• VIDEO

    Kanceri i mitrës, vrasësi i heshtur te gratë / Parandalimi dhe ushqimet që ju mbrojnë

    Vetëm një ditë pas Ditës Botërore të Luftës Kundër Kancerit, flasim në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka për kancerin e qafës së mitrës. Megjithëse një sëmundje e parandalueshme, ai është kanceri i dytë më i shpeshtë midis grave në moshë riprodhuese, pas kancerit të gjirit.  Si ndikon dieta apo stili i jetesës dhe çfarë faktorësh të tjerë ndikojnë në zhvillimin e kancerit të mitrës? Cilat janë simptomat e para të kancerit të mitrës që gratë nuk duhet t’i injorojnë? A mund të zhvillohet kjo sëmundje pa shenja të dukshme? Si ndikon stresi dhe mirëqenia emocionale në shëndetin e mitrës? A ndikon përdorimi i kontraceptivëve hormonalë në rrezikun për këtë sëmundje? Si ndikon balanca mendje-trup në shëndetin e mitrës dhe sa të këshillueshme janë praktikat si meditimi, joga dhe teknikat e relaksimit për të ulur stresin apo terapi të tjera? Cilat janë disa mënyra natyrale për të parandaluar kancerin e mitrës? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, por jo vetëm i diskutojmë në studio me Altin Joka, i cili do të na tregojë dhe rolin e ushqyerjes së shëndetshme, ushqimet mbrojtëse si dhe ushqimet më të dëmshme ose faktikë për sëmundjen.

  • VIDEO

    Arratisja e të dënuarit për dhunë në familje nga burgu i Shënkollit, 3 punonjës në pranga! Ja zonat ku po kërkohet 49-vjeçari

    Në pranga tre punonjës të burgut të Shkënkollit pas arratisjes së të dënuarit për dhunë në familje, Duat Laze. Ndaj tyre rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Asnjë gjurmë nga 49-vjeçari me rrezikshmëri shoqërore, ndërsa blutë kanë vënë në dispozicion 10 mijë euro për këdo që jep informacion që çon në kapjen e tij.

    • VIDEO

      Korçë/ 40-vjeçari i plagosur me thikë, policia shpall në kërkim autorin

      Një 40-vjeçar është plagosur me thikë ditën e djeshme (4 shkurt) ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

    • VIDEO

      Sallatë me lakër me një marinadë speciale nga zonja Albana

      Sallatë me lakër

      Përbërësit:

      • Lakër e kuqe
      • Lakër e bardhë
      • 1 kastravec
      • 1 karrotë
      • 1 qepë
      • 8 domate qershi
      • 2 lgj majonezë
      • 2 lgj mustardë
      • 1 lgj vaj ulliri
      • 1 lgj mjaltë
      • Bimë aromatike
      • Kripë, piper
      • Lëng limoni

      Përgatitja:

      Presim lakrën në fije, karrotën në disqe të holla dhe qepën. I vendosim të gjithë përbërësit në një sallatiere dhe marinojmë sallatën me majonezën, mustardën, mjaltin dhe vajin e trazuar mirë.

    • VIDEO

      Supë pule e prerë me vezë dhe limon nga zonja Albana

      Supë pule e prerë me vezë dhe limon

      Përbërësit:

      • 4-5 krahë pule
      • 1 litër ujë
      • 1 karrotë
      • 1 patate mesatare
      • 1 filxhan kafeje oriz
      • 1 lugë gjelle vaj ulliri /gjalpë
      • 1 vezë
      • Lëngu i një limoni
      • Kripë dhe piper sipas shijes

      Përgatitja:

      Vendosim krahët e pulës në një tenxhere me ujë dhe i lëmë të ziejnë për rreth 20 minuta. Heqim shkumën që krijohet sipër për një lëng më të pastër. Shtojmë karrotën, pataten dhe vajin dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta. Më pas shtojmë orizin, e përziejmë herë pas here, duke e lënë të gatuhet derisa të zbutet. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper sipas dëshirës dhe në fund e presim supën me vezë dhe limon. Në një tas rrahim vezën, shtojmë lëngun e limonit dhe pak nga lëngu i supës. E shtojme tek supa, e lëmë në zjarr të ulët për 2-3 minuta dhe më pas e servirim të ngrohtë.

    • VIDEO

      Licencoi karburantin pa leje, SPAK kërkon nga 1 vit burg për kyebashkiakun e Devollit dhe 4 zyrtarët e tjerë

      SPAK ka kërkuar dënimin e kryebashkiakut të Devollit Eduard Duro me 1 vit dhe heqje të të drejtës për të ushtruar funksione për 5 vite

    • VIDEO

      Afera Partizani/ Shtyhet sërish seanca në GJKKO, mungoi avokati i Malltezit dhe Andia Pustinës

      Seanca paraprake për dosjen e aferës Partizani është shtyrë sërish në GJKKO. Shkak për shtyrjen e seancës paraprake u bë mungesa e avokati Klodian Skënderi, i cili ishte në një tjetër proces gjyqësor. Skënderi përfaqëson Jamarbër Malltezin dhe Andia Pustinën. Seanca e radhës u caktua në datë 21 shkurt.

      Në seancat e kaluara, avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit Malltezi kanë paraqitur pretendimet e tyre. Dhëndri i Berishës ka kërkuar pushimin e çështjes.

      Ndërkohë, seancat paraprake do të vijojë me mbrojtjen e Fatmir Bektashit, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

    • VIDEO

      Tjetër kallëzim/ KESH padit për shpifje Gazmend Bardhin në GJKKO

      Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi është kallëzuar sërish në gjykatën e posaçme për shpifje dhe fyerje parashikuar nga nenet 119 dhe 120 të kodit penal.

    • VIDEO

      Fileto viçi servirur me salcë nga Roland Naço

      Fileto viçi servirur me salcë

      Përbërësit:

      • 500 gr fileto viçi
      • 1 lugë gjalpë
      • 2 degë rozmarinë
      • 1 kokërr portokalle
      • Kripë, piper 
      •  
      • Salca për mishin:
      • 1 lugë gjelle majonezë
      • 1 lugë gjellë mustardë
      • 1 lugë gjelle vaj ulliri
      • Gjysëm limoni
      • Kripë sipas shijes

      Përgatitja:

      Mishin pasi e kemi pastruar e presim në feta të rrumbullakëta, e marinojmë me kripë dhe piper dhe e vendosim në tigan duke e skuqur nga të gjitha anët. Në fund e shuajmë me lëngun e një portokalli. Ndërkohë përziejmë të gjithë përbërësit e salcës, i vendosim në një tas të vogël dhe pasi fileto e mishit të jetë gati e servirim shoqëruar me salcën e përgatitur.

    • VIDEO

      Krahë pule të mbushura nga Roland Naço / Recetë fantastike që përgatitet për 5 minuta

      Krahë pule të mbushura

      Përbërësit:

      • 10 krahë pule
      • 10 feta djathë të butë
      • 10 feta pançetë ose proshutë
      • Kripë, piper, vaj

      Përgatitja:

      Zhveshim krahët e pulës nga kockat, i marinojmë me kripë dhe piper dhe i vendosim në tavë me pak vaj. Vendosim mbi çdo krahë pule nga një fetë proshutë dhe djathë dhe i pjekim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 5 shkurt 2025

      Titujt e gazetave për sot, nga Bardhi kërkon garanci në DASH për zgjedhje të lira te Rama u përgjigjet kritikëve me shembullin e Merkelit e deri tek si do ndryshojë kodi elektoral për votimin e diasporës!

    • VIDEO

      PLAS në emision/ Kurti ka RRJEDHUR, po kërcënon Amerikën! Mesazhi i SHBA për Kosovën!

      Zgjedhjet në Kosovë, kush do e qeverisë atë pas 9 Shkurtit dhe fati politik i Albin Kurtit pas përplasjeve me SHBA-të, ishin disa nga temat e diskutuara sot në mbrëmjenë studion e emisionit “Repolitix”, në Report Tv. 

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv