-
VIDEO
Nga shtatori ushqim falas në 119 shkolla të Tiranës, Seferi për Report Tv: Përfitojnë 32 mijë nxënës, menuja ushqimore me dakordësinë e prindërve
Nga shtatori i këtij viti në 119 shkolla të Tiranës do të kenë të përfshirë dhe drekën duke ju dhënë mundësi fëmijëve deri në klasë të pestë të qëndrojnë në shkollë deri në orën 16:00.
-
VIDEO
Pse fatura e dritave ju vjen shumë/ Ja ku po gaboni, eksperti tregon 'hilet'
Kursimi i energjisë tingëllon e vështirë, ndonëse është me të vërtetë një mision i arritshëm. Sipas ekspertëve të fushës me disa hapa të thjeshtë, njeriu jo vetëm mund të pakësojë gjurmën e tij individuale të karbonit në atmosferë, por edhe të paguajë më pak në faturën e fund-muajit. A ka mënyra për të menaxhuar pajisjet elektronike në shtëpi që të shmangim humbjen e energjisë? Cilat jane ‘truket’ më të mira për të ulur konsumin e energjisë në shtëpi? Për këtë flasim në studion e “Rreze Dielli” me inxhinierin elektrik Azmer Duleviç, i cili dha disa këshilla tepër praktike. Ai foli për mënyrat më të mira për të kursyer energji në shtëpi teksa përdorim pajisjet elektrike, duke menaxhuar kilovatët në sahatin tonë. Gjithashtu eksperti u ndal tek kondicionerët, pajisjet e tjera të shtëpisë që harxhojnë më shumë energji apo më pak, sikurse tek mënyrat më efikase që të mbrohemi nga enegjia elektrike falë automatëve të veçantë.
-
VIDEO
Kulaç me kos dhe djathë nga zonja Albana / Shija e kulaçit mbresëlënëse
Kulaç me kos dhe djathë
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 200 ml qumësht
- 100 ml vaj ulliri ose gjalpë
- 2 vezë
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë gjelle pluhur pjekës
- 200 gr djathë i bardhë i thërrmuar
- Pak kos (opsionale për brumë më të butë)
Përgatitja:
Në një enë të madhe përziejmë miellin me kripën dhe pluhurin pjekës. Shtojmë vezët, vajin dhe qumështin, duke e përzier me lugë ose me dorë. Kur brumi të fillojë të lidhet, shtojmë djathin e thërrmuar dhe vazhdojmë ta punojmë derisa të jetë homogjen. Lyejmë një tavë me pak vaj ose shtrojmë letër pjekjeje. Hedhim brumin në tavë dhe e rrafshojmë pak. Mund ta lyejmë sipër me pak vezë të rrahur për një pamje më të artë. E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 30-35 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Turli me mish viçi nga zonja Albana
Turli me mish viçi
Përbërësit:
- 2 qepë
- 2 speca
- 3 karota
- 300 gr mish viçi
- 300 gr kërpudha
- 3-4 lugë pure domatesh
- 1 filxhan kafeje oriz
- 100 gr vaj ulliri ose gjalpë
- 1 tufë majdanoz
- Piper i kuq pluhur
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Qepën e prerë në rrathë dhe hudhrën e kaurdisim për 5 minuta. Shtojmë specin dhe mishin e prerë në kubikë të vegjël dhe vijojmë me kaurdisjen. Pasi të jetë zbutur mishi, shtojmë kërpudhat e prera në rrathë, piperin e kuq dhe purenë e domates. Kësaj mase i shtojmë dhe orizin e zier për 10 minuta në ujë të kripur. E mbulojmë gatimin me kapak dhe e lëmë të gatuhet në zjarr të ulët për rreth 25 minuta. Në fund hedhim majdanozin e grirë hollë dhe e shërbejmë gjellën të ngrohtë.
-
VIDEO
Patëllxhanë të mbushur nga zonja Albana /Ja sa shpejt dhe plot shije gatuhet receta
Patëllxhanë të mbushur
Përbërësit:
- 1 kg mish viçi
- 1-1,5 kg patëllxhanë të vegjël
- 1 qepë mesatare
- 1 karotë
- 2 lgj vaj ulliri
- 2 lgj gjalpë
- 4 domate
- 1/2 tufë majdanoz
- Disa speca djegës
- Piper i kuq pluhur
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepën e grirë imët duke shtuar pak kripë dhe spec të kuq pluhur. Më pas shtojmë mishin e prerë në kubikë të vegjël dhe 1½ gotë ujë të nxehtë. E lëmë mishin të ziejë në zjarr të ulët derisa të zbutet. Në fund shtojmë një karotë të kaluar në rende, majdanozin e grirë, kripë, piper dhe i lëmë të gatuhen 5 minuta. Ndërkohë skuqim patëllxhanët nga të gjitha anët në vaj të nxehtë, derisa të zbuten pak. I presim në mes për së gjati dhe i mbushim me harxhën e përgatitur. I vendosim në një tavë, hedhim pak ujë dhe mbi mbushje vendosim nga një rreth domateje dhe pak gjalpë. Vendosim dhe speca djegës sipas dëshirës dhe e vendosim tavën në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius.
