Muça: Tregon urinë që ka tregu i punës në vendet perëndimore! Kompanitë duhet të përkrahin punonjësit

    Eksperti i punësimit Erion Muça foli sot në Report Tv për largimin masiv të punonjësve shqiptarë drejt tregut perëndimor të punës. Muça thekson për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se ikja e 40% të forcës punëtore, tregon agresivitetin e tregut të punës në disa prej vendeve perëndimore.

  • VIDEO

    Gazetari shqiptar në Athinë: Diaspora në Greqi po heziton të regjistrohet për zgjedhje, ka dezinformim! Intervista e Ramës me MEGA-n ka befasuar shumë

    Gazetari shqiptar në Athinë, Etmond Guri dha një intervistë për Report Tv ku foli për interesin e diasporës në Greqi për të qenë pjesëmarrës në votimet e 11 majit, si dhe për takimin e Berishës në kryeqytetin grek dhe intervistën e Ramës me televizionin MEGA.

  • VIDEO

    ‘Jam ndier e diskriminuar, krenare që jam rome’/ BE: Çmimi 2025, fokus arsimi i të rinjve romë

    Fokusi te arsimi dhe fuqizimi i të rinjve, BE hap thirrjen për Çmimin e Integrimit të Romëve 2025. Thirrja është e hapur për një gamë të gjerë aplikantësh, duke përfshirë: organizatat e shoqërisë civile, institucionet publike, si bashkitë, shkollat apo qendrat sociale, individët dhe aktivistët, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre kanë sjellë ndryshim në komunitetin Rom, duke luftuar diskriminimin dhe duke krijuar modele të suksesshme integrimi. Ky çmim nuk është thjesht një trofe, por një mirënjohje për ata që me përkushtim dhe vizion kanë ndikuar pozitivisht në jetën e komunitetit Rom. Përmes kësaj nisme, e cila përcillet në studion e “Rreze Dielli” nga aktivistja rome Ina Marku, Bashkimi Evropian synon të tregojë se përfshirja dhe barazia nuk janë vetëm ideale, por realitete të prekshme që ndërtohen çdo ditë nga njerëz dhe organizata që nuk ndalen përballë sfidave. Të dëgjosh një histori suksesi frymëzon, por ta tregosh atë histori është hapi i parë drejt një ndryshimi më të madh. Çmimi i BE-së për Integrimin e Romëve është një ftesë për të ndarë këto histori dhe për të bërë të dukshëm ata që kontribuojnë në një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

  • VIDEO

    Uthulla e mollës, ilaçi bimor me fuqi shëruese / Ja ‘sekretet’ e përdorimit nga Altin Joka

    Historikisht e njohur që nga kohërat e lashta si një ilaç natyral, uthulla e mollës vazhdon të mbetet një përbërës i rëndësishëm në fushën e shëndetit dhe mirëqenies. E pasur me enzima e antioksidantë, minerale e vitamina ky produkt është padiskutim një depo vlerash ushqyese. Uthulla e mollës është një nga produktet më të popullarizuara, njerëzit e kanë përdorur atë për shekuj me radhë në gatim dhe mjekësi, por edhe pastrim gjithashtu. Por cilët janë përbërësit kryesorë të uthullës së mollës që i japin kaq shumë vlera dhe si ndikojnë ato në organizëm? Cilat janë përfitimet kryesore të uthullës së mollës për shëndetin? Si duhet konsumuar dhe a ka efekte anësore, cilat janë dozat e rekomanduara? Si mund të përdoret uthulla e mollës për kujdesin e lëkurës dhe flokëve, dhe a ka ndonjë rrezik nga aplikimi i saj i jashtëm? A ka njerëz që duhet ta shmangin uthullën e mollës, si për shembull ata me probleme me stomakun apo kockat? Si mund të dallojmë një uthull molle cilësore nga një produkt i përpunuar ose jo natyral? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve dhe shumë të tjera, i marrim në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin dhe eskpertin e mjekësisë holistike Altin Joka. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv