-
VIDEO
Ironia e Spahiut: PD gjithmonë është e para për protesta, por e dyta në zgjedhje
Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv protestën e sotme të opozitës përpara kryeministrisë. Për Spahiun, PD dhe Berisha kanë qenë gjithnjë të parët në protesta, por të dytët në zgjedhje.
-
VIDEO
Qilimat e Kukësit shiteshin si sixhade persiane në komunizëm/Pas çdo punimi artizanet qëndisnin shtetin ku eksportoheshin
Barie Ahmetaj dhe Safete Bilalaj janë ndër dëshmitaret e fundit të historisë së artizanatit të prodhimit të qilimave dhe sixhadeve në Kukës. Ato kanë punuar në ndërmarrjen shtetërore të artizanatit nga ku eksportoheshin qilimat e sixhadet.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 8 shkurt 2025
-
VIDEO
HiStory: Gërdeci, llogaritë milionëshe të një krimi të paralajmëruar (7.02.2025)
Si u falsifikuan dokumentet zyrtare dhe implikimi i politikës në minimin e procesit gjyqësor
Nga sot, e premte (7 shkurt 2025) ora 22:00, në ekranin e Report Tv vjen çdo javë një emision i ri, fokusuar te historia e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Emisioni me emërtimin “HiStory”, përbëhet nga dokumentarë të ndryshëm, të cilët do të transmetohen sipas një ideje krejt të re.
Të ndarë në disa pjesë, dokumentarët do të shoqërohen, pas transmetimit të çdo pjese, edhe me një bisedë në studio, mes prezantuesit Denis Minga dhe autorit të tyre, gazetarit Ferdinand Dervishi.
Sot në episodin e parë të ‘History’ trajtohet shpërthimi i 15 marsit të 2008 në Gërdec që mori jetën e 26 njerëzve të pafajshëm dhe la pa shkatërrime me pasojën enjë bombe atomike. Historia e një afere kriminale që kishte qëllim fitimin e miliona dollarëve dhe një proces gjyqësor që u minuar nga politika.
Shoqërimi i dokumentarëve me biseda të shkurtra në studio, është vendosur të bëhet me qëllim që teleshikuesit ti përcillet informacioni më i plotë dhe më i qartë. Po kështu, është vendosur që, gjatë bisedës, autori të shtojë informacione për tematikën, të cilat nuk janë përfshirë në një dokumentar.Gërdeci, llogaritë milionëshe të një krimi të paralajmëruar. Si u falsifikuan dokumentet zyrtare dhe implikimi i politikës në minimin e procesit gjyqësor
Ferdinand Dervishi
Katastrofa e Gërdecit, e 15 marsit 2008, humbja e 26 jetëve njerëzore dhe përgjakja e qindra banorëve të tjerë, edhe pas gati 20 vitesh të shkuara, vijon ta mundojë shoqërinë shqiptare.
Shumëkush është i bindur se fajtorët ose nuk u ndëshkuan fare, ose u dënuan minimalisht nga sistemi i kontrolluar drejtësisë.
Aktualisht në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këmbënguljen e familjarëve të viktimave, është në proces gjykimi, i akuzuar për shpërdorim detyre, ish-ministri i Mbrojtjes i kohës - Fatmir Mediu.
Si të kishte aftësinë e një njeriu të padukshëm, ai kishte arritur ti shpëtonte dhënies llogari për përgjegjësitë e tij për katastrofën e Gerdecit, për shkak të imunitetit që gëzonte si deputet.
Por megjithë këtë zhvillim, megjithë gati dy dekada të shkuara nga ngjarja, shoqëria shqiptare vijon të mbetet e pandriçuar për pjesën se çfarë konkretisht ndodhi në Gërdec.
Ajo është e bombarduar me shkrime e kronika televizive, që flasin më tepër për implikimin eventual të djalit të Kryeministrit të kohës, Sali Berisha, dhe më pak për mënyrën si u ndërtua fabrika e vdekjes në Gërdec, apo për llogaritë e fitimit të ndërtuesve.
Është e bombarduar me lajme që trajtojnë pandehmat se si humbi jetën Kosta Trebicka - një biznesmen i përfshirë në një pjesë të kësaj historie, por nuk janë të ndriçuar sa i përket shkeljeve ligjore që sollën tragjedinë, të krahasuar vetëm me pasojat e një shpërthimi bërthamor.
Por le të provojmë të rindërtojmë edhe njëherë ngjarjet.
Së pari afera e Gërdecit nuk ishte një domosdoshmëri, apo emergjencë kombëtare, siç është tentuar dhe tentohet të sillet nga të akuzuarit për katastrofën dhe mbështetësit e tyre.
Fishekët e armëve të supit, të mitralozëve të rëndë apo kundërajrorëve, për demomtimin e të cilëve u krijua Gërdeci, nuk paraqisnin rrezikshmëri shpërthimi në tunelet e ushtrisë.
Rrezikshmëria ka lidhje me lëndët shpërthyese si baroti, apo edhe me predhat e formatit të madh, që përdoren nga topat apo avionët.
Në këtë periudhë, sa duket njerëzit që ideuan Gërdecin, janë joshur nga fakti i çmimit të lartë të skrapit të gëzhojave të tunxhit në tregun ndërkombëtar, i fiksuar në shifrën 4 mijë dollarë për 1 ton. -
VIDEO
Kritikat e Grenell ndaj Kurtit/ Ilir Aliaj: SHBA duan që Kosova të qeveriset nga një koalicion! Ben Andoni: Qasja e Uashingtonit ndaj Prishtinës mund të ketë të papritura
Kosova do të mbajë zgjedhje parlamentare këtë të dielë (9 shkurt 2025). Krahas retorikës së egër mes partive politike në Prishtinë, kjo fushatë personifikohet edhe me kritikat e drejtpërdrejta të të Dërguarit të SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell, për kryeministrin Albin Kurti.
-
VIDEO
Sali Berisha më burgosi për fjalën e lirë me 10 vite burg! Esencë-Report Tv
Martin Leka, tregon për burgun dhe qelinë! Si e burgosi Sali Berisha në vitin 1994 për fjalën e lirë dhe Gazetën Koha Jonë! Përse u bë shok burgu me Fatos Nanon dhe Ramiz Alinë? Kush e liroi nga qelia si dhe kur?
-
VIDEO
Haklaj: Kemi krijuar Polin e Tretë, Demokratët Euroatlantikë të regjistruar, koalicion me 27 parti dhe lista të hapura! Valteri: Vetëm Basha dhe Gjin Gjoni kanë marrë leje lindjeje
Ish-deputeti Azgan Haklaj dha detaje nga koalicionet dhe aleancat e Demokratëve Euroatlantikë për zgjedhjet e 11 Majit si parti dhe Pol i Tretë. Ai pohoi se tashmë janë regjistruar, është gjetur formula, do kandidohet me lista të hapura dhe aleancë me 27 parti politike, përfshi Alibeajn dhe Shehin.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 7 Shkurt 2025 – Receta/ Taktika kineze në balancimin e energjisë / Maska natyrale/ Vlonjati nga Parisi
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fërgesë me kimë / Gjella e çobanit / Panna cotta me fruta pylli.
Feng Shui njihet si një teknikë e lashtë kineze që ka në fokus ndërveprimin e elementëve të natyrës me njeriun, në ambientet ku ai jeton. Kjo praktikë e lashtë përdoret për të balancuar energjinë në hapësirat tona ku punojmë dhe jetojmë. Origjina e Feng Shui-t e ka zanafillën mbi 4000 vjet më parë. Feng Shui (Erë – Ujë) përshkruan një praktikë që përdor forcat e energjisë për të harmonizuar individin dhe mjedisin përreth tij, duke krijuar një ekuilibër me botën natyrore dhe duke tërhequr energji pozitive. Si shembull, kur mobiloni banesën tuaj sipas feng shui, ju lejoni që energjia të rrjedhë lirshëm nëpër dhoma, duke përmirësuar vibrimet në hapësirën tuaj, dhe nga ana tjetër duke përmirësuar mirëqenien tuaj personale. Në lidhje me këtë praktikë flasim në studion e “Rreze Dielli” me Amadea Stefa, e cila do të na tregojë gabimet që më së shumti bëjmë në shtëpi, si të sjellim një energji të mirë në ambjentin ku jetojmë dhe si të shkarkojmë energjitë negative.
