-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 6 shkurt 2025
Titujt e gazetave për sot, nga deputetët që përlanë mbi 10 miliardë lekë gjatë 2024-s te premtimet e qeverisë dhe të PD për skemën e re të pensioneve e deri tek mediat greke kujtohen se Beleri ka të kaluar të dyshimtë!
-
VIDEO
E FORTË/ Plan për të shtyrë zgjedhjet e 11 Majit? Skema e BERISHËS me kushtin për emigrantët
Në 'Repolitix', u diskutua kushti i PD-së që rrezikon votën e diasporës. Berisha kërkoi sot që të regjistrohen edhe ata shqiptarë në Diasporë që nuk kanë asnjë mjet identifikimi shqiptar. Për deputetin Lavdrim Krashi, procesi ka nisur dhe nuk ka më kuptim të ndryshohen rregullat e lojës.
-
VIDEO
Trump kërkon zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza, ish-diplomati: Një pjesë e tyre mund të vijnë dhe në Europë! Kamberi: Shndërrimi i Rripit në resorte, për të qetësuar izraelitët
Ekspertët Lutfi Bilalli dhe Geron Kamberi komentuan në ‘Studio Live’ deklaratat e Trump pas takimit me Netanyahun se do kryhet zhvendosja e palestinezëve në një territor tjetër, teksa Rripi i Gazës do rindërtohet nga SHBA.
-
VIDEO
'Një nga ne'/ Mes akullit dhe jogës, Dorian Zazo zbulon rutinën e pazakontë: Shëron trupin dhe mendjen!
Që prej vitit 2005 kur njohu jogën e deri më sot, rutina e Dorian Zazos është transformuar totalisht. Sa më shumë lexon për këtë praktikë të lashtë indiane, aq më shumë ndjen kuriozitetin që rregullat t'i përfshijë në rutinën e tij.
-
VIDEO
Arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit, Softa: Shqetësimi situata në burgje, ka çaluar siguria! Petraj: Përgjegjësia duhet kapur nga niveli i poshtëm
Fatjon Softa dhe Edmond Petraj komentuan në ‘Studio Live’ arratisjen nga burgu i Shënkollit të të dënuarit për dhunë në familje, Daut Laze, një ditë më parë (4 shkurt).
-
VIDEO
Sondazhi për Tiranën/ Zaloshnja: PS merr 19 mandate, epërsi me votën e diasporës! PD dy deputetë më pak se në 2021
Sipas një sondazhi të realizuar nga Eduard Zaloshnja vetëm për qarkun e Tiranës, PS do të siguronte 19 mandate, PD 13 mandate dhe partitë e reja 5 mandate.
-
VIDEO
Idajet Beqiri: Sali Berisha dhe familja e tij afera korruptive 106 mln euro me 2 agjentët serbo-rusë Lazareviç-Fazlliç! Lidhje edhe me Arkanin, ka kryer vepra të rënda penale
Avokati rrëfen në ‘Studio Live” të Report Tv detaje nga dosja e denoncuar në SPAK ndaj Sali Berishës dhe familjes së tij, që tashmë është regjistruar. Thotë se ka edhe 6 të tjera të ngjashme, ka marrë miliona euro dhe u ka firmosur VKM e tenderë. I ftuar edhe analisti Arben Meçe
-
VIDEO
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Shkurt 2025 – Receta/ Me Altin Joka, kanceri i mitrës / Libri për fëmijë
Zonja Albana solli sugjerimet e saj të recetave plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin Supë pule e prerë me vezë e limon dhe Sallatë me lakër. I ftuar në këndin e kuzhinës Roland Naço, përgatiti dy nga recetat e tij me te preferuara: Fileto viçi servirur me salcë dhe Krahë pule të mbushura.
Vetëm një ditë pas Ditës Botërore të Luftës Kundër Kancerit, flasim në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka për kancerin e qafës së mitrës. Megjithëse një sëmundje e parandalueshme, ai është kanceri i dytë më i shpeshtë midis grave në moshë riprodhuese, pas kancerit të gjirit. Si ndikon dieta apo stili i jetesës dhe çfarë faktorësh të tjerë ndikojnë në zhvillimin e kancerit të mitrës? Cilat janë simptomat e para të kancerit të mitrës që gratë nuk duhet t’i injorojnë? A mund të zhvillohet kjo sëmundje pa shenja të dukshme? Si ndikon stresi dhe mirëqenia emocionale në shëndetin e mitrës? A ndikon përdorimi i kontraceptivëve hormonalë në rrezikun për këtë sëmundje? Si ndikon balanca mendje-trup në shëndetin e mitrës dhe sa të këshillueshme janë praktikat si meditimi, joga dhe teknikat e relaksimit për të ulur stresin apo terapi të tjera? Cilat janë disa mënyra natyrale për të parandaluar kancerin e mitrës? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, por jo vetëm i diskutojmë në studio me Altin Joka, i cili do të na tregojë dhe rolin e ushqyerjes së shëndetshme, ushqimet mbrojtëse si dhe ushqimet më të dëmshme ose faktikë për sëmundjen.
Në studion e “Rreze Dielli” sot ndalemi në një risi libri për fëmijë tepër të veçantë, ‘Tekno-Broni’, libri befasues për fëmijë mes natyrës dhe teknologjisë. E ftuar autorja e librit Valbona Branka, e cila na rrëfen më shumë për këtë roman, i cili nuk është vetëm një përballje mes botës së re tekno (nga rrjedh dhe titulli Tekno-Broni) dhe asaj të vjetrës, ku çdo gjë bëhej me dorë, por u tregon fëmijëve se vërtet teknologjia ka shumë të mira, ama çdo gjë duhet përdorur me masë, pa harruar kontaktin me natyrën. Caku - Kufi është ai ekuilibri i hollë që duhet të ruajmë për të mos humbur lidhjen me Natyrën.
-
VIDEO
‘Tekno-Broni’, libri befasues për fëmijë mes natyrës dhe teknologjisë
Në studion e “Rreze Dielli” sot ndalemi në një risi libri për fëmijë tepër të veçantë, ‘Tekno-Broni’, libri befasues për fëmijë mes natyrës dhe teknologjisë. E ftuar autorja e librit Valbona Branka, e cila na rrëfen më shumë për këtë roman, i cili nuk është vetëm një përballje mes botës së re tekno (nga rrjedh dhe titulli Tekno-Broni) dhe asaj të vjetrës, ku çdo gjë bëhej me dorë, por u tregon fëmijëve se vërtet teknologjia ka shumë të mira, ama çdo gjë duhet përdorur me masë, pa harruar kontaktin me natyrën. Caku - Kufi është ai ekuilibri i hollë që duhet të ruajmë për të mos humbur lidhjen me Natyrën.
-
VIDEO
Arrestohet anëtari i bandës së Niklës në Tiranë, ‘mjeshtri i arratisjeve’ që alarmoi Italinë! Dyshohet se iku nga qelia e Trevisos me ndihmën e Ndranghetës
Pas arratisjes së bujshme në 2022 nga Italia, Edison Pula ishte fshehur në Shqipëri. Ai u arrestua në Tiranë, pas 3 arratisjeve, 2 në Shqipëri dhe 1 në Itali. Pula autor i 47 vjedhjeve në vendin fqinj dhe në Shqipëri rezulton i dënuar me 14 vite burg. Nga Italia, dyshohet se u ndihmua nga 'Ndrangheta' për t’u arratisur. Një sharrë i dërgohet me dron dhe pasi pret hekurat, ikën me një çarçaf të përdorur si litar.
-
VIDEO
Suedi/ Sulmi makabër në shkollë, Silvana Begaj për Report Tv: Një nga ngjarjet më të rënda gjatë 50 viteve të fundit! Bie miti që ky është një vend i sigurt
Sulmi në shkollën shkollën ‘Campus Risbergska' në Örebro, Suedi, është nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur gjatë 50 viteve të fundit. Suedia ka qenë një nga vendet më të sigurta, por tani po bie ky mit.Kështu u shpreh Silvana Begaj, konsulente për ligjet e migracionit, për Report Tv