-
VIDEO
Zbulohen PRAPASKENAT/ Ja kush do bie në RRJETËN e SPAK para zgjedhjeve të 11 majit
Zgjedhjet e 11 Majit në Report TV/ Analizë dhe debate në studion e Ilir Babaramos nga të ftuarit Dashamir Shehi, deputet, Poli Hoxha, gazetar, Inida Gjata, kryetare e Aleanca Kombëtare Shqiptare, Pano Soko i nisma 'Thurje' dhe gazetari Almer Toska. Pse nuk maksimalizohet vota e partive të reja, por ka përçarje mes tyre
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 4 shkurt 2025
Titujt e gazetave për sot, nga dështakët e Berishës te dora e Trump 'mbërrin' edhe në Tiranë e deri tek institucionet japin alarmin për keqpërdorimin e të dhënave personale.
-
VIDEO
Shehi: Regjistrimi i Diasporës, më i lartë nga pritshmëritë! Hoxha: Do ketë marrëveshje tjetër PS-PD, votë kolektive! Toska: Vota e emigrantëve do dështojë
Si po ecën procesi i regjistrimit të Diasporës dhe çfarë do prodhojë kjo praktikë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
-
VIDEO
Pa Gjurme-‘Kërkoi nënën para se të vdiste,babai i fiku telefonin’/I riu:E mohuan pse u martua me mua
Dikur të dashuruar marrëzisht, flisnin për kamerën e “Pa Gjurmë” ndërsa edhe pas shumë pengesave nuk pranonin të ndaheshin. Ata i dolën kundra të gjithëve që të mbizotëronte dashuria…por vetëm diçkaje nuk mundën t’i bënin ballë…vdekjes. Ermali prej datës 3 janar jeton me pikëllim pasi njeriu më i shtrenjtë, ajo që donte të kalonte jetën dhe për të cilën kishin thurur shumë ëndrra… është larguar nga kjo botë duke marrë me vete edhe gjysmën e zemrës së tij. 3 janar 2025, ora 24:00 Ishte kjo natë e zezë kur të dy burrë e grua ranë për të fjetur gjumë… pa e ditur se e nesërmja kishte thurur një tjetër plan… pa e ditur se pas asaj nate të zymtë Silva nuk do të mund të zgjohej më nga gjumi i vdekjes. Në orën 7 të mëngjesit pas shumë tentativave për ta zgjuar Ermali thërriti ambulancën ndërsa mjekët i dhanë lajmin e zi. Por si të mos mjaftonte kjo dhembje e largimit nga jeta të njeriut më të dashur, Ermali u përball me refuzimin e vjehrrit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore në fshatin Shegan në Lushnjë… gjë e cila u arrit me ndihmën e uniformave blu. 4 vite plot dashuri, të pandarë nga njëri tjetri… Ermali dhe Silva kishin konflikte me familjen e të ndjerës për shkak se ata nuk ishin dakort për këtë raport. Madje një ditë para se të ndërronte jetë ajo kishte tentuar të fliste me nënën e saj por i ati nuk e kishte lejuar ndërsa këtë debat zemra e saj nuk e ka përballuar duke pësuar kështu infarkt… Ajo iku nga kjo botë pa mundur të kontaktonte me nënën e saj me të cilën prej kohësh kontaktet i kishte të rralla prej babait… 27-vjeçarja iku nga kjo botë me pengun e madh për t’i dëgjuar zërin nënës edhe një herë të fundit.
-
VIDEO
Ngjela për Report Tv: Albin Kurti antiamerikan e antikosovar, marrëdhëniet Tiranë-Prishtinë s’janë të mira! Berisha s’i fiton dot zgjedhjet duke qenë ‘non grata’ nga SHBA
Analiza në 'Studio Live"/ Avokati Spartak Ngjela ndau sot mendime për zhvillimet politike në Shqipëri, Kosovë, rajon dhe gjeopolitikën ndërkombëtare në lidhje me faktorin shqiptar. Pse mendon se Greqia gaboi me Belerin, roli i Ramës në faktorin shqiptar dhe zgjedhjet e 11 Majit, ku nënvizon se "opozita nuk ka lidera" dhe ata që i ka janë "të pazhvilluar"
-
VIDEO
Bala ironi me protestën e PD: Argita s’do dalë me bluzën ‘Free Berisha’, por me ‘thirrjen’ hapni dyert se do vi unë pasi Berisha të humbë zgjedhjet
Me ironi e komenton gazetari Anri Bala protestën e thirrur nga Sali Berisha më 8 shkurt. Bala thotë se PD harroi mosbindjen civile, ndërsa me ironi thekson në Report Tv se maksimumi që mund të shohim nga protesta është që Argita Berisha nuk mund të dalë më me bluzën ‘Free Berisha’.
-
VIDEO
Bala-Sulës: Në listë të sigurt ta zuri vendin Meta! Deputeti, S’kam merakun tim, po fitoi Rama do iki nga Shqipëria
Ilir Meta përflitet se do të ketë një vend të sigurt në listën e sigurt të PD për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Me batuta, gazetari Anri Bala i thotë deputetit Sula se vendin e sigurt ia ka zënë Meta. Bala shprehet se ndërkohë që demokratët do votohen në primare, Meta katapultohet në listë të sigurt.