Në pjesën e dytë, në rubrikën ‘Bëje Vetë’ me Stela Nikolla fokusohemi te maskat natyrale për fytyrën dhe trupin, duke sjellë receta të thjeshta dhe efektive për një lëkurë të shëndetshme, Cilët përbërës janë më të mirë për llojin tuaj të lëkurës dhe si mund t’i përgatisni në shtëpi? Zbulojmë bashkë sekrete të bukurisë natyrale. Ja maskat dhe truket natyrale të sugjeruara: Botoks natyral për fytyrë gjithë shkëlqim dhe jetë, pa pore dhe rrudha / Antidjersë natyrale në kushte shtëpie / Si të kemi sqetulla të buta, pa njolla të errëta dhe të pastra me përbërës që të gjithë i kemi në shtëpi.
Në studion e “Rreze Dielli” në një lidhje skype nga Franca me Ilir Bendaj, shqiptari i cili ka më shumë se 30 vite që është larguar nga Shqipëria. Ai ka shkelur në të gjithë Evropën, ka jetuar në disa shtete, por sytë i ka ende nga Shqipëria. Ilir Bendaj, shoferi vlonjat që këndon labçe në Paris, teksa u prezanton turistëve nga e gjithë bota vendet turistike. Si reagojnë turistët ndaj këtij shoferi atipik? Flasim me Ilirin, emigrantin nga Vlora, që udhëtoi nga Triporti në Itali, ku qëndroi për më shumë se 2 dekada, më pas në Angli e tashmë, i vendosur në Francë ku punon shofer autobusi për turistë, por kohën e ndan mes punës dhe pasionit për muzikën.
-
VIDEO
Historia e shoferit vlonjat që këndon labçe në Paris/ Ja si reagojnë turistët në autobusin atipik
Në studion e “Rreze Dielli” në një lidhje skype nga Franca me Ilir Bendaj, shqiptari i cili ka më shumë se 30 vite që është larguar nga Shqipëria. Ai ka shkelur në të gjithë Evropën, ka jetuar në disa shtete, por sytë i ka ende nga Shqipëria. Ilir Bendaj, shoferi vlonjat që këndon labçe në Paris, teksa u prezanton turistëve nga e gjithë bota vendet turistike. Si reagojnë turistët ndaj këtij shoferi atipik? Flasim me Ilirin, emigrantin nga Vlora, që udhëtoi nga Triporti në Itali, ku qëndroi për më shumë se 2 dekada, më pas në Angli e tashmë, i vendosur në Francë ku punon shofer autobusi për turistë, por kohën e ndan mes punës dhe pasionit për muzikën.
-
VIDEO
Ja si të largoni përgjithmonë njollat e errëta të sqetullave
Ashtu si pjesët e tjera të trupit, lëkura nën sqetulla mund të errësohet ose të zbardhet. Njollat e errëta nën sqetull janë një shqetësim i vërtetë, pasi ndodh që mbeten edhe pas depilimit. Këto njolla mund të shkaktohen nga depilimi me brisk, djersitja e tepërt, qelizat e vdekura, por edhe nga përdorimi i deodorantëve me bazë të fortë alkooli. Por çdo problem ka një zgjidhje, ndaj Niki dhe Stela në “Bëje vetë” në studion e Rreze Dielli do të na tregojnë disa përbërës natyralë për të larguar njollat e errëta të sqetullave dhe për të pasur gjithmonë sqetulla të buta dhe të pastra.
-
VIDEO
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rrapaj: Do t’i ndihmojë shumë fermerët, bankat frikësohen të japin kredi, pasi shihet sektor me risk
Qeveria ka prezantuar një instrument të ri bankar me një linjë financimi prej 250 milionë eurosh për të lehtësuar aksesin në kredi për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Lidhur me këtë propozim, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Agim Rrapaj, u shpreh se kjo është një nismë që do t’i vijë në ndihmë fermerëve.
-
VIDEO
Deklaratat e Grenell për Kurtin, analistja: Mesazh i qartë për qytetarët, SHBA s'do një kryeministër që nuk bashkëpunon me ta
‘Deklaratat e Richard Grenell ndaj Kurtit janë mesazh i qartë për qytetarët e Kosovës, që SHBA-tw nuk duan një kryeministër që nuk bashkëpunon me SHBA’, kështu është shprehur analistja Afërdita Maliqi.