• VIDEO

    Njihuni me gjyshin aventurier| Me motor nga Librazhdi në 215 shtete të botës, gatuan e fle në çadër

    Dashnor Balliu, motoçiklisti shqiptar që po tenton të hyjë në Guinness duke udhëtuar nga Librazhdi në gjithë botën. I apasionuari pas udhëtimeve të gjata me motor ka 18 muaj që ka nisur 'udhëtimin' e jetës së tij. Ka kaluar në mbi 52 shtete, duke përqafuar kultura të ndryshme dhe duke kapërcyer sfidat me elasticitet. I aftë në mekanikë dhe zgjidhjen e problemeve teknike që mund të ndeshë rrugës dhe me aparatin që duket se nuk e ndan, Balliu kap momentet më të veçanta të udhëtimit. Është i vetëm në këtë aventurë, fle në çadër, ushqimet dhe çdo gjë i bën vetë. I ftuar në studion e "Rreze Dielli", nëpërmjet një lidhje skype nga Maroku ai tregon se dëshiron të arrijë rekordin e udhëtimit në 214 shtete, madje thotë se do bëjë dhe një shtet më shumë. Dashnor Balliu i ka marrë të gjitha masat, udhëton në borë e diell, madje dhe në -15 gradë. Edhe pse ka fjetur në -7 gradë jashtë, ai nuk dorëzohet, motori është shtëpia e tij. Në lidhje me  eksperiencën më të veçantë të jetës së tij ai shprehet se shkruan çdo gjë që i ndodh në ditë në fletoren e tij si një kujtim mbi 'deryrën' që i ka vënë vetes dhe që pritet ta përfundojë brenda 4 viteve.

  • VIDEO

    Eljan Tanini zbulon misterin e 'Kishës pa zot', sekrete të pathëna …/'Amarcord' nuk duhet humbur!

    Një ndërtesë e lashtë, e braktisur dhe e mbuluar nga heshtja. A është vërtet një kishë apo fshihet diçka më shumë pas historisë së saj? Kush e ndërtoi dhe për çfarë shërbente? Përse është lënë në mëshirë të fatit dhe sot nuk ka zot? "Amarcord" emisioni më i ri në Report Tv me Eljan Taninin, sjell për herë të parë këtë histori të panjohur, duke hedhur dritë mbi misteret dhe të pathënat e një monumenti të harruar. Përse njihet kaq pak, madje edhe nga ekspertët? Kush e ka sot në duar fatin e saj? Një intervistë dhe emision që nuk duhet humbur! "Amarcord" do të transmetohet çdo të diel, ora 21:00, në Report Tv. Për të folur për risitë e këtij emisioni, flasim në studion e "Rreze Dielli" me moderatorin dhe gazetarin Eljan Tanini.

  • VIDEO

    Në festa, ditëlindje apo vdekje… Ja si të zgjidhni lulet e duhura për çdo rast

    Nga ditëlindjet e gëzueshme deri te ceremonitë mortore, lulet kanë një gjuhë të tyre dhe përcjellin emocione e mesazhe të rëndësishme. Për të na ndihmuar të kuptojmë më mirë simbolikën e luleve dhe si t'i zgjedhim ato në mënyrën e duhur, ishim sot në "Rreze Dielli" me sipërmarrësen Evis Kazazi, e cila shpjegoi rëndësinë e përzgjedhjes së duhur për çdo rast dhe çfarë duhet të kemi parasysh kur dhurojmë një buqetë. Cilat lule janë më të përshtatshme për moshat e ndryshme dhe çfarë simbolizojnë? Cilat janë më të përdorura për ngushëllime dhe çfarë mesazhi përcjellin? Si të zgjedhim lulet për dasma, përvjetorë apo festa? Çfarë kuptimi kanë lulet më të njohura si trëndafili, orkidea, zambaku apo karafili?

  • VIDEO

    Sarmale, Japrak me gjethe lakrash mbushur me mish të grirë dhe oriz nga Albana

    Japrak me gjethe lakrash të egra

    Përbërësit:

    • 1 lakër e egër ose jeshillëqe sipas dëshirës
    • 100 gr oriz
    • 500 gr mish i grirë
    • 2 qepë
    • 1 lgj piper i kuq i ëmbël
    • Kocka derri ose mish i tymosur
    • Kripë, piper i zi
    • Bimë aromatike

    Përgatitja:

    Pastrojmë gjethet dhe i lëmë pak në ujë të vluar. Kaurdisim mishin e grirë me qepën derisa të kokrrizohen, shtojmë pak lëng kockash. Shtojmë bimët aromatike me erëzat duke rregulluar dhe shijen me pak kripë. Në një tenxhere vendosim disa gjethe jeshillëqesh. Mbledhim japrakët dhe i rradhisim në tenxhere. Sipër vendosim disa kocka të mishit të derrit. I lëmë të gatuhen mirë dhe në fund i vendosim në furrë në 200 gradë Celsius për vetëm 10 minuta.  Ndërkohë në një tigan aromatizojmë pak gjalpë me piper të kuq dhe pak këng kockash dhe e hedhim në fund mbi japrakët në momentin e servirjes.

  • VIDEO

    Supa peshku nga zonja Albana

    Supë peshku

    Përbërësit:

    • 1 fileto peshku ose kokë peshku
    • 2 patate
    • 1 qepë
    • 1 karrotë
    • 1 degë selino
    • 1 filxhan kafeje bizele
    • 100 ml qumësht
    • 1 lgj miell
    • 1 litër lëng perimesh ose ujë
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Në një tenxhere kaurdisim qepën e grirë imët me pak vaj ulliri. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë karrotat e prera në disqe dhe një lugë miell. E shuajmë me buljon perimesh dhe pak qumësht. Pas 5 minutave shtojmë patatet e prera në kubikë, një dorë bizele dhe peshkun në copëza. Në fund rregullojmë shijen dhe e servirim me selino.

  • VIDEO

    Byreçka me mish dhe qepë të vluara në tenxhere nga zonja Albana

    Byreçka me mish dhe qepë të vluara në tenxhere

    Përbërësit:

    • 500-600 gr miell
    • 1 lç kripë
    • 1 lç uthull
    • 1 vezë
    • 1 lç vaj
    • 250 ml ujë
    • 500 gr mish i grirë
    • 500 gr qepë
    • Kripë, piper i kuq

    Përgatitja:

    Zëmë brumin dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. Në një enë përziejmë mishin me qepën e grirë, me kripë dhe pak vaj. Hapim petën dhe e ndajmë në katërsh. Vendosim mbushje dhe e mbledhim petën role në formën e kërmillit. I vendosim byreçkat në tenxhere të ziejnë. Në fund i spërkasim me piper të kuq pluhur.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 11 shkurt 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga arrestohet kryebashkiaku Erion Veliaj te bashkëpunëtori i Trump në krye të fushatës së PD e deri tek Berisha thote se Balluku e ka mendjen tek thasët me para!

  • VIDEO

    Vetëvendosja forcë e parë, gazetari në '5 Pyetjet': Kurti, mbrëmë u soll si humbës! Deputeti i AAK-së: Albini përdori gjuhë linçuese, përçau vendin në 'Ne dhe Ata'

    Zgjedhjet politike në Kosovë të zhvilluara gjatë ditës së djeshme u diskutuan në studion e ‘5 Pyetjeve nga Babaramo’ me gazetarin nga Kosova, Rid Berisha, gazetaren Esmeralda Mulaj, analistin Ilir Alia, Ilir Alimehmetin dhe deputetin e Kosovës, Haki Abazi.

  • VIDEO

    Spahiu: Pse asnjë deputet apo ministër i PS nuk merr në mbrojte Erion Veliajn?

    Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, arrestimin e Erion Veliaj. Në '5 Pyetjet nga Babaramo', juristi vë re se Partia Socialiste nuk i ka dalë në mbrojtje Veliajt. Sipas tij, deputetë, ministrat apo zyrtarët socialistë duhet të mbajnë një qëndrim.

     
  • VIDEO

    Arrestimi i Erion Veliajt, avokati në '5 Pyetjet': Nuk ka akuza, janë dyshime të arsyeshme! Gazetarja Banushi: Depozitimi i kërkesës për arrestim që në datën 24 janar

     Arrestimi i Erion Veliajt mesditën e sotme me urdhër të SPAK, u diskutua në studion e ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Report Tv, me gazetaren Keti Banushi, avokatët Redi Ramaj dhe Arbër Hoxha dhe me këshilltarin bashkiak demokrat Ilir Alimehmeti.

  • VIDEO

    Kurti forcë e parë, por me rënie, Ledjon Krisafi: Liderët e opozitës nuk frymëzojnë! Bilalli: Replikat me Grenellin kanë ndikuar

    Ledjon Krisafi dhe Lutfi Bilalli folën në ‘Studio Live’ lidhur me zgjedhjet e djeshme në Kosovë, të cilat panë si forcë Vetëvendosjen por në pamundësi për të formuar një shumicë parlamentare. Krisafi thotë se liderët e opozitës nuk frymëzojnë, nuk kanë karizëm, në dallim nga Kurti. Ndërsa Bilalli vë re se replikat në distancë të Kurtit me Richard Grenell kanë ndikuar që të mos formojë dot shumicën parlamentare.

  • VIDEO

    Arrestimi i Veliajt, Ngjela në 'Studio Live': Ra alibia se SPAK-un e drejton Rama! Në Prokurorinë e Posaçme janë ekspertët e huaj, do na shpëtojnë nga padrejtësia

    Avokati Spartak Ngjela foli në Studio Live lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj mesditën e sotme me urdhër të SPAK. Ngjela vlerësoi për Arbër Hitajn SPAK-un dhe u shpreh se sot ra alibia që Rama drejton SPAK-un.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv