• VIDEO

    Arrestimi i Veliajt/ 'SPAK dhe GJKKO duhen parë nëse janë në shinat kushtetuese', Plarent Ndreca: Nëse prokurori ka shkelur kushtetutën, hetimi i pavlefshëm

    Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca foli sot në Report Tv, lidhur me arrestimin e Erion Veliaj. Ndreca evidentoi problematikat kushtetuese në metodat e ndjekura nga prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët e GJKKO. Deputeti theksoi se parlamenti duhet të kontrollojnë nëse SPAK dhe GJKKO janë në shinat kushtetuese. 

  • VIDEO

    'Tregtarët abuzojnë me çmimet e importeve, por edhe me cilësinë', ekspertja e ekonomisë: Kufiri jetik, në Shqipëri jetohet, por jo me dinjitet

    Ekspertja e ekonomisë Teuta Kortoçi foli sot në Report Tv, lidhur me të ardhurat që i nevojiten një qytetari për të jetuar në Shqipëri.

  • VIDEO

    Prindër po gaboni rëndë! Trondit psikologia: Presioni për notat tek fëmijët ka çuar deri në…

    Sa herë keni dëgjuar fëmijën tuaj të thotë ‘kam frikë të tregoj notën’, apo keni parë stresin në fytyrën e tij kur flitet për shkollën? Presioni për nota është një realitet për shumë fëmijë dhe shpesh prindërit, edhe pa e kuptuar, e përforcojnë këtë stres. Pse fëmijët përjetojnë stres kaq të madh për notat dhe si ndikon ky presion në shëndetin e tyre emocional dhe psikologjik? A ka një mënyrë të mirë për të motivuar fëmijët pa i bërë të ndihen të detyruar apo të frikësuar nga dështimi? Si mund ta bëjmë procesin e të mësuarit më të shëndetshëm dhe bisedat pas shkolle më të frytshme? Si duhet të reagojmë ndaj notave të tyre dhe cilat pyetje janë më të mira për të ndërtuar një komunikim të hapur? Këto pyetje i diskutuam në studion e “Rreze Dielli” me psikologen e fëmijëve Aljona Jonuzi.

  • VIDEO

    Turmeriku, erëza e artë me fuqi shëruese! / Altin Joka tregon ‘sekretet’ e përdorimit

    Në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka, ndalemi tek një nga erëzat me fuqi të mëdha ushqyese dhe shëndetësore,  Turmeriku, një ‘superushqim’ për vetitë e tij anti-inflamatore. Çfarë thotë shkenca e nutricionit për përfitimet e tij reale dhe ndikimin në organizëm? Shpesh dëgjojmë se turmeriku duhet të kombinohet me piper të zi për të rritur përthithjen e kurkuminës, sa e vërtetë është kjo dhe cilat janë mënyrat më efektive për ta konsumuar? A ka raste kur turmeriku mund të mos jetë i përshtatshëm për këdo? A ka kundër-indikacione apo raste kur duhet shmangur? Shpesh ka konfuzion mes emrave si shafrani, turmerikut dhe kurkumës, ku qëndron ndryshimi mes tyre? Në cilat problematika shëndetësore turmeriku ka efekte kuruese dhe si duhet përdorur duke u gërshetuar dhe me erëza të tjera.

  • VIDEO

    Arrestimi i Veliaj/ Hetimet e SPAK, avokati Arbër Hoxha: Mbrojtja duhet të njihet me 40 fashikuj për 6 orë, e pamundur

    Avokati Arbër Hoxha foli sot në Report Tv lidhur me arrestimin e Erion Veliajt, teksa pritet që GJKKO të japë vendimin lidhur me masën e arrestit, nëse e konfirmon ose jo. Sa i përket metodave të përdorura nga SPAK, Hoxha se është e tepërt të quhen intimidime, megjithatë ka ende reminishenca nga ish-diktatura në hetime.

  • VIDEO

    Përdorimi i sodës së bukës në mjekësinë alternative / Altin Joka: ‘Ilaç’ në këto sëmundje

    Soda e bukës, një përbërës i thjeshtë, por me fuqi të jashtëzakonshme! Nga qetësimi i urthit deri te trajtimi i infeksioneve dhe pastrimi i organizmit, ky pluhur i bardhë është një ‘sekret’ i vjetër i mjekësisë alternative. Por sa e sigurt është ta përdorim, cilat janë efektet e saj reale dhe cilat mite duhet të rrëzojmë? Cilat janë përdorimet më të fuqishme që shumica e njerëzve nuk i dinë? Si ndikon ajo në ekuilibrin e trupit? Si mund të përdoret soda si një ‘ilaç’ natyral për problemet e stomakut, lëkurës apo detoksifikimin? Çfarë duhet të dimë para se ta përdorim? Cilat janë gabimet më të zakonshme që njerëzit bëjnë kur përdorin sodën për shëndetin dhe si mund t’i shmangim ato? Me ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka, zbulojmë në “Rreze Dielli” përdorimet më të fuqishme të sodës së bukës dhe mënyrën e duhur për ta përfshirë në jetën tonë të përditshme.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 12 shkurt 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga Rama thotë se Veliaj u arrestua pa gjyq e u kalua çdo limit tek Veliaj nuk shkarkohet e Rama merr në patronazh Tiranën e deri tek Shqipëria ka administratë nepotike të korruptuar dhe të krimbur në injorancë!

  • VIDEO

    SKENARËT/ Çfarë FSHIHET pas arrestit të Veliaj? Berishës i ra MASKA. DEBATE në studio

     Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj vijoi të diskutohej edhe mbrëmjen e sotme në Report Tv. Në 'Repolitix', 3 avokatët: Rezart Kthupi, Edmond Petraj, Përparim Çaça dhe gazetari Flogert Muça analizuan këtë moment kur jemi vetëm 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare, lidhur edhe me deklaratat e sotme të kryeministrit Rama. 

  • VIDEO

    Sa vite burg rrezikon Veliaj? Shpërthen avokati Beqiri, denoncon prokurorin që firmosi arrestin

     

    ‘SPAK ka vepruar me 2 standarde për arrestimin e kryebashiakut Erion Veliaj’, kështu është shprehur avokati Idajet Beqiri. Beqiri ka thënë se Berisha ishte në arrest shtëpie dhe ja hoqën, ndërsa Veliaj futet në burg pa afat.

  • VIDEO

    Arrestimi i Erion Veliajt, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: U veprua me dy standarde, Olsi Dado s'duhet të ishte prokuror, është futur jashtë kritereve ligjore

    ‘SPAK ka vepruar me 2 standarde për arrestimin e kryebashiakut Erion Veliaj’, kështu është shprehur avokati Idajet Beqiri. Beqiri ka thënë se Berisha ishte në arrest shtëpie dhe ja hoqën, ndërsa Veliaj futet në burg pa afat.

  • VIDEO

    Arrestimi i Veliajt, Meçe bën krahasimin: Berisha mbajti pushtetin me dhunë dhe vrau njerëz, sot del bën moral! Mërtiri: SPAK po godet majtas e djathtas

    Analistët Arben Meçe dhe Ergys Mërtiri komentuan në ‘Studio Live’ arrestimin e Erion Veliajt dhe reagimin e sotshëm të kryeministrit Rama. Meçe theksoi se arrestimi i Veliajt nuk ishte i papritur, pasi ka pasur diskutime për hetime pasurore, por masat e sigurimit ndaj tij ishin një surprizë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 11 Shkurt 2025 – Receta/ Rekord Guinness/ ‘Amarcord’/ Lulet sipas rasteve

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byreçka me mish dhe qepë të vluara në tenxhere / Sarmale, Japrak me gjethe lakrash të egra / Supë peshku.

    Dashnor Balliu, motoçiklisti shqiptar që po tenton të hyjë në Guinness duke udhëtuar nga Librazhdi në gjithë botën. I apasionuari pas udhëtimeve të gjata me motor ka 18 muaj që ka nisur 'udhëtimin' e jetës së tij. Ka kaluar në mbi 52 shtete, duke përqafuar kultura të ndryshme dhe duke kapërcyer sfidat me elasticitet. I aftë në mekanikë dhe zgjidhjen e problemeve teknike që mund të ndeshë rrugës dhe me aparatin që duket se nuk e ndan, Balliu kap momentet më të veçanta të udhëtimit. Është i vetëm në këtë aventurë, fle në çadër, ushqimet dhe çdo gjë i bën vetë. I ftuar në studion e "Rreze Dielli", nëpërmjet një lidhje skype nga Maroku ai tregon se dëshiron të arrijë rekordin e udhëtimit në 214 shtete, madje thotë se do bëjë dhe një shtet më shumë. Dashnor Balliu i ka marrë të gjitha masat, udhëton në borë e diell, madje dhe në -15 gradë. Edhe pse ka fjetur në -7 gradë jashtë, ai nuk dorëzohet, motori është shtëpia e tij. Në lidhje me eksperiencën më të veçantë të jetës së tij ai shprehet se shkruan çdo gjë që i ndodh në ditë në fletoren e tij si një kujtim mbi 'deryrën' që i ka vënë vetes dhe që pritet ta përfundojë brenda 4 viteve.

    Një ndërtesë e lashtë, e braktisur dhe e mbuluar nga heshtja. A është vërtet një kishë apo fshihet diçka më shumë pas historisë së saj? Kush e ndërtoi dhe për çfarë shërbente? Përse është lënë në mëshirë të fatit dhe sot nuk ka zot? "Amarcord" emisioni më i ri në Report Tv me Eljan Taninin, sjell për herë të parë këtë histori të panjohur, duke hedhur dritë mbi misteret dhe të pathënat e një monumenti të harruar. Përse njihet kaq pak, madje edhe nga ekspertët? Kush e ka sot në duar fatin e saj? Një intervistë dhe emision që nuk duhet humbur! "Amarcord" do të transmetohet çdo të diel, ora 21:00, në Report Tv. Për risitë dhe sfidat e këtij emisioni, flasim në studion e "Rreze Dielli" me moderatorin dhe gazetarin Eljan Tanini.

    Nga ditëlindjet e gëzueshme deri te ceremonitë mortore, lulet kanë një gjuhë të tyre dhe përcjellin emocione e mesazhe të rëndësishme. Për të na ndihmuar të kuptojmë më mirë simbolikën e luleve dhe si t'i zgjedhim ato në mënyrën e duhur, ishim sot në "Rreze Dielli" me sipërmarrësen Evis Kazazi, e cila shpjegoi rëndësinë e përzgjedhjes së duhur për çdo rast dhe çfarë duhet të kemi parasysh kur dhurojmë një buqetë. Cilat lule janë më të përshtatshme për moshat e ndryshme dhe çfarë simbolizojnë? Cilat janë më të përdorura për ngushëllime dhe çfarë mesazhi përcjellin? Si të zgjedhim lulet për dasma, përvjetorë apo festa? Çfarë kuptimi kanë lulet më të njohura si trëndafili, orkidea, zambaku apo karafili?

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv