-
VIDEO
Pastiçe me djathë në 5 minuta nga zonja Albana
Pastiçe me djathë
Përbërësit:
- 250 gr makarona
- 200 gr djathë sipas dëshirës
- 3 kokrra vezë
- 250 ml qumësht
- 50 gr gjalpë
- Kripë dhe piper sipas shijes
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere me ujë dhe kripë të vlojë. Shtojmë makaronat dhe i ziejmë sipas udhëzimeve në paketim. Më pas i kullojmë dhe i lëmë mënjanë. Në një tas rrahim vezët, shtojmë qumështin dhe një majë kripë e piper. E përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Thërrmojmë djathin e bardhë ose kaçkavall dhe e përziejmë me makaronat e kulluara. Shtojmë edhe gjysmën e gjalpit të prerë në copa të vogla. Lyejmë një tavë me gjalpin e mbetur dhe shtrojmë makaronat me djathë. Sipër hedhim masën e vezëve dhe qumështit në mënyrë të njëtrajtshme. E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 30-40 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë dhe të krijojë një kore të lehtë.
-
VIDEO
Ëmbëlsirë e shpejtë me oriz dhe fruta të thata nga zonja Albana
Embëlsirë e shpejtë me oriz dhe fruta të thata
Përbërësit:
- 1 gotë oriz
- 3 gota ujë për zierjen e orizit
- 1 gotë sheqer
- 1 shkop kanelle
- 1 lgj rrush i thatë
- 1 lgj boronicë
- 1 lç kanellë
- 1 lgj arra
Përgatitja:
Ziejmë orizin, shtojmë sheqerin dhe të gjithë produktet e tjera. E presim të ftohet dhe e shërbejmë pudrosur me kanellë dhe arra të grira.
-
VIDEO
Gjizë shtëpie nga zonja Albana / Ja sa thjesht e përgatisni gjizën vetë në shtëpi
Gjizë shtëpie
Përbërësit:
- 2 litra qumësht i freskët
- 2 lugë gjelle uthull ose lëng limoni
- Kripë sipas dëshirës
Përgatitja:
Vendosim qumështin në një tenxhere dhe e ngrohim në zjarr mesatar derisa të arrijë rreth 85°C (pa e lënë të vlojë). Nëse nuk ke termometër, e dallon kur fillon të lëshojë avull dhe shfaqen flluska të vogla në anët e tenxheres. E heqim nga zjarri dhe shtojmë uthullën ose lëngun e limonit. Përziejmë ngadalë dhe e lëmë të qëndrojë për 5-10 minuta dhe do të shohim që qumështi fillon të ndahet në hirrë dhe gjizë. Vendosim një napë ose garzë të pastër mbi një kullesë dhe derdhim përzierjen ngadalë. E lëmë të kullojë për rreth 30 minuta. Nëse dëshirojmë një gjizë më të thatë e shtrydhim lehtë me duar. Shtojmë kripë sipas dëshirës dhe e përziejmë mirë.
-
VIDEO
Arrestimi i Veliajt/ Halit Valteri: Goditje politike para zgjedhjeve! Poli Hoxha: BE dhe SHBA i kanë dërguar alarmin e kuq Ramës
TIRANË - Arrestimi i Erion Veliajt dhe hetimet e SPAK ndaj tij u diskutuan në pjesën e dytë të ‘Frontline’.
Halit Valteri theksoi për Marsela Karapançon se, ndryshe nga Berisha që nuk njeh institucionet, Veliaj do të paraqitej nëse do të kishte masë detyrim paraqitje. Ai e cilësoi vendimin e GJKKO-së si një goditje politike para zgjedhjeve.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 14 shkurt 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Veliaj tregon për " skandalin" në sallën e gjyqit te PS-PD drejt konsensusit për votimin me ID të huaja e deri tek përse pas perdeve?
-
VIDEO
Spahiu: Kodi ri zgjedhor, dëmton keq partitë e reja, ditën që do shpallin listën e kandidatëve
Juristi Kreshnik Spahiu ka kritikuar ashpër në 'Frontline' Kodin e ri Zgjedhor, duke e cilësuar si një skemë që dëmton partitë e reja dhe favorizon ato të mëdha.
-
VIDEO
Negociatat Rusi-Ukrainë/ Eksperti Kamberi për Report Tv: Takimet mes palëve mund të mbahen në Arabinë Saudite! BE mund të mos përfshihet, nuk pëlqehet nga Trump e Putin
Presidenti Donald Trump telefonoi ditën e djeshme presidentët Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyn, me qëllim nisjen e negociatave për përfundimin e luftës afro 3-vjeçare mes Rusisë dhe Ukrainës.
-
VIDEO
Arrestimi i Veliajt, Dalipi në Report Tv: Mungon transparenca, lapsusi i prokurorisë se është 'i dënuar' i rëndë! Copat e dosjes dolën në publik para se të njihej avokati i tij
GJKKO ka lënë në fuqi dje (12 shkurt) masën ‘arrest në burg’ për kryebashkiakun Erion Veliaj, ndërsa ka ndryshuar masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën, nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje".
-
VIDEO
Motrën e mori më qafë, turp që na akuzon’/Përplasja me kunatën: Një dorë dhé nuk ia hodhe
Ky është “Shën Valenini” i parë që Ermal Meta, 38-vjeçari nga Lushnja po e kalon vetëm pas 4 vitesh lidhje dashurie me Silvën. Pak ditë më parë ai ishtë në studion e emisionit “Pa Gjurmë” ku rrëfeu humbjen e të shoqes, e cila më datë 3 janar ra për të fjetur si çdo natë por e ndjera nuk mundi të zgjohej më nga gjumi i vdekjes.
Ermali dhe Silva kishin konflikte me familjen e 27-vjecares për shkak se ata nuk ishin dakort për këtë raport. Madje sipas Ermalit, një ditë para se të ndërronte jetë, e ndjera kishte tentuar të fliste me nënën e saj por i ati nuk e kishte lejuar ndërsa këtë debat zemra e saj nuk e ka përballuar duke pësuar kështu infarkt… Ajo iku nga kjo botë pa mundur të kontaktonte me nënën e saj me të cilën prej kohësh kontaktet i kishte të rralla prej babait… 27-vjeçarja iku nga kjo botë me pengun e madh për t’i dëgjuar zërin nënës edhe një herë të fundit.
Por si të mos mjaftonte kjo dhembje e largimit nga jeta të njeriut më të dashur, Ermali u përball me refuzimin e vjehrrit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore në fshatin Shegan në Lushnjë… gjë e cila u arrit me ndihmën e uniformave blu. Ai iu drejtua emisionit “Pa Gjurmë” për t’I përcjellë ish-vjehrrit të tij një mesazh.
-
VIDEO
Tensionet në Kuvend, Lapardhaja për Report TV: Aty ka njerëz pa nivel, Berisha skemë për të bërë pazarin e radhës me Ramën! Kanë të njëjtin hall, ‘elefantin SPAK’
Analia e politologut Namir Lapardhaja për kaosin politik në foltoren e Kuvendit. I ftuar në studion e Report TV, teksa ndiqnin edhe pamjet e tensioneve në seancë, ai tha për moderatorin Nertil Agalliu në 'Sot, Live në Shqipëri', se kjo është një lojë tjetër politike për pazarin e radhës mes PD dhe PS
-
VIDEO
Qofte me miell misri, djathë e nenexhik nga zonja Albana
Qofte me miell misri, djathë e nenexhik
Përbërësit:
- 2 gota miell misri
- 1/2 lk sodë
- 3 vezë
- 5 lgj djathë kaçkavall dhe të bardhë
- 3-4 gota hirre
- Pak miell gruri
- Nenexhik
- Kripë, piper, turmerik
Përgatitja:
Vendosim fillimisht hirren në një tigan të gjerë dhe sapo uji të marrë valë shtojmë pak kripë dhe hedhim gradualisht miellin e misrit duke e trazuar. Ulim temperaturën e sobës dhe vazhdojmë trazimin me lugë druri. E largojmë tiganin nga zjarri që të bie nxehtësia në mënyrë që të kemi mundësi që qoftet t’i punojmë me duar. Rrahim vezët, shtojmë pak kripë, piper dhe sodën e bukës. Shtojmë vezët tek mielli i misrit, djathin e bardhë të thërrmuar dhe nenexhikun. E punojmë mirë brumin e qofteve me duar dhe më pas realizojmë qoftet, të cilat i skuqim spërkatur me miell gruri në vaj të nxehtë.
-
VIDEO
Salcë me kos dhe hudhër nga zonja Albana
Salcë me kos dhe hudhër
Përbërësit:
- Salcë kosi
- Hudhër
- Kastravec
- Vaj ulliri
- Piper i kuq i ëmbël
- Kripë sipas shijes
Përgatitja:
Kalojmë kastravecin në rende, shtypim hudhën dhe i bashkojmë me salcën e kosit duke i trazuar mirë. Shtojmë vaj ulliri, pak kripë dhe piper të kuq.