-
VIDEO
Kurti refuzon të shkojë në prokurori, gazetari për Report Tv: Skandaloze! Zbulohen skenaret për të formuar qeverinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi sot urdhrin e gjykatës për tu paraqitur në prokurori për të dhënë dëshminë e tij lidhur me hetimet për abuzimet me rezervat shtetërore.
-
VIDEO
Pastronte paratë e kokainës së vëllezërve Çopja, GJKKO lë në qeli Klajdi Merkajn
GJKKO ka lënë në burg Klajdi Merkajn, i cili akuzohet se pastronte paratë e kokainës së vëllezërve Çopja.
Sipas njoftimit të GJKKO, Merkaj kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë 'arrest me burg', kërkesë e cila i është rrëzuar.
Kërkuesi Klajdi Merkaj me datë 10.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit”, baza ligjore neni 260 e në vijim të K.Pr.Penale. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, bazuar në nenet 228, 229, 230 dhe 238 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 46, datë 03.03.2025 vendosi: 1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Klajdi Merkaj, vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, dhënë sipas vendimit nr. 86, datë 29.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar', thuhet në njoftim.
-
VIDEO
Petulla me brumë patatesh, shije befasuese me vetëm 2 përbërës nga zonja Albana
Petulla me brumë patatesh
Përbërësit:
- 600 gr patate
- 2 kokrra vezë
- 2 lugë miell
- Kripë, piper i zi
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Qërojmë patatet dhe i grimë me rende për së gjati. I kalojmë në ujë të ftohtë, i kullojmë dhe i vendosim të thahen në një beze pambuku. Vendosim vezët në një tas, miellin, kripën dhe piperin. Shtojmë patatet dhe pak miell për të trashur masën. E punojmë mirë brumin, ndërkohë kemi nxehur vajin në një tigan të gjerë. Skuqim petullat duke i hedhur lugë-lugë larg njëra tjetrës. I kthejmë më pas nga ana tjetër dhe i vendosim mbi një pjatancë ku kemi shtruar letër kuzhine.
-
VIDEO
Pilaf Uzbek, shije speciale e pilafit oriental nga zonja Albana
Pilaf Uzbek
Përbërësit:
- 500 gr mish qengji ose viçi
- 2 filxhanë oriz basmati ose kokërrgjatë
- 1 qepë e madhe
- 2 karrota të mëdha
- 1 kokërr hudhër
- ½ filxhan vaj luledielli ose vaj ulliri
- 1 lugë gjelle qimnon
- ½ lugë çaji spec i zi
- ½ lugë çaji spec i kuq pluhur
- 1 lugë çaji kripë
- 3 filxhanë ujë të ngrohtë
- 1 grusht rrush të thatë (opsionale)
Përgatitja:
Lajmë orizin disa herë dhe e lëmë të qëndrojë në ujë të ngrohtë për 30 minuta. Ngrohim vajin në një tenxhere të thellë dhe skuqim qepët derisa të marrin një ngjyrë kafe të artë. Shtojmë mishin dhe e lëmë të skuqet mirë nga të gjitha anët. Më pas shtojmë karrotat dhe i përziejmë derisa të fillojnë të zbuten. Shtojmë erëzat (qimnonin, specin e zi, specin e kuq dhe kripën) dhe i përziejmë me përbërësit e tjerë. Vendosim kokën e hudhrës ashtu siç është vetëm të pastruar, në mes të tenxheres, duke e zhytur pak në përbërje. Hedhim ujin e ngrohtë mbi përbërjen dhe e mbulojmë me kapak. E lëmë të ziejë për rreth 20-25 minuta. Më pas shtojmë orizin e kulluar, por nuk e përziejmë me mishin. Shtojmë edhe rrushin e thatë nëse dëshirojmë. Hedhim pak ujë mbi oriz (nëse është e nevojshme, shtojmë edhe pak kripë) dhe e mbulojmë me kapak. Ulim zjarrin dhe e lëmë të gatuhet derisa uji të avullojë plotësisht dhe orizi të jetë i butë (rreth 20 minuta). Pasi gatimi është gati e heqim nga zjarri, e lëmë të pushojë për 10 minuta dhe më pas e përziejmë butësisht para se ta shërbejmë.
-
VIDEO
Bukë me oriz dhe thjerrëza nga zonja Albana
Bukë me oriz dhe thjerrëza
Përbërësit:
- 200 gr oriz
- 200 gr thjerrëza
- 2 lgj miell
- 1 vezë
- 1 lgj fara chia
- Kripë
Përgatitja:
Orizin dhe thjerrëzat i kemi lënë në ujë të ngrohtë për 1 orë. Bashkojmë përbërësit dhe krijojmë një masë brumi. E lëmë mbi 30 minuta. E vendosim në pjekje në 200 gradë Celsius për 45 minuta.
-
VIDEO
Ja si të përgatisni Komposto frutash perfekte / Këshilla nga zonja Albana
Komposto frutash e shtëpisë
Përbërësit:
- 1 litër ujë
- 3-4 lugë gjelle sheqer
- 1 mollë
- 1 dardhë
- 1 pjeshkë
- 1 grusht rrush të thatë ose kumbulla të thata
- Lëngu i gjysmës së 1 limoni
- 1 shkop kanelle
- 2-3 karafila (opsionale)
Përgatitja:
Ziejmë ujin me sheqerin në një tenxhere dhe e lëmë të vlojë derisa sheqeri të shkrihet plotësisht. Shtojmë frutat e prera dhe rrushin e thatë ose kumbullat. Shtojmë erëzat si kanella dhe karafilat për një aromë më të pasur. E lëmë komposton të ziejë në zjarr të ulët për 15-20 minuta derisa frutat të zbuten dhe të lëshojnë shijen e tyre. Në fund shtojmë lëngun e limonit, e përziejmë mirë dhe e lëmë të ftohet. Mund t'a vendosim në frigorifer për disa orë për një shije më freskuese.
-
VIDEO
Projekti për furnizimin me ujë të zonave bregdetare, policia ndërhyn për prishjen e një stacioni të pompave të ujit në Tragjas të Vlorës! Banorët kundër, përplasen me efektivët
Banorët e fshatit Tragjas janë ngritur në protestë, pasi orët e para të mëngjesit të sotëm kanë mbërritur forca të shumta të policisë të cilat kanë ndërhyrë për prishjen e një stacioni të pompave të ujit, i cili shërbente për të furnizuar me ujë bazën e Pasha Limanit, po ashtu janë prishur dhe disa tubacione të tjera që shërbejnë për furnizimin me ujë të banorëve të fshatit.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 4 mars 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha iu "vjedh" 7 mandate demokratëve te Botës i është çmendur kryetari e deri tek 53 parti politike në garë për 11 majin, ja koalicionet!
-
VIDEO
SKENARËT, plani i TRUMP për Ukrainën, Rusia do të PUSHTOJË! Debate në studio
-
VIDEO
Spahiu: Trump premtoi Amerikën e Madhe, por po lejon Rusinë e Madhe
Kreshnik Spahiu komentoi në '5 Pyetjet nga Babaramo' përplasjen mes Trump dhe Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë. Spahiu thekson se Trump mesa duket po përpiqet ta bëjë Rusinë të madhe dhe jo Amerikën (MAGA).
-
VIDEO
'5 Pyetjet nga Babaramo'/ Spahiu: Nëse pakti Trump-Zelensky nënshkruhet shpejt, mundet që debati ishte teatër diplomatik amerikan
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në '5 Pyetjet nga Babaramo' përplasjen mes presidentëve Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të premten e 28 shkurtit.
-
VIDEO
Primaret e PD-së/ Beqiri: Lojë e Saliut për t'u dukur si demokrat! Bala: Kishte paqartësi! Elezi: Nuk ishin serioze, njerëzit nuk dinin listat
Primaret e PD-së për listën e deputetëve të 11 majit të mbajtur më 1 mars, u diskutua pasditen e sotme në ‘Studio Live’.