• VIDEO

    Gërdeci/ Djali i familjes Durdaj në Report Tv: Fatmir Mediu, ministri që firmosi demontimin, dua të garojë përballë tij në 11 maj! SPAK të zbardh të vërtetën

    Jurisiti Geraldo Durdaj, vëllai i 7 vjeçarit, Erison Durdajt që mbeti i vrarë në tragjedinë e Gërdecit, i cili garon me PS në zgjedhjet e 11 majit, ka deklaruar se do që të garojë përballë Fatmir Mediut. Ai tha se do të përabllet me Mediun me listë të hapur në çdo vend ku ai të caktohet nga Sali Berisha.  

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Shkurt 2025 – Receta/ Horoskopi javor/ Bima e rradhiqes, kurative në shumë problematika shëndetësore

    Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me patate dhe qofte / Brokoli me vezë dhe djathë në furrë.

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e dyë të këtij muaji, 10-16 shkurt, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të jetë plot zhvillime dhe ndikime të forta planetare. "Hëna e plotë e ditës së mërkurë në shenjën e Luanit ngjyros të gjithë javën, duke i dhënë shtysë fillimeve të reja dhe të zjarrta. Pak kujdes në fillim të javës, pasi kemi një kënd të vështirë të Diellit me Uranin, ku duket se do të sjellë trazira financiare dhe emocionale. Kujdes ekonominë, mos u nxitoni! Ndërsa sa i takon çështjeve profesionale, duket një javë e qetë ku do të ecet në rrugë të mbarë", thekson Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.

    Në “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, ndalemi në një nga bimët më popullore në Shqipëri, rradhiqja, një bimë e cila ka vlera të shumta shëndetësore ku përdoret rrënja. lulja dhe gjethja. Luleradhiqen e kemi parë si fëmijë kur luanim nëpër lendina, dhe në fakt nuk do të mendonim që kjo bimë e thjeshtë, mund të ishte një nga bimët më shëruese që ekzistojnë. Ndërsa gjethet e rradhiqes janë shumë të shëndetshme veçanërisht kur konsumohen të gjalla ose sa më pak të gatuara. “Radhiqja është një bimë shumëvjeçare me gjethe të çara dhe me lule të verdhë me diametër deri 4 cm. Lulesa përmban mbi 200 lulëza hermafeodite. Lulet më kurative janë lulet qe mblidhen në periudhën Prill – Maj – Qershor”, thekson Merja në fillim të bisedës. Përbërësit kimikë të bimës së rradhiqes janë shumë të fuqishëm, bima përmban antioksidantë, flavonoide, acide fenolike, fibra, vitamina dhe minerale. Këta përbërës bëjnë që kjo bimë si rrënjë, lule dhe gjethe të ketë veti antioksidante, mbron qelizat nga dëmtimi, ka veti pastruese dhe detoksifikuese, antiinflamatore dhe mbrojtëse e mëlçisë, rrit imunitetin, përmirëson shëndetin e zorrëve, e shumë të tjera të cilat i tregojmë dhe si t'i përdorim me gramaturat përkatëse në studion e "Rreze Dielli".

  • VIDEO

    Arrestimi i Erion Veliajt, Yzeiri në Report Tv: Personazhi më pozitiv, uroj të dalë i pafajshëm! SPAK i vendos prangat kryebashkiakut, lë të lirë Berishën

    Arrestimin e kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ditën e sotme, analisti dhe gazetari Ilir Yzeiri e ka cilësuar si një lajm të rëndë. Ai tha se duhet parë tashmë se cilat janë akuzt që janë ngritur ndaj kryebashkiakut.

  • VIDEO

    Rradhiqja, super e lirë ‘bombë’ shëndeti / Ja sëmundjet që kuron…

    Në “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, ndalemi në një nga bimët më popullore në Shqipëri, rradhiqja, një bimë e cila ka vlera të shumta shëndetësore ku përdoret rrënja. lulja dhe gjethja. Luleradhiqen e kemi parë si fëmijë kur luanim nëpër lendina, dhe në fakt nuk do të mendonim që kjo bimë e thjeshtë, mund të ishte një nga bimët më shëruese që ekzistojnë. Ndërsa gjethet e rradhiqes janë shumë të shëndetshme veçanërisht kur konsumohen të gjalla ose sa më pak të gatuara. “Radhiqja është një bimë shumëvjeçare me gjethe të çara dhe me lule të verdhë me diametër deri 4 cm. Lulesa përmban mbi 200 lulëza hermafeodite. Lulet më kurative janë lulet qe mblidhen në periudhën Prill – Maj – Qershor”, thekson Merja në fillim të bisedës. Përbërësit kimikë të bimës së rradhiqes janë shumë të fuqishëm, bima përmban antioksidantë, flavonoide, acide fenolike, fibra, vitamina dhe minerale. Këta përbërës bëjnë që kjo bimë si rrënjë, lule dhe gjethe të ketë veti antioksidante, mbron qelizat nga dëmtimi, ka veti pastruese dhe detoksifikuese, antiinflamatore dhe mbrojtëse e mëlçisë, rrit imunitetin, përmirëson shëndetin e zorrëve, e shumë të tjera të cilat i tregojmë dhe si t'i përdorim me gramaturat përkatëse në studion e "Rreze Dielli".

