• VIDEO

    Probleme me aromën e djersës? Ky produkt bën magji! /Ja si të përgatisni një antidjersë natyrale

    Anti-djersa është një nga produktet tona të pandashme të rutinës ditore. Deodoranti anti-djersë jo vetëm që neutralizon erën e djersës apo aroma të tjera të trupit, por ju jep gjithashtu një ndjesi freskie. Por në lidhje me përdorimin e tij ka gjithmonë zëra skeptikë. Gjithsesi në qoftë se nuk ju pëlqejnë anti-djersat që gjeni në supermarket, ju mund të përgatisni vetë një të tillë në shtëpi me produkte natyrale dhe pa kimikate, dhe efekti do të jetë akoma më i mirë. Niki dhe Stela në “Bëje vetë” sjellin një recetë shumë interesante si të përgatisni një antidjersë natyrale në kushte shtëpie.

  • VIDEO

    'Gërdeci i pandëshkuar, historia e masakrës kriminale!' Sot ora 22:00 premierë në ‘HiStory’, emisioni më i ri në Report Tv

    Nisur sot, e premte ora 22:00, në ekranin e Report Tv do të transmetohet një emision i ri. Të ndarë në disa pjesë, dokumentarët do të shoqërohen, pas transmetimit të çdo pjese, edhe me një bisedë në studio, mes prezantuesit Denis Minga dhe autorit të tyre, gazetarit Ferdinand Dervishi.

  • VIDEO

    Maska me maja që po ‘çmend’ botën / Ja çfarë i bën lëkurës tuaj, do befasoheni!

    Po sikur sekreti për një lëkurë më të butë dhe me shkëlqim të ndodhet pikërisht në kuzhinën tuaj? Majaja dhe kosi mund të tingëllojnë si përbërës për pjekje, por ato janë gjithashtu një dyshe e fuqishme për rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës. Ky trajtim i shpejtë dhe natyral mund të ndihmojë në freskimin e lëkurës suaj, duke e lënë atë të duket e re dhe plot gjallëri—dhe gjithçka brenda vetëm disa minutash. Kjo maskë është ideale për një rigjallërim të shpejtë të lëkurës para ngjarjeve të rëndësishme ose si pjesë e rutinës tuaj javore të kujdesit për lëkurën. Përdorimi 1–2 herë në javë mund të ndihmojë në ruajtjen e një lëkure të butë dhe me shkëlqim.

  • VIDEO

    Kujdes, mos i bëni këto gabime në shtëpi, sjellin ters/ Ja si të sillni energji të mirë në shtëpi

    Feng Shui njihet si një teknikë e lashtë kineze që ka në fokus ndërveprimin e elementëve të natyrës me njeriun, në ambientet ku ai jeton. Kjo praktikë e lashtë përdoret për të balancuar energjinë në hapësirat tona ku punojmë dhe jetojmë. Origjina e Feng Shui-t e ka zanafillën mbi 4000 vjet më parë. Feng Shui (Erë – Ujë) përshkruan një praktikë që përdor forcat e energjisë për të harmonizuar individin dhe mjedisin përreth tij, duke krijuar një ekuilibër me botën natyrore dhe duke tërhequr energji pozitive. Si shembull, kur mobiloni banesën tuaj sipas feng shui, ju lejoni që energjia të rrjedhë lirshëm nëpër dhoma, duke përmirësuar vibrimet në hapësirën tuaj, dhe nga ana tjetër duke përmirësuar mirëqenien tuaj personale. Në lidhje me këtë praktikë flasim në studion e “Rreze Dielli” me Amadea Stefa, e cila do të na tregojë gabimet që më së shumti bëjmë në shtëpi, si të sjellim një energji të mirë në ambjentin ku jetojmë dhe si të shkarkojmë energjitë negative.

  • VIDEO

    Fërgesë me kimë nga zonja Albana

    Fërgesë me kimë

    Përbërësit:

    • 400 gr mish të grirë
    • 2 speca të kuq
    • 2 domate të pjekura
    • 1 qepë mesatare
    • 200 gr gjizë ose djathë të bardhë
    • 2 lugë gjelle salcë domatesh
    • 1 lugë gjelle miell
    • 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
    • Kripë dhe piper sipas shijes
    • Spec i kuq pluhur
    • Majdanoz i grirë për zbukurim

    Përgatitja:

    Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë imët derisa të zbutet. Shtojmë mishin e grirë dhe e skuqim derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë specat e grirë imët dhe i lëmë të skuqen për disa minuta. Më pas shtojmë domatet e grira dhe salcën e domates. E lëmë të ziejë për 10-15 minuta derisa të avullojë lëngu i tepërt. Ndërkohë në një tigan tjetër, ngrohim pak vaj dhe shtojmë miellin, duke e përzier shpejt që të mos ngjitet. Shtojmë djathin e thërrmuar ose gjizën dhe e përziejmë derisa të bëhet një masë kremoze. E shtojmë këtë masë te mishi me perime, duke e përzier mirë që të bashkohen shijet. Në fund e hedhim gatimin në një tavë dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 10-15 minuta, derisa të krijohet një kore e lehtë në sipërfaqe.

  • VIDEO

    Panna cotta me fruta pylli nga zonja Albana

    Panna cotta me fruta pylli

    Përbërësit:

    • 500 ml pana e freskët
    • 100 gr sheqer
    • 1 lç esencë vaniljeje
    • 2 lç xhelatinë pluhur / 4 fletë xhelatinë
    • 3-4 lugë ujë të ftohtë
    •  
    • Për salcën e frutave:
    • 200 gr fruta pylli
    • 2-3 lgj sheqer
    • Lëngu i gjysmës së 1 limoni

    Përgatitja:

    Në një enë të vogël përziejmë xhelatinën me ujin e ftohtë dhe e lëmë të qëndrojë për 5-10 minuta derisa të fryhet. Ndërkohë në një tenxhere hedhim panën dhe sheqerin. E ngrohim në zjarr të ulët duke e përzier herë pas here, por pa e kaluar në vlim. Shtojmë vaniljen dhe e përziejmë mirë. E heqim tenxheren nga zjarri dhe shtojmë xhelatinën e tretur duke e përzier mirë derisa xhelatina të shkrihet plotësisht. Kullojmë përzierjen në një sitë të imët dhe e hedhim në gota ose forma të vogla. E lëmë të ftohet në temperaturën e dhomës dhe më pas e vendosim në frigorifer për të paktën 4-5 orë derisa të mpikset.  Përgatisim salcën e frutave, në një tenxhere të vogël hedhim frutat e pyllit, sheqerin dhe lëngun e limonit. E lëmë në zjarr të ulët për 5-10 minuta derisa frutat të zbuten dhe salca të trashet pak. Kur ëmbëlsira të jetë mpiksur e kthejmë me kujdes në një pjatë dhe hedhim sipër salcën e frutave. Mund ta zbukurojmë me gjethe menteje ose copa frutash të freskëta sipas dëshirës.

  • VIDEO

    Gjella e çobanit nga zonja Albana

    Gjella e çobanit

    Përbërësit:

    • 3 patate
    • 2 qepë
    • 500 ml qumësht
    • 30 gr gjalpë
    • 80 ml vaj
    • 1 gotë ujë
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Kaurdisim qepën e grirë hollë me yndyrë në tenxhere. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë patatet e prera mesatarisht duke i shtuar pak kripë dhe ujë. I lëmë të gatuhen në zjarr të avashtë duke i shtuar në fund qumështin dhe erëzat sipas shijes.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 7 shkurt 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga Brukseli bën thirrje për pakt kombëtar për integrimin te Rama sqaron pse i duhet mandati i katërt e deri tek si po zhduken qytetet e vogla,në çdo shtëpi gjen nga dy pleq!

  • VIDEO

    Bomba/Berisha në SHBA në mars? Skenari për të dështuar votën e diasporës

    Protesta e 8 shkurtit e opozitës dhe zgjedhjet në Kosovë ishin dy nga temat e debatit në studion e emisionin “Frontline” në Report TV. Të ftuar të moderatores Marsela Karapanço ishin juristi Kreshnik Spahiu, deputeti Luan Baçi, analistët Arben Meçe dhe Poli Hoxha, gazetari Almer Toska dhe Skerdi Dhuli.

      • VIDEO

        Meçe: Po krijohet alibi për dështimin e votës së Diasporës! Dhuli: Është përfshirë Administrata! Hoxha: Po bëjnë lojë! Toska: Zgjedhjet do shtyhen

        Çfarë do ndodhë me votën e Diasporës? A do gjejnë dakordësinë dy partitë e mëdha politike apo po kërkojnë që ajo të dështojë, pasi shihet si e paparashikuar. A po kërkon opozita një alibi për humbjen e zgjedhjeve apo e kundërta?

        Të ftuarit në “Frontline” dhanë mendime të ndryshme, deri te ideja e shtyrjes së zgjedhjeve, qeverisë teknike, lojës politike të dy partive të mëdha dhe gjetjes së alibisë së opozitës për humbjen e zgjedhjeve.

      • VIDEO

        Spahiu në Report Tv: Lista 'Non-Grata' s’mund hiqet selektive! Mund të anulohen për gjithë botën, por jo vetëm për Berishën

        Juristi kreshnik Spahiu analizon protestën e 8 Shkurtit të PD-së, ku shprehet se i shërben vetëm Berishës në terma afatshkurtër, pasi në ato afatgjatë elektoralë është i humbur. Sipas tij, Berisha ka betejën e fundit të tij më 11 Maj, kurse non grata është vështirë që t’i hiqet

      • VIDEO

        Meçe: Protestat e PD në rënie, s’prodhojnë frymë! Hoxha: Shoh luftë nervash te opozita për listat e deputetëve! Toska: Berisha shkon në SHBA në muajin Mars

        Të ftuarit në studio ndanë mendime të ndryshme për çështjen e protestës së opozitës më 8 Shkurt dhe debateve politike mes partive të mëdha për votën e Diasporës.

        Diskutimet në studion e “Frontline” në Report Tv sollën elementë të rinj dhe detaje për ato çfarë mund të ndodhin ditët apo javët e ardhshme.

        Analisti Arben Meçe shprehet se protestat e opozitës janë të ligjshme, por nuk prodhon më frymë, dhe madje as frymën e disa viteve më parë, teksa entuziazmi i saj bie nga tubimi në tubim. Ai parashikoi se protesta e 8 shkurtit do të jetë edhe më e dobët.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv