-
VIDEO
Hallvë me miell misri me një shije fantastike nga zonja Albana
Hallvë me miell misri
Përbërësit:
- 1 filxhan miell misri
- 1 filxhan sheqer
- 2 filxhanë ujë ose qumësht
- 2 lugë gjalpë
- 1 lugë çaji kanellë
- Arrë të grirë sipër (opsionale)
Përgatitja:
Në një tigan ose tenxhere shkrijmë gjalpin në zjarr të ulët. Shtojmë miellin e misrit dhe e kaurdisim derisa të marrë një ngjyrë të artë dhe të çlirojë aromë. Në një enë tjetër, ngrohim ujin (ose qumështin) dhe e përziejmë me sheqerin derisa të tretet. Gradualisht e shtojmë përzierjen e lëngshme tek mielli i misrit, duke e përzier vazhdimisht për të shmangur formimin e kokrrizave. E lëmë të gatuhet në zjarr të ulët derisa të trashet dhe të shkëputet lehtë nga anët e enës. E hedhim në një enë të lyer me pak gjalpë dhe e lëmë të ftohet pak. Në fund e spërkatim me kanellë dhe arrë sipas dëshirës.
-
VIDEO
Kos me fara chia, super mëngjes që do ju mbajë ngopur gjithë ditën nga zonja Albana
Kos me fara chia
Përbërësit:
- 300 ml kos
- 1 lgj fara chia
- 1 lgj mjaltë
- Fruta të ndryshme
Përgatitja:
Në një tas përziejmë përbërësit dhe i vendosim në format e vogla të kekut, ose në gota apo filxhanë. I lëmë në frigorifer për pak minuta dhe i servirim me fruta sipër.
-
VIDEO
‘Trekëndëshi i Bermundës, armik i SPAK’, Basha: Bashkia Tiranë shihet nga Rama si bankomat, Veliaj do ta tërheq pas vetes
Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço, foli për arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj
-
VIDEO
Vendimi me BURG për Veliajn/ DEBATE në studio! Skema e PS për Tiranën, një SKENAR për SPAK!
Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj më 10 shkurt u diskutua edhe mbrëmjen e sotme në emisionin 'Repolitix', në Report Tv. Deputeti i PS Arben Pëllumbi tha se edhe pse ndaj Veliajt janë ngritur akuza, ato nuk janë provuar.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 13 shkurt 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Veliaj mbetet në burg, zbardhet dëshmia në Gjykatë te Rama thumbon SPAK-un me drejtësinë e pavarur e deri tek dritë-hijet e Olsi Dados ,si u katapultua prokurori i dosjes Veliaj!
-
VIDEO
GJKKO e la në burg Veliajn, Endri Tafani: Ra teza e PD se drejtësia është e kapur nga qeveria
Analisti Endri Tafani, mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv, tha se pas lënies në burg të Erion Veliajt nga GJKKO, ranë edhe akuzat e PD se drejtësia është e kapur nga qeveria.
-
VIDEO
Indrit Sefa në 'Repolitix': PS–PD marrëveshje për të reformuar strukturën e posaçme
Avokati Indrit Sefa tha në 'Repolitix' se ka PS do të bëjë marrëveshje me PD për të reformuar strukturën e posaçme.
-
VIDEO
Arrestimi i Veliajt, Pëllumbi në 'Repolitix': Akuzat nuk janë provuar! Sefa: Qeveria platformë për masat e sigurisë, numri i të paraburgosurve më i madh se i të dënuarve
Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj më 10 shkurt u diskutua edhe mbrëmjen e sotme në emisionin 'Repolitix', në Report Tv. Deputeti i PS Arben Pëllumbi tha se edhe pse ndaj Veliajt janë ngritur akuza, ato nuk janë provuar.
-
VIDEO
Një nga ne/ La Greqinë për Mësiçkën, Dhimo Kaso i futet blegtorisë: Po vjen drejt tkurrjes, ka shumë shpenzime!
Shkurti është muaji më i ngarkuar për Dhimo Kason, bariun që la Greqinë për fshatin Mësiçkë të Ersekës. Prej 15 vitesh ruan traditën e mbarështimit të të imtave. Mbajtja e 300 krerëve bagëti ka shpenzime të shumta.
-
VIDEO
Arrestimi i Veliaj, ish-prokurori Karanxha: Ols Dado u emërua në kundërshtim me ligjin! Nëse ka konflikt interesi, të heq dorë nga dosja! ILD të vihet në veprim
Ish-prokurori Ervin Karanxha ishte në Report Tv pasditen e sotme për të folur rreth hetimeve për kryebashkiakun Erion Veliaj që çuan në arrestimin e tij me urdhër të SPAK. Karanxha thekson për Arbër Hitajn në ‘Studio Live’ se figura e prokurorit Ols Dado lë dyshime, pasi ka qenë noter dhe me ligjin e kohës nuk mund të bëhej prokuror.
-
VIDEO
Hetimet ndaj Veliajt, Adriatik Doçi: Prokurori Ols Dado ka konflikt interesin me kryebashkiakun, ka marrë leje pallati! Gjyqtari Bani me hotel në Sarandë, del te 'Toyota Yaris'
Gazetari Adriatik Doçi ishte sot në ‘Studio Live’ teksa hodhi akuza të rënda ndaj prokurorit Ols Dado, që po heton kryebashkiakun Veliaj dhe firmosi urdhër arrestin për të. Doçi tha se Dado ka konflikt interesi me Veliajn, pasi është përfitues i një pallati 9 katësh me 2 nënkate parkim, me leje të Veliajt. Më tej tregoi se si Dado është katapultuar në sistemin e drejtësisë duke qenë noter, fillimisht.
-
VIDEO
Pa Gjurme-‘Vëllai më mori paratë dhe iku’/Motra:E kam mbajtur të fshehtë zhdukjen e tij, kam frikë…
E la në shtëpi dhe vet u nis për të shkuar në punë, pa e ditur se ai do të ishte kontakti i fundit me të vëllain… Donika Licenji denoncon në Pa Gjurmë zhdukjen e vëllait 50 vjecar, pasi ajo që prej shtatorit te vitit te shkuar nuk ka asnjë informacion për Aurelin. Atë ditë Donika sic do mëngjes tjetër u ngrit për të shkuar në punë, mbi tavolinë la një shumë prej 50 mije lekësh të vjetra dhe u largua duke e porositur vëllain që të shkonte të paguante faturën e dritave. Pasditen e po asaj dite kur kthehet në shtëpi nuk e gjen te vellain. 50 vjecari kishte lënë në shtëpi telefonin, ndërsa lekët i kishte marr me vete dhe drejtimi I tij ngelet ende I paditur. Aureli prej vitesh mjekohej prej probleme psikologjike, por gjendja e tij nuk ishte e rënd. Për këtë arsye, ai bullizohej në fshat, gjë të cilën 50 vjecari e përjetonte keq dhe e bente te mbyllej me shume ne shtepi. Prej 5 vitesh qw pas vdekjes se prinderve, ishte motra qe kujdesej per vellan e semure. Aureli Licenji është larguar dhe më parë nga shtëpia per tre muaj dhe eshte gjetur ne Tirane, konkretisht në një shoqatë për të pastrehët. Por këtë herë që nga largimi i tij kanë kaluar 5 muaj dhe nuk eshte gjetur asnje gjurme, dhe pse familja ka bere kerkime ne Korce dhe Tirane. Ditën që 50 vjecari u largua nga shtëpia kishte veshur një palë pantallona te errta, këmishë lëjla me një xhaketë jeshila si dhe atlete të zeza.