  • VIDEO

    Zgjedhjet në Kosovë, Arifi në Report Tv: Kryeministër do jetë Bedri Hamza, s’ka koalicion LVV-PDK, Kurti nuk preferohet nga ndërkombëtarët

    Analisti Valon Arifi, ka deklaruar se kryeministri i ardhshëm i Kosovës do të jetë Bedri Hamza dhe se s’do të ketë koalicion mes LVV dhe PDK. Ai tha se Kurti dhe Hamza janë shprehur të dy kundër një koalicioni mes partive të tyre.  

  • VIDEO

    ‘Kujdes! Alarm ekonomia’, Jorgo Pulla paralajmëron shenjat…/ Horoskopi 10-16 shkurt

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e dyë të këtij muaji, 10-16 shkurt, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë do të jetë plot zhvillime dhe ndikime të forta planetare. "Hëna e plotë e ditës së mërkurë në shenjën e Luanit ngjyros të gjithë javën, duke i dhënë shtysë fillimeve të reja dhe të zjarrta. Pak kujdes në fillim të javës, pasi kemi një kënd të vështirë të Diellit me Uranin, ku duket se do të sjellë trazira financiare dhe emocionale. Kujdes ekonominë, mos u nxitoni! Ndërsa sa i takon çështjeve profesionale, duket një javë e qetë ku do të ecet në rrugë të mbarë", thekson Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.

  • VIDEO

    Tavë me patate dhe qofte shtëpie në pak minuta nga zonja Albana

    Tavë me patate dhe qofte

    Përbërësit:

    Për qoftet:

    • 500 gr mish i grirë
    • 1 qepë e vogël
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1 vezë
    • 3 lgj bukë të thekur të grirë
    • 1 lgj majdanoz të grirë
    • 1 lugë çaji rigon
    • 2 lgj vaj ulliri
    • 1 lç uthull e kuqe ose lëng limoni
    • Kripë dhe piper sipas shijes

    Për patatet:

    • 4 patate mesatare
    • 1 qepë e vogël
    • 3 lgj vaj ulliri
    • 1 lugë çaji rigon
    • 1/2 lç kripë dhe piper
    • 1 lgj mustardë
    • 100 ml lëng mishi ose ujë
    • Lëngu i 1 limoni

    Përgatitja:

    Fillimisht përgatisim brumin e qofteve. Në një tas të madh përziejmë mishin e grirë me qepën, hudhrën, vezën, bukën e thekur, majdanozin, rigonin, kripën, piperin, vajin e ullirit dhe uthullën. I përziejmë mirë dhe formojmë qofte të rrumbullakëta ose cilindrike, të cilat i lëmë të pushojnë për 15-20 minuta. Ndërkohë presim patatet në feta, i vendosim në një tavë, shtojmë vaj ulliri, rigon, kripë, piper dhe lëng limoni. Shtojmë edhe pak lëng mishi ose ujë për t’i mbajtur të buta gjatë pjekjes. Vendosim patatet në furrë të parangrohur në 180°C për 20 minuta. Më pas shtojmë qoftet mbi patatet dhe vazhdojmë me pjekjen edhe për 20-25 minuta të tjera, derisa patatet të jenë të buta dhe qoftet të kenë marrë ngjyrë.

  • VIDEO

    Brokoli me vezë dhe djathë në furrë nga zonja Albana

    Brokoli me vezë dhe djathë në furrë

    Përbërësit:

    • 1 kokë brokoli
    • 2 karota
    • 1 qepë e vogël
    • 4 vezë
    • 150 gr djathë i bardhë
    • 100 gr djathë kaçkavall
    • 200 ml qumësht
    • 1 lugë gjelle miell
    • Kripë, piper, rigon
    • Pak vaj ulliri për lyerjen e tavës

    Përgatitja:

    Ndajmë brokolin në lule, ndërsa karotat dhe qepën i kalojmë në rende. Në një tavë shtrojmë një letër pjekje. Të gjithë përbërësit i bashkojmë në një enë duke i trazuar mirë. I vendosim në tavë duke shtuar pak vaj ulliri. E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 25-30 minuta, derisa të marrë pak ngjyrë.

  • VIDEO

    Zbulim i Madh! Misteri i 'Kishës katolike' të braktisur në periferi të Tiranës! Amarcord/ Report Tv (09.02.2025)

    Kishë apo diçka tjetër? Kush e ndërtoi dhe për çfarë shërbeu, mos vallë kishte një funksion tjetër? Si dhe përse është lënë në mëshirë të fatit dhe sot nuk ka zot? Përse njihet shumë pak edhe nga ekspertët? Kush e ka sot në duar fatin e saj?

  • VIDEO

    Sonte Amarcord, Exlusive, ora 21:00/ Zbulim i Madh! Misteri i “Kishës katolike” të braktisur në periferi të Tiranës!

    Përse njihet shumë pak ose aspak edhe nga ekspertët? Kush e ka sot në duar fatin e saj? Flasin për këtë temë që bëhet publike për herë të parë nga Amarcord:

  • VIDEO

    Kirurgu oral Dr.Ismail Karabudak, Drejtues i Hygeia Dent: Rëndësia e planifikimit dixhital në dentistri

    I ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me autore  Doreada Mio, ishe Doktor Ismail Karabudak, kirurg oral dhe Drejtues i Klinikës Dentare, Hygeia Dent.

  • VIDEO

    Spahiu: Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

    Spahiu e merr analizën e tij, duke e krahasuar opozitën dhe të djathtën shqiptare me të djathtën në Europë dhe Amerikë. Çuditërisht kudo e djathta po pëson një rritje në numra dhe po merr pushtetin në disa vende, ndërsa vetëm në Shqipëri ndodh që e djathta ka rënie drastike